Kriza greke i shtyn shqiptarët e kthyer drejt tregtisë së drogës

18 Qershor 2012, 11:27Sociale TEMA

Ndërkohë që kriza ekonomike në Greqi po bën që shumë shqiptarë të varfër në atë vend të mbeten pa punë, disa nga të kthyerit në atdhe po rrëshqasin drejt trafikut të kanabisit, e përqendruar rreth një fshati famëkeq

 

Nga Besar Likmeta

 

Shqiptarët që jetonin duke punuar si emigrantë në Greqi po kthehen në shtëpi. Është e vështirë të sigurosh të dhëna, por flitet për numër shumë të madh emigrantësh shqiptarë të papunë, sidomos emigrantë ilegalë që udhëtonin drejt Greqisë çdo vit për të bërë punë sezonale.

“Është shumë keq atje,” thotë 40 vjeçari Abert Kupe, që sapo është kthyer nga një qëndrim dymujor në Greqi. “Shumë shqiptarë mezi e mbyllin muajin, por nuk kthehen dot në shtëpi sepse kanë fëmijët në shkollë dhe ndonjëherë kanë kredi për të paguar”.

Kupe është nga fshati Lavdar në Korçë dhe vitet e shkuara ka udhëtuar ilegalisht përmes kufirit disa herë. Por herën e fundit, puna nuk dukej askund në sfond.

Sokol Kreli, një 35 vjeçar që ka kaluar vite të tëra duke punuar në plantacionet e ullinjve në Greqi, pohon këtë gjë. “Kalova një muaj duke kaluar sa në një fshat në një tjetër, duke trokitur derë më derë, por nuk gjeta asnjë ditë punë,” thotë ai.

Edhe pse ekonomia shqiptare është goditur rëndë nga kriza greke, disa sektorë kanë sfiduar rënien.

Plantacionet e kanabisit, që rriten në një fshat pranë Gjirokastrës, po lulëzojnë dhe pronarët duken të vendosur për t’i rezistuar krizës dhe aksioneve të policisë.

Puna intensive dhe kanabisi në rritje ka bërë që dhjetëra emigrantë të kthyer t’i hyjnë biznesit të drogës, duke bërë që autoritetet vendore të reagojnë.

I vendosur rrëzë malit, afër Gjirokastrës, fshati i Lazaratit njihet edhe si kryeqyteti i drogës në Shqipëri. Ai mbetet i famshëm për kanabisin e tij dhe për paligjshmërinë.

E vendosur në një postbllok në të vetmen rrugë që të çon në fshat, policia nuk ka hyrë aty që nga viti 2007, kur njësitë speciale vranë një 27 vjeçar të kërkuar për pengmarrje.

Në përgjigje, banorët sulmuan dhe dogjën rajonin e policisë në Gjirokastër. Forcat speciale u kthyen nga Tirana për të rivendosur rendin në fshat, por policia nuk ka hyrë më aty që prej atëherë.

Tre vjet më parë, lazot, siç quhen shpesh banorët, qëlluan mbi një helikopter italian që fluturonte mbi fushat e kanabisit në fshat.

Ndërkohë që ekonomia e ligjshme në Gjirokastër është në rënie të shpejtë për shkak të krizës në Greqi, tregtia ilegale e lazove është në rritje.

Në gjashtë muajt e shkuar policia në Gjirokastër ka sekuestruar 2.4 ton kanabis të rritur në fshat, ndërkohë që kanë kapur të paktën pesë herë më shumë në pikat e kalimit kufitar.

Në atë ditë kur Alberti dhe Sokoli folën për Balkan Insight, nja pesë furgona të bardhë që vinin nga Lazarati morën punëtorë në tregun e punës në Gjirokastër.

Të dy, edhe Alberti, edhe Sokoli mohojnë të kenë punuar në fushat e kanabisit, por zyrtarët lokalë, që preferojnë të mbeten anonimë, thonë se shumica e emigrantëve që shkojnë në ato furgona, punojnë në fushat e kanabisit.

Policia, që nuk guxon të hyjë në fshat nga frika e përplasjeve të armatosura me fshatarët, zakonisht kalon një pjesë të mirë të verës duke ndaluar botet e ujit të hyjnë në fshat ose duke kapur ndonjë dërgesë me kanabis që e shohin duke dalë prej aty.

Në një ndryshim të taktikave të tyre, ata tani po kapin edhe punonjësit e plantacioneve.

Javën e fundit policia ndaloi rreth 150 punëtorë, që ishin nisur për në Lazarat, ndërkohë që sezoni po arrin kulmin.

Të dielën, kreu i policisë shqiptare, Hysni Burgaj, tha se me ndihmën e helikopterëve italianë, ata do monitorojnë fushat e Lazaratit nga ajri.

Nëse do jetë e nevojshme, policia do veprojë ndaj tyre, insistoi ai. Nëse policia ka synim që vërtet të shkojë më tej apo të arrestojë emigrantë të varfër dhe të ndalojë botet e ujit, vetëm koha do e tregojë.

28 komente në “Kriza greke i shtyn shqiptarët e kthyer drejt tregtisë së drogës”

  1. mali tomorit eshte ne berat i dashur gazetar,dhe ato datat e elikopterit i ke gabim se ka ndosh ne 2004.sa ko ke ti i dashur qe s’lexon ca behet me levizjen e lire e flat per kalime te paliqshme kufiri qe ne shqiptaret kemi 2 vjet qe i kemi haruar se kalojme pa viza ne europ.apo doje te shkruaje dhe ti dicka sonte e nxore nga sirtari artikullin qe kishe shkruar para 3 vjetesh.

  2. hajriu says:

    Epo nuk u be qameti , greket te turllosur se te turllosur jane dhe bo vaki qe hashashi i lazaratit u kthen memorjet dhe ndoshta me ne fund do ta kuptojne se nuk jane gje tjeter veçse ca jevgjiter qe vine era kerme.

  3. aldo says:

    Shqiptaret e mbjellin dhe e shesin, greket dhe te tjeret e pine. Po nuk e blene nga shqiptaret do u vije nga ndonje vend tjeter, pra tregu i shitje/blerjes gjendet.

  4. eleYΘeriskepsi says:

    Viza e lire nuk te jep te drejte te punosh dhe ka afat te caktuar.
    Vertet ka akoma shqiptare te mjere qe futen ilegalisht per te nxjerr buken e gojes.Ashtu sikurse ka edhe maskarenj qe futen ilegalisht per te vjedhur dhe kane synime te erreta.

    1. Χιμαρα says:

      Kristina gia soy!
      A mund ta shpjegosh dot kete fenomen si te ketij turkocamit me larte hajrie, ku megjithese flitet per zbatharaket shqipfoles qe ngelen pa buke ne Greqi dhe erdhen ne ”parajsen ” e turkoshqipfolesve e gjeten me keq patjeter u futen drejt e ne veprimtari te jashteligjeshme, ata vazhdojne te verbuar te vjellin vrer? E cfare tjeter mund te thone keta bukeshkale, qe e ngopen barkun per keto 22 vjete dhe ne nje moment krize nuk jane te zote ti bejne balle jetes me djerse e nder. Me kohe do e kuptojne dhe keta pak zbatharake se cdo te thote emigrimi i nje te tretes te popullsise se tyre ne Greqi, qe mban me buke dhe nje te treten tjeter te popullsise, nuk kafshohet dora qe te ushqen…

      1. Kristina says:

        Eshte per te ardhur keq dora që te ushqen nuk lepihet.
        Gia soy,kalo evdomada!

        1. hajriu says:

          Doje pergjigje mo qimara ? Na …hahahaaaaaaaaaaaaaaa….. elefteriqi je 1…hahahaaaaaaaaaaa… bareshe ti me bene te ve dhjame nga IQ-ja qe ke……hahahahaaaaaaaaaaaaa….

          1. kali kuq e ka nji huq says:

            haaaaaaaahahahahahahahahahaaaaaaaa…….

      2. xxxxx says:

        Ha ha ha ha ha o Himara me 8 vjecare ti po na flet per djersen dhe nderin pikerisht ju greket e shurrosur qe keni jetuar ne kurriz te popujve te Europes te taksepaguesve te tyre qe nga themelimi i atij shteti fallco deri me sot shikoni vetem more paranoid se jeni bere gazi i botes keni perfunduar ne lemoshe te perendimit jeni bere si mos me keq duke lypur e prap na beni gam gam keni arritur ne dinjitetin e nje qeni te rrugeve

      3. hajriu says:

        Bravo qimara , gjete dhe kujt ja the . Hahahahaaaaa ..baresha elefteriqi me IQ sa te nje peshku kur te jete duke kullotur dhite do hapi fjalorin te gjeje fjalet dhe pastaj te beje pyetjet. Mos bene vaki i kullosni dhent ne te njejten korer mo qimarra? Ma pershendet elefteriqine se e du fort. Ne fund te korrikut do shkoje per pushime ne Parge dhe do shetis ne gjithe pjesen e Çamerise , po deshet si ti dhe elefteriqia mund te vini , e keni gratis nga une , po me nje kusht lahuni para se te niseni.

      4. Kristina says:

        Signomi Kali Evdomada!

      5. eleYΘeriskepsi says:

        Χειμαρρα gia soy,veshtir te shpjegosh fenomenin allbanotoyrkoshak!!!
        P.S
        Kjo poshte nuk jam un.

        1. kali kuq e ka nji huq says:

          ..po plaku(yt shoq)a “tymos” nonjeçike bar lazarati moj gjyle?

      6. eleYΘeriskepsi says:

        Χειμαρρα gia soy,veshtir te shpjegosh fenomenin allbanotoyrkoshak!!!
        P.S
        Kjo poshte nuk jam un .Jan hajrizheshkat & co.
        Kalo Brady

        1. Χιμαρα says:

          Kristina,
          Nuk do shume mend te kuptosh dyfytyresat qe komentojne ne emer te te tjereve, sic thote dhe tourkofagos tipar i korrakeve.
          Hajrija do shkoi dhe ne Parga, hahaha e genjen mendja se do e lene ne kufi te kaloje, vetem po ka nderuar sic e kane zakon identitetin e tij dhe prape nuk ka shance i mjeri pasi akoma blene me liste te dyqani i lagjes.
          Kalo brady!

  5. Petro says:

    Jam nje lexues i rregullt i gazetes Tema, por me keq ardhje verej se disa shkrime jane shume nen nivel mesatar. Mjafton te permendesh emrin e nje fshati Lazarat, pa e pare se cfare trajton ne brendine e tij dhe ai pernjehere botohet.
    Problemi i droges ne Shqiperi eshte me i madh se sa mundohen ta trajtojne ne kete artikull, papunesia eshte problem shume here me i madh dha nuk mjafton te maresh ca fjale “andej” e ca “ketej” , pastaj vendos dhe nje fotografi dhe mbaroi artikulli.
    Lazarati eshte nje nga fshatrat me te medhenj ne Republike, me nje popullsi stabile dhe jo shume “fluide”, dhe mendoj qe kerkon nje reagim dhe trajtim tjeter, jo duke i veshur lloi-lloi fjalesh. Duhet ditur mire se eshte nje nga fshatrat i njohur per atdhetarizmin e tij ne vite. Ka perballuar presione te papara gjate rregjimit te kaluar, por me sa duket metastazat e atij rregjimi jane shume te thella.
    C’fare kerkojne keta gazetare, mos kerkojne te hapin nje problem “Tip Mitrovice” ne jug te vendit duke e quajtur “Republike me vehte”,etj., etj, klanet greke jane mbrapa deres, ate presin.
    Me konsiderata per gazeten Tema
    Sinqerisht
    Petro

    Canada, 18 Qershor 20012

  6. kozera says:

    e kuptuat titullin apo nuk e kuptuat,ngelet duke share greeqine.turkofago besoj nuk e ka lexuar akoma shkrimin,po ta lexoje keni per te pare cfare do tu shkruaj,jo per ndonje gje por i jepni vete shkase.per vete ju garrantoj jam 100% shqptare.kote nuk i thone shprehjes kur eshte mire gjitoni do te jeshe edhe ti,kur gjitoni nuk eshte mire e shifni se cbehet mbillni droge se do beni prokopi eeeeeeeeeee gjitoni qe sdo gjitoneee.mos kini merak se do na mbaje turku ose e kunderta do na haje turku.ky eshte edhe perkthimi i turkofagos(do ha turqe)kuptohet e ka per ne shqiptaret,ku ze pjese feja,jo mor jo se ka per tuqit titullin besoj se e keni kuptuar ata qe se kane kuptuar u a shpjegoj me larte.

    1. canadian says:

      Turkofagu e ka lexuar dhe komentuar, por kete radhe me emrin Himara te shkruar ne greqisht. Kush mendon se zagare si ai u shpeton gje e ka gabim. Graqia mund te jete ne dite te hallit sot, po pare per te paguar turkofage gjithmone do te gjeje sepse paguajne ata qe kane vjedhur per dekada te tera Europen.

      1. tourkofagos says:

        Jo arapi mou, une nuk komentoj kurre me nick te huaj,do te ishte teper e ulet per mua.
        Moderator,pergjigjia qe une i dhashe [kozera-s] ne greqisht ishte;
        -Swsth h paiktria,na’se kala!…qe ne shqip do te thote:[bravo je e sakte,qofsh mire]
        Por ju kujtuat se mos e shava[gje qe nuk bej kurre]dhe nuk montuat komentin e nje ore me pare,duke i dhene mundesine ketij karagjozit[canadian]te flase budalleqe….!!!

        1. hajriu says:

          Leje cipen ti o cipeplasur ,por na thuaj a e more provimin? Apo…
          Edhe greke edhe ka tangerlleqe…

    2. canadian says:

      Sa per gjenezen e emrit turkofagos une kam nje hipoteze tjeter. Ajo vjen nga anglishtja turk_fucks_us. Sepse sic e dini turku gjithmone ia ka futur grekut, dhe turkofagu si i pretenduar grek qe eshte e pranon kete.

      1. albgentius says:

        Ik o meso anglishten se qenke e ne Kanada pale!

  7. Landi- Sverige says:

    Nuk e kuptoj kete justifikim te ketij shkrimi. Cdo shqiptare eshte i pergjegjshem per ate qe bejne dhe mbi te gjitha eshte shteti dhe qeveria shqiptare qe duhet tu garantoje pune, mirqenie, shendetesi, arsim dhe siguri. Eshte paaftesia e ketij shteti ose me sakte bashkepunimi i tij me korupsionin, mafien, krimin, kontrabanden dhe cdo gje te ndyre e te jashteligjshme qe e ka kthyer kete vend ne nje “Lazarat” dhe kete popull ne “lazaratas”. Asnje person, fshat e krahine nuk ka nevoje per “trajtime” te vecanta. Te gjithe jemi te barabarte para ligjit si ne detyrimet ashtu dhe ne te drejtat tona. Asgje nuk mund te vleresohet me atdhetarizmin apo patriotizmin e dikurshem (ku sot kush ka luftuar kundra pushtuesve eshte tradhetar dhe kush ka bashkepunuar me ta eshte patriot), por se cfar i jep cdo individ vendit dhe ne rastin ne fjale kur ky fshat prodhon vetem droge, krim dhe vota per PD-ne. Kudo ka varferi e papunesi, por jo kudo njerezit per te mbijetuar apo per tu bere milionere kthehen ne bosa te droges e te mafies dhe sherbetore te tyre. Sigurisht pergjegjesi kryesor per kete situate eshte shteti dhe qeveria e ketij vendi me krizen e stergjate politike, ekonomike e sociale si dhe me perfshirjen e vet tyre ne keto klane mafiozesh. Por nje pergjegjesi te madhe mbajme edhe ne qe me indiferentizmin tone vazhdojme te drejtohemi nga kjo diktature dhe nuk mund ta zhdukim nje here e pergjithmone per te vendosur nje demokraci europiane dhe nje shtet ne sherbim te qytetareve.

  8. Mentari says:

    Kultura Greke kulture vetshkaterrimi:Preversiteti,Imoraliteti,bythgrisur me hunde perpjet,injorant te mesjetes qe kerkojne te mashtrojne inteligjencen moderne me ne fund e kapi ate popull qe prodhoj ate kulture ne gryke te fytit si kanseri per ato njerez qe pijne cigare puro.Nuk ka doktorr qe e shpeton Greqine nga vdekja sepse populli grek ka qysh me 1829 qe eshte me kanser ne koke.Shperberja e Greqise sic duket do tendjeke shembullin e ish Jugosllavse dhe perfituesit me te medhenj do te jen shqiptaret dhe territoret e tyre qe ti bashkohen shtetit Meme Shqiperise.Lutemi zotit qe greqia te bahet si ish jugosllavia sepse Greqia eshte nje shtet falls qe ishte bere vetem nga nje grusht emigrantesh Arabe me fustan qe flitnin Greqisht.

  9. kozera says:

    turkofagos.qe te kuptohemi un jam burre.kurse pseudonimin e kam vene nga nje vent ne nje reze mali quhet kozera aty shkonim marshim kur ishim te vegjel me shkollen,po ku qendron me e forta ne kete vend mafja qe quhet enver hoxha mbillte dicka qe quhej koreander qe ta prkthej me mire droge po po mbillnin droge ne kercisnim me vrape se na zinte koka keshtu na thoshnin mesusat ma vrape.edhe ti te jeshe mire .ego ime andiqimetikos ja afto se iposhtirizo jamas.

    1. tourkofagos says:

      Ok!
      Exw mia idea pios eisai[an douleveis sthn Glyfada],mporei na kanw kai lathos…..!
      Geia sou,file mou !

  10. kozera says:

    po e gjete se kam shkruajtur nje here qe kam biznes te vogel ne glifadha.qernao kafe opote thelis jasu qe sesena.

  11. PEACE says:

    Cannabis Sattiva nuk eshte droge, siç na mashtron masoneria sioniste ne fuqi, ESHTE BIME MJEKESORE! Nje bime mjekesore kunder se ciles eshte vene ne perdorim makinacioni me i peshtire propagandistik, me genjeshtra te paskrupullta qe mund t’i haje vetem nje qenie naive! Kjo bime mjekesore eshte hyjnore, jo vetem per qindrat e semundjeve qe kuron totalisht ose pjeserisht, por edhe per faktin se nga kercelli dhe gjethet e saj prodhohet karta me cilesore qe mund te gjendet – karte qe jo shume çuditerisht eshte e pranishme ne çdo bilete dollari amerikan. Dhe te gjitehe dime mire qe nuk ka nje monedhe me rezistente ndaj ferkimit dhe lageshtise se dollari. Nga fibrat e kesaj bime prodhohen gjithashtu fije te cilesise se larte, thuajse te pashkaterrueshme per industrine tekstile. Mendoni sesa gjate do te na jetonin nje pale xhinse prej cannabis. Tjeter fakt i rendesishem eshte prodjimi i karburantit te gjelber nga kjo bime e mrekullueshme – fakt per te cilin masoneria e petroliereve sionisto–amerikane, iu bashkua industrise farmaceutike dhe asaj tekstile te pambukut, per ta demonizuar kete bime deri ne ndalim me ligj.
    Te gjithe ata qe deshirojne te dine te verteten mbi ndalimin e cannabisit, te ndjekin me vemendje kete dokumentar amerikan qe nxjerr ne shesh shkaqet e ndalimit te kesaj bime nga ana e nje grushti masonesh maskarenj e kriminele: http://www.youtube.com/watch?v=hBLKh4mi0ok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje