Profesoresha e pirë ruse i lë studentët në provim 23 orë

4 Korrik 2012, 18:13Lifestyle TEMA

Një profesoreshë e pirë në një universitet në Rusi i detyroi studentët e saj të bëjnë një provim që zgjati 23 orë rresht- pa i lejuar madje as të shkojnë në tualet.

Profesoresha e fizikës, Landysh Zaripova, megjithatë vetë largohej shpesh nga salla dhe studentët thanë se shkonte për të pirë.

Një student i tha medias ruse se në fund të gjithë ishin krejt të këputur.

Provimi nisi në orën dhjetë të mëngjesit më 26 qershor dhe përfundoi në orën nëntë të mëngjesit tjetër.

Incidenti ndodhi në provincën ruse të Tatarstanit, në Universitetin Shtetëror të Kazanit.

Profesoresha pretendon se ishte esëll dhe se studentët kishin vendosur të hakmerren ndaj saj pse ajo i kishte ngelur në klasë.

Provimet e gjata nuk janë të pazakonta në universitetet ruse. Provimet janë me gojë dhe është në dorë të profesorit që të vendosë nëse studenti kalon ose ngel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje