Spahiu: Bashkëpunimi me PS varet nga qëndrimi për reformën zgjedhore

1 Korrik 2012, 17:31Politika TEMA

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuqezi, ka deklaruar dje për “Shqip” se qëndrimi i kësaj partie për një koalicion të mundshëm opozitar para zgjedhjeve të vitit 2013 do të varet nga sjellja e PS-së për reformën zgjedhore.

Spahiu deklaroi se PS-ja dhe PD-ja “kanë treguar se janë të së njëjtës medalje. Ne shpresojmë që të reflektohen të gjithë faktorët opozitarë”.

Duke e shtjelluar më tej idenë e tij për këtë reflektim, kreu i Aleancës Kuqezi thekson se “Aleanca Kuqezi ka hyrë në luftën dhe në garën politike për të fituar dhe shkatërruar establishmentin PS dhe PD. Rinovimi i elitave politike, kufizimi i mandateve dhe bashkimi kombëtar, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëri-Kosovë janë prioritetet e qeverisë së ardhshme kuq e zi. Qëndrimi me partitë e tjera do të jetë në varësi të rolit kushtetues, moral dhe politik që ato mbajnë me reformën zgjedhore. Partia bolshevike e Berishës është në shkatërrim e sipër dhe ajo po ruan sistemin aktual. Nëse PS-ja bëhet pjesë e pazareve të Berishës do të ndëshkohet nga deti i votave kuqezi. Opozita duhet të kuptojë se i është nënshtruar Berishës në çdo marrëveshje dhe kjo e ka bërë që të jetë e ‘aftë’ të humbasë çdo betejë. Sistemi elektoral ka shkatërruar pluralizmin, por ajo do të groposë edhe dy partitë e mëdha”.

Kreshnik Spahiu i vë një kusht të fortë PS-së, duke i përballur një ambicie të aspiratës të saj për fuqi elektorale. Kreu i AK-së thekson se “ne jemi në luftë për të ribërë Shqipërinë në mentalitet, shoqëri, traditë, sistem, territor, institucione. Aleanca Kuqezi premton një Shqipëri larg fytyrave të urryera dhe ka në parim largimin e regjimit më të korruptuar, më të inkriminuar dhe më të vjetruar në Europë. Aleanca Kuqezi ka energjinë dhe kapacitetin e një gjaku dhe brezi të ri për një vend ku kthehen mijëra bashkëmoshatarë dhe të rinj që ndërtojnë Romën, Londrën, Brukselin. Ata duhet të ribëjnë së bashku me ne Shqipërinë, sepse duhet të hapë një kapitull të ri. Ne kemi alternativat për një Shqipëri ku të ndërtojmë treg të përbashkët mbarëkombëtar mbi nacionalizmin ekonomik, ku sektorët strategjikë dhe pasuritë kombëtare të administrohen nga shteti dhe jo kompanitë e demokratëve apo bizneset e socialistëve. Telekomunikacionet, miniera, puset e naftës, hidrocentralet etj., do të jenë pjesë e administrimit shtetëror dhe jo copëzime të sektorit privat”.

Por Kreshnik Spahiu duket se ka një strategji të qartë në kokën e tij për të arritur një triumf elektoral. Të marrë kryesisht votat e Partisë Demokratike. Ndaj, në deklaratën për “Shqip”, kreu i Aleancës Kuqezi thekson se “i bëjmë thirrje popullit që të mos jepet asnjë votë në qytete e fshatra për Partinë Demokratike, e cila plaçkiti Shqipërinë, e renditi vendin në listën e shteteve më të korruptuara për disa vite dhe për herë të parë në historinë e BE-së e la jashtë procesit të integrimit. 100-vjetori është viti kur duhet të pushojë së rrahuri zemra e lëvizjes më tradhtare të interesave të kombit shqiptar”.

40 komente në “Spahiu: Bashkëpunimi me PS varet nga qëndrimi për reformën zgjedhore”

  1. kelmendasi says:

    Ky sharlantani a pati thane se do largonte pd dhe ps nga pushteti?
    Po a thote kemi 1 milion antare qe i bie 60% e votuesve cfare i prish pune reforma zgjellore?
    Ky me sistemin aktual simas fjalve te tije per 1 milion antare ky merr 80 deri 88 depudet.
    Po ky a thote jam i djathet e koalicion majtas si Meta.
    O ky mashtrues ne marrt 2 apo tre depudet nga nahija e Rames se ma larg nuk shkon.Rama tash jau sheh hajrin mire ketije dhe partise se Topit lexoni Majkon.

    1. Vlora says:

      kreshniku duhet patjeter te beje koalicion parazgjedhor me PS, sepse ne rast se e mbeshtesim ne, jemi pikerisht dashamires te PS, por kjo sdo te thote qe ne do tja japim votat kreshnikut .

      votat tona edhe pse e mbeshtesim ak, jane per partine socialiste.

      keshtu qe nuk duhet te genjehesh o kreshnik, se do te kesh shume vota,prandaj leri kercenimet per berishen dhe futu ne koalicion me ramen,qe edhe ju te perfaqsoheni ne parlament edhe berishen ta zhdukni njehere e mire bashk me hajdutin meta.

      te gjitha ato forca politike qe jane sot, jasht litarit te berishes, duhet te bashkohen ne 2013,ne nje front te perbashket per te zhdukur te keqen meta-berisha nga shqiperia

      1. anti - grek says:

        Kreshnik je idhulli jone. vazhdo dhe mos u terhiq. berisha dhe rama e ndjejne rrezikun e aleances kuq e zi. Jemi me ju dhe votat tona jane per aleancen kuq e zi

    2. gallata says:

      Nuk di te shkruash,nuk di te shprehesh,nuk njeh respekt e tolerance,je akoma ne stadin e nje gjysem analfabeti e pretendon edhe te japesh mend ?!-Shqiperia do te shpetoje kur nyjet si ti te mbeten pakice,fatkeqesisht jemi gjithnje te fundit sepse ju(nyjet qe jepni mend) jeni shume dhe e doni shume bacen(baben).

    3. Edi Rama dhe ngjala e Metes says:

      kreshnik spahiu eshte shume i qarte ne deklaraten e tij. Rama te mos bej pazare per reformen zgjedhore me Berishen

    4. erjon says:

      kreshnik spahiu eshte i vetmi lider per te qene kryeminister i shqipetareve. ja paska permbledh mire edhe PD edhe PS

    5. edi says:

      INTERVIST BRILANTE. KRESHNIKU ESHTE POLITIKANI ME POPULLOR DHE ME I QARTE NE MENDIME. I KA MUNGUAR SHQIPERISE NJE INTELEKTUAL QYTETAR SE NA MBYTEN KATUNARET

    6. OLSI says:

      kreshnik ec perpara dhe mos u terhiq nga qente qe lehin. ke shume te drejte kur thua se Rama po ben pazare me Berishen. Aleanca kuq e zi duhet te dal forca e pare politike ne shqiperi

    7. artan vebiu says:

      Te gjithe jemi kreshnik. E duam aleancen kuq e zi te vij ne pushtet dhe te nxjer ne pension edhe berishen edhe edi ramen

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Ak-se i kerkoj qe te bashkepunoje me PS-ne per te larguar Berishen, kurse zhurma per bashkimin e shqiptareve e per ndryshimin e kufijve te behet vetem kur te gjitha shtetet e ballkanit te jene futur ne europe. Interresi i shqiptareve eshte largimi i Berishes!

  3. artur says:

    Pas zhgenjimit qe po sjell Edi Rama me pasigurine e tij,te shpresojme qe edhe Kreshnik Spahiu e ka levizjen e tij opozitare me ndershmeri dhejo si disa ish kundershtare te Sali Berishes qe jane bashkuar nen flamurin e rreckosur te kryehajdutit dhe kryetradhetarit te Shqiperise.

  4. Socialisti says:

    E po, po kendon edhe ky si gjeli maj plehut!
    O zot ç’po degjojme! O zoti Rama; ne qofte se Partia Socialiste eshte ne dore te ketij kacafiu, ne dreqte shkofshim ne si socialista!

    1. gallata says:

      Drejt, ne djall vafshi se moret me qafe gjithe shqiptaret me mareveshjet qe beni me berishen…ne djall vafshi mire e the !

  5. fiku says:

    kelmendas maloku qe asht duke jetue ne bruksel te belgjikes sigurisht si refugjat qe tan diten lan pjatat dhe asht nostalgjik i partise ultra te majte shqiptare te krijueme sipas porosise se shokut ramiz, pra te pedese po asht tu na tregue se c’ka asht ak dhe cka asht partia e ramizit e drejtueme prej saliut prej vicidolit. Tue jetue ne bruksel kelmendasi nuk ja ka idene se c’ka do me thane me te vjedh voten ne shqipni dhe pse te gjitha partite kerkojne reformen zgjedhuere. e pame te tane me za e me figure se c’na bani partia qe erdhi ne pushtet per me pastrue venin nga korrupsioni dhe mashtrimi me 8 maj kur i vodhi votat diten per dill.

  6. Hesapi says:

    Poshtersia me e madhe eshte koalicioni me PS.Me asnje koalicion,N.Q.S.doni te ruani pastertine dhe moralin qe deri tani AKZ ka demostruar.

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Per ti bere presion dy partive si dhe OSBE duhet qe AK te publikoje eksit pollet ( exitpolle ) apo e thene me thjeshte sa % e elektoratit Shqiptare do votoje per AK sikur votimet te beheshin tani ne Korrik.2012.
    Kjo eshte nje metode shume efikase qe perdoret.gjeresisht nga partite politike si dhe nga gazetaria qe merret me politike.
    Pozicioni i AK ne Shqiperi eshte i njejte me Levizjen 5 Yjet e Bepe Grillos e cila edhe se nuk ka marre pjese ne zgjedhjet e fundit per Parlamentin Italian nga sondazhet renditet e dyta pas se majtes PD te Bersanit. Ne vend te trete eshte PLD e Berluskonit qe rreth 8 muaj me pare ishte ne vendin e pare.
    Te nderuar drejtues se AK publikoni sondazhet e pastaj dhe platformen tuaj per zgjedhjet ne Shqiperi.
    Une nga sa lexoj dhe eksperianca e ime mendoj se rezultati i nje sondazhi te sotem do jete :
    PS = 41 %.
    Ak. = 28 %.
    PD = 18 %.
    FRD = 5 %
    Te pendjekurit = 5 %
    LSI = 2 %
    te tjere = 1 %.

  8. Qerramudhi says:

    Hahahahah Niku Leshe Xheli . Po ke ke votus ti femijet e klases 8 ????? Po ike ore se do te prishen floket . Cadren me vete mos e harro se bene shume vape tani e te digjen lesht , apo e perdore xhele vaje per brojte . Ste Pyeta Isha dje me ata dakllautet Came andej nga Konispoli ????

    1. Χριστίνα says:

      Vjerrsha e Andon Qurremadhit///
      _____________________
      Nje shami te vogel,
      Mora nga shtepia
      Qe te fshije me te
      Kto qurrat e mia///
      _____________________
      Qurrat me kenaqin
      Pse t’perdor shami
      Ne to une fuse gishtin
      Me pas e lepi///////////////
      ____________________
      Që te gjithe në shkolle
      Me thone qurranjos
      Se jam me i miri
      Pa behen xheloz/////
      _________________

  9. Delli USA says:

    Forcat politike dhe populli opozitar nuk e ka luksin e ger-mereve me njeri tjetrin,Shqiperia dhe shqiptaret kan nje hall te madh perpara,te shkaterrohet banda Berisha-Meta se po e rjepin vendin.Kjo dyshe jo vetem po vjedh cfar i ka ngelur Shqiperis, por jan gati dhe te japin pjese te teritorit per interesa pushteti.

  10. flamuri says:

    Ore zotri se shef qe nuk te do askush.
    Nuk ke asnje fije patriotizmi ne trupin tuaj.
    Eshte fillim e mbarim nje fytyr falco per te marr nje cop pushtet.
    Mos luaj me ndjenjta e kombit se te kane asnje borgj.

    1. ilirh;USA says:

      flamur me mir do te shkonte niku sali bytha berisha se sa flamur sepse kreshniku me plot te drejt e thot:100-vjetori është viti kur duhet të pushojë së rrahuri zemra e lëvizjes më tradhtare të interesave të kombit shqiptar”.e kjo levizje tradhtare e kombit shqiptar eshte pd ne krye trathtarin sali berisha

    2. Nik Kodra says:

      Ti flamur duhet te jesh me AK ne se e ke vertet emrin flamur!
      Si s’paska mbeshtetje AK!?! A i ke pare sheshet dhe sallat ku mblidhen antaret dhe simpatizantet e AK!? AK eshte nje shprese per Shqiperine. Aty po mblidhen te rinj te shkolluar dhe atdhedashes. Z.Spahiu, Z. Pasha, Z.Bashkurti, Z. Nezho etj jane sprovuar keto vite si opozitare me veprime te fuqishme dhe moral te larte qytetar per perparimin e vendit. Shpresa e Shiperise eshte rinia e shkolluar dhe patriote!

      Nik

  11. kreshnik cudia me e madhe 3 dit zgjat kjo eshte teoria qe sollen salistat.le te habiten .kujtojn se jan me finok se ne duke na ber shantazh.shumica e popullit te ndershem eshte kundra ketij mafiozo pushteti .aleanc e qart te gjith opozitaret e vertet qe duan te sjellin ndryshimin kjo eshte rruga e clirimit nga erresira qe na ka mbyll cdo rruge .un jam optimist nuk ja bej dot qefin ketyre mizoreve qe nuk shohin interesin e perbashket.

  12. emigranti says:

    zoti spahiu! mos u fry shume se do plasesh.jane ata PS dhe PD qe do vendosin te bashkpunojne me ty,dhe te vendosin kushtet e tyre dhe jo JU qe ti vendosni kushte atyre,duke u nisur nga deklaratat tuaje me lejo te te tregoje nje fabul:nje dite nje luan kapi nje mi dhe filloi ta shtypte me kembe,nderkohe miu po jepte shpirt dhe filloi te zgurdullonte syte ,por i hapi aq shume syte sa i terhoqi vemndjen luanit i cili e pyeti se pse i hap aq shume syte .miu i thote;po mendoje nga te te perplas nga kjo kodra majtas apo nga ky mali djathtas.ne kete moment luani e leshoj dhe miu shpetoj .por une nuk besoj se JU mund te trembni luanet e politikes shqiptare.

  13. mahmuti says:

    Ja foli edhe Flamuri se e ndien renien nga fiku te klanit te Vicidolit dhe qe dote marre fund pushtimi i durresit nga Salicet dhe Fasllicet dhe Flamuri sigurisht qe dote dale i papune dhe sdo ti ngele me asnje kocke qe ta lepije,she na vjen keq per Ciljeten e nates qe sdo te behet deputetja seksi e Salicit.

  14. Cakalli7 says:

    Kreshnik Spaihiu do bashkepunoje me PS kunder PD-se se Sali Berishes pashait turk ne shqiperi, kujt ja tregon keto perralla o boshnjak

  15. edmond says:

    duhet nje mbeshtetje e madhe qe te arrish te perfitosh nga patriotizmi i shqiptarve e te abuzosh ne kete mnyrem te. usa qendron pas ketij. mendoni pak o njerez. si doli nga asgjeja nje person dhe beri per veete gjithe ata shqiptare? mbase usa e ka perdorur si presion ndaj berishes dhe tani qe ka marre ate qe kerkon e shuan ak-ne ne kete menyre spektakolare. ak shpall koalicion te mundshem me ps dhe rrjedhimisht largohen te zhgenjyer mbeshtetesit e saj.

  16. dauti says:

    Ende nuk jam i sigurt ne se z Spahiu do ti relizoje ,madje i ka serjozisht ato qe thote dhe nderkohe nuk dua ta paragjykoj.Me shume me bejne peshtypje ata qe nuk meren me gjendjen katastrofike ku eshte shytur Shqiperia si moral njerezor e politik,si teritor e infrastrukture,me papunesi masive e kriminalitet alarmant.Nuk shqetesohen keta zoteri kur qeveritaret mburren me faktin qe shumica e popullsise se afte per pune eshte ne emigracion nderkohe qe me qetsi alarmante shkaterrojne cdo perspektive punesimi e mirqenje ne Shqiperi te cilen cdo dite e lene ne dispozicjon te monopoleve.Por, i shqeteson opozita dhe qendrimi opozitar, opozite e cila nuk ka c,te beje me vecse te mare armet per tu perballur me regjimin gjakatar qe sic tregoi 21 janari per te qendruar ne kembe eshte i afte te vras perseri.Keta pra nuk i shqetson aspak fakti se si po e drejton kete shtet kjo qeveri dhe ky kryeminister.Ndoshta hane nga pak corbe te prishur qeveritare nga fondet publike, sepse nuk mund te kuptohet se c,mund te presesh me nga kjo qeveri dhe nga ky kryeminister i cili vetem fatkeqesi i ka sjelle ketij populli dhe ketij vendi.Madje nuk kuptoj dhe disa gjoja kundershtare politik te kryeministrit qe i njohin ndonje merit ne demikracine shqiptare.Perkundrazi ai eshte shkaketari kryesor i keti degradimi te gjithanshem te Shqiperise e shoqerise shqiptare.Nga kjo them se jo vetem z Spahiu le te vije ne krye te qeverise,madje kushdo tjeter pavaresisht bindjeve politike mjafton te gjendet mekanizmi te largohet ky regjim gjakatar i cili dyshoj se mund te jete edhe antishqiptar,gje kjo qe e ardhmja do ta provoje…

  17. e verteta says:

    Llafet e shumta jane fukarallek, thote populli.

    Kreshnik Spahiu eshte vegla e Sali Berishes, per ti marre votat PS-se me 2013-en dhe gjithashtu ta shpetoj ate, po te mundet, nga drejtesia per krimet qe ai ka bere keto 20-vite.

    Sali Berisha nuk ka vetem Spahiun, por edhe Topin, Oketen dhe disa parti te reja, te cilat pritet te formohen si kerpudhat para zgjedhjeve parlamentare. Mos u genjeni nga keta, sepse ketyre nuk ju intereson as kombi dhe asgje, por vetem tarafet dhe fitimi personal. Per mendimn tim, ata qe do te votojne AKZ-ne, FRD-ne apo ndonje parti tjeter kotec, per te rrezuar Sali Berishen, do te zhgenjehen jashte mase, sepse votat e tyre do te shkojne faktikisht per te shpetuar Sali Berishen me 2013.

    Mbajeni mend kete gje!

  18. Gezimi says:

    Ne te vertete kjo eshte banda me e rrezikshme ne Shqiperi. Pa likuidimin shembullor te saj, e cila, sipas meje presupozon, shkaterrimin deri ne gen dhe nje autopsi jashtezakonisht te detajuar te pasurise, e cila nuk justifikohet me pagen, Shqiperia do jete gjithnje ne koma, dhe sigurisht, keto plage do i vuaj populli per dhjetra e dhjetra vjet. Ka ikur koha e konstatimeve, eshte momenti i veprimeve!

  19. Zgerbonja Perballe... says:

    Qe te ndryshojme vertet Shqiperine,te bejme aty,Romen,Berlinin,Parisin,Londren,duhet nje aleance e forte parazgjedhore opozitare!Natyrisht PS,ka ende c’te rinovoje,sepse prej saj kane dale mafjozet hajdute Meta me kompanine e tij mizerabile!Nuk kuptoj perse kerkon reforme zgjedhore qe varet nga PS,sipas z.Spahiu,kur dihet se mbi te gjitha varet nga Saliu!Nuk ka aspak nevoje per reforme,por per nje bllok te forte opozitar ndaj atyre qe me te drejte rendit AKZ dhe kane koke gjarperi qe duhet jo hequr,por shtypur me bashkim opozitar!Eshte tmerr te vazhdoje te qeveris ende Banda e Veriut(mos te ngaterrojme malesoret tane vigane)me maloke te Ramizit te shitur plotsisht per frenim te KOMBIT tone martir tek sllavogreket!PS vjen dhe nga Ramizi,por eshte shume me e paster,me atdhetare se banda e Ramizit qe me spiunet e sigurimit,vrasesit dhe interrnuesit e shqiptareve,komuniste e nacionaliste;i eleminoi me projekt te paster te mos shihte Kosova,Shqiperine e cila duhej te ishte nen lufte klasash,interrnime,ndeshkime,burgje dhe varferi te sketerrshme!Keshtu Kosova nuk mund te donte jo me Shqiperine e shqiptaret,por duhej te perqafonte Milloshevicin!Ne,populli,komunistet e thjeshte dhe atdhetaret qe u rroposen;por dhe nacionalistet jokomuniste e kemi pesuar,shenoheni mire,jo nga DIKTATORI qe e donte Kosoven,Shqiperine te pasur,(pruri Kinen ja perzune,orjentoi Gjermanine,(ku do ishim sot te ishim lidhur si orjentoi ai?)ja sabotuan!Cezarit t’i jepet cfare i takon Cezarit,thote nje proverb i lasht latin,dhe ne Diktatorit duhet ti japim cfare i takon,edhe gabimin tragjik te tij personal qe u kap rob,nga Banda e Veriut,agjenture e paguar sllave ne Tirane me drejtues,ne fillim Koci Xoxe(lexo librin me dokumenta sekrete te KGB,titulli italisht KGB)dhe pas shpartallimit te tij(Stalini njofton Diktatorin)vendoset drejtues Alia,me probabilitetin me te larte,nga cka ndodhur tragjikisht ne Shqiperi.Dhe Alia,solli Berishen dhe dergoi ne PD,skalionin e forte te sigurimit,mbeshtetesit e tij(ish sigurimi ndare ne dy pjese)dhe veshi me pardesy te bardhe jo rastesisht Berishen dhe te tjeret qe dihen!Eshte tragjik dhe grotesk opozicioni PD,ne ate kohe dhe ka plan afatgjate te mbetet,si mbeti zevendesi i Ramizit ne pushtet edhe duke vrare shqiptare e shitur detin!PS eshte krijese e reformatoreve te asaj kohe,plote urrejtje te drejte per ish shoket e tyre komuniste qe shkuan ne PD,pa ditur rolin e vertete te krijuesit te PD,Alise,i cili beri pluralizem me pardesy,jo per Shqiperine,por per te ndezur sherre dhe percarje qe Kosova te mos kujtohej te shkeputej nga Serbia dhe ish jugosllavia!Dhe pse nuk ja arriti me Berishen(qe kuptoi se plani zbulohej ndaj sulmoi Aline e shtrydhur dhe flakur prej Beogradit)Ka shume fakte te tregohet perse PD eshte nje parti e zeze e Shqiperise,nje parti vrasese dhe shkaterruese,si thote me te drejte Spahiu,gje qe nuk mund te thuhet per te gjithe PS,sepse PS ka bere qendrese vertete shqiptare dhe eshte masakruar nga Banda e Beogradit ne PD!Deri ketu ende Spahiu nuk ka shkuar,edhe pse dha shenje te mire me 17 janar,kur perkujtoi Skenderbeun vigan te KOMBIT!Aty eshte Spahiu,shqiptari i vertete qe mund te pres edhe nga themeli rrenjet e gangrenes UDB,ne Tirane qe u be me urdher parti politike dhe u emertua PD.Flamuri i kesaj partie,te isha drejtues i AKZ,do leshoja njoftim te digjej urgjentisht,sepse nuk ka asgje nga gjaku dhe sakrificat e shqiptareve te vertete,qofshin edhe komunistet nacionaliste qe donin Kosoven dhe bashkim me te,qofshin dhe ata qe sterviten e mbajten me financim Isuf Gervallen,Haxhi Zeken,Adem Jasharin,etj qe banda e Ramizit ne PD,jo rastesisht nuk i perkujtoje asnjehere!Perse?E thjeshte,te perkujtohej Isuf Gervalla,Haxhi Zeka etj,do te thosh te ndizej Kosova dhe te realizohej plani”Shperthimi”,te niste rruga e Bashkimit Kombetar!Jo rastesisht Berisha nuk ka kujtuar kurre Gervallen!Pas Gervalles eshte KOMBI dhe nuk mund te kete Serbi,ne Kosove!Pra eshte e nevojshme te kete perkohesisht,mundet nje opozite te jashtzakonshme pan Shqiptare,kunder partise me flamur te Zi,antishqiptar,PD dhe drejtuesit te saj vrases dhe antishqiptar!Po nuk u realizua ky front i gjere,si thote edhe Majko(inicues i rruges Kombetare dhe kryeminister ne kohe te nderhyrjes se Nato)nuk ka rrezim te Bandes se Beogradit,ndeshkim ligjor per vrasjet ne keto 20 vjet,ndeshkim per shkaterrimim e industrise,dhe sabotimeve per ikjen e Kines dhe sabotimin e porosise per Gjermanine!Duke pare thelle e analizuar faktet AKZ,ben detyre kombetare te rreshtohet ne aleance te forte me opoziten!Ky eshte edhe kushtrim kombetar per ardhmerine tone dhe brezave qe vijne,sepse,te jemi realiste,nese do te ekzistoje termi Shqiperi dhe shqiptare me kufije territorjale;,shteti dhe struktura e tij ne BE do te jete simbolizem rajonal,pa shume peshe nacionalizmi!…Zgjerimi i BE’ rrezon shtetet,por nuk shuan kurre popujt,gjuhen,kulturen dhe vendndodhjet e tyre!Eshte e rendesishme te shpartallihet banda me gjithe PD!Dhe kjo behet duke u bashkuar shqiptaret e vertete ne AKZ,PS e kudo qe ndodhen per te rinisur per formetim te ri RILINDJEN Shqiptare!

    1. e verteta says:

      Nuk rreshtohet AKZ-ja me PS-ne, sepse PS-ja e di shume mire se kush e krijoji dhe cfare perfaqeson AKZ-ja, dhe se kush eshte ne te vertete Kreshnik Spahiu!

      PS-ja e di shume mire, qe Kreshnik Spahiu eshte nje manivel i Sali Berishes, per tu perdorur nga ai ne ditet e hallit te tij.

      Nuk fitohet lufta ndaj bandes Sllavo-Serbe, duke rekrutuar dhe afruar ushtaret e tyre (te cilet eshte e sigurt, qe neser do te hane pas shpine) per interesat e ngushta fitimprurese personale. Kjo lufte do vendosmeri, dinjitet dhe idealizem per ta shtyre perpara kombin dhe kete popull te vuajtur dhe hallakatur, per te cilin PS-ja, ka nje pergjegjesi kombetare, dhe nje mision historik qe ta kryej, si e vetmja force politike Shqiptare, e cila ka brumin e duhur dhe kapacitetet per te mbrojtur dhe shtyre perpara Shqiperine. Kjo do te bej te mundur shkeputjen nga ndikimi Sllav, si dhe nga kthetrat e batakcinjve, te shiturve, mashtruesave dhe plehrave. Po te behet Shqiperia ashtu si e meriton qe te jete, nuk ka nevoje qe te mbeshtetet te askushi dhe gjerat do te shkojne aty ku duhet qe te jene!

      PS-ja, deri tani ka mbajtur nje qendrim korrekt dhe dinjitoz, sepse ata e kuptojne dhe e dine shume me mire se ne, se kush eshte Spahiu, Topi, Oketa e soji e sorollopi i ketyre kameleoneve, te cilet nuk kane bere asgje pozitive per kete vend te vuajtur, pervecse se kane perfituar prej tij. Dhe tani dalin edhe mashtrojne, per leket e sherbimit.

      Konkluzionet nxirrini vete. Komenti juaj me pelqeu sepse ke thene te verteten.

  20. Tropojani says:

    Kreshniku, i rrethuar nga ca pleq te rrufjasur (qe shpresojne te behen deputet), mundohen te indoktrinojne ca djem e ca vajza te reja, duke i ‘u vjedhin mashtruar me Flamur dhe “patriotizem”, me shpresen se do t’u vjedhin voten ne zgjedhjet e pritshme, pasataj do t’u thone: pirdhuni, se per kaq ju deshem.
    Mbani mend ne filimet e kesaj “levizjeje”? Prijsit e saj betoheshin, se nuk behej fjale per ndonje parti(!), ndersa me pas e nxoren koken: e afirmuan “levizjen” ne Parti Politike!
    A ka injorante qe t’i ndjek nga mbas keta njerez mashtrues?! Ka, mund te thote ndokush. Ne qofte se vertet ka, atehere le te shkojne.

  21. Ermal says:

    Kreshnik ne qofte se ju bashkohesh ketyre kanibalve te politikes 21 vjecare atehere ti na ke tradhetuar ne si anetare te AKse dhe kauzen tone. Perlyerja me anarkiste majtist apo djathtiste si puna e Edvin Rames, Erjon Velise qe njollosi imazhin e Shqiperise neper bote dhe me anetare te byrose politike Ruci, Skenderi dhe inertacionet e PDse ti nuk bene gje tjeter por na jep nje thike pase shpine. Kauza jone eshte te shporrim inertacionet politike 21 vjecare dhe jo te bashkpunojme me keto banda kriminale dhe tradhtare te politikes Shqiptare qe e kane katandisur Shqiperine qe 21 vite.

  22. kuq e zi says:

    un jam kane niher pere berishen por nuk jam ma se e kam pa qi qka te flet rrene.tash jame me ak se mendoj qi osht alternativa ma e mir per shqiperine.
    ktu mundeni mi kqyr nje video prej kreshnikut:http://www.youtube.com/watch?v=ll9hDQu4fkk

  23. Mentari says:

    Nuk besoj se do te ket ndonje shqiptar tjeter me fanatik sesa lenini Bolshevik sesa Kreshnik Spahiu.pOmore diletant Bolshevik ashtu eshte sic thua ti ktheje ekonomine e tregut shqiptar ne akonomi te centralizuar sic e kishim ne kohen e urise Enveriane se per ate ka nevoj sot shqiperia.Ore jo qe ti ke per te deshtuar plotesisht sepse ekonomija e tregut shqiptar nuk kthehet kurren e kurres me ne ekonomi te centralizuar qe prodhon vetem varferi e terror shteteror dhe asnje gje tjeter.E gjith bota e qyteteruar dhe e pasur ka arritur atje ku eshte nepermjet tregut te lire dhe jo nepermjet ekonomise se centralizuar sepse edhe ato vende qe ishin te cenralizuar eu larguan nga ajo ekonomi sepse e pane se cfar te ardhme kishte.kreshnik Spahiu me shtetezimin e atyre qe ke ne mendje vetem se e shumfishon Korrupsionin dhe zvoglen prodhimin nuk ben asnje gje tjeter.Kreshnik po i hyn detit ne kembe ore derezi,Shqiperia e sotme nuk ka nevoje per nacionalizime se ato eksperimente i beri me 1944 dhe dihen rezultatet ( nje zero te madhe)por shqiperia e sotme ka shum nevoj per investime kapitale te vogla,te mesme dhe te medhaja ne qoftese ka mundesi investimi por kur atje ne shqiperi nuk vijne investitoret e medhenj atehere shqiperise i mbete vetem nje gje qe mund te prodhoje te ardhura dhe vende pune dhe ai eshte turizmi 365 dite ne vit.Kreshnik te keqen mos e dergo shqiperine ne vitin e triumfit te krimineleve te jugut se i bere hatane kesaj shqiperie .zoti i dhefte mend Aleances Kuqezi.Kreshni endohu mire per dokrrat leniniste qe nzjerr nga goja se shqiptaret jetuan 50 vjet ne varferi ekstrime me ato dokrra.

  24. Piro Gramos says:

    Kreshnik spahiu asht njeri nacionalist dhe Patriot qe e qe e do SHqiprin qe te eci perpara kurse Berisha po na le ne vend numer zero,un besoj dhe e respektoj Berishen po ka arth koha qe ai te largohet nga pushteti vet.Evropianet dhe shum te tjer se duan Berishen dhe po tadhen me te e me Kombin SHqiptar

  25. AKZ me elektoratin e saj dhe parimet baze qe ka shpalosur eshte ne rruge te drejte, dhe 2013-ta kerkon rritjen e peshes politike te AKZ duke i zhvilluar me tej idete e saj per ti bere sa me te aplikueshme e te besueshme. duhet paraqitur sa me pare gjithe elita intelektuale dhe figurat qe perbejne drejtimin e Akz se deri tani njihen vetem SPAHIU DHE PASHAJ.

  26. ''evgjitngrenesi'' says:

    ne 2013-en do te kemi ak-ne dhe forcat atdhetare perballe koalicionit pd-ps-lsi-pbdnj dhe llumi llumi tjeter antishqiptar.ak-ja te vazhdoje te mbroje interesat e shqiptareve.ndersa partite e tjera te stilit ”esatpashist” ,kush nuk ka sy e vesh,kush eshte evgjit,kush eshte debil,kush nuk eshte shqiptar ,tu veje mbas

    1. Nastradini says:

      Kujdes Evgjit, se mos te zene lotet pastaj, ku votat e AKZ-se ti marre Sal Berisha. Kam per te qeshur me te madhe, kur te shikoj komentet e tua pas-zgjedhore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje