Sensacion dhe dyshim: A është kjo Thërrmija e Zotit?

4 Korrik 2012, 11:22Lifestyle TEMA

Nuk ka dyshim se ky është lajmi kryesor i ditës për shumë media ndërkombëtare. Shkencëtarët e CERN kanë deklaruar sot se kanë zbuluar një thërrmijë të re. Ajo është shumë e ngjashme me Thërrmijën Higgs, që njihet ndryshe me emrin Thërrmija e Zotit.

Për më shumë se 45 vite shkencëtarët kanë qenë në kërkim të kësaj thërrmije, që i jep kuptim pyetjes se si materia fiton masën.

Dy eksperimente në kërkim të kësaj thërrmije, të bëra në qendrën kërkimore në kufijtë franko- zviceranë, kanë shtuar shpresat se kjo është Thërrmija e Zotit. Megjithatë duhet më shumë punë për të faktuar se ajo që ata shohin është Thërrmija Higgs.

Të dy skuadrat thonë se kanë zbuluar një thërrmijë që peshon 130 herë më shumë se protoni në zemër të çdo atomi.

Shpallja e rezultateve u prit me duartrokitje.

Profesor Peter Higgs, prej nga ka marrë emrin edhe thërrmija, tha se në jetën e tij po ndodh diçka e pabesueshme.

Të dhënat janë të forta, por mbetet për tu parë nëse thërrmija është vërtet modeli standard Higgs. Dhe natyrisht kjo do kërkojë kohë. Nëse do faktohet se ajo është thërrmija e pretenduar, ky ndoshta do jetë zbulimi më i madh i bërë gjatë këtij shekulli.

Eksperimenti u realizua në atë që njihet me emrin Large Hadron Collider. Ka kushtuar 10 miliard dollarë dhe është përshpejtuesi më i fuqishëm i thërrmijave që është ndërtuar ndonjëherë. Aty realizohet përplasja e protoneve me një shpejtësi pranë shpejtësisë së dritës për të parë se çfarë fenomeni do të sjellë kjo përplasje.

19 komente në “Sensacion dhe dyshim: A është kjo Thërrmija e Zotit?”

  1. Berti says:

    Nuk quhet Thermija e Zotit ,por Thermija Zot o gazetare te zgjuar .

    1. skerdian meta says:

      eee PO E LEXONI GAZETEN FALAS NE INTERNET MOS HARRONI,,,, nqs doni perkthim te mire, mund edhe te kontribuoni ndo1 10-ce euro ne muaj se nuk vdisni,,, ju nuk e blini as kur del ne leter te shtunave, sa per solidaritet…

      pak po e lufton Saliu Temen, dhe shtypin e lire,,, vetem nja 2 gazeta e nja 2 tv kane mbetur qe po ngrene dhe zerin per ne si popull,, qe dhe bythe s´kemi te bejme gje dhe kemi pordhe…

  2. Nikiu says:

    Perkthimi juaj le shume per te deshiruar.

    Prof. Higgs tha se “Eshte e pabesueshme qe kjo gje po ndodh sa jam ende gjalle” dhe jo “ne jeten time po ndodh dicka e pabesueshme”. I ndryshon konteksti komplet fjalise.

    1. Uarda says:

      Kur te perktheni materiale shkencore ose nga ndonje fushe tjeter specifike, merrni dike qe pervec gjuhes se huaj ka edhe pak njohuri nga fusha perkatese.

  3. L.Luarasi says:

    Zbulimet ne kete bote dhe hapesire te pa fund kane per te qene edhe ato te pa fundme.E tha Ainshtaini me kohe.

  4. besa says:

    Nga ato qe ZOTI di te tjeret dine aq sa AI ka deshiruar,dija sundimi i Tij perfshin qiellin dhe token.AI eshte me i LARTI dhe me i MADHI.Kto jane thenje te ZOTIT.AI e di fillimin dhe fundin.Paqja e ZOTIT qofte me ju.

  5. Replike me Bertin. says:

    z.Berti meso drejtshkrimin e shqipes.
    Qirjo Bertti pas fjales Zot vendos presjen pra:Por thermija Zot,o gazetare te “zgjuar”.
    fjala thermija s’ka pse te jete me germe te madhe, fjala te zgjuar duhet ne thonjeza se ju doni te thoni o gazetare budallenj.

  6. Latif Dreqi says:

    Z. Replikues i Bertit!
    Mësoje edhe ti drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Pas pikës fjalia fillon me shkronjë të madhe. Ai e ka emrin Berti dhe jo “Bertti”.Fjala ‘qirjo’ nuk është fjalë shqipe, e nëse ke dashur të shkruash greqisht, ajo fjalë shqiptohet ndryshe. Dhe më kryesorja vendos atje ku duhet shkronjën “ë” në vend të “e”.Etj., etj.

  7. Labi Vlore says:

    Mos beni sherr kot.Nese quhet thermija e Higgs apo thermija e zotit.Se shpejti do ua shpjegoje Saliu ne mbledhjen e ardhshme te grupit kuvendor te PD-se.Vetem fjalet e atij jane te besueshme dhe te pakontestueshme.

  8. Belisarius says:

    Ky zbulim eshte hapi i rradhes ne vertetim qe vetem materia ekziston. Cdo dite e me shume vertetohet qe edhe krijimi i materies ndodh nga vete materia. Deshtake fetare fundi po afrohet. ?

    1. JC says:

      Vertete? Po mire, kjo therrmija nga doli kjo? Si u krijua? Si i mori vetite qe ka? Shko lexo Ligjin e I te Termodinamikes dhe shpjegoje pak nga doli kjo therrmije! Pastaj hadje ketu dhe pranoje kush eshte fetari me i madh.

      1. Belisarius says:

        Ne pergjigje te deshtakeve fetare si zotrote JC. Ligji i Pare i Termodinamikes parashikon se “Rritja e energjisë së një sistemi të mbyllur është e barabartë me sasinë e energjisë së shtuar sistemit me anë të nxehtësisë, minus sasinë e humbur të punës së bërë të sistemit ne rrethine”. OSe e thene me thjeshte “Energjia ne nje sistem te mbyllur (izoluar0 eshte perhere konstante”.

        Atehere more zoti fetar sic mund te lexosh ky ligj gjen zbatim vetem dhe ekskluzivisht ne “mjedise te mbyllur”. Pra, behet fjale vetem oper mjedise te izoluar te cilet nuk mund te komunikojne ne asnje forme me mjedisin jashte tyre. Ligji i Pare i Termodinamikes nuk gjen zbatim ne univers. PSe? Po per nje arsye shume te thjeshte, universi nuk eshte i mbyllur. Ai eshte i pakufizuar dhe i pafundem.

        Ketu del per te disaten here ne pah deshtimi kronik i fetareve si cilesi dalluese e tyre. Zbulimi i Thermijes se Higgs-it verteton nje teori qe ekzistonte me pare. Pra, qe masa e materies dhe vete koncepti i materies nuk krijohen nga asgje tjeter vec vete materies. Kupton? E di qe per ju fetaret eshte pak e veshtire por mundohu. ?

        1. JC says:

          haha, e shoh qe po te shqeteson fakti qe e kupton se je me fetar se une.

          Tani, L1 Termodinamikes thote qe Energjia/Materia/Lenda nuk krijohet apo zhduket, por thjesht shnderrohet nga nje forme ne tjetren.

          Tani z.fetar na shpjego pak nga doli kjo thermija, lenda, ADN-ja, etj, etj, kur ky LIGJ thote qe kjo eshte e pamundur?!

          Mos u pergjigj me perralla dhe fantazite e fese tende, pasi nuk po flet njeri per fe ketu.

          Shpjegoje pak tani pse e anashkalon kete LIGJ dhe me nje besim te madh fetar vendos te besosh ne menyre te verber se “disi” gjithcka u krijua rastesisht.

          Kush eshte fetari tani, une apo ti?

          1. Belisarius says:

            Deshtak fetar. E ke gabim. Ta dhashe perkufizimin e Ligji te Pare. Sipas atij ligji materia dhe energjia eshte konstante vetem ne nje ambjent te myllur. Arrin te kuptosh “AMBJENT TE MBYLLUR”? Meso te lexosh. ?

            1. JC says:

              O veshka, po flasim perpara se te eksizonte ndonjehere ndonje gje, pra vakum, pa lende, materie, energjie, ADN, ARN, amino acide. Cfare ambienti te duket ty kjo, i hapur? Thiri pak mendjes, sepse te thashe mos u merr me perralla fetare, po flasim per gjera reale.

              Nga erdhi lenda atehere?

              1. Belisarius says:

                Materia krijohet nga materia. E di se cfare eshte Thermija e Higgsit? E di se cfare solli zbulimi i saj? Ik tani bej ndonje pune se nuk je ti per debat. ?

  9. JC says:

    Haha, po i shmangesh temes tamam si fetar. Nqs materia vjen nga materia, nga doli materia e pare? L1 Termodinamikes thote qe materia e pare nuk mund te jete shfaqur vetvetiu!

    Apo beson verberisht se “DISI” ajo erdhi ne ekzistence!

    Tani thuaje kush eshte fetari ketu?

    1. Belisarius says:

      O fshikeza JC une e di qe ju fetareve nuk iu punon nje pjese e mire e trurit por paaftesine tende per te kuptuar mos e paraqit si argument. Keshtu eshte kur flet per gjera pa e pasur idene. Ti vazhdon dhe perserit gabim Ligjin e Pare te Termodinamikes. Ta perserita disa here ai ligj nuk zbatohet ne rastin e Universit pasi gjen zbatim vetem dhe ekskluzivisht ne ambjente te MBYLLURA (Te IZOLUARA). Arrin te lexosh? Arrin ta kuptosh fjalen “e mbyllur”? Nese po ateher e kupton se sa gafe qe je. ?

      1. JC says:

        Belisarius,

        Une arrij te lexoj, dhe sic te thashe, ai ligj zbatohet per rastin e universit, pasi ne ambjent ku nuk ekzistonte asgje konsiderohet i mbyllur. Termi i “mbyllur” thjesht do te thote qe nuk ka transferim energjie nga jashte-brenda apo brenda-jashte, dhe ne kushtet kur asgje nuk ekzistonte nuk kishte si te mos ishte ambjent tjeter pervec se i mbyllur.

        I dashur, une nuk jam injorant, jam inxhinier per me teper dhe marr vesh nga ca gjera.

        Me gjej nje liber “shkencor” qe i pergjigjet pyejtes se nga erdhi lenda. Te gjithe e marrin per te qene qe ne nje “NJEFARE MENYRE” (lexo fe dhe besim i madh) te gjithe blloqet e jetes (amino acidet, adn, arn, etj) u shfaqen (!!!) DISI.

        Kjo eshte fe. Ok, ke te drejte ta besosh, por mos mendo se je me pak fetar se une.

        Lexo librin e Hawkings qe mbahet si koka me e madhe ne fizike. Ne 6 faqet e para ku “shpjegohet” si filloi universi do lexosh:

        “ekziston mundesia…”, “nuk mund te perjashtohet propabiliteti…”, “rreth x miliarde vjet me pare” (+/- nja 500 milion), “ndoshta”, “mbase”, “shume veta besojne…”, etj, etj.

        Kjo nuk eshte shkence, eshte fe. Lexo perkufizimin. Besoje, por ki ndershmerine ta quash ashtu sic eshte. Ti nuk je me pak fetar se une, thjesht ardhuron nje zot tjeter, tek i cili duhet te kesh shume me teper besim, sepse realiteti nuk perputhet me teorine se gjerat papritur u krijuan vete, dhe pastaj me nje rastesi qe kalon cdo probabilitet te imagjinueshem u bene kulac dhe na dhane kete qe kemi sot.

        Ne kundershtim me kete TEORI, LIGJI 2 TERMODINAMIKES thote qarte qe pa nderhyrje inteligjente nga jashte me energji, inteligjence dhe krijimtari, gjerat shkojne ne shkaterrim (jo ne evolim).

        Nuk fola per fe ketu, po flas per L1 & L2 Termodinamikes qe qartazi kundershtojne cdo ide te krijimit te rastesishem apo “evolimit” ne po te njejten menyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje