Kirurgët heqin tumorin nga goja e një fetusi

22 Qershor 2012, 11:59Lifestyle TEMA

Kirurgët amerikanë kanë arritur të heqin një tumor nga goja e një fetusi. Ky operacion është ndërhyrja e parë e këtij lloji në botë, raporton BBC.

Pas skanimit kur ishte 17 javëshe, Tammy Gonzalez tha se ajo mund të shihte një si flluskë duke dalë nga goja e bebes.

Pas një operacioni, bebja Leyna lindi pesë muaj më vonë.

Mjekët në spitalin Jackson Memorial në Florida thanë se tipi i tumorit ishte aq i rrallë sa mund të shihet njëherë në 20 vjet në atë spital.

Mjekët përdorën një lazër për të prerë tumorin nga buzët e Leyna-s. Operacioni zgjati mbi një orë.

Bebja lindi me një shenjë të vogël në buzë. Nëna e saj i quajti mjekët shpëtimtarë.

2 komente në “Kirurgët heqin tumorin nga goja e një fetusi”

  1. Kur i letemi Perendise “Zot na shpeto !” nuk vjen Ai vete te na shpetoje, por dergon engjejt e tij doktoret, infremieret e njerezit e dashur qe na rrijne prane !
    Ju faleminderit !

  2. Kur i lutemi Perendise “Zot na shpeto !” nuk vjen Ai vete te na shpetoje, por dergon engjejt e tij doktoret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje