Patriarku ia del: Volkswagen blen plotësisht Porsche-n

5 Korrik 2012, 17:51Lifestyle TEMA

Atë mund ta quash një dhelpër. E sigurt që është i tillë, sepse është një njeri që e di mirë atë që do.

Patriarku i Volkswagen, Ferdinand Piëch, 75 vjeç, brenda 26 ditësh do të përfundojë punën më të rëndësishme të jetës së tij. Porsche do të bëhet marka e 12-të e gjigandit VW.

Ekonomikisht në Gjermani njihet si marrëveshja e shekullit. Financiarisht është një lëvizje e pabesueshme shahu.

Deri më 1 gusht, Volkswagen do të blejë edhe 50.1 përqind të aksioneve të Porsche AG për një vlerë prej 4.46 miliard euro.

Këtë transaksion do e quajnë jo marrje nën kontroll, por një ristrukturim. Në këtë mënyrë kompania nga Wolfsburg-u do të shmangë 1.5 miliard euro detyrime ndaj shtetit.

Për më tepër, VW do marrë përsipër edhe 2.5 miliard euro borxhe të Porsche. Në këtë mënyrë Ferdinand Piëch është në rrugë e sipër për tu bërë prodhuesi më i madh i makinave në botë.

2 komente në “Patriarku ia del: Volkswagen blen plotësisht Porsche-n”

  1. Patrik Sadiku says:

    hallall i qofte ketij, po ishalla nuk gjelozohen keta zejtaret e rinj tane!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html

  2. alban says:

    per me teper qe para krizes behej fjale qe Porschi kerkonte te blinte VW…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje