Pushohet roja e plazhit pse shpëtoi një burrë nga mbytja

5 Korrik 2012, 10:17Lifestyle TEMA

Një roje plazhi u largua nga zona e tij e ruajtjes në një plazh në Florida për të shpëtuar një person që po mbytej. Por në vend të lavdërimeve, mori si përgjigje pushimin nga puna pse kishte braktisur vendin e tij të punës.

Tomas Lopez, 21 vjeç, po patrullonte në Hollandale Beach kur i thanë se dikush po mbytej në një zonë që nuk është e ruajtur nga rojet e plazhit, raporton BBC.

“Nuk do thosha jo,” tha Lopez.

Por shefat e tij thanë se ai ka thyer rregullat e kompanisë dhe mund të kishte vënë në rrezik jetën e notarëve të tjerë.

Të paktën dy kolegë kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste.

2 komente në “Pushohet roja e plazhit pse shpëtoi një burrë nga mbytja”

  1. Qytetari says:

    Mire ketu ne shqiperi qe eshte mbushur vendi me ndyresira,por edhe ne amerike?!Mesaduket po na mbytin ndyresirat ne te gjithe globin.

  2. Artur Duka says:

    Do e kuptoja pushimin e tij nga puna nqs do te kishte ngjare mbytje ose incident ne zonen qe po ruante ai, por ngaqe nuk ngjau asgje, mund t’i terhiqej verejtje per kete pike. Por pushimi nga puna eshte nje maskarallek !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje