Deputetja Spahiu: Bode dhe Ksera, politika korruptive ndaj të verbërve dhe paraplegjikëve

22 Qershor 2012, 14:19Sociale TEMA
Deputetja Spahiu: Bode dhe Ksera, politika korruptive ndaj të verbërve

Partia Socialiste ka reaguar nëpërmjet deputetes së saj, Klodiana Spahiu, lidhur me politikat që po ndjek maxhoranca ndaj kategorive të tilla si të verbrit dhe paraplegjikët. Sipas Spahiut, tre muaj më parë kjo mazhorancë ka votuar me verbëri dhe makutëri të plotë lidhur me disa nga ndryshimet që u bënë në dy nenet e ligjit për të verbrit dhe paraplegjikët, duke kaluar me VKM masën e përfitimit të energjisë elektrike, telefonisë dhe transportit, ndryshime këto që sollën protesta pikërisht, ndërsa zhvillohej seanca nga këto kategori sociale.

Për deputeten Spahiu, lutjes së këtyre kategorive për të mos bërë ndryshimet e tilla, qeveria nëpërmjet ministrave të saj iu përgjigj me arrogancë dhe i trumbetoi ndryshimet si favor i madh që po i bëhej këtyre të fundit. Spahiu ka bërë analogji ku i njëjti ministër pak kohë më parë me një demagogji militanti bëri të njëjtën gjë me vendosjen e TVSH për ilaçet, me idenë absurde se do të uleshin çmimet. Por zërit të opozitës ju kundërvunë kartonat dhe tashmë sipas saj, shqiptarët e shohin mirë se sa janë ulur çmimet e ilaçeve.

“Ministri i Financave premtoi që shuma prej 25 milion dollarësh që ishte paguar për këto grupe do të vazhdohej të paguhej për të përmirësuar rimbursimin e faturave të tyre. Po realiteti është krejt i hidhur. CEZ-i me shkresën numër prot. 2903, dt 16.05.2012 ka njoftuar Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës se ka ndërprerë rimbursimin e faturës së energjisë elektrike që bëhej sipas ligjit. Sot atyre po iu shkojnë faturat e papërballueshme, edhe pse tashmë jemi në stinën e verës. Imagjinoni se ç’do të ndodhë me këta njerëz në dimër? Qeveria as që e ka vënë ujin në zjarr dhe pse është informuar se subvencionimi nga ana e CEZ është ndërprerë. Qeveria as që do të dijë për detyrimet e saj kushtetuese dhe detyrimin konkret që rrjedh nga ndryshimi në ligj”, është shprehur deputetja Spahiu, ndërsa ka shtuar se mosnxjerrja e vendimit në zbatim të ndryshimeve e ngarkon qeverinë me faj të rende.

“Zgjatja pa limit e nxjerrjes së vendimit për deputeten në fjalë tregon qartë që Qeveria po synon t’i dhunojë ata njerëz psikologjikisht e që më në fund nga hiçi ata të pranojnë lëmoshën,” tha Spahiu.

“Kjo është një dhunë psikologjike e patolerueshme. Sa jam informuar është përgatitur një projektvendim, i cili do të rimbursojë faturën e energjisë elektrike për të verbrit e paraplegjikët e grupit të parë me shumën 2 mije lek në muaj e ata të verbër të grupit të dytë 1400 lekë në muaj. Ndërsa telefoni fiks do të jetë 1000 lekë, ndërsa nuk ekziston akoma në axhenden e qeverisë. Eshtë e paimagjinueshme që këtyre njerëzve t’u rimbursohen në masën 123 kilovat edhe 85 kilovat në muaj dhe imagjinoni ju që atyre deri me sot i është rimbursuar 80% e faturës, kurse sot ky program bie ne nivel qesharak. Pra z.Bode po kursen jo pak, por mbi 90% të asaj që ka paguar deri me sot. Po aq skandaloze është edhe rimbursimi i telefonit pasi me vendimin aktual që do të shfuqizohet me këtë projekt vendim të verbrit edhe paraplegjikët do të përfitojnë 2000 mijë lek në muaj, ndërkohë që tani do të përfitojnë 1000 mije lek në muaj pra 50% me pak”, është shprehur deputetja socialiste që ka shtuar më pas se “Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan që nuk ka ratifikuar Konventën e OKB-së për personat me aftësi të kufizuar dhe jo pa qëllim i justifikon ndryshimet në ligj të detyruara nga konventa dhe KE-ja”.

“Në të vërtetë ndryshimi bëhet për shkak të krizës dhe për shkak të politikave minimaliste e të reduktuara të qeverisë për këto grupe. Qeveria nuk do ta ratifikojë konventën pa përfunduar shkatërrimin e statuseve të këtyre grupeve dhe të ndërtojë një ligj integral minimalist që t’i japë kompetence qeverisë të ripërcaktojë çdo kontribut e program social në përputhje me idetë e saj të cunguara”, është shprehur deputetja socialiste. Ndërkohë që ajo ka ngritur edhe një shqetësim tjetër serioz sipas saj që ka të bëjë me perspektivën e punësimit të grupeve me aftësi të kufizuar që është kritikuar deri tani nga KE-ja. Sipas saj Ministria e Punës nuk ka asnjë plan apo strategji që do të mundësojë konkretisht edhe realisht punësimin. Në sirtaret e ministrisë prej kohësh qëndron një draft lidhur me këtë por që injorohet. Ajo ka bërë të ditura dhe shkaqet e kësaj heshtje. Modeli i projektligjit është i marrë nga ligjet çeke, suedeze dhe spanjolle për bizneset sociale që është përgatitur dhe po përgatitet nga Ministria e Punës në fakt vetëm këtyre grupeve që thamë më lartë nuk i shërben. Sipas deputetes socialiste komuniteti i të verbërve nuk kërkon financime nga shteti, po thjeshtë një licencë për të ngritur një numër kioskash në të gjithë Shqipërinë ku do të organizohet dhe shitet lotaria e tyre e quajtur “Dritë dhe Integrim”. Në këtë iniciativë është parashikuar punësimi i rreth 2800 shitësve në terren si dhe mbështetja financiare dhe forma të tjera punësimi. Për deputeten socialiste Klodiana Spahiu refuzimi dhe zvarritja e kësaj kanë si autor qëllime të mprapshta dhe interesa të ngushta përfitimi duke nisur që nga ministri i Financës dhe ai i Punës.

“Le të na e shpjegojë Ministri i Financave edhe Ministri i Punës pasi në mungesë të këtyre shpjegime me të drejtë; lind pyetja: A ka lidhje ky refuzim me interesat e lotarisë kombëtare? Ne ç’raport qëndron interesi publik me interesin privat të lotarisë kombëtare. Sidomos nëse do të mbajnë para sysh edhe faktin se në këtë projektligj është parashikuar edhe ndërprerja e financimit nga buxheti i shtetit për financimin e shërbimeve për këto grupe”, ka përfunduar deputetja Klodiana Spahiu.

5 komente në “Deputetja Spahiu: Bode dhe Ksera, politika korruptive ndaj të verbërve dhe paraplegjikëve”

  1. Eni says:

    Ja pra dhe nje deputete qe flet pas tre vjetesh per here te pare. Opozite shume e forte kjo. Tani le ta thyeje akullon dhe Dash Peza.

    1. Guri says:

      edhe une njoh 3 apo 4 njerez gjithsej nga Ps Ramen Bracen ate Taulantin dhe Gramoz Rucin opozite e forte vertet,keta te PS mendojne se pushteti do tu dhurohet,per kete rast me mire vone se sa kurre te pakten.

    2. Bunoti says:

      Eni e ke gabim kjo deputete ka folur me shpesh por ju nuk e ndiqkeni median ne menyre te vazhdueshme

  2. Ardi says:

    Nuk me interesojne fare se cfare bejne deputetet e PS, flasin apo jo, ndersa per deputeten ne fjale besoj eshte nje nga me aktivet dhe jo vetem per problemet e qytetit te Durresit. Dy jave me pare ajo tronditi parlamentin me shifra skandaloze te kequshqyerjes se femijeve dhe nivelit te varferise. E harruat qe e kundershtoi dhe vete Nishani dhe me pas ju desh ta pranonte. Gazeta telegraf diten e hene kishte kryeartikull intervisten e saj.Ishte me aktivja ne fushaten e vete Dakos dhe me aktivja ne te gjithe tryezat e shendetesise qe ka organizuar PS ja ne rrethe. PO mesa duket ne jemi mesuar te quajme aktive si deputete ata qe thyejne vazo lulesh, ata qe hipin siper karrikesh ne emer te integrimit apo edhe “aktiven” e zoteri Jozefines e te tjere qe shahen me liber shtepia. Deputeten ne fjale e njoh vetem nga media.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje