Vetëm në Shqipëri: Pedofili vuan dënimin në burgun e të miturve

29 Qershor 2012, 10:39Politika TEMA
Vetëm në Shqipëri: Pedofili vuan dënimin në burgun e

Pedofili anglez, Robin Arnold, i dënuar me 15.6 vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur, po e vuan dënimin në burgun e të… miturve. Kështu raporton Shqiptarja.com.

Për çudi, përfaqësuesi i burgut të Vaqarrit thotë se 60 vjeçari ka një sjellje perfekte dhe është shembull edhe për të të tjerët, duke përfituar ulje dënimi me 3 muaj.

Në fakt nuk dihen arsyet se pse i dënuari për pedofili dhe abuzimi me fëmijët e qendrës humanitare “Fëmijët e tij”, është izoluar në një ambient ku vuajnë dënimin dhjetëra fëmijë të mitur.

Para pak ditësh një pedofil u vra në burgjet e Britanisë. Ata janë të shënjestruarit kryesorë të të burgosurve.

6 komente në “Vetëm në Shqipëri: Pedofili vuan dënimin në burgun e të miturve”

  1. Rani says:

    Po ta cojne te cunat mund ta heqin aty prandaj e cojne te kalamajt.

    1. armand says:

      Mos te harrojme se shume nga “çunat” jane brenda per vajzat e mitura qe i shfrytezonin rrugeve te Europes.

  2. populli says:

    femijet e mitur vuajne burg?!

  3. Hithri says:

    Oragnizatat per te drejtat e njeriut duhet t’i drejtohen Avokatit te Popullit per kete ceshtje qe ai njeri i ndyre te levizet menjehere nga burgu i te miturve..

    Por si gjithmone, me vjen keq te perdor frazen e fameshme qe eshte bere e zakoneshme: KJO NDODH VETEM NE SHQIPERI!

  4. Hesapi says:

    Mos u merzit se do ta sjellim aty edhe tourkofagos ta ledhatosh pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje