Bie akuza për përdhunim, ‘femra’ rezultoi se ishte mashkull

4 Korrik 2012, 18:07Lifestyle TEMA

Një suedez është liruar nga akuza për përdhunim ndaj një transeksuali për shkak se ai kishte si synim të përdhunonte një femër.

Gjykata e Orebro-s vendosi se akuza ndaj tij nuk qëndronte për shkak se krimi i pretenduar nuk mund të kryhej.

61 vjeçari e ndoqi viktimën e tij, që ishte veshur si femër, dhe e sulmoi jashtë shtëpisë së ish- të dashurit. Pasi e rrëzoi përtokë, e qëlloi në fytyrë, i hoqi pantallonat treçerekëshe dhe po tentonte t’i hiqte mbathjet kur mbërriti ish- i dashuri i transeksualit. Ai arriti të neutralizojë sulmuesin derisa erdhi policia.

Ajo ishte veshur si femër gjatë sulmit dhe gjykata tha se fakti që ajo kishte akoma organin mashkullor do të thotë se përpjekja për përdhunim nuk mund të çonte kurrë në përdhunim.

Kur një gazetar i tha gjykatësit se në ligj nuk është e përcaktuar gjinia e personit që do përdhunohet, gjykatësi tha se plani kriminal i 61 vjeçarit ishte të përdhunonte një grua.

Vendimi është i mjegullt dhe çështja do të shkojë në apel. Prokuroria kishte kërkuar katër muaj burg dhe një gjobë prej 1.380 sterlina.

2 komente në “Bie akuza për përdhunim, ‘femra’ rezultoi se ishte mashkull”

  1. kitara e thyer says:

    ne shqiperi ka nje precedent. dikush perdhunoj nje femer. ekspertet e nxoren te virgjer dhe ashtu ishte, por gjykata e denoj me dymbedhjete vite burg , sepse kishte bere lajthitje ne objekt. kishte ngateruar vrimen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje