Një nëpunëse e FBI-së ka ngritur një padi, duke theksuar se atë po e ngacmojnë në punë për shkak të pamjes së saj dhe për faktin se ka një karrierë të suksesshme si këngëtare latine.
Erika Bonilla, e cila ka publikuar një album dhe ka nënshkruar një kontratë për një album të dytë, pretendon se stafi ku punon ka nisur të përhapë thashetheme për të për shkak të pamjes.
Nuk dihet shuma që kërkon ajo si dëmshpërblim, raporton ABC News.
Bonilla, që punon në Kaliforni, thotë se gjithçka nisi kur asaj iu dha një pozicion i ri në punë, për të cilin disa kolegë thonë se duhej të kishte shkuar për një femër tjetër.
“Kolegët nisën të thonë se ajo e mori postin për shkak se pati marrëdhënie seksuale me drejtuesit ekzekutivë në zyrën e FBI në Albukërk”.
Po ashtu ka pasur thashetheme se ajo nuk paguan taksat për të kënduarin.
Kur u ankua tek drejtuesit, ata zbuluan se kishte prova se të paktën një koleg e kishte ngacmuar atë.
FBI e ka lejuar atë të këndojë, pavarësisht se punon në zyrat e saj.
Po ti kenke si Ponja e Portokallise moj ta marrsha!
Ne cdo lloj vendi pune ne bote pervec atyre qe kane lidhje me moden, kinemane dhe muziken, do te ishte e drejte qe koleget meshkuj ta hidhnin ne gjyq per ngacmim seksual me ate paraqitje. Po duke shpresuar se perfitojne ngonje avantazh nga ajo nuk flasin gjynahqaret. Me kete kolege ne afer Al-kaeda dhe krimi hedhin valle.
Qeke si Ciljeta
Une kujtova se ishte Majlinda Bregu…
ou e ngacmojn ngaqe eshte e bukur prandaj,po po te dalesh me brek edhe lemen e ngacmojne ..