Në sytë e socialistëve të djeshëm e të sotëm, është absolutisht i justifikueshëm një Fatos Nano i viteve ‘90, i dënuar në mënyrë të sproporcionuar për krimin e bashkëpunimit me Levante & Co.; i dënuar nën rreshta për krimet e komunizmit që iu atribuan falas, edhe pse ai nuk i kishte kryer; apo i dënuar si njeriu eventualisht i rrezikshëm i një të ardhmeje që ende duhej të realizohej. Është po aq i justifikueshëm një Fatos Nano i vitit ‘97, që nuk ia doli në një vit të vetëm të ngrinte në këmbë një shtet, të aftë për të qëndruar mbi këmbët e veta, ndërkohë që një Berishë (ata thonë jo i njëjti) godiste me antitank kryeministrinë, një vit nga lufta civile që ai dhe të vetët realizoi me sukses, meqenëse një kryeministri që s’qe e vetja, mund të sheshohej pa mëdyshje.
Asnjë i vrarë nuk u regjistrua në oborrin kryeministror të Nanos, në (atë që ata e quajnë) kohën e tij. Fatos Nano i viteve 2000, u vu në krye të listës së të padëshiruarve, meqenëse për shumëkënd ai e të tijët po e tepronin me përfitime falë pushtetit. Legjenda e njeriut që nuk vret por toleron, e toleroi edhe atë historikisht. I justifikueshëm në masën që mund të justifikohet. Fatos Nano në vakancë nga pushteti e politika që prej 2005, në kohën kur pushtetin e mori Berisha (ata thonë jo i njëjti), e që i rikthehet Shqipërisë dy vjet më pas në kuadrin e zgjedhjes së Presidentit të ri, është ende i justifikueshëm. I justifikueshëm për hir të bibliotekës së lagjes e të librit “2 vjet pushime”, si kapiteni që i kthehet anijes socialiste, që braktisi kur asaj i duhej një kapiten më shumë se kurrë.
Ndërkohë që Fatos Nano i vitit 2012, që shfaqet si fantazëm prej profecish Maja, nuk vjen për hir të kontributit në parti. Ai afrohet në publik me pretendimin se është i lezetshëm si tip, me batutë e që pi alkool si aktor “Hangover-i”. Si një rockstar i munguar, si këngëtari kapricioz i Guns N’ Roses, ai premton se do të japë shfaqje, por dhe se mund të tërhiqet papritur pa pyetur për publikun. Nuk ka rimbursim për biletat, por ngjarja nuk fillon dhe mbaron këtu.
Fatos Nano vjen për të kujtuar fitoret e tij. Nuk merr në konsideratë tre herët që kandidoi për President. Ashtu siç nuk merr në konsideratë faktin se nuk ka kandiduar për President në realitet. Nano që llogarit kaq keq numrat nuk do të ishte serioz në kalkulimin e tij. Nano e di që votat e Ramës nuk i ka; edhe nëse nuk e di, i mjafton një sms për ta konfirmuar. Nano e di se Berisha (ata thonë jo ai i njëjti) nuk do të votonte në tym një kundërshtar që mund të ndryshojë ekuilibrat. Berisha e di, dhe Nano e di që ai e di, se kthimi i Nanos e vë Berishën në rolin e një koordinatori mediatik në përplasjen e të majtës. Berisha fitoi në të vetmen herë që ka fituar pikërisht nga kjo përplasje. Nano fitoi duke shitur humbjen e tij atij që ofron më shumë, kryetarit të Qeverisë.
Nano nuk e zgjodhi asnjëherë të vetme rrugën e vështirë, atë të kontributit për partinë që e do në nivele mazokiste. Për arsye të mirëfillta hedonizimi ai zgjedh rregullisht pazarin modest me kundërshtarin. Me sa duket vetëm kjo mënyrë arrin t’i rrisë autostimën dhe t’i ulë kompleksin që ka se mund të përfundojë një ditë si ish komunistët pensionistë, të ngurtë dhe idealistë deri në krim. Shumica e tyre në CV-të vrasëse regjistrojnë veçse shkulje antenash, gjë që të bën njësoj qesharak në një botë që jeton vetëm duke parë emisione televizive me shije të dyshimtë.
Nano sigurisht nuk është si ata. Të vetmen herë që rezistoi u burgos për vite me radhë, jo nga një pensionist dhe jo për shkak të ndonjë antene. Nano nuk gabon dy herë njëlloj, i thoshte dikur Berishës (ata thonë…).
Nano e di se nuk u kthye për të fituar. Kërcënimet e tij janë pjesë e një pakete që do ta legjitimojë atë që të kthehet si kandidat për President edhe në vitin 2017, ku në çmim do të jenë përfshirë edhe pushimet diku në një vend ku nuk e njohin. Partia socialiste megjithëse nuk e ka patur në anën e saj në 7 vitet e fundit, beson se koha e tij prej çapkëni do të mbarojë. Në fundin e andropauzës, ai i penduar do të ndihmojë për të luftuar Berishën, të cilin përtej legjendës, nuk e ka mundur kurrë. Partia socialiste ka patur rregullisht më shumë vota që në vitin ‘93, vit kur mbaroi përralla me çeqe të bardha dhe ndihma pa fund nga PD-ja. Që nga ajo kohë kushdo që ka fituar ka qenë një anëtar në një parti të madhe, dhe një vëzhgues në fitore kundër Berishës.
Nano përveç kësaj ishte superstari në trupin e një politikani. Si të thuash një Çiljetë me siluetën e Berishës.
Nuk ishte koha per te vene Fatos Nanon president te vendit,(nje liberal i tepruar dhe nje servil i pakuptimte i Berishe Bishes, i cili e burgosi kot se koti), por ama edhe ky Nishanliu nuk duhej te vihej president. Si shume i keni rene ne qafe me duket.
Nani i ka munguar Portugalise ne deshjet e meparshme, por kesoj rradhe do shkelqeje :p
Mos Nano si Axl Rose? Tu thafte goja ishalla. Nano shume shume mund te jete background vocal per Tonion Tershanen. Kaq dhe e ka shume. Sa per dijeni Axl Rose ben korcente dhe te qeh trunin, kurse Nanto mgjs na e ka hequr nja 30 here trunin deri tani do me na e heq dhe aq sa na ka ngel pa heq ky cjapi i Sheqeres.
Nano u fut ne garen per President i “pire tap”.
Ti leme menjane frazat e huaja,me veprimet kunder PS,ka humbur te gjitha arritjet e tij te meparshme.
Po qe se do vazhdoje te flere me mullixhiun,nuk do ta “kuptoj” asnje opozitar.
Fatos Nano eshte as me pak dhe as me shume se nje deshtak, ai eshte vetem konfliktual per interesat e tij klienteliste te ngushta, ai e shet karakterin dhe moralin e tij politik vetem per interesin e tij personal e karrierist.
Akoma me fatos pinerin merreni,turpe te ju vije.PO U MERRET JU ME KETE FLLIQESIR ASHTU JENI EDHE JU As gruja vete nuk e do, se shpejti do ndahet.Dishmitar do jem une ne gjukate.
nanos nuk kemi per tja falur kurre qe na i solli berishen dy here ne pushtet.
nano i ka denuar rende shqiptaret,(SE PER VETE E SHEF BERISHEN NGA AUSTRIA) dhe tani le te mos kerkoje lemoshe por te luftoje berishen dhe jo PS.
berisha ska pasur asnjehere vota as ne 92(i ka vjedhur),as ne 2005,as ne 2009,por ja kane dhene nano me meten.
per kete duhet te denohet nano – meta(jasht politikes),
e theksoj se meritonte shqiperia berishen ne krye te vendit,asnjehere.
Fatos Nanos i pershtaten keto vargje te Ali Asllanit:
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi
Ti Engjell Shehu qenke kokrra e injorantit, qe perroin pskik e derdh vetem kunder Nanos ne kete gazete
si duket te kan hequr nga puna per abuzime e vjedhje ne kohen e tij.,
dil nga inatet personale or mjeran dhe mos u merr me bolet e dashit.
Tos Nanoja i thirri kta lonraraqat qe bojne sot opozite prej hicit e i boni me lek e me pushtet.
Si shperblim Ed Roma si dha as firmat per kandidat per president!
Tos Nanoja osht shpresa per socialistat!
Turp ! Per tosin comented duhet te ishin zero , aaaaaahhhhhaaaa po vetem nje coment. Ali Asllani.
Ashtu thu ti Tironco? i boni me lek?.Po me cilat lek te Thanasit? Ku i gjeti keto lek ky far burri dhe qe sot ua do tja kthejne te konvertuara ne President? Dhe ty Tironco te duket normale kjo e?Allishverishe me para e karrige.
Po sepse Shqiperia eshte e mbushur me njerez qe mendojne si puna jote, prandaj ne kemi 20 vjet qe kemi mbi koke kusare e batakcvinj.
O 99-sha, o ylberiste, o turpi i ketij kombi qe po mbani Berishen ne krye ketu e 8 vjet, lereni Nanon dhe historine fituese te tij ne krye te PS-se, dhe merruni me Berishen, se ai po qeveris, jo Nano…
Po jeni humbesa e deshtaker te lindur, dhe nuk ka per te ardhur dot kurre e majta ne pushtet pa u zhdukur Ylberizmi dhe Bolzhevizmi qe po i merr frymen PS-se ketu e 7-8 vjet.
Per nga stili i “qesendisur” autori eshte me prane nje ish-sigurimisi (kjo ish eshte e debatueshme)se sa nje analisti, te pakten ne kete artikull, qe nga titulli te jepte pershtypjen se do lexoja dicka modoerne…
Bravo Andi,
Vazhdon ti qendrosh besnik muzikes qe degjonim ne shkolle te mesme. Po Rama nuk te duket pak si Manowar apo King Diamond?
Ndonjerit nga ju i ka mare leke borxh Nanua per te pire raki, apo e keni pare nga brima e celsit te shoqen qe eshte kurve? Shikojeni Veten o te mjere se keni perfunduar si gra te kqija, nuk late njeri pa marre neper goje. E verteta eshte se po te mos e kishin ndihmuar ILIRI me EDIN berisha nuk vinte kurre ne pushtet ne 2005. Eshte tjeter pune se Berisha me ilirin e prishen pazarin me Edin dhe ja futen sa krahu. Mos harroni se Edi se ka ngritur kurre zerin as per te pushuarit nga puna , as per te vraret nga pushteti. (Ne Gerdec i rrahu shpatullat Saliut).Greven e urise e la pergjysem dhe u shtrua per dreke ne Strassburg,ne 21 janar na la pa zot ne mes te bulevardit. Edi Rama eshte i kenaqur me partine nuk i duhet pushteti. Per mua mjafton afrimi i Erjon velise ne PS per ti vene vulen te gjithave.
Te lumte tastiera per fjalet per Ramen e per Veline!
Dakort qe jeta private e Nanos eshte pune e vet, por jeta e tij politike eshte pune e jone. Dhe jeta e tij politike eshte krejt zigzage te pakuptueshme. Gjithsesi tani Nano renditet te e kaluara, jo tek e tashmja dhe as tek e ardhmja.
Shendet
Po kujt i flet o burre..i flitet murit?!!Nja 2-3 vjet deri ne 2005, Mjaft-i protestonte me vello te bardhe, a thua po i prishte pune Xhoana atyre! Ke pare tani te prostestoje Mjafti keto 7 vjet?!!Harrojme lehte ne, qe ishte Rama pas Mjaftit dhe per me teper ne 2004-2005, ndermori ‘tour’ ne baze per te kritikuar Nanon dhe qeverine e tij. Tocat dhe debilat socialiste, ende se kane kuptuar kete..iu duket Rama i rene nga qielli.Saliun e solli dhe po e mban ne pushtet Rama..dhe do e mbaje ende. Ska thene kot Saliu, ketu jam 30 vjet!
Te analizosh sjelljen politike te Fatos Nanos eshte e lehte. Mjaftojne dy momente, nje: dorezimi i shtetit me zgjedhje dhe dy: doreheqja e parevokueshme per ti hapur rrugen te tjereve. Ne kushtet kur situata politike dhe ekonomike jane fatkeqesisht per ne me keq se kurre, dhe kur Rama me Berishen puthen vetem ne kurriz te kushtetutes dhe te popullit, kur Rama harron 4 te vrare me 21 janar per bllokun e Metes, i shet per nje pjate ngjala, perse F Nano duhet te pajtohet me vendimet e kesaj darke ngjalash?
Post scriptum: F Nano duhet te dale ne pension. Kryesia e ngjalave ka vendosur. Madje ai duhet te iki ne Vjene. Se ky eshte vendimi Meta Rama
Kur Nano ishte kryeminister kishte per te gjithe.
Ky Andi Kananaj burre me mend. Po kujt i humben mend mi gjet ky larva i bunkerit Andi flok gjati e mendje shkurti
fatos nano si nje kurv politike kerkon prap te kthehet ne pozit , mua me lind pyetja , perse do te kthehet fatosi ? un mendoj qe fatosi do kthimin jo se ai ka qef per poste drejtuse ,por sepse ai ka nje marveshje te madhe me sali berishen. (cilen)po jua shpjegoj me hollsisht,kur ja dorzoi pushtetin sali berishes ne marrveshjen e pa shkruar ishte se sala nuk do ta fuste ne burg fatosin per korrupsionin( te cilat sala i thoshte gjithmon kur ishte ne opozit)por kur ti dali boja saliut sic po i del nga korrupsioni dhe paaftesia sala do ti lere pushtetin tosit qe dhe ky te mos denohet d. m .th te dalin te pa lagur dhe tosi me disa reforma qe do ti trumbetoj me te madhe do te mbylli te gjith historin.kjo eshte e gjith loja politike e ketyre mjeraneve qe kan uzurpuar kete popull qe meriton nje demokraci , dhe nje jetes shum me te mir . ju faleminderit
Nano eshte vlere e se majtes. Kush nuk e pranon kete do ta prese per shume vite qe ta shohe te majten fituese.
Per te mos u keqkuptuar nga autori per ato qe shkruajta me siper, po nenvizoj cfare une lexova ne artikull: “…ka patur rregullisht më shumë vota që në vitin ‘93, vit kur mbaroi përralla me çeqe të bardha dhe ndihma pa fund nga PD-ja. Që nga ajo kohë kushdo që ka fituar ka qenë një anëtar në një parti të madhe, dhe një vëzhgues në fitore kundër Berishës…”
Une kuptoj me fryme sigurimsash, pikerisht faktin, qe ata mendojne ende se Shqiperia ka qene prone e tyre dhe njerezit nuk duhet te ndryshojne, por te ngelen ne “llogoret” e pergatitura per nje gjysem shekulli.
Faleminderit per mirekuptimin
Sa te jete Nano Langaraqi qe lufton PS e ben pazare te turpshme me Berishe Kriminelin mjere ky vend ku eshte katandisur.Nano eshte nje lolo e asgje me shume,nje vegel e shemtuar ne duart e Berishes.Po vjen 2013 e filloje avazin Nano Trimi se paguan mire Berish Mostra.
besoj qe Nano ka investuar per te presidenti i ardhshem i vendit, edhe luhatjet e nje procesi konstruktiv me kandidatura kukulla e deshmojne te verteten, por se kur Rama nuk dit te vleresoje ate fitore, qe padyshim mori doktori se nuk kish kush t’a merrte, zgjedhja e Nishanit ishte nje paqe ne legjenden per te rifituar ato qe i kishin varur ne qafe Nanos qe ne gjyqin famekeq te thene ndermjet rreshtash, pasues i komunizmit. Sot me shume se kurre, Nano perpiqet te beje rrokaden me te padeshiruarin qe i zuri vendin me propaganden e levizjeve moraliste te 2005, i bindur qe levizja e 21 Janarit ishte faj i te dyja paleve. Nano per president, apo “act now” premton nje lufte te ashper per te kthyer legjenden urbane te post komunizmit. rama eshte i denuar te humbase ne perpjekjen e tij te fundit
Nuk e kuptoj pse e keni kapur kaq keq me Nanon kur ai eshte per Saline figura e duhur te udheheqe aspiratat e Socialistave! Por smund tja lere Sala opoziten Edvinit ta drejtoje more zoterinj!
Po vec Tosit ka ndonje kandidatur tjeter Sala per PS?????
