Prokuroria kërkon 2 vjet burg për shefin e IT në kryeministri: Nuk na dha pamjet e vrasjes

12 Korrik 2012, 11:41Politika TEMA
Prokuroria kërkon 2 vjet burg për shefin e IT në kryeministri:

Prokuroria ka kërkuar gjatë ditës së enjte dënimin me dy vjet burg për ish-shefin e rrjetit kompjuterik të Kryeministrisë, Armando Kasaj.

Gjatë dhënies së pretencës, prokuroria ka thënë se Kasaj ka fshirë qëllimisht pamjet e filmuara më 21 janar nga Kryeministria dhe për këtë arsye ka kërkuar dënimin e tij.

Megjithatë, edhe nëse dënohet me dy vjet burg, Kasaj do të kryejë vetëm disa muaj burg, duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar, çka sjellë për pasojë uljen e dënimit të tij me 1/3-n.

Prokurori Ndini Tavani tha se filmimet u fshinë për të penguar daljen në shesh të të vërtetës. Më 21 janar 11 nga 16 kamerat e sigurisë në kryeministri ishin në gjendje pune. Por filmimet nuk iu vunë në dispozicion organit të akuzës, madje Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë tha se kamerat nuk punonin që nga viti 2009. Serveri është formatuar në mesnatë, bëri me dije prokurori. Administratori ka hyrë në mënyrë automatike në server.

Prokurori tha se Armando Kasaj ka pranuar kopjimin e pamjeve, por gjatë depozitimit të materialeve prokurorisë, nuk ka dorëzuar filmimet e pamjes ballore të Kryeministrisë, ku dukej vrasja e një personi, si dhe filmimet e kameras mes këtij institucioni dhe piramidës.

15 komente në “Prokuroria kërkon 2 vjet burg për shefin e IT në kryeministri: Nuk na dha pamjet e vrasjes”

  1. webapp says:

    2 per kte 2 per ndrean e mbaroi ky film….

    po si do ndodhi ndryshe me nje burracak si Edi Rama…

    gjynah ata te 4 thuaj…

  2. LORA says:

    Armando Kasaj,kyci i fshehjes apo fshirjes se provave te krimit kryeministror,do na u denoka 2 vjet!!!!!!!!!!!Igjithe sistemi prokurori-gjykate eshte jo me pak kriminal se kreu i kulles se ngujimit kryeministror.Ky sistem eshte i pari qe duhet hedhur ne ere.Pasketaj bie fare kollaj e gjithe mafja qe gjellit Shqiperine, tash e 22 vjet.

  3. faktet says:

    Nje Shqiperi pa drejtesi eshte nje paloshtet.

  4. Drini says:

    Po ky qen do kalbur ne burg qe nuk nxjerr urdherat e saliut.

  5. Deni says:

    Urrejtja e ketij populli ka arritur kulmin.Sali mos tall bythen se do e pesosh keq se te gjithe diktatoret nje fund kane.

    1. webapp says:

      e meriton shkopin ne b***e si ai miku lulit ne Libi…

  6. Eni says:

    Mire do ishte ta deklaronte te pafajshem A Kasaj, sepse 21 janari u shit perfundimisht nga Ed Rama per nje pjate ngjala ne vilen e hajdutit Meta. Te pakten te na bëhet mesim te mos ndjekim me ne protesta njerez qe nuk dine vleren e gjakut te deshmoreve.

  7. Shqiperia ne BE .... ? says:

    Shqiperia ne BE ? ….
    Europa dhe Bota do kete probleme, pasi asnje vend ne rruzull nuk ka njerez shpellash qe mbajne me dhune pushtetin.

  8. anonime says:

    Po ky i gjori , xhanem ska faj .Te gjithe neve , po te na e kerkoj eprori (qe mund te jete nje qurrash , qe ka bere leke ne menyra te dyshimta )jemi te detyruar ti bindemi , jo me nqs ky epror eshte “monarku” i (dikur) republikes se vendit .Cte besh , pozicioni i punes , ketu tek ne eshte gjithperfshires.

  9. Albann says:

    gjyq i destinuar te deshtoje….2 vjet kerkon prokuroria…3 muaj e denon gjykata…1/2 muaj i falet si i padenuar….dhe pajesa tjeter shlyet me pune vullnetare ne komunitet(do ndihmoje Saliun te ngjise shkallet ne kryeministri dhe do i mbaje uturakun )…Pra ky tipi del pa kaluar asnje dite ne burg,,,,
    Mo po vidhni vrisni se s vjen prape kjo kohe “lirie” per te vjedhur e vrare….

  10. Breaking News says:

    Sali Berisha sapo kthehu patkonjt nga dielli.

    Te na rroje Shqiperia!

  11. Turp says:

    Turp i madh. Jazek i qofte prokurorise dhe gjykates bashke.

  12. arben says:

    ” O Enver ngrihu nga varri” se na pine gjakun pleshtat,morrat dhe tartabiqet e Sali serbit.Turp per ne shqiptaret qe edhe pas 22 vjet rrezimi te diktatures komuniste nuk po clirohemi nga diktatura Berishjane.

  13. Ndoc Sukaj says:

    Shume qenka zbutur prokuroria sa te shperbleje me dy vjet ,,shefin e zhdukjes se provave,,ne kryeministrine e Sali Ben Berishes.Ne cfaredo model shteti edhe shume me i vogel se 99 vjec,ky ,,shef,,do te konsiderohej si ,,celesi,, i gjithe hetimit dhe denimit te urdheruesve dhe ekzekutoreve me uniforme shteterore ushtarake apo policore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje