“Porosia ose për vrojtimin e vrojtuesit të vrojtuesve” është një novelë me 24 fjali e Fridrih Dyrenmat, dramaturg dhe prozator helvet në gjuhën gjermane, disa herë kandidat për Nobël. Në këtë novelë, Dyrenmati (1921-1990) ka një personazh (Tinën) nëpërmjet fatit të së cilës gjen mënyrën të flasë mbi maninë e vrojtimit dhe të qenit i vrojtuar. Dyrenmati të vjen menjëherë në mend, kur lexon një listë shërbimesh informative paralele të fuqizuar në heshtje me ligje gjatë dy viteve të fundit.
Alarmin e japin vazhdimisht ndërkombëtarët me apelet për “kujdes me Prokurorinë dhe SHISH-in” (së fundmi Nishanit), por në Tiranë zërat janë të pakët në këtë lëndë. Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, psh, i pyetur nga revista JAVA: – “Sa e saktë është të thuhet që kjo listë e gjatë shërbimesh paralele, është produkt i një konflikti që kryeministri ka pasur me Prokurorinë dhe Shërbimet Sekrete?” – përgjigjet: “Jam i sigurt që kryeministri, mbasi nuk ia doli dot ta eliminonte Shërbimin Informativ nëpërmjet futjes nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, (ndërkombëtarët kontribuan në këtë drejtim), ka gjetur këtë rrugën tjetër, ta anashkalojë SHISH, duke organizuar shërbime të tjera. I pari është ai i ushtrisë, që po bëhet vërtetë i fuqishëm. Por edhe këta të tjerët. Këto gjëra po bëhen pothuaj hapur, pak a shumë i dimë të tërë, po s’u kemi vënë veshin, sepse s’jemi seriozë. Duhet të ishim treguar seriozë, ky është një problem shumë i madh“.
Ja disa nga shërbimet informative paralele me SHISH, të cilat veç kompetencave për grumbullimin e informacionit, të cilat sipas ligjit janë ‘të njejta me ato të SHISH’, përfshijnë të drejtën për të grumbulluar prova dhe iniciuar një proces penal, madje kompetenca edhe për të arrestuar: 1 – Shërbimi Informativ Ushtarak (SHIU). 2 – Njësia e Inteligjencës Financiare (NIF) 3– Shërbimi i Kontrollit të Ministrisë së Brendshme (SHKB) 4 – Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve (SHKBB) 5 – Departamenti Operativ Hetimor (DOH) 6 – Drejtoria e Hetimit Tatimor (DHT) etj (A.N.)
(Në foto: Berisha takon kreun e SHISH, kryeprokuroren dhe Nishanin gjatë një ceremonie)
respublica.al
Berisha, me dosje e ka shtyre deri me tani ne politiken shqiptare. Pa to, nuk jeton ne politike as 24 ore.
Pse te mos themi qe eshte zullumi dhe babezia qe ka pushtuar tere spektrin politik si i tille;ky eshte ushqimi me i mire per perversitetin e dr.dhjeramanit.Te mos ja hame hakun,shte menaxheri me i paepur i inkriminimit institucional,aq sa frika e tij mbetet tek ndonje i paperlyer qe mund t’i prishe kararin.
Me dhimbsen ata qe besuan vertet ne alibine e antikorrupsionit te tij kunder mamutheve te gangsterit f.nano.
Mehmetin e ka pike te dobet Sala :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html
lereni tani se po behet gati per pushime e per te thyer ndonje rekord noti(cudi sa shpejt i thyhen njeriu rekordet kur e meson notin ne moshe te madhe vetem stilin e te notuarit nuk e permireson dot)
TE morsha te ligat Doktorit qi din me i sigurue i pun tan demokratve t’flakt si puna eme.
Hahahahaha Lymo je i madh plako, ato qe Rames, Meros apo Mucit i duhen faqe te tera per ti thene, ti i thua me dy fraza, respekte!!
Sa mi qenka ba kaptina ketij kreut te shishit.Ka shume mundesi te jete shume inteligjent,por ne kete foto ka dale pakez keq ,duket sikur po flet me vete.Gjynah re kryeminister ,takoje ndonjeher dhe ate se i zbath shpejt poturet. E ka ne xhins.
Sulltani ka qene me i sinqerte se Saliu. Ne gjithe perandorine kishte spiunat e vet, por nuk i quante me terma te tilla si “sherbimi i inteligjences” apo “SHISH” ( ka harruar ti shtoje edhe fjalen QEBAB).
Sidoqpofte edhe ky perdor po ato metoda masjetare.
DUHET SYRGJYNOSUR NGA POLITIKA!
Njerzit e implikuar me siguronim e shtetit,te implikuar ne vjedhje,ose tentativ vjedhje,perfitime te pa drejta Jan njerez me te shantazushem dhe si te tille nuk duhet te zgidhen ne politike.Bisha u ka krijuar dosje dhe I santazhon ne cdo kohe.Ata nuk Jan te lire te veprojne sipas mendimit te tyre por me komand dhe bilbil nga dizinjatorja bisturia.
Populli i shkreta degjon,shikon,lexon dhe ne fund ma merrmendja nje pergjigje e do te sinqerte.Gjith keto sherbime sekrete te Kreminelit Sali nga kush e marrin ate rroge aq te majme?Zgjohu popull se po vjen dita.
Gjithcka eshte eksperience amerikane dhe europjane,nuk jane te shpikura nga Berisha.Te shpikura jane genjeshtrat dhe akuzuat e Klosit dhe te juajat.Edhe po te vij ne pushtet e majta,perseri keto organizma do te mbesin…Klosi do te bente mire te skjaronte ndonjegje per ceshtjen A.Hajdari(!)…
SALA ESHTE BO SI NASTRADINI.POR ME NJE NDRYSHIM QE NASTRADINI NUK ISHTE AGJENT