AKA Central Park, një hotel luksoz në Manhattan, Nju Jork, ofron tani një mbrëmje që nuk do e harroni. Një suitë luksoze në qiell të hapur, në katin e 17-të.
Kjo suitë al fresco do u kushtojë jo pak, por plot 2 mijë dollarë nata. Aty do keni edhe një teleskop për të parë yjet. Vetëm se duhet të keni parë mirë motin, që të mos u zërë shiu. Dhe nëse keni ndërmend të bëni gjë, do keni përballë njerëz që mund t’ju ngulin sytë. Ndoshta nuk duket ide e mirë? Nisur nga fotot, ndoshta të gënjehet mendja.