MBAS 22 VJET SHKATERRIM TE PERMENDESH EMRAT E SHKATERRIMIT-Njesoj qe ti thuash nje njeriu qe i eshte djegur shtepija te kenaqet me shtepine e atij qe ja ka djegur.HARRONI TE KEQEN DHE EMRAT E SE KEQES PO DONI TE CIVILIZOHENI.
Leni vetem ato flale te arta te Ali Asllanit ani se sjelle me ate pene qe ju e prozvalni, se sa flitet jane vetem fasade ne sherbim te paleve antishqiptare.
Ali Asllani i Madh nuk flet per nje te vetem antishqiptar po per gjithe te tillet.
Hiqeni bykun nga FARA QE TE KEMI PRODHIM TE MBARE SA FARE TE SELEKSIONUAR.fARA NUK MBILLET PA IA BERE SA SELEKSIONIMIN DHE DISINFEKTIMIN.
NJE GJE DUHET PATUR PARASYSHH,MOS TE MEBTEMI TEK THIRJA “ujku ,ujku,SE cAKALLI BEN KERDINE”. cAKALLI ESHTE PERCARJA QE FUTET MES SHQIPTAREVE TE VERTETE ATDHEDASHES.
NJESONI cakallet, QE TE SHPETONI NGA ujku.
Dashamiresi D.
Shoqeria jone, me gjithe problemet qe ka, nuk eshte me ajo e viteve 90′. Nqs socialistet e atyre viteve, dhe jo vetem, e shihnin Nanon si nje figure qendrore, “orator” dhe elokuent, keta te sotmit, dhe jo vetem sociaistet, shohin tek Nano, nje njeri te degraduar, antivlere, qe perpiqet ashtu si edhe me pare te beje oratorin, duke mos i kuptuar as vete ato qe thote! Njerzit jane bere me syhapur dhe pragmatiste. E per çfare i duhet nje vendi te drobitur si ky i yni, nje pijetar qe eshte çakerrqejf nonstop! Ketij vendi nje njeri i kthjellet hajt t’i bej derman, e jo nje pijanec, bixhozxhi, qejfllli, dembel, gjumash qe e fillon punen ne oren 10, liberal I tejskajshem, burre buzuku dhe jo shteti, genjeshtar dhe fjale pambajtur, dallaverexhi, makinacionaxhi, etj…, etj…! Pse duhet t’ia njohim ne per pike te forte te tij, faktin qe ai braktisi detyren dhe e la institucionin e k/ministrise ne doren e huliganeve me antitank, ne shtatorin e 98′?! Jo mer vlla!!! Ai pikerisht per kete nuk duhet te vije ndonjehere ne pushtet, dhe duhet harruar se ekziston! Pse duhet ne te heqim paralele midis shtatorit 98′, dhe janarit 2011?! Po t’i krahasosh te dy rastet, s’kane asgje te perbashet se si kane marre spunto protestat, dhe se si kane precipituar ato. Mesa di une nuk rezultoi qe shkak per nisjen e protestes se shtatorit te 98′ ishte shteti shqiptar! Ishte nje lufte tribush per para, pushtet, dhe zona influence. Thjesht konflikt gangosh me te njejten kaptine! Dhe ne kete rast shteti duhet te qendronte ne detyre, dhe halabakeve qe donin te fusnin arkivolin ne k/ministri (ne te cilen ka pjese sejcili prej nesh), me antitank ne dore duhet t’u tregonte vendin, dhe madje shume seriozisht! Kurse protesta ne janar 2011, ishte kunder nje shteti qe nuk siguron dot per shtetasit e vet jeten, punen, prosperitet, barazi, drejtesi, sherbim prfesional ne adm shteterore, demokraci funksionale, lirine e votes, transparence te prceseve te administrimit te zgjedhjeve per te pare se ç’behet me voten e gjithsejciit, transparence se ç’behet me konçensionet e dhena per shfrytezimin e resurseve kombetare ku gjithsejcili ka aty pjese, etj…, etj…! Po t’i shtosh ketu edhe provokimin qe vete shteti I beri turmes, atehere rezultati merret vete me mend se ç’mund te ndodhe ne nje rast te tille, por ky quhet reagim apo reaksion qe vjen si rezutat i faktoreve qe i ka krijuar vete qeveria me mekanizmat e saj. Dhe perdorimi ne kete rast i reagimit te turmes, duke i dhene vehtes te drejte ta sulmosh dhe provokosh ate, eshte thjesht nje qendrim diabolik i qeverise ndaj popullit te vet, qe eshte aty per ta udhehequr dhe jo per ta sunduar ate! Keshtu qe s’ka lidhje dhe ngjashmeri fare shtatori i 98′ me janarin e 11′! Te dy k/ministrat perkates kane bere ate qe nuk duhet te benin ne ushtrim te detyres!
E moret vesh? Edhe Toni Blair dhe Sarkozy kene filluar fushaten ne Angli dhe France per te rimare kreun e Partive te tyre mbasi kane humbur dhe jane dorehequr.
Me siguri do jene llafosur njehere me Nanon.
Nanos i shkoni anes ju langot e Rames,Vetem nje gje po e them me thoni nje fitore te Rames ju burracake qe me mbroni Ramen,As fitoren e vet nuk ishte i zoti te mbronte,deputete piqeshin ne diell para nje viti dhe une mes tyre ndersa Rama tallte bythen nga kulla e Fidelit.hengri nje darke ke Krokodili dhe nje ngjale nga Meta.ku eshte Mjafti qe rrezoi ne socialistet nga pushteti???ka njeri te pergjigjet?Me kete PS qe eshte sot Sala ka per te tallur b,, me ne socialistet e thjeshte dhe 15 vjet tew tjera!!
Z.Nano ka marre pamjen e Koçit tek filmi “Zonja nga qyteti” qe pasi i ka hikur mjeti, vrapon prapa kerriçit per te rrugetuar, per nga qyteti.
I duket vetja i zgjuar, ketij Kananajt,
qe ka pamjen, por edhe trute e nje hippie te viteve ’60.
Elsa, mi Elsa ta mbyllça me çelesa…gjeje vete se ke!
Autori vlen te cmohet per aftesite sofistike qe demonstron ne kete shkrim. Gjykimi per Fatos Nanon nuk duhet te jete absolut por relativ.
Bujar Nishani apo Fatos Nano?
Me mire nje opozite shterpe qe nuk prodhon dot asnje kandidat per president apo nje opozite qe ne respekt te historise se vet dhe te kontributit qe ajo si force politike ka dhene ne konsolodimin e demokracise, ristrukturimin e ekonomise shqiptare gjate 8 viteve qeverisje, ringritjen e shtetit pas vitit ’97, lirise dhe te drejtave te njeriut etj, propozon ish-kryetarin e dorehequr sipas nje standarti europian ende te pakaperdishem nga politikanet e sotem?
Fatos Nano nuk eshte Miterani apo Bill Clintoni por eshte absolutisht politikani shqiptar me demokrat ne historine e re te pas viteve ’90.
Sjellja ndaj Nanos shpjegohet me huqin e shqiptareve; Vdiq Mbreti?! Poshte mbreti.
Kur largohet nga skena politike disa shqiptare si ky autori sofist i thone pse nuk i rri prane PS, ndersa kur del ne skenen politike me ambicje legjitime pa i thene kujt tutje vendit, i thoni cke qe nuk e le te qete PS.
Nejse, ky stan kete bulmet ka…
Degjoni se cthote ky analisti:”Në sytë e socialistëve të djeshëm e të sotëm, është absolutisht i justifikueshëm një Fatos Nano i viteve ‘90, i dënuar në mënyrë të sproporcionuar…” nga Sali Berisha!
O shoku akoma se kuptuar qe nuk e ka DENUAR, por i ka SHKERDHYER ropte, derisa e ka katandisur si kone kunder ish-partise se tij?
Shkrimi i Kananajt esht vijim buracak i protetave mjaftiste te 2005…mgjthate nuk eshte ceshtja a ka faj Nano apo jo per opoziten e gjate, ceshtja esht pse nuk e kuptojn G99 qe est mish i huaj per PS
Fatos Nanos per karakterin dhe moralin e tij i pershtaten keto vargje te Ali Asllanit:
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi