Këto reklama janë përgatitur për të promovuar një gazetë në Kili. Por shumëkush mendon se këto imazhe makabre janë pjellë e një mendje të sëmurë. Me moton “lajmi ndryshon shpejt”, gazeta El Mostrador i bën reklamë vetes me imazhin e personave të vdekur. Kështu në një reklamë shfaqet këngëtarja e vdekur Amy Winehouse, që po varros princin William dhe princeshën Kate.
Në një tjetër imazh shfaqet ish- lideri libian, kolonel Gaddafi, duke varrosur ish- presidentin egjiptian, Hosni Mubarak.
Kurse në një reklamë tjetër shihet boss-i i Apple, Steve Jobs duke varrosur themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.
Reklamat janë krijuar nga gjigandi Ogilvy për të tërhequr sa më shumë vëmendje dhe për të nxitur sa më shumë debat.
Nuk e paska pasur foton e Ahmut Zogut duke varrosur Saliun…
Do kishte me siguri sukses…
Origjinali ka me shume vlera!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/gjeni-dicituren-who-is.html
haaaaa-haaaaaa-ha!!!Shume e bukur kjo.
E radhmja nuk mund te ndertohet duke patur si synim varrin, aq me pak fitimi duke perdorur si marketing per mallin keto foto, nuk investon te ardhme.
do ishte bukur ti sygjeronim kesaj gazete te shtonte dhe nje foto tjeter me nje te vdekur….duke varrosur nje te gjalle akoma…
enverin duke varrosur vellain e tij ne ideal…sali berishen