Një studim në Britaninë e Madhe ka arritur në përfundimin se gratë mesatare britanike tani duken më shumë si mollë sesa si dardhë, siç dukeshin dikur.
Kërkuesit e Nuffield Health thonë se më shumë se gjysma e grave në Britani kanë belin më të madh sesa madhësia e rekomanduar për të qenë në shëndet të mirë.
Kërkuesit thonë se madhësia e belit tani është 84.9 cm, krahasuar me 80 cm që duhet të jetë madhësia e shëndetshme.
Kërkuesit shtojnë se këto përfundime janë shqetësuese për shkak se mbipesha ka shtuar ndjeshëm problemet shëndetësore, sëmundjet e zemrës, diabetin, kancerin dhe infertilitetin.