Gjykata dëmshpërblen shqiptarin e dënuar gabimisht

6 Korrik 2012, 20:00Lifestyle TEMA

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe mori si kompensim 18 mijë sterlina pasi u dënua gabimisht për vrasje nga një gjykatë italiane.

BBC raporton se Edmond Arapi, 31 vjeç, u përball me një dënim prej 16 vitesh burg për vrasjen e një personi në Genoa, pavarësisht se nuk ishte në Itali në atë kohë.

Në qershor të vitit 2010, qeveria italiane u tërhoq nga përpjekjet për ta ekstraduar atë. Një gjykatë apeli vendosi të dëmshpërblejë Arapin, duke pranuar gabimin. Historia e Edmond Arapit tërhoqi një vëmendje të madhe mediatike.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2009 në aeroportin Gatwick në Londër, ndërsa kthehej nga pushimet në Shqipëri së bashku me të shoqen, Georgina.

Ishte hera e parë që ai mësonte për gjyqin dhe dënimin në Itali. Arapi kaloi disa javë në burg dhe më pas bëri një betejë gati njëvjeçare kundër ekstradimit.

Jago Rusell, shef i Fair Trials International, që bëri fushatë për Arapin, tha se vendimi i gjykatës së apelit në Genoa është një paralajmërim për të gjithë gjykatësit e prokurorët në mbarë Europën.

“Nuk ka asnjë shumë parash që mund të kompensojë realisht Edmondin, gruan e tij dhe tre fëmijët për tmerrin e një viti dhe për impaktin emocional dhe financiar,” shtoi ai.

Një hetim i BBC zbuloi se Arapi po punonte në Angli në kohën kur kishte ndodhur krimi në Genoa në vitin 2004. Dëshmitarët thanë se ai punonte në Cafe Davide, ditën e sulmit më 26 tetor.

Vetë Arapi thotë se statusi i emigrantit nuk ia lejonte të udhëtonte jashtë vendit.

5 komente në “Gjykata dëmshpërblen shqiptarin e dënuar gabimisht”

  1. Goni says:

    Shyqyr qe seshte me kryeminister berluskoni adashi kryekriminelit tone se do ishe kalbur ne burg. Se te tere njerezit e ndershem ne i duam ne burg kurse kriminelet qe rrethojne sali shkelzen apo shkerdhatin etj jane jashte dhe fort te neruem.

  2. Cakalli7 says:

    Ky ska faj, faj ka ai bir k. qe i ka dhene ndonjerit ne kerkim ne itali nje pashaporte me me emrin e ketij.

  3. hahaha says:

    shume pak eshte shperblyer, ne raste te tilla shtetas angleze marrin me qindra dhe mijra dollare.

  4. kulmi says:

    Nuk ka faje edhe ai qe ka fallsifikuar pasaporten,,,emri Edmont Arapi eshte enkas emer per tu sajuar,ashtu si eshte edhe Hasan Hyseni,qe mund te kete me dhjetra ne Shqiperi,,,,pra nje koincidenc.

    1. Cakalli7 says:

      Ne pashaporte ka vendlindje edhe datelindje nuk para ngjet qe te 4 njeheresh te jene njesoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje