Deputeti Mark Marku hedh hije dyshimi për projektin e Lulzim Bashës tek Rruga e Elbasanit, duke prerë pemët. Ai thotë se projektin e tij për rithemelimin e PD do ia prezantojë shefit të PD
Deputeti Mark Marku, duke folur për gazetaren Rudina Xhunga në Top Channel, tha se ai ka ndërmend që idetë e tij për rithemelimin e PD do t’i paraqesë më shkrim tek kryetari i PD dhe strukturat. Ai përsëriti ato gjëra që kishte deklaruar më parë në një intervistë për Panorama. Marku e quajti normale këtë që po bën dhe deklaroi se nuk ka konflikt me PD-në.
“Unë kam ndërmend që idetë e mia për rithemelimin e PD dhe të së djathtës t’i formalizoj në formë të shkruar, të konceptuar. Në këtë formë do ia paraqes kryetarit të PD dhe strukturave të PD.
Nuk kam dëshirë të angazhohem në një formacion tjetër politik,” tha Marku.
Marku tha se dosjet duhet të hapen për të çliruar njerëzit që shantazohen me anë të tyre. Ai tha se Berisha ka përgjegjësi për shantazhimin e Artan Hoxhës dhe shtoi se dosjet e shantazhit nuk janë vetëm ato të Sigurimit të Shtetit.
“Dosjet ekzistojnë dhe duhet të hapen. Unë mendoj se shqiptarët janë të qytetëruar për të kuptuar atë se çfarë ka ndodhur me ta. Sigurimi i Shtetit e ka njëfarë pushteti pasi ekziston një kategori që shantazhohet. Ne kishim një kandidaturë për president që u shantazhua. Në rastin konkret përgjegjësia e Berishës është shumë e madhe. Njerëzit nuk shantazhohen vetëm me dosjet e Sigurimit të Shtetit, por edhe me dosjet e korrupsionit, etj,” tha Marku.
I pyetur për referendumin kundër plehrave, Marku tha se mbështet të drejtën e referendumit, edhe pse mendon se ligji ishte i mirë. Marku tha se ky është një vend i vogël, ku institucionet kapen kollaj, ndaj referendumet janë të nevojshme.
I pyetur për prerjen e pemëve tek Parku Kombëtar, Marku tha se është e pakuptimtë që të zgjerosh rrugën pa pasur diku degëzime. Sipas tij, rruga do zgjerohet nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë e sipër, por aty e poshtë do ngushtohet si në një hinkë, duke zhvlerësuar çdo zgjerim.
“I thashë një miku tim hajde të dalim të shohim se çfarë bëhet. Dhe aty çfarë pashë. Unë mendoj se prerja qoftë edhe një peme është e paligjshme. Rruga do hapet aty, por do ngushtohet tek fakulteti. Por nëse e hap rrugën, duhet ta hapësh deri aty ku ke mundësi të bësh degëzime. Unë mendoj se ajo pjesë është piketuar për ndërtime,” tha Marku.
Sipas Markut, për mazhorancën do jetë e vështirë të fitojë një mandat të tretë, edhe pse opozita që kanë përballë është e dobët.
“Pas mandatit të dytë është shumë e vështirë të bëhesh i besueshëm për qytetarin. Ka një paaftësi të opozitës për të ndërtuar alternativë. Me një opozitë tjetër do e kishim shumë të vështirë. Por është shumë e vështirë që të fitojmë nëse nuk reflektojmë,” tha Marku.
Po kush do te behet i besueshem oj Mark???
Po ti vet pse ke prit kaq shume me i hap syte???
Se ti nuk thu dot as qe ke fol me heshtje.
Halldupet te kane zen syt, e minimumi si ata je dhe ti.
Po ka me keq, kryetarin e keni vrases…
Atij ja vlen tia bejne pucin, po Rama e ka nda mendjen me e heq me vote, dhe do tia dale me sa duket, madje keq fare per ju
Jo,mo plako,se nuk ka prit ”kaq shume me i hap syte”,Jo!
Thjesht postet u ndane dhe Mark Markut nuk i ra gja per pjese,prandaj edhe bo sikur o i revoltum me BARBARIN e Vicidolit.
T’i hudhi ndo1 Kocke ai dhe pastaj ke me e pa Markun prap duke leh si zagar gjuetie.
Problemi eshte se disa komentuesve iu jane zene syte ne ate pike sa vetem se cfare thote Rama iu duket e rendesishme. Psh. interesohen shume per pemet e Parkut, dhe harrojne se cfare ka bere Rama per 11 vjet ne krye te bashkise duke e betonizuar dhe shenderruar Tiranen ne qytet te pabanueshem. Denojne ato cfare thote Marku, qe ne cdo rast mbetet nje intelektual me vlera ne fushen e vet, po nuk denoncojne halabaket qe kane uzurpuar PS, si deputetet miliardera, apo kryetaret e komunave e bashkive te perfshire ne trafiqe droge e prostitucioni. Cfare opozite eshte kjo qe edhe pas 8 vitesh jo ne pushtet, akoma nuk ka karte morale per te terhequr qytetaret. Ku do i marre votat PS, sa kohe qe i mungon kjo karte dhe listat e deputeteve do te kene ne krye prape keta “miliardere” e shantazhues batakcinj. Ne fakt kjo eshte edhe fatkeqesia kryesore qe ka ky vend, mungesa e nje alternative ndryshe, qe na motivon per ndryshim, qe mobilizon njerezit per te votuar, qe ngjall besim te elektorati per te ndryshuar qeverisjen. Kjo eshte detyre vetem e opozites, po kjo opozite eshte opozite e kapur nga biznesi dhe krimi njelloj si qeveria. Mendoni, pemet per prerjen e pemeve i jep qeveria, sopaten e merr nje deputet multimiliarder socialist. Po socialistet nuk kane ndermend ti shohin me realizem keto gjera, prandaj rrezikojne per turp, te humbin edhe pas 8 vitesh barbarizmi qeveritar te PD.
YOU NEED TO SHUT THE [email protected]@@ UP,O debil.
Debilat dhe plehrat si ti do e lene prape PS ne opozite more skizo. Hap syte e shiko mor truthare se cbehet ne PS me kryetare komunash qe i arreston interpoli, me deputete gangstera me kryetare bashkie qe lemerisin boten me bemat e grave te tyre. Keta tipa skane asnje lidhje me PS, vetem se e baltosin duke e pesuar socialistet e vertete pa pune e katandi qe rropaten bulevardeve. Duhet te jesh me te vertete debil i madh mos ti kuptosh keto…Pyet pyet se kush po i pret pemet ne park, pyet per socialistin miliarder, se do ua shihni hajrin.
Ky politikani, nuk ka marre pazarin dhe tani do qe dalengadale te shkoje me FRD…e cila mund ti jape ndonje poltron per “rrebelimin”.Si gjithmone e sikurse ben Baca Sali qellon edhe opoziten per alternative te dobet…thua se keta u cane nga alternativa e forte… e vetmja menyre e qeverisjes se te djathtes eshte shkaterrimi dhe vendosja e interesit personal mbi ate te perbashket…e kane katandisur Shqiperine si fshat ku zoterojne disa te paafte e te paditur nga sera e tyre…Plehra…kujtohuni dhe flisni tani se ….gamor ti gamor kush te vuni..sot a neser valo druni…..se per alternative do shikoni drejtesine e prokurorine…
Sali BERISHA eshte Kriminel e VRASES!!!
BUrgu per te eshte pak – per keta maskarenj qe dalin gjasme kunder pse nuk kane vjedh a\q sa duan – njerez si Marku jan turp per Shqipnin.
MAskarai del me denoncu maskarenjt.
Hajdute te ketij vendi jeni te gjithe, si ata qe kan vjedh ashtu dhe ti qe vec ke hjesht e mbrojt. Mire jua ben qe ju ben presion. Ju jeni te marum. Merhuma te gjithe. Tani do e hani dhe ju publikisht pasi te zhduket shoku Sali.
Capo thu mer dreq, ti je sherbetori me i perulur i Berishes.
Hiqesh sikur di shume, po ke dit vetem te trillosh e te lepihesh pas shefit. Ik mer tutje, tutkun.
Duhet folur me hapur dhe nuk mjafton vetem nje person ne PD qe te rithemeloje PD-ne… pse nuk thote Marku se nga PD-ja duhet te ike Saliu dhe banditet tjere?
o Mark!
Nje gje nuk kuptoj ketu; a e njeh Berishen apo ke rrjedhur fare o derzi qe na paraqet ide utopike dhe qesharake?!
Kjo levizja jote me kujton nje batute te komunizmit: ” a je i marrë apo don me u vesh polic” ?
Shume e bukur kjo shprehja e komunizmit. Nuk e kisha degjuar ndonjehere.
Sa per Markun, te gjithe ata qe i kane vene kazmen demokracise vete, po fillojne po ankohen per mungesen e saj. Shiko Markun, Topin, Spahiun, Tan Hoxhen, me nje fjale njerez te cilet demokracine e shohin si menyre per te bere para, po qe u kane dale para te tjere me demokrate se ata.
Imagjino ne cpike eshte demokracia shqiptare.
Pemet e prera vijne ere shesh ndertimi…
M.Marku kopeja tuaj e PD jo te gjithe,me ne krye komunistin sali as qe pjerth nga nje reflektim.
Ajo ka nevoje per operim ne tru.
Mark,
e kuptoj qe ju kane ardhur trute dhe cuni i Sheqeres ju ka shkelur ne kallo. Pse mor “bura” te PD-se (eshte ekzagjerim tju konsideroj BURRA) me i tmershem eshte cuni i Sheqeres se cuni i Anese ? Por ti me duket se je me i mencur se Tan Hoxha qe e hengri tullumin qe kishte vite qe e pergatiste me nje lloj qejfi qe ta shpifte.
Ky zoteria Marku qenka me te vertete me zemer demokrati –Tamam njeri i ndershem dhe i drejte . Bravo i qofte!
Markun se keni kuptuar fare.Ne vjeshte fillon ofensiva e baltosjes se deputeteve te opozites.E sidomos mbas zgjedhjes se Kryeprokurorit te ri.Po montohen dosjet ne Vicidol,me deshmitare te rreme,ndaj gjithe atyre qe mbeshtesin partine Socialsite.E me kete rast,po njollosim pak Bacen Sali,qe te kemi leter te bardhe per te fundosur ne balte opoziten e Edi Rames.Pra,njollosja pak e Baces,me disa pika balte,u jep te drejten Markut dhe te tjereve,te hedhin tonellata balte mbi cdo opozitar,nga me i thjeshti,deri tek me i rendesishmi i tyre.Nuk e keni pare,qe kane filluar baltosjet me montime ndaj Bamir Topit,me gjoja gjyqe te xhaxheshes se tij 92 vjecare,qe e akuzon per nderhyrje ne gjykate per konflikte pronesie???Shikoni se cfare kane shkruar per Topin mbas sulmit te Saliut ne RD.Lloj lloj shpikje,makinacione e montime nga me absurdet.Ish Sigurmi shtetit me kapo Saliun ne krye,do te hyje fuqishem ne veprim ne vjeshte e deri ne zgjedhjet e 2013-es me baltosjen me te madhe qe u kane degjuar ndonjehere veshet,apo ju kane pare ndonjehere syte.Ci pandehnit komunsitet si Saliu ju??Ata jane mjeshtrat e zanatit te tille.Shto ketu qe do te u japi te drejte cdo gjykate dhe Kryeprokurori i ri qe do te emeroje Bujar Nishani.keni per te pare regjimin e Saliut.Nuk keni pare asgje deri tani.Marku hodhi pak balte ne xhaketen e Baces,per te legjitimuar tonellatat e baltes qe jane ne pergatitje ne Laboratoret e ish-Sigurimsave kunder cdo zeri opozitar.Kunder PS-se,Bamir Topit,Kreshnik Spahiut e deri tek kryetari i PS-se se fshatit me te humbur te Shqiperise.
-Me keta 10-20 ish sigurimsa a simpatisante te tyre qe komentojne ketu me lart duke share,shpifur,e uluritur do te fitoi partija socialiste…?Ne terezi i ka punet.Por ce do qe pupulli i nuhat shpifjet e genjeshtrat dhe e din se kush jane ata qe e urrejne demokracine…
-Per hapjen e dosjeve PD-ja ka hartuar dy here ligjet,por ka qene opozita qe e ka kundershtuar,ashtu cic kundershton edhe heqen e imuniteetit per deputetet.Kush eshte ay qe nuk i din keto?
Marku eshte kopje e Artan Hoxhes keto jan filma te vjeter qe zotnia na i cfaq per te rinj.Nuk mendoj se Mark Marku i ka seriozisht keto naze.
Marku eshte delenxhi i qelbur, si gjithe kjo maxhorance e peshtire.
Dalka i shqetesuar per votat ne 2013, kur ne fakt nuk ka asnje shqiptar me dy pare mend ne koke i cili do te donte qe te votonte per keta hajdute e vrases te qelbur.
Kurse ti Raimond ose je idiot ne katrore,me fal ne fuqi te pafundme ose je krejteisht i painformuar.Marku i ka marre 20 here leje atij burrit per te thene ato qe tha,me fal se harrova qe Marku nuk mundet te mendoje me koken e vete, ai burri e ka urdheruar te thote ato qe tha,duke filluar ‘reflektimin'(hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha)e PD-se.
E ka kuptuar edhe diktatori Berisha se stonon edhe me partite e tjera te rregjimit,pasi nuk ka nje te dyte ku te mos kete asnje mendim te ndryshem nga ai i kryetarit as per skuadrat e preferuara(sic i beri tifozat e italise me spanjen;e tha vete mostra),prandaj nxjerr Markun per te nisur reflektimin e PD me pak se 1 vit nga zgjedhjet,nderkohe qe Marku vete ka aderuar ne PD pas 97 dmth pasi shefi i tij kish djegur njeher Shqiperine,por edhe pas Gerdecit,dhe tani ne 2012, flet per reflektim!!!Dyshoj se je kaq i painformuar Raimond,por je ose IDIOT ose lajkatar i PESHTIRE.
Kur Genocidisti i Vicidolit , shtyp Opoziten, neperkemb Prokurorine e Shikun e ate fare Presidenti, Imagjinojeni cfare u Ben Pe De is tave ! Keta duhet me morr si gjenerali I Gerdecit, strehim politik!
REspect!
Mark, mos llap shume se Berisha te tredh.
Mark duhet te kuptosh nje gje, e para vendi jot seshte ne PD, e dyta ti smund ti japesh keshilla dhe mendime Sali Berishes dhe PD per reformimin e tyre, pasi e kane bere te tjere para teje dhe kane perfunduar jashte saj,e treta fiton apo humbet PD ti sdo jesh as pjese e strukturave te saj as pjese e listes se deputeteve, e katerta ik sa me shpejt prej aty qe te mos harrohesh, ndryshe eshte njelloj sikur sishe.
Mbas asaj qe ndodhi me zgjedhjen e presidentit, cdo njeri qe ka nje njohuri fillestare ne palo-politiken shqiptare e ka pritur nje perplasje te tille brenda PD. Kjo nuk eshte nje perplasje idesh apo principesh,aq me pak nje tentative e nje personi periferik brenda PD sic eshte Mark Marku per te shendoshur PD, por eshte nje perplasje klanesh dhe spiuneshesh brenda ketij stani kriminelesh, spiunesh, tradhtaresh dhe hajdutesh. Sa per zotin Markun do thoja qe duke qene nje nga sahanlepiresit me te devotshem ne kete parti , pa pritur kerkon te shfaqet si je disident , qe do te rithemeloka nje parti qe kurre nuk u themelua si e tille( secili e ka te qarte se si eshte zgjedhur Berisha kryetar ne 1990).Mendimi im eshte qe Mark Marku po perdoret nga klani J.Topalli (si nje ushtar ne lojen e shahut) ne rrugetimin e saj te gjate per marrjen e kreut te PD pas zgjedhjeve te 2013.Jozi nuk mund ta pranoj talljen qe i beri Berisha ne lojen e zgjrshjes se Presidentit, duke thene qe doja JOzin por me pas zgjodhi nje ish oficer dhe nje ish kamarier.Pamvaresisht nga sa permenda me lart , zoti Marku ja vlen te pergezohet per guximin e tij prej marjonete dhe uroj qe se shpejti te mos lexojme ne faqet e gazetave per ndonje aksident te mundshem automobilistik apo te ndonje lloji tjeter qe mund ti ndodh atij.
Eshte teper vone z.Mark kjo e folura juaj SOT per te bere skanerin e PD.
Ju keni qene ushtari me i bindur i PD per te vjelle vrer dhe per te baltosur gjithcka ne studiot TV kunder PS.Ju keni nivelin e nje intelektuali medioker dhe te nje servili kopuk.Ju po ndjeni eren qe po fryn dhe ajo pa meshire do ju perplase ku ju nuk e merni dot me mend si nje tellall i rregjimit( se keni qene si palo shkrimtar )ne gazeten DRITA,NENTORI,ZERI I RINISE etj dhe sot jeni soji i F.Cupeve e Co.
Qe te nxjerresh konkluzion se sa i meritueshem je per bemat e tua, lexo zoteri komentet qe do te behen ne adrese tende. Ty zoteri as lumenjte e mbretit Avgjiu nuk te pastrojne ne llojin e m….ku ke rene.TURP.
Mark, te flasish te verteten ne demokraci, e ke lene “rrugen” e saje, prandaj bej si te tjeret zoteri, se te pret perfundimi i Brozit! Berisha ju lene ne forme studimi derisa jeni i kopromentuar, po, pastaj din ai se cfare bene. T’i ka mbledhe piket, nuk pyet per kreditin tend, por kur nuk e ngacmon, behet “babaxhan” dhe thote edhe dy te keshe si Marku nuk bejne dem, lere te marre nje rroge te jetoje se ne po vjedhim dunjane. Ai te ka lene deri aty sa nuk duron me as te djathten, por s’mundesh te shkosh dhe te qendra e re(FRD)-ja, as te e majta, se ke qene dakort me te tera krimet e Berishes, prandaj do te behesh si Zefi i Gjyktes se Larte. As nje zevendesminister sa Nikoll Lesi nuk te ka bere! Faleminderit!
epo dhe hipokrizia e ka nje mbarim ta marr e mira..pak perfitime pate Marku nga pushteti i PD/se, pavaresisht studimeve serioze te tuat, a fole ndonjehere si anetar i bordeve me fondet e qeverise, e ke te drejten tend e te ispirosh ku te duash dhe te mbrosh familjen tende, po ky ze eshte i dobet tani, madje i mekur, se heshtja juaj kur duhej te punonit per te verteten vrau dhe mbyti zera e te tjereve qe e kishin mire te qarte e me pare kete nevojen e riformatimit apo si i bjen te rirehabilitimit, dite te mire
TE LUMTE PENA O MARK, ME MIRE VONE SE KURRE, POR BE EDHE CA SHOKE ME VETE DHE HIQENI BIRISHEN
O Mark , si njeri me kulture demokratike qe je,a mund te na thuash mendimin tend se i duhet te jete nje opozite e forte ne nje sistem ku kryetari yt ben edhe gjykates dhe ti nuk mban asnje qendrim?
Mark Marku po zbaton me perpikmeri fjalen e urte.
Me mire vone se kurre.
Eh mo Mark, Sali Berisha e coi vendin ketu ku e coi se kishte kartona ne parlament per te arritur qellimet e veta. Pendimi jot eshte pak i vonet. Gjithsesi verejtjet e tua kane vend, por nuk te shpetojne nga bataku ku ishe futur. Se e ke dhene voten si nje ushtar i denje.
O Mark,meqe je njeri me kulture ,a mund te thoni opinionin tuaj se si duhet te jete nje opozite e forte ne nje vend ku kryetari yt po ia shet Shqiperine Serbise?
me duket se berisha do te formoje kopin perseri vetem se kete here ka nxjerre markun si lider. si kujton ti mark ne jemi budallenj apo ishin budallenj ata qe jane larguar nga pd sepse kane ngritur zerin dhe kane thene pothuaj te njejtat gjera, ose me keq i kane menduar dhe s kane guxuar ti thone dhe jane perjashtuar. per mua duhet te pres reagimin e berishes. ti je i porositur nga ai pra pjese e lojes se tij per te lare duart para zgjedhjeve, je sapuni i berishes o mark. kush fle me kafshen zgjohet me pleshta. dhe nje tjeter qe ti besoj e di bucja nuk duhet te nderzehet me ujkun se i dhemb bytha kur te pjelle. te shkuar o mark
Plaku i ndyre nga vicidoli,per veten e tije i ka zdhukur dosejt,ne kohen e flliqsires gazi dedes,tani plaku shantazhon,poshtron te poshtruerit qe kane pranuar te behen spiuj,ku edhe sote ata flliqsira akoma vazhdojn te qendrojne ne kthtrat e tija poshtruese,ne qeverin,dhe administraten e emruar po nga ky flliqsire komunisti.Pore per ne eshte fatkeqsi qe si largojme dote kta plehra deri ne 2013,kto jane lojrat e servilve,te pa afteve qe pranojne e qendrojne,ne poshtrimin nga ky sharlatan i shemtuar.
Sali Berisha dhe Mark Marku jane e njejta gje.
Ai ha ku nxjerr p….
Keta nejrez kercenojne cdo gje shqiptare, ndaj u duhet dhene nje shperblim ekzemplar nga te gjithe shqiptaret.
ANALIZE : Dihet se me teper 80 % e Parlamentarve si te djathte ashtu te majte kane probleme me te kaluaren e tyre me ” dosjet “.
Marku i direkt eshte duke i bere presion edhe krahut te majte. Rrini urte se me dosjet qe mund t’ju hapim krijojme probleme edhe per ju !!!
O Mark po leri keto pislleqe, boll fatkeqesi i krijut Shqiptarve tuj i dal zot nje krimineli te semure. Po e qoni Shqiprine drejt kasaphanave te paimagjinushme !! Nga fundrrina si puna e juaj doli nje funderri Presidenti nje rreshter i diktatures, me mbiemer te fallsifikuar Nishani apo Mehmeti. Qe eshte edhe me rraporte mjeksore. E natyrisht do e kete dosjen sa nje mal ne arshivat shtetrore si spiju e si burre i mire.
Ka ardhe koha per groposjen e PD e te atyre qe e krijune kete parti moster. Qe me sa duket tash po perfundon si PPSH.
M.Marku reflekton drejte dhe duhen vleresuar kritikat e tij. Gjithemone eshte dalluar si nje njeri korrekt, i shtruar, i drjete dhe i ndershem. Me butesi dhe maturi gjithemone e ka thene fjalen e tij. Nuk eshte nje palaco politike, ndonese jeton ne nje mjedis “demokrat” shume konservator dhe hakmarres.Per ato qe ka pohuar, Berisha te lancon, te cileson armik te partise dhe te zhuk nga lista e deputeteve. Dhe keto Marku i ka marre parasysh. Prandaj mos e gjykoni padrejtesisht deputetin Marku.
Po bie ciftelia
Naten deri von
Flet Mark Marku
Bukur ligjeron.
Me degjoni mua
Thot me krenari
Jemi te mbaruar
Pa zotin Sali.
Po u them dhe sot
si u kam thene nga hera
Faluni perendise
Qe e solli te dera.
Tani me degjoni
Se paskam gabuar
Kur cdo dite shoh Salen
Me dosje nder duar.
S’jane dosje pune
Jane dosje spiuni
Te shkretin Artan
Kjo dosje e zuri.
Erdha prap tu them
Me degjoni mua
PO vajtet pas Sales
Shkuat ne perrua.
Do shkoj te Bamiri
Si parti e re
Po i dham voten
Mbase ngel thel per ne.
Keshtu po bejne te gjithe
Keshtu do bej dhe une
Pervec se deputet
Nuk bej tjeter pune.
TE THEM TE DREJTEN KY MARKU PO ME KUJTON RAMIS ALINE KUR KOMUNIZMIT TE VJETER PO I VINTE FUNDI, E NJEJTA GJE PO JU NDODH EDHE NEOKOMUNISTEVE TE TANISHEM QE NDRYSHOJNE SI KAMELEONET PER TE JUSTIFIKUAR VETEN.NJERIU KA IDEALE DHE ATO NUK NDRYSHOJNE SIPAS INTERESIT.IDEALI ESHTE I SHENJTE DHE I PANDRYSHUSHEM GJE TE CILEN ZOTI MARK NUK E KA. TE TJERAT JANE LLAFOLLOGJI.
ORE NUK E KUPTOJ PD KA POTHUAJ 8 VJET NE PUSHTET,NUK TE SHKOJ MENDJA ME PERPARA SE KJO QEVERI PO I BEN GJERAT MBRAPSHT ,APO KUR E SHEH QE VARKA PERMBYSET O BURRA KUSH TE SHPETOJE.NJELLOJ SI RAMIS ALIA DHE SALI BERISHA KUR RA KOMUNIZMI.MJAFT SE NA DHATE BARKUN.
Po si nuk reflektove njecike me pare o Mark dhe kishit zgjedhur nje president te popullit dhe jo te saliut dhe te horrave qe i vijne rrotull?
Po mire mo Mark do ja parashtrosh shefit tend ato projektete e tua dhe shefi do te thote :Bravo Mark paske shume te drejte!Un jam nje qen bir qeni!
Po me keto pordha kujton ti se po shpeton lekuren tende qe vjen ere!!??
Apo KOP-it i doli boja dhe hajde te sajojme diçka origjinale!
Shko jep ndonje ore mesimi( te shkretet ata qe do shkollohen prej teje!) futi dhe nje tas kos dhe mirupafshim
Kush e di bythen e kujt po fillon te lepije ky Marku tani, se ate te Berishes e ka bere xix deri tani !!!!
akoma rron marku , me thane qe mori plevite te madhe ne te dya anet kur u mbyt lezha
Si ka mundesi marku i del kunder partise?