Rruga drejt pushtetit nuk është e thënë të jetë gjithmonë e mbushur me gurë, ndonjëherë mund të jetë krejt e butë. Mjafton të kesh aftësinë për të folur qartë dhe mbështetjen e duhur dhe ia del, edhe pse nuk ke ndonjë aftësi politike. Të paktën kështu ndodh në Meksikë ku të dielën 45 vjeçari Enrique Pena Nieto është shpallur president i ri.
Pena Nieto, një djalosh me sharm dhe një buzëqeshje që nuk i shqitet nga fytyra, e ka kthyer vendin e dytë më të madh në Amerikën Latine sërish në të shkuarën. Me të rikthehet në pushtet Partia e Revolucionit të Institucionalizuar.
Fati i Meksikës ka qenë në duart e kësaj partie për 71 vite. Dhe ajo e ka përdorur këtë fat në mënyrë të dyshimtë. Me sundimin e tyre nga viti 1929 deri në vitin 2000 lidhen manipulimi i votave, presionet, korrupsioni dhe kriza ekonomike. Por bashkë me të rikthehen kujtimet e një qeverie që dukej se përkujdesej për njerëzit. Autori peruan Mario Vargas Llosa e pati quajtur Meksikën e PRI “një diktaturë perfekte”.
Tani pas 12 vitesh në opozitë, ata janë sërish në pushtet. Lufta e presidentit në detyrë Felipe Calderon ndaj drogmenëve kontribuoi shumë në rikthimin e partisë së vjetër. Po ashtu mendohet se formula e suksesit lidhet ngushtësisht me perandorinë më të madhe mediatike në Amerikën Latine, Televisa.
“Televisa solli në pushtet Pena Nieto,” thotë Jenaro Villamil, gazetar dhe autor librash, që ka ndjekur ngjitjen e këtij njeriu nga një ushtar i thjeshtë partiak në president brenda dhjetë vitesh.
Formula ishte “fytyrë e bukur+ para+ televizion+ marrëdhënie publike dinosaurësh= fitore”. Dhe projekti kishte nisur që herët. Në Meksikë 70 përqind e njerëzve shohin Televisa, që transmeton telenovela e sport. Madje kur presidenti u martua në vitin 2010 me një aktore telenovelash, yllëzën Angelica Rivera, Televisa ndërpreu çdo transmetim për të sjellë dasmën live.
E kështu zgjedhjet u vendosën më shumë në TV se në kutitë e votimit.
Këtu përmbajtja nuk ka rëndësi, më shumë duhet forma. Këtë e tregoi vetë Pena Nieto kur ishte në një panair librash në dhjetor në Guadalajara. I pyetur se cilët janë tre librat e tij të preferuar, ai u vu në vështirësi. Fillimisht tha bibla, më pas heshti. Dy titujt e tjerë i bëri lëmsh. Madje edhe emrin e autorit të njohur meksikan, Carlos Fuentes, që u shua nga jetë para pak kohësh, nuk e shqiptoi si duhet.
*Përshtatur nga Spiegel
Qeka si Edi ky qe nuk mer vesh nga asnje lloj gjeje. Vetem derdellit kot me kot per te shty diten.
The pittore (jo pictore) – a ma ban nji nder?
Mos me shkrue ma n’gjuh t’huj!
Faleminers!
Edhe ky Meksikani flet per superfuqi enegjitike dhe brezare me ullinj dhe fruture, o katnaro? Po thuaj ti trap me zile si Dokotri yne zor se gjeni ne bote
Qenka si lul-hollandezi qe nuk i shqitet buzeqeshja nga turiri
sec me kujtoi lulen ky djali. plus edhe kjo formula media+para+marredhenie publike+fytyre e bukur. lum si meksikanet, le te dergoje dike prane bashkise qe ta mesoje sesi priten 768 njerez per kafe brenda vitit te pare te mandatit.
Epo do nderrohej edhe pushteti ne meksiske apo jo kishte 12 vjet ai tjetri, cfare donin te rrinin keta qe ishin 70 vjet te tjere. Keshtu sikur eshte demokracia apo jo?
TI MERE PIKTOR QE SHKRUAN PER EDIN SI NJE NJERI PA KULTURE,ME VJEN KEQ POR PER KETE TI EDIT SI VJEN AS TE THOI ,FLIT PER NDONJE GJE TJETER,SE DHE PREJARDHJEN E KA NGA NJEREZ TE SHKOLLUAR’KETU SBEJ FJALE PER PRINDERIT E TIJ POR PER GJYSHER E GJYSHE QE TI E TUJET MOR PIKTOR PO… NUK E DI NE SE DININ MESHKRU APO NGJYENIN GISHTIN,SE KESHTU JE MESUAR DHE TI
BARDI
fule,
ore ti,politikan i holle,sipas teje eshte gabim te mendojsh e te punojsh qe Atedheu yt te zhvilloi energjine e te ndertoi brezare me ullinj e fruta…?nga e zbulove kete “mrekulli” te mbrapshte ?