Për Bashën çdo gjë është biznes, 20 mijë lekë vetëm për një tavolinë për të ndjekur finalen e Europianit

2 Korrik 2012, 17:09Politika TEMA
Për Bashën çdo gjë është biznes, 20 mijë

Që Lulzim Basha ka ardhur në krye të bashkisë së Tiranës për të bërë para, kjo gjë tashmë nuk përbën më lajm, pasi e kanë vërtetuar një sërë projektesh dhe vendimesh të dyshimta. Por aq banale janë vjedhjet e tij, sa që u ka marrë të rinjve nga 20 mijë lekë për të ndjekur finalen e Euro 2012. Bëhet fjalë për tavolinat që bashkia ka vendosur në rrugën pedonale, pra në një ambient publik. Pra, ata që kanë ndjekur dje finalen Spanjë-Itali, janë detyruar të paguajnë 20 mijë lekë të vjetra vetëm për t’u ulur në tavolinë. Skandali bëhet publik nga deputeti socialist, Erion Braçe.

“Lulëzim Basha e ka kthyer këtë qytet në “biznesin e tij privat”.

Shume të rinj po më shkruajnë prej dje ne mbrëmje vonë, duke me dëshmuar se:

Në rrugen pedonale që nis në Bulevard e del tek Kuvendi, pra atje ku ishin vendosur ekrane të mëdha për të ndjekur ndeshjet e Kampionatit Europian të Futbollit, dje, vetëm për t’u ulur në një tavoline, kane paguar 20 mijë lekë të vjetra; më pas të tjera për birrat e qoftet a diçka tjetër!!!!

20 mijë lekë për t’u ulur në një ambient publik kur ishte thënë se mundësia e krijuar ishte për të gjithë. Unë e kuptoj që për qoftet dhe për birrat e klientit të bashkisë duhet paguar, po për ambientin publik pse?

Është biznes privat më thonë. Po ku? Mbi rrugën publike! Po kush është ky biznes? Kush është pronari? Përsa para e për sa kohë e ka marrë këtë të drejtë? Si e ka marrë, mbi ç’kritere e mbi ç’praktika konkurruese?

Në një vend serioz, secila prej përgjigjeve për pyetjet e mësipërme do të përbënte skandal, do të provokonte hetime! Këtu nuk ndodh!

Ata që më shkruanin dje me përgjigjeshin: E ka “KUNATI”!

Miq! Luli duhet rrahur. Po, po, duhet rrahur. Po abuzon me mandatin, pushtetin dhe po na merr qytetin.

Por, kam një pyetje edhe për ju e merreni si të doni:

Po si ka mundësi të paguani 20 mijë lekë për t’u ulur në një tavolinë në një rrugë publike, pra tuajën dhe nuk bëni hiç zë?

Ju qofshi! Ndaj bën biznes Luli”, shprehet deputeti socialist.

23 komente në “Për Bashën çdo gjë është biznes, 20 mijë lekë vetëm për një tavolinë për të ndjekur finalen e Europianit”

  1. elinor says:

    Epo, “te korra te mbara”, tha xhaxhi Driteroi!!

    1. dashamiri i Kunotit says:

      Une ju lajmerova cuna. Ju nuk erdhet, na bote me turp me kunotin!!!
      Ky Brace nuk e di fare qe jan helmu 30 rob me qofte aty ke rruga se na kishte qit bojen ne parlament.
      Si t’ja bojm tani? Ti heqim kjoskat apo ti lejme prape?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/rruga-kioskat-e-kunatit.html

    2. Albogentivlora says:

      Driteroi ka pjerdh dhe ju e mbani mendjen akoma tek ai. I eshte thare truri rahmetit dhe nuk di cfare thote.

    3. Marko Boçari says:

      10mije lek personi me pa finalen…!!!…isha vet aty dhe se besoja kur e degjoja,madje me sollen menune me nje kile sallamra qe duhet ti konsumoja une i vetem…

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Lulzim Basha ka bere mire qe ju ka marr 20 mije leke ketyreve idiotave, kjo tregon mbeshtetjen qe i japin Luzim Bashes. Me i keq eshte ai qe mbeshtete idene e Bashes, po kur edhe ankohen per 20 mije leke duke bere hipokrizine dhe duke e votuar e mbeshtetur kryetarin e tyre. Populli e meriton te vuaj sepse eshte human ndaj Berishianeve.

  3. bashkia eshte e imja, dhe beje çfare te dua.kjo eshte motoja e lulzimes.TURP per ata qe vene ne ato kjoska.te PROTESTOJME per heqjen e kjoskave.

  4. Arberor says:

    Bravo, komplimenta Lulit dhe kunatit! Me nje popull te tille edhe pak me te shtrenjta te ishin cmimet me mire do ishte, nuk u ben pershtypje. Kur gjen sylesha, pse mos tua futesh.

  5. shota says:

    o zot ka njerez ne ate vend a ska ,qe po e lehne kaq te lire kete njeri po ku jane ato premtimet e bukura qe dha per qytetaret po ku jeni moj opozite e fjetur po ngriheni popullin e tirenes edhe thyejani dhembet ketij palaco luli se po ju merr frymen pemet ja u previ, rruget ja u ka zaptuar ujet ju ka prere ,rruget ja u ka bere me lek kudo qe te shkelni o zot merr hak per popullin tim te varfer se opozita ka frike bene nja dy dite ciu,ciu tani kane ikur neper plazhe edhe skane nge ,ptuuu o flliqesire lulezim bashke me meten e berishen ju shofte nami o fare e keqe o ndyresira o ju mallkofte zoti o ju pervelofte zoti atje ku ju dhemb me shume qe te shpetoje populli nga ju kucedra..

  6. Argita_B says:

    Pjesa me e madhe e lokaleve ne Tirane pushtuan trotuaret qe gjendeshin para tyre gjate kohes qe Edi Rama ishte kryetar Bashkie i Tiranes.
    Pra ishin prone publike te gjithe keta trotuare, sot u ben veranda te mbyllura dhe u shnderruan ne prone private.
    A u ngrit ndonjehere Braçe te kritikoje kete shkelje/vjedhje!?
    Keshtu qe nese sot ndofta ka te drejte, ai nuk eshte personi i duhur qe duhet te çirret per mbrotjen e prones publike, pasi nuk e beson njeri.

  7. kelmendasi says:

    Qe do jete e vertete ska dyshim se Brace kur nuk flet nuk genjen.
    Por qe po pasurohet Basha dihet por me dhimset Rama qe u largue mbas 11 vitesh fukara vetem me 3000 euro e pa shpi dhe pa nuse se edhe nusen borxh ja mori nje tjetri mbasi e hoqen me zor nga bashkija.

  8. edi says:

    Ju te temes sikur keni mbaruar studimet marksiste leniniste .Edhe gazeta juaj eshte bisnes pse nuk e shperndani falas meqe ju vjen keq per popullin

    1. dumdum says:

      Ti qeke trap krejt. Qyteti esht pronë publike o gomar. Tema është pronë private.
      Jo cdo tokë eshte “tok e xanun” o pallosh groshe.

      Po ku merr vesh ti qe deri dje flejshe me ariun.

  9. dumdum says:

    Poshtë shteti privat i Sali Berishës.
    Poshtë qyteti privat i Lulit të kunatit.
    Poshtë drejtësia private e Sashenkave.
    Poshtë rrugët private të Zamirit.
    Poshtë drejtshkrimi privat i Berishës.
    Poshtë shteti privat.
    Poshtë “tokat e xanuna”.

    PS: Po kto trapa pse kanë pranu me dhanë 20 mijë lek kunatit e pastaj qahen?

  10. ilir says:

    Edi ka te drejte, Tema duhet shperndare falas, por nuk kupton qe rruget e Tiranes dhe cdo qyteti jane te qytetareve, pra ndertohen me parate e shqiptareve,dhe nuk mund t’u marresh leke shqiptareve pse kalojne ne rruge, pse qendrojne ne rruge, pse ulen ne tavoline ne rruge dhe keto leke t’i fuse ne xhep nje biznesmen, kurse gazetat (mes tyre edhe Tema), nuk botohen me leket e qytetareve, por leket e pronarit, dmth nga xhepi. Ky eshte ndryshimi i madh o Ed, kaq duhet ta kuptosh ti.Mos e ngaterron me TVSH-ne, qe edhe pse paguhet me leket e shqiptareve , i ben iso vetem qeverise tone te dashur qe na con nga fitorja ne fitore???!!!!

  11. Qamushi says:

    Mos ha mut kot o Brace se ju te gjithe ne nje canak hani.Nqs ju do benit me te vertet opzite keto gjera sdo ndodhnin kurre.Jeni bere si puna qamushit qe gajaste miletin neper Tirane apo ne ndonje ndeshje futbolli. Me ju ne opozite Sala< Luli dhe ai qe ta nguli rrine dhe 100 vjet ne pushtet

  12. Lulzim Gjelberimi says:

    Cere publike???? Tirona e Shqiperia jan te miat e te Baces, e do bejme si te dum!
    Ata te rinjte pak kan pagu e do rritet me ankand cmimi i tavolinave per Boteror!
    Sdoni me pagu??? Shifeni nshpi o kokepalar!

  13. POLITIKANI VIZION NEW says:

    TA GEZONI SEPSE E MERITONI. E KY ESHTE FILLIMI. GEZUAR LLAFAZANE E FRIKACAKE.

  14. asso says:

    kot e lodhni laspin,tastieren,gojen o deputet e gazetar dhe une bashke me ju.Luli shkoi ose me mire e cuan deri ne gjykate per rrugen e kombit dhe doli pa lag e ju thoni per 20 mije leksha e per peme,per ca km rruge e ca pislliqe te tilla te vogla si shifrat pas presjes dhjetore.Bejme gam gam kot ne se bishtin i rrujme Lulit,vlerat po ja ngrejm se sa te jet Xhaxhi Saliu ai flen i qete si qingj e ne ham inat si derra.Qe na hengert mortja!!!!!!!!!!!

  15. faku says:

    cfare ndyrsire dhe mashtruesi ordiner. Vetem gjashte muaj me pare urdheroi heqjen e te gjitha tavolinave te lokaleve nga trotuaret. Por sekseret e tij filluan t’i cojne zerfin dhe Tirona ne cdo cep eshte mbushur me tavolina qe pengojne qarkullimin normal te miletit. Ore nuk e di por nga te gjitha premtimet qe boni gjoja e gjate a ka mbajtur ndonje ? Po ata “intelektualet” e leshit qe e shoqeronin gjate gjithe dites ku jane tani ?

  16. GAZI 73 says:

    LULI I VOGEL KA BERE HAPA PERPARA…. HA SA TE MUNDESH SEPSE BABA SALI DJALI NUK E KA TE GJATE SI KRYEMINISTER…

  17. skifteri says:

    kan faj ato idiotat qe shkojn e shohin ndeshjet aty me pare, si shkon menja qe esht vjedhje ose futje sa krahu

  18. pidary says:

    pse s’thu qe paskan pre bilet stadjumi kta tipa tifozash………….
    mir ti bohet debilave.
    gje shesh bo pershesh osht kjo ..
    e ka vu sala ket rregull qysh kur dul me ’91 shin…
    kto “qytetaret demokrate tiranas” do pagujn per salen edhe kur t’shkojn me fjet me grun ne krevat..
    tirana blu……ha he hi ..iiiiiiiiiii
    i qet sala me kpuc t’kuqe masanej……..
    sala dhe luli i sales bashk………..

  19. Geni says:

    Po ku jeni ju o popull qe po ju degjohet zeri sot, gjate 11 vjeteve pse nuk e ka ngritur njeri zerin e te ankohet kur Edi Rama kryetari i Bashkise e mbushi Tiranen dhe trotuaret ne cdo cep me lokale e ndertesa duke e shnderuar qytetin ne beton.Po atehere prone publike kane qene te gjitha ato ambiente, tani kujtohet vogelushi Erion Brace qe te ankohet? Mjaft u corret lart e poshte duke bere te ndershmin dhe indinjuarin se nuk te shkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje