Spanja hyn në histori dhe shpreson të harrojë sadopak krizën

2 Korrik 2012, 09:55Politika TEMA
Spanja hyn në histori dhe shpreson të harrojë sadopak krizën

Gjatë ndeshjes, rrugët e kryeqytetit spanjoll, Madrid ishin thuajse bosh. “Na duhet patjetër kjo fitore, në mënyrë që të harrojmë sadopak këtë krizën e përjetshme,” thotë një fans.

Qendra e festimeve ishte zona e tifozëve në stadiumin Santiago Bernabeu, ku mijëra njerëz festuan fitoren 4-0 të spanjollëve. Në shumë qytete ishin vendosur ekrane të mëdhenj, për të ndjekur ndeshjen. Por festa e vërtetë planifikohet të mbahet të hënën në mëbrëmje. “Ekipi ynë ka bërë të lumtur miliona spanjollë,” tha kryeministri Mariano Rajoy.

“Sot i gjithë vendi është i bashkuar si asnjëherë më parë dhe gjithkush është në euro. Kriza? Askush nuk po mendon për krizën,” thotë Miguel Revert, një student 23 vjeçar.

Shumë njerëz valëvisnin në duar flamuj 2.50 eurosh.

Spanjollët kanë hyrë në histori me fitoren e djeshme, duke fituar tre turne të rëndësishëm rresht. “Duam të shkruajmë edhe më tej historinë,” tha Fabregas.

Heronjtë spanjollë do priten nga mbreti Juan Carlos sot dhe më pas do bëjnë një xhiro me autobus të hapur në rrugët e kryeqytetit.

8 komente në “Spanja hyn në histori dhe shpreson të harrojë sadopak krizën”

  1. fatmiri says:

    S’duhet te kete pergjigje. 4:0 eshte pergjigja qe kane dhene spanjollet. U lumte! Megjithate italia arriti shume.

  2. Spanja e meritoi fitoren. Jane me te miret, dhe do te vazhdojne te jene me te miret. http://mdcal.blogspot.com/2012/07/mdc-reagon-pas-deklaratave-te-topallit.html

    1. Argita_B says:

      Ky links qe sjell gjithmone nuk ka lidhje fare me artikullin ne fjale!
      Nese do qe ai blog te behet i njohur, vazhdo e puno apo paguaj google me para te te bej publicitet, apo gazeten Tema qe te te bej publicitet.
      Perndryshe nese çdo gje behet me hile, atehere dhe kredibiliteti i blogut bije dhe i humbet vlera e atyre qe shkruhen.

      Per sa i perket faktit qe do vazhdojne te jene me te miret, keshtu eshte thene dhe per hollandezet, brazilianet, gjermanet, francezet… pra te gjitha ata qe kane fituar. Asnje nuk mund te pretendoje te njohi te ardhmen, perndryshe do ishin bere te gjithe miliardere duke luajtur lloto.

      1. asdf says:

        @Argita_B
        Faleminderit per pergjigjen, kam pasur shume deshire tu kthej njehere pergjigje ketyre qe vendosin linqe blogu. Me kurseve kohe.

  3. kosovari says:

    spanja asht shum e mire por vec shqipmis se sales nuk ja kalon dot sepse sic ka than edhe sal kampioni ne jemi me te miret……
    a doni prova ?
    kthejini te gjitha rezultatet per se mbrapshi dhe do dali shqipnija kampione e shekujve..
    po pse per se mbrapshti do pyes njeriu..
    sepse ne shqipni cdo gjo per s’mbrapshti behet…
    edhe koka esht bishti ne shqipni..
    shifni edhe flamurin kombtar .
    a nuk ngjajne me dy copa bishtrash gjarpni ato kokat e shpendit te zi ?
    ose bishtra kucedrash… duke nxjerr nganje krimb te zi nga bytha………..

  4. TOTILA says:

    MBESHTES 100% -FATMIRIN- .SPANJA E MERITOI ,DHE FALE BARCELONES TE DYJA BASHKE PO REVOLUCIONARIZOJNE FUTBOLLIN NE NJE MENYRE TE PERSOSUR QE ASKUSH NUK E KA BERE ME PARE . JAM TIFOZ AZZURR ,POR SPANJOLLET ISHIN SHUME E SHUME ME LART. SUKSESE !!!

  5. Koloneli says:

    Po cfare revolucioni ore njerez. Ky eshte futbolli total qe solli Krojfi dhe e sintetizoi me tej Rijkaard kur qe trajner i Barcelones. Guardiola vec sa i shtoi elementin e merzitshem te tiki-takas horizontale. Por nuk mund te quhet Spanja qe 100 vjet i ka ra qimones shkolle futbolli. Italia po ka patur catenaccion, Brazili samban, Hungaria dhe Gjermania futbollin atletik, Argjentina futboll me te vertete spekaktel ne kohen e Maradones dhe Hollanda futbollin total. Spanja ka mare tek tuk andej kendej e po ben ekip. Deri dje lojtaret me te mire luanin me Brescien. Po jane Italianet koqe qe per hir te Juventusit shkaterruan cdo gje. Edhe dje e pagoi kjo “ItalJuve” e degjeneruar, sepse deshte me cdo kusht shtypi qe te luante krrici Chiellini, qe ti behej qejfi hordhive Juvetine. Pa u cliruar nga ajo familje diabolike dhe ai ekip famekeq Italia nuk do bej hajer.

  6. hahaha says:

    spanjollet fituan…what? bosat e fifes dhe bisneset si adidas dhe nike qe prodhuan dhe shiten artikuj sportive fituan nders akoma i kane llogarite bankare bosh dhe jane te papune .

    por ne fund te dites edhe iluzioni e ngop turmen per nje dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje