Një seri procesesh me të paditur deputetë socialistë. Një nga mënyrat për të bërë opozitën të heshtë: padit kur denoncohesh për korrupsion. Pjesën tjetër e mbyll gjykata që gjobit me dhjetëra milionë lekë opozitarët. Në gjykatën e Tiranës, standard i dyshimtë gjykimi, në të kundërt nga mënyra sesi vepron Gjykata e Lartë. Një tjetër skandal juridik në drejtësi, ku peshorja e saj është prishur përfundimisht. Ruçi: “Nuk harrojmë”!
Nga Lorenc Vangjeli
Revista JAVA
Të gjithë në rresht. Të gjithë të pandehur. Kush thotë se në Shqipëri ekziston kultura e mosndëshkimit të politikanëve, e ka pjesërisht gabim. Ky togfjalësh duhet të rikompozohet. Politikanët nuk ndëshkohen sa kohë janë në pozitë. Kur vjen radha të jenë në opozitë, sistemi gjyqësor vepron me saktësinë e bisturisë së kirurgut. Pret thellë. Edhe pa anestezi. Mbi të gjitha, operon me dy standarde. Mbi dhjetë deputetë të opozitës janë përfshirë në një kalvar procesesh gjyqësore, përgjithësisht të akuzuar për veprën penale të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës. Vendimet gjyqësore për ta? Fajtorë! Ndëshkimi? Dhjetëra milionë lekë gjobë. I fundit në radhë, por jo i fundit që ka provuar një fat të tillë, është Saimir Tahiri, deputeti socialist, kryetar i PS-së për Tiranën, i dënuar me pesë milionë lekë gjobë në këmbim të shpifjes dhe fyerjes që gjykata mendon se ka realizuar në dëm të dy fëmijëve të kryeministrit. Një shumë pothuaj sa rroga katër vjeçare që Tahiri do të ketë marrë muaj mbas muaji në cilësinë e tij si deputet. Në fakt pati fat: në padi i kërkohej të paguante një shumë gati dyfish më të madhe.
Bashkë me Tahirin, lista e deputetëve socialistë të zënë peng në procedurat gjyqësore shtohet me emrat e Shega Ligorit, Mimi Kodhelit, Olta Xhaçkës, Vasilika Hysit, Ermonela Felajt, Erion Braçes, Eduard Shalsit, Taulant Ballës, Artan Gaçit, Eltar Dedës. Një listë e pambyllur, e cila parashihet të rritet edhe më tej për shkak të ashpërsimit të pritshëm të temperaturave politike në vend. Për shkak të një teknologjie tashmë të kuruar në detaj nga maxhoranca dhe me një aleancë të “çuditshme” me sistemin gjyqësor: çdo akuzë për korrupsion, me emër e mbiemër për përfaqësues të saj, do të dërgohet në gjykatë me pretendimin se është konsumuar shpifje.
Si nisi dhe si nuk po mbaron?
Në verën e dy viteve më parë, në mënyrë absolute për të parën e ndoshta të vetmen herë në 20 vjet, opozita socialiste mundi të marrë iniciativën e denoncimit të korrupsionit. Në korrik e gusht 2010, mbasi kishte provuar të gjitha mjetet që kishte në dispozicion dhe që demokracia vë në dispozicion të luftës politike, përveç votës, që nga bojkoti i Kuvendit për rezultatin e kontestuar të zgjedhjeve dhe deri tek greva e urisë që kërkonte hapjen e kutive të votimit të përgjithshëm të vitit 2009, opozita ndryshoi taktikë. Ajo nisi të godasë në zemër të imazhit të hershëm antikorrupsion që kishte mundur të ndërtonte maxhoranca e Berishës dhe duke dëshmuar se, sipas të vërtetës së saj, kjo shumicë, kishte instaluar një kulturë të egër korruptive me përfitim të të mirave publike, me shpërndarje pronash, pasurish e koncesionesh si shpërblesa, në tendera të paracaktuar në fusha të ndryshme. Ekonomia, kryesisht me koncesionet e hidrocentraleve, shëndetësia me blerjen e medikamenteve, industria e minierave, nafta e kromi, licencat e ndryshme, arsimi me shtypjen e teksteve shkollore e kështu me radhë, u bënë targete të goditjeve të ditëpërditshme të deputetëve socialistë që furnizonin ditë mbas dite publikun me të vërtetën e ndryshme: anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të PD-së dhe të afërm të tyre, po pasuroheshin në mënyrë marramendëse. Në vjeshtë, largimi i një anëtari të kabinetit qeveritar, ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, afroi një tjetër valë akuzash të forta që dëshmonin thellësinë e fenomenit që Berisha dikur e denonconte shumë egër.
Nga ky moment, në ndihmë të maxhorancës, u kërkua dhe u vetafrua si aleat në luftë kundër akuzave të opozitës, asgjë tjetër përveçse gjyqësorit. Një lëvizje e mençur e maxhorancës, që në sinkron me ashpërsimin e akuzave ndaj saj, nisi një serial padish për shpifje për deputetët akuzues socialistë. “…paditësja ushtron funksionin e deputetes dhe përhapja e fakteve të pavërteta karshi saj ka cenuar rëndë personin e saj duke cenuar jo vetëm ndjenjën që ajo ka për personin e saj (cenimi i nderit në kuptimin subjektiv), por edhe konsideratat që të tjerët kanë për paditësen (cenimi i ndertit në kuptimin objektiv), pra, kanë dëmtuar reputacionin dhe imazhin e saj si përfaqësuese e popullit”. Ky lloj formulimi juridik, do të bëhej formula që do të hidhej shumë shpejt në kurriz të shumë deputetëve të opozitës, shoqëruar me një faturë të kripur financiare në dëm të tyre. Në këtë kohë, të paktën një nga deputetet e PD-së, më e goditura nga akuzat e socialistëve, për histori që ngrenë dyshime për përfitime nga ajo dhe familjarë të saj, ka kërkuar dhjetëra milionë lekë dëmshpërblim nga akuzatorët e saj politikë. Madje, ajo ka paguar rast pas rasti, edhe shumën prej tre për qind të parave që lejojnë nisjen e procesit. Gjithashtu në vlerë prej miliona lekësh. Mbas dy vjetësh, tashmë, nga gjykatat ka ardhur momenti që ato të japin vendimet e tyre. Të gjithë në sinkron: je në opozitë? Paguaj se je fajtor!
Në të njëjtën kohë, në anën e kundërt të segmentit, edhe opozita ka iniciuar një seri procesesh për të njëjtën akuzë, shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës. Targeti i këtyre akuzave ka qenë kryeministri i vendit, Sali Berisha, i paditur që nga Edi Rama, kryetar i PS-së, nëna e tij dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në jetën e vendit, biznesmenë të njohur.
Ky është dhe momenti më interesant i kësaj historie: në të njëjtat rrethana dhe në të njëjtat situata, gjykata e shkallës së parë në Tiranë dhe Gjykata e Lartë, kanë dhënë vendime kundërthënëse. Nëse gjykimi rishtar në gjykatën e shkallës së parë i ka gjetur përgjithësisht fajtorë socialistët, në Gjykatën e Lartë, ndaj kryeministrit janë pushuar të gjitha çështjet.
Deputetët nën akuzë
Rekordin e mban Saimir Tahiri, i dënuari i fundit nga gjykata e Tiranës. Ndaj tij janë në vijim gjashtë padi. E fundit, duhet t’i kushtojë 5 milion lekë. “U gjykova dhe u dënova nga një proces i parregullt gjyqësor, nga një farsë e dirigjuar nga jashtë gjykatës dhe e vënë në skenë nga një gjykatës i vetëm, vetëm pse kam shprehur shqetësimet e mia mbi korrupsionin. U dënova sepse besoj se ky vend mund të jetë i lirë, ku pushteti t’u shërbejë qytetarëve dhe ligji të ndajë të drejtën nga e padrejta”, thotë Tahiri. I cili shton se një gjë e tillë nuk ka mbaruar ende. Se çfarë ka parasysh me një gjë të tillë, ngjan se e shpjegon qartë kryetari i grupit të tij parlamentar Gramoz Ruçi: “Kush ka menduar se do heshtim, ka bërë llogaritë gabim. Kush ka menduar se do na përkulë, ka bërë llogaritë gabim. Kush ka menduar se duke i bërë shërbimin pushtetit sot, do ia hedhi paq nesër, i ka bërë llogaritë gabim”, thotë Ruçi.
Mimi Kodheli, socialistja tjetër, është paditur nga kolegia e saj e PD-së Albana Vokshi. Histori koncesionesh për hidrocentrale. Gjykata e shkallës së parë e ka konsideruar fajtore Kodhelin dhe e ka ndëshkuar me 2.5 milionë lekë gjobë, të cilat ajo do të duhet t’ia paguajë zonjës Vokshi. Për momentin çështja është në apel, por ka dhe një risi të fundme. Zonja Vokshi është tërhequr nga kërkesa e saj për këtë shumë parash dhe ka kërkuar vetëm dënimin e zonjës Kodheli dhe detyrimin e saj për të paguar vlerën simbolike prej një euroje. Kodheli thotrë se: “Një e keqe e madhe e ka zënë për fyti këtë vend. Edhe sistemin e drejtësisë. Dhe çështja ime nuk është një bast juridik, ajo është një sfidë për të gjithë shoqërinë shqiptare që po e mbyt korrupsioni dhe padrejtësia. Dy sëmundje që kurohen vetëm me ndryshim politik, me ndryshimin politik që do të vijë shpejt”, thotë ajo.
Vasilika Hysi, në të njëjtat rrethana është në proces e sipër në gjykatën e shkallës së parë. Hetimi gjyqësor ka nisur që prej gati dy vjetësh, por ende nuk është mbyllur.
Albana Vokshi ka mundur që të bindë gjykatësit në Tiranë edhe se Eduard Shalsi i ka rënë në qafë dinjitetit dhe reputacionit të saj. Që të lahej me të, i ka kërkuar gjykatës që t’i marrë atij nga xhepi plot 70 mijë euro. Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë e dënoi Shalsin me vetëm një milion lekë, por nuk mbaroi këtu. Gjykata e apelit e riktheu çështjen për rigjykim sërish në themel me pretendimin se ishte cënuar parimi për një procesh të drejtë e të ndershëm ligjor. Aktualisht, ndaj këtij vendimi, paditësja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Erion Braçe është “i humburi” tjetër me zonjën e hekurt të PD-së. Akuzat e tij politike dhe direkte për parregullsi me kompaninë Stream Oil dhe lidhjen e familjarëve të Vokshit me të, sipas gjykatësve në Tiranë, kanë qenë shpifje dhe fyerje. Atij i kërkohet nga gjykata të paguajë një milionë lekë. Sesa ka ndikuar një vendim i tillë tek deputeti luftarak socialist, kjo është një histori tjetër. Braçe është nga politikanët më aktivë në denoncimin e korrupsionit që beson se konsumohet në maxhorancë duke nisur që nga akte të dyshimta me pasuritë minerare, naftë e krom e deri së fundmi, tek lotaria kombëtare.
Artan Gaçi është deputeti tjetër i paditur nga zonja Vokshi. Raundin e parë të përplasjes juridike me të e ka humbur dhe gjykata ka vlerësuar se duhet të paguajë dy milion lekë. Çështja është aktualisht në apel.
Ish-prokurorja Ermonela Felaj, ka një kalvar edhe më të gjatë me sistemin. Fillimisht ajo është paditur nga ministrja Majlindja Bregu për problemin e hidrocentraleve të dhënë me koncesion, në të cilët kanë përfituar të afërmit e zonjës Bregu. Në momentin e parë është vendosur mosfillim i procedimit penal. Më pas është paditur nga dy biznesmenë, me padi penale në Gjykatën e Lartë dhe padi civile në gjykatën e Tiranës. Në rastin e parë Gjykata e Lartë nuk shënoi ekzistencën e elementëve të veprës penale, kurse në Tiranë, ajo u ndëshkua me një milion lekë gjobë. Aktualisht, procesi ka shkuar në apel. Një tjetër çështje e ngjashme, e heton atë së bashku me kolegen tjetër socialiste Olta Xhaçka, paditur nga një i afërm i ministres Bregu. Fillimisht çështja u pushua për mosparaqitje të paditësit dhe tani është ripaditur sërish nga i njëjti individ.
Taulant Balla është deputeti tjetër socialist që ka tre çështje të njëpasnjëshme. Një ministër, Genc Pollo, një deputete, Albana Vokshi dhe një drejtues i lartë i policisë së shtetit, Agron Kuliçaj, kërkojnë që Balla të konsiderohet fajtor sepse i ka fyer dhe shpifur.
Shega Ligori, ish-gjykatëse dhe zyrtare e lartë në Ministrinë e Drejtësisë deri në vitin 2005, është kallëzuar penalisht për fyerje dhe shpifje nga ministri aktual i drejtësisë, Eduard Halimi. Dy juristët, sidomos në mbledhjet e komisionit të ligjeve në Kuvend, kanë shkëmbyer shpesh replika të ashpra. Halimi është ndjerë i fyer, por nuk ka menduar kështu Gjykata e Lartë që e ka konsideruar pa faj deputeten socialiste.
Shpifja dhe fyerja e pretenduar se është konsumuar nga deputeti Eltar Deda është ende në proces dhe nuk ka një vendim përfundimtar.
Kur akuzohet Sali Berisha
Nëse quhesh Sali Berisha dhe je kryeministër i vendit, automatikisht je i pafajshëm përpara çdo akuze. Të paktën kështu mendojnë gjykatësit në Shqipëri. I paditur disa herë, për të njëjtën akuzë, shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, duke nisur që nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama, Sali Berisha ka mundur të mos ketë asnjë çështje të hapur në dëm të tij. Edhe kur toni e fjalori i tij, edhe kur akuzat e tij kanë qenë të shkallës sipërore. “Së bashku me një kupolë mafioze që ata drejtojnë, kanë vendosur të mos njohin legjitimitetin e zgjedhjeve, …. Këta punistë dhe mafiozë, … duan t’i imponojnë pushtetit legjitim të dalë nga vota juaj e lirë. … kërkesa ultimative e …, kërkon të bllokojë … rrugën drejt Evropës, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit. … ky grup punistësh nuk udhëheq Partinë Socialiste, por udhëheq klanet e mafies më të rrezikshme në Ballkan, që e ka shndërruar Tiranën në një lavatriçe gjigande parash të pista…”. Akuza që nëse do të vërtetoheshin, do të mjaftonin ta mbyllnin përjetë të akuzuarin mbas hekurave të burgut. Por që në të kundërt, do të bënin të dënohej artikuluesi i tyre. Në fakt, për Gjykatën e Lartë, nuk ka ndodhur as njëra dhe as tjetra. “Duke iu referuar doktrinës juridike të përpunuar nga GJEDNJ, në vendimet e marra prej saj në raste analoge, doktrinë e cila është bërë gjithashtu pjesë e doktrinës sonë juridike, në vendimet e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë për raste të ngjashme, veçanërisht me vendimin nr.7 të vitit 2010 të Kolegjit Penal, evidentohet se “edhe në rastet kur evidentohen cenime të së drejtës së individëve të caktuar për shkak të retorikës politike, në çdo rast liria e shprehjes ka prevaluar në raport me të drejtën e cenuar….” “…deklaratat e bëra nga Kryeministri Sali Berisha, në parlament dhe në konferencën për shtyp, janë pjesë e debatit politik, opinione dhe gjykime këto të shprehura brenda të njëjtit kuadër, duke mos bërë të mundur që ato të formojnë elementet e veprës penale të “Fyerjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal. Në konkluzion të sa më sipër, deputeti dhe Kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale “Fyerja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal, pasi e mbron neni 73/1 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”. Fiks, e kundërta e logjikës që është përdorur për deputetët socialistë kur gjykatësit e shkallës së parë në Tiranë i kanë dënuar duke i gjetur të gjithë fajtorë. Dy standarde në dhënien e të drejtës? Kjo ngjan se nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të thuhet që në Shqipëri nuk ekziston kultura e mosndëshkimit të politikanëve. Me kusht që ata të jenë opozitarë. Dhe kështu, do të jenë edhe fajtorë. Në rastin e tyre, deklaratat e bëra në parlament, në konferenca shtypi, nuk janë pjesë e debatit politik, nuk janë opinione dhe gjykime dhe si të tilla, ato formojnë elementet e veprës penale të “Fyerjes për shkak të detyrës”. Kështu kanë vepruar gjykatësit e shkallës së parë në Tiranë, me standardin e tyre të dyfishtë, të pavarur nga ligji dhe e vërteta.
U VRANE 4 veta ne mes te bulevardit, e nuk u denua njeri.cili ligje funksionon ne shqiperi???????????????
Vetem keshtu zgjidhet kjo pune o opozitare! :
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html
Kush din tê na tregon se si ka mundêsi qê kêto fytyrat e pandehura siper jane deputete me te pasurê ne Parlamentin shqiptare edhe pse kan afro 8 vite ne opozitê?
Futja pordhes maloko. Pyet iher katnaret e tu se kush jane me te pasurit
OU vertet????
Po ti llogarin e pasuris se ktyne e bo nga djepi i Sal Berishit, kryemaskarait e hajdutit te ketij vendi.
Kjo ty te ben minimumi hajdut edhe vete, per te mos then kriminel si Berisha – pse te kujt ishin pasurit e vokshit, apo meqe bashkjeton nuk paskja nje llogari.
Ne mos i shitur je sylesh, prandaj njelloj, ik qe ketej e lupiju hajdutve
T’a shpjegoje une ty,o malok derri,megjithese eshte e panevojshme te marresh seriozisht ty,o Koktrash.
Te gjithe politikanet(majte+djathte),duke qene ne ”Maje te Piramides”(menyre figurative e te shprehurit,mos kujto se jam tu fol per Piramiden qe ju malot e keni si vend Referimi dhe Takimi ne Tirane) kane akses ne informacion,i cili ne shkembim eshte Para.Per rrjedhoje te gjithe politikanet kane mundesi me bo pare,por te ”Majtet”,duke qene ne Opozite e kane me te veshtire te fshihen prandaj edhe Deklarojne komplet te ardhurat e tyre nga frika se mos po i telendis ajo Kurva e Vicidolit.Ati yt shpirtror.
Ndersa te ”djathtet” dhe komplet politikanet qe jane ne ”koalicion” me BARBARIN e Vicidolit(Atit tat shpirtror+biologjik,ndoshta,megjithese une besoj se nuk eshte nga ata ai topefishkur qysh ne rini) nuk e rruajne trapin hic me u fsheh,pasi e para i kan leket te depozituara ne Banka jashte vendit dhe e dyta jane ata vete qe vendoset se kush duhet me u Kallzu,Perndjek dhe Diskretitu ne emer te ”luftes kunder korupsionit”.
A e kuptove,tani,o Koktrash malesh e shpellash?!?!?!?!?!?!?
Ptu…u,race e keqe.
Eh mer Lorenc, leri fjalite terkuze.
A nuk ishe ti qe more ne mbrojtje te bijen e Shpresa Becit?
Gjera qe dihen ato qe shkruan. Ke harxhuar boje kot.
Me llogjiken e gjykimit te gjykates se larte, te gjitha keto “demshperblime” do rrezohen kur te vijne aty pas apelit.
Pastaj kur “qente” te dalin ne opozite, do shikoni gallate
po po klaus, “Jam ne kundershtim me parafolsin dhe me te gjithe ata qe flasin, dhe ne te njejten kohe nuk kam asnje mendim” puna jote
Ku pyet Saliu per Konventa. Ky ka marre peng nje Shqiperi, spo merr peng 63 deputete. Kjo eshte me e pakta qe mund te behet.
KUSH mund ti denoje ‘BURRAT E SHTETIT’????????.LIGJET jane qe te fusin popullin ne ‘VATHE’.
O Lorenc, pse mere me te vdekurit pa u futur ne dhe. Ata pra, opozita tone e dashur ka frike nga hija e saj, pa kur degjone zerin e kokosh Saliut sruket dhe heshte. Nxite sa te duash u ngopem me te, merr nje aksion dhe lere ne mese. Mos valle populli do te degjoj opoziten si i bie fyellit ne nje vrime vazhdimisht pa konkretizuar asgje.
Ne kemi nje kryetar te opozites qe dhihet per tu takuar me Brishen, ky Rama, e tregoj kur ishte momenti i zgjedhjes se presidentit. Pra opozita dhe shqiptaret jetojne ne kulm duke degjuar denglat e benglat e nje opozite qe nuk din te organizoje nje popull kunder Berishes. Fatos Nano boll legen eshte, por ama organizimi i tije kunder Berishes ishte me sukses duke e ngritur popullin kunder Berishes.
E ngriti Fatosi popullin opozitar nga burgu i Bençes…. O ti i integrimit, po te mos ishin ‘piramidat’ qe kullufiten parate e hallexhinjve te Shqiperise Tosi do mbetej ne burg si Edmond Dantesi edhe kur te vinte ne pushtet PS me Ilir Meten e Hajdar Agen e gjithe te shiturit e tjere…Tosi do e shihte postin e kryeministrit vetem ne enderr. Edhe ne kete vere te nxehte, ai Fatosi qe thua zotrote ca nga depresioni prej vapes e ca nga halli vazhdon ti bjere cules ne nje vryme… Ka gjetur Edi Ramen si alibi duket ne siperfaqe…por ne kete territorin tone te vogel, “ku ne çdo kilometer katror ka nje deshmor te Luftes Nacional Çlirimtare” gelojne sherbimet e huaja, keshtu qe Fatosi si njeri pa dinjitet qe eshte i bie fyellit jo sipas ‘veshit’ te tij, por te nje partiture te paracaktuar….Eshte e qarte per gjithe shqiptaret edhe nderkombetaret sot edhe sa te jete ai vete ne jete qe Edi Rama nuk e do karrigen e pushtetit sa per tu ulur e pastaj ta rrotullojne ato sherbimet famekeqe si te duan….prandaj Tosi i sulet Edit per te bashkuar te majten “qe i qan zemra aq shume” sepse ate rol i kane dhene.
‘çou o shqiptar
prej gjumit çou’
Ne çdo pellembe toke ku shkelni e ne çdo gje qe hani e pini e vishni e flini e e e ….. keni gelltitur nje cope ‘dorezim pa kushte’.. Po pse çfare eshte pushtimi sipas teje? te drejtohem ty me emrin BERISHA LARGOHU HAPI RRUGE INTEGRIMIT. çfare kupton ti me integrim? Te thashe liqenin artificial per te ndertuar pallate ? te shemtosh vendin ne ate fare feje sa te te shtije friken? te mbivendosesh pronat si kaçurreli i telave qe varet rendom neper Shqiperi perpara çdo ndertese? te ngresh fabrika çimentoje mbi gjithe territorin? te shkaterrosh çdo dite token e bukes, qe shqiptaret te humbasin pergjithmone sovranitetin e ushqimit? te ngresh universitete private per te dhene diploma per te gjithe? te shkaterrosh burimet njerezore çdo dite e me shume? ky eshte integrimi europian?
O ti i integrimit! do te vije nje dite, sigurisht qe do te vije kur ata pak njerez qe e duan kete vend, do i drejtohen jo emocioneve te turmes, por ndergjegjes se tyre dhe gjithe keto shkaterrime qe kane nisur do te ndalen. Po sigurisht qe keshtu do te ndodhe sepse e verteta ka dale ne shesh edhe uji qe rrjedh prej burimit nuk mund te kthehet me mbrapsht ….
Turkoshqipfolesi Sali Berisha nuk po ben as me pak e as me shume se paraardhesi i tij turkoshaku Enver Hoxha!!! Vra e katranos cilin do qe te del kundershtar.Per 45vjt radhe bastardi turkoshak Hoxha vrau dhe masakroi gjithe kundershtaret e tij politik,gjithashtu shkerdheu edhe nje popull te tere duke i kethyer ne kinezet e Ballkanit….dhe si per te nderuar kete shkerdhim,gjysma e shqipfolesve u vaptisen me emerin bastard;Enver!!!!!
Nuk eshte rastesi qe te dy keta diktatore,jane shqipfoles myslimane!!
Para dy ditesh,Asaad u hodhi bomben bashkekombasve te tij ,madje ne nje ceremoni mortore,duke vrare te pakten 80 vete,mes tyre edhe femije.
Nuk ka asnje dallim mes ketyre arabeve,pavaresisht se c’gjuhe flasin….!
O z.Vangjeli
Po na i thuaj ato konvetat qe mbrojne mashtruesit dhe shpifsit e mos shko ma gjate?
Ne shqiptaret(nuk e di a je ti shqiptar)kemi nje proverb;Ma zi gergasi se dorasi;
Tung o komunist Vangjeli
Gjithnji e ma shumë po bindem se ti je i thartuem në tru. A ke kend me të çu në spital, more njeri?
gjyqtaret tregojne qarte qe jane vecse rrogetare te shtetit vegel te qeverise,,,
Ceshte kjo poshtersi ne ate te ashtuquajtur vend demokratik ku drejtesia eshte vene nen kembet e sali berishes,. Ne vend qe deputetet socjaliste te vleresohen per kontributin e jashtezakonshem qe bejne per te luftuar korupsjonin dhe te koruptuarit e pd. denohen se jane ofenduar vokshi me shoqet e saje. Per bemat e bera vokshi dhe nonje tjeter nga pd duhej te ishin me kohe ne burk dhe jo te kerkojne nder neper dyert e gjukatave te saliut. Ne ka njeri me te ndyreqe duhej ti vieshin hekurat ne sallen e kuvendit, apo ne mledhje te qeverise ai eshte sali ram berisha. Fyerjet dhe ofendimet e tije ja kalojne edhe rugaceve me injorante e te ndyre qe shajne dhe ofendojne njerez neper ruge apo vende publike. Drejtesia ne Itali, kroaci, Ukrahine e Rumani SKA PYETUR PER KRYEMINISTERA pore ju ka treguar vendin. ndersa tek ne drejtesia dhjet gjak nga frika e diktatorit sali berisha. per ta patur mire me saline denojne deputetet sosjaliste qe kerkojne te mbrojne pasurine e popullit nga mafjozet dhe hajdutet e pd.
Futja kot, Qeveriu vjedh, keta vazhdojn me opoziten.
Ky vend do merrte fund po te ngelte ndoren tuaj. ja qe nuk eshte ne doren tuaj, e shume shpejt as ne ate te Saliut
Thone qe saliu i ka te gjitha proçeset e mbyllura.Sot as nuk ke nevoje per dishmitar.Mjafton kaseta te shkoje ne prokurori dhe proçesi hapet ne çdo kohe. Thyerjet e saliut ne parlament i ka e gjithe Bota.
Nje pyetje kam per shqiptaret e thjeshte:Ku e gjene kete zgjuarsi dhe force? Mendoni se eshte forca dhe zgjuarsia e tije?! Ju keshilloj: Nje fshatar nga Viçidoli te kete kete zjuarsi dhe kete force? Kurren e kurres. Prapa tije eshte nje grup i madh specialistesh nga e gjithe Bota qe Paguhrn nga parat e taksapaguasit shqiptar. Ky grup punon per interesat e tyre ne dem te popullit dhe mban ne karrike sali Berishen.
Po ti o Ramy mos ju ke pare gje deklaraten e pasurise.Po pse ja fusni kot o burre i dheut bashke me Kelmendasin.Apo ju vjen keq se po shahen pjellat e Saliut dhe Vokshi me shoqe.Nuk shikoni se si padrejtesia dhe rrenimi jane ulur kembekryq,dhe neper gjykata vetem drejtesi nuk merr dot, pa le pronat dhe dinjitetin.Po cfare i ka ngelur opozites : te veproj se lene, te jape mend jo e jo, te demostroje e vrasin, te nxjere ne shesh bemat e qeveritareve e te flase e denojne me gjykate.NJe thirrje ju bej ju te dyve hajdeni jetoni ne kete atdheun tone te ndritur se do te ndjeheni mire, provojeni nje here, se te flasesh nga jasht eshte kollaj.
Ja fusin kot se ashtu ua do puna.
Dhe hjadutet dun me vaszhdu me vjedh.
Sali kriminelin ne krye e peraarap.
Po pse mo ”tani”,c’a prisje ti Rambo,Sharon Stone dhe Bill Clinton te ishin antare te PS-se????????
Une nuk i njoh ne detaje personat qe ti numerove,por nga distanca i kam pa si Qytetar Normal,me Dobsite e veta,por gjithmone brenda Kornizes se lejuar te te qenit Njeri dhe Qytetar.
Kush duhet me u bo deputet sipas teje,Kriminelet(nuk besoj se ndo1ri prej atyre qe numerove eshte i tille),Mediokret dhe Injorantet??????????????
Demokracija i jep te drejten dhe lirine e fjales cdo qytetari e cdo politikani,madje nuk i ngacmon edhe te shpifin kunder maxhorances ne pushtet e nuk i ngacmon,por kur ti vetem duke hamendesuar shpif per nje person te caktuar me emer e mbiemer,edhe per ate person ka ligje qe i jep te drejte te te padise shpifsin dhe te kerkoi te denohet.Nuk jane keshtu ligjet,o sh.Vangjeli? Atehere per c’arsye ankohesh ti?cilin do te mashtrojsh me ata lojra fjalesh qe na qendis,ashtu syperbysur?Nese i eshte bere gje e padrejte shokeve te tu,ka instanca te ndryshme te ankohen e ta gjejne te drejten,duke filluar nga prokurorija gjer te gjykata e larte.Nese “faktet”qe ato paraqesin jane te sakta nuk ka gjykate e burre nene ti hedhe poshte. Zoterijte e mesiperm paten marre superxhiro duke shpifur e akuzuar cdo kundershtare politik,me shprese se ne kete menyre po benin propogande.Kjo eshte alternativa e vetme e tyre per te bere politike:Gjenje e shpif….Alternative tjeter nuk njohin…
Ore qe duhen futur ne burg te gjithe deputetet, kjo sdo mend e as kalem, por edhe kjo moda shpif, shpif se dicka do ngelet ne fund duhet te mbyllet.
Persa kohe qe ti bene nje akuze ne publik te pambeshtetur ne fakte por te mbeshtetur ne perceptim/thashetheme (edhe pse mund te jene te verteta por te pavertetuara)atehere nese genjen duhet te paguash per demin qe ke bere ose nese i ke te vertetuara pala tjeter duhet te paraqitet ne gjyq dhe te marre denimin e merituar.
Kushtetuta parashikon pafajshmerine e personave deri ne momentin e marrjes se nje vendimi te formes se prere, pra edhe pse mund te akuzohesh per shume gjera ligjerisht je i pafajshem deri ne momentin e denimit te formes se prere.
Gjithashtu une jam kunder shkrimeve te gazetave me Emer Mbiemer dhe ne 5 gazeta gjen 5 versione te ngjarjes, automatikisht 1 thote te verteten. 4 te tjera trillojne ose me e keqja genjejne me dashje.
Cfare duhet te ndodhe ne kete rast??!! Te mos paditet gazeta se zvogelohet liria e shtypit??!!
qekur eshte liri shtypi te trillosh dhe te shpifesh per njerezit e jere??!! edhe liria ka kufizimiet e veta.
“Epoka para gjyqit”
-Dramë nga Ekrem Kryeziu. (dikur)
I shtypuri akuzohet nga shtypësi; gjobitet, arrestohet,përbuzet…
-Tragjikomedi nga saleh sulltani. (sot)
O lorenco ketij albumi I mungon vetem fotografia jote , dhe Erjon Velis e pastaj zbukurohet me shum karikatura e ps harrova , dhe e Sokol Balles