Simon, ke mbetur shumë prapa me kohën (FOTO)

22 Qershor 2012, 10:38Lifestyle TEMA
Simon, ke mbetur shumë prapa me kohën (FOTO)

Simon Le Bon ka qenë një prej këngëtarëve më të njohur dhe të dashur vite më parë, me grupin e tij të famshëm Duran Duran. Por, kohët kanë ndryshuar shumë dhe tashmë ky grup është një kujtim i bukur. Dhe këtë gjë e ka treguar më së miri 53-vjeçari, që është shfaqur në një koncert në Nju Jork. Duket se dhe ai jeton me kujtimet, duke qenë se ka risjellë një veshje të viteve ’80. Simon ka pasur sipër një bluzë me shkëlqim dhe një palë pantallona jashtë kohe. Ata që e kanë parë sigurisht që kanë qeshur, ndërkohë që Simon përveçse ka mbetur prapa me kohën për veshjen, nuk duket fort mirë edhe nga pamja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje