Bob Diamond mund të jetë emri më i përfolur sot në mediat botërore. Shefi i bankës së njohur britanike Barclays ka dhënë dorëheqjen, edhe pse kishte deklaruar se nuk do e bënte diçka të tillë. Prej ditësh ai ishte në qendër të vëmendjes pas akuzave për tentativa të manipulimit të normës së tregut ndërkombëtar të kreditit, liborit. Banka mori një gjobë rekord.
Nesër pritet që Diamond të dalë përpara një Komiteti të Thesarit për të dëshmuar. Por le të shpresojmë që të mos marrë këshilla nga vajza e tij, Nell. Kjo e fundit ka sulmuar ashpër kancelarin George Osborne dhe liderin laburist, Edi Miliband në Twitter. Analistja e Deutsche Bank, 20 e ca vjeçe, shkroi në Twitter: “George Osborne dhe Ed Miliband, ma merrni k… në dorë”. Mesazhi u fshi shumë shpejt, por disa gazetarë arritën t’i bëjnë retweet.
Nëntorin e shkuar Nell postoi një foto të saj me babain në një koncert të Jay- Z, duke bërë të dy simbolin e diamantit siç bënte edhe rapper-i.
Pas dorëheqjes së babait, Nell shkroi në Twitter: “Nuk admiroj askënd më shumë në botë se babai. 16 vjet për të ndërtuar Barclays. Turp që shoh se gabimet e disave po shkatërrojnë punën e shumë të tjerëve”.
Diamond fitoi vetëm vjet 18 milion sterlina dhe mendohet se ka një pasuri që shkon në 105 milion sterlina. Amerikani 60 vjeçar pritet të marrë edhe 13.2 milion aksione me një vlerë prej 22.9 milion sterlina
Ja keshtu e mbron e dhe Gita babin e vet! Kujdes, mos e shani se do ju hedhe ne gjyq si deputet Tahirin dhe do punoni gjithe jetes per te bere 50 miljon leke qe do te kerkoje gjykata e babit te vet.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html
Ca idiotesh arrogante.
Mbas koncertit i ka dhene nje lavazh gjithe enturazhit te jay z kuptohet