Boss-i miliarder i gjigandit të teknologjisë, Oracle, do të blejë 98 përqind të ishullit Lanai në Havai, bëri të ditur guvernatori i Havait.
Nuk dihet sa ka qenë oferta, por mendohet diku tek 500-600 milion dollarë, raporton BBC.
Ishulli 365 kilometër katror ishte në pronësi të miliarderit David Murdock.
I njohur me emrin “Ishulli ananas”, ai është ishulli më i vogël i aksesueshëm në Havai. Aty banojnë 3200 banorë dhe ka disa resorte luksoze.
Më përpara ka qenë i njohur për plantacionet e ananasit.
Bashkëthemeluesi i kompanisë Oracle, një nga gjigandët e Silicon Valley, Ellison është i gjashti në renditjen e Forbes për miliarderët. Pasuria e tij mendohet se shkon në 36 miliard dollarë.
Ellison, mi fal vetem nje bungallo me tre ari plazh.