10 njerëzit më të çuditshëm në botë

15 Korrik 2012, 09:56Lifestyle TEMA

64 vjeçari Thai Ngoc, i njohur edhe si Hai Ngoc, nuk mund të fle dot më që pas kalimit të një etheje në vitin 1973. Ka numëruar dele pafund, por përsëri janë rreth 11,700 netë të njëpasnjëshme që ai i ka kaluar pa gjumë. “Nuk e di nëse pagjumësia ka dëmtuar apo jo zemrën time, por unë akoma gëzoj shëndet të plotë dhe punoj në fermën time si gjithë të tjerët,” shprehet Ngoc. Komshijtë e tij tregojnë se ai çdo ditë mban në krah përgjatë 4 km deri në fermën e tij, thasë që peshojnë 50 kg.

Gruaja e tij tregon: “Burri im ka pasur një gjumë normal më parë, por këto ditë, as pijet e forta nuk e vënë dot në gjumë.” Ajo thotë gjithashtu se kur Ngoc shkoi të vizitohej, doktorët i kishin thënë që gezonte shëndet të mire, përveç disa problemeve të vogla.


Ngoc jeton në një fermë të madhe duke u kejdesur për dërrat dhe pulat e tij. Ai zakonisht bën punë shtësë ose ruan fermën e tij gjatë natës. Psh. Përdori 3 muaj pagjumësi për të gërmuar 2 vaska për të rritur peshq.

Barku i Sanju Bhagat’it dikur dukej si ai i një gruaje në muajin e nëntë të shtatzanisë. Ai gjithmonë ka pasur një bark të madh, por në vitin 1999 ky problem nuk ishte më thjesht kozmetik. Ai u detyrua të operohej. Doktorët hasën diçka jo të zakonshme. “Pjesë të një trupi tjetër njerëzor filluan të shfaqeshin një nga një,” tregon një doktor.

Në fillim u duk sikur Bhagat po lindte një fëmijë. Në të vërtetë ai kishte në bark vëllain e tij binjak. Kjo gjëndje quhet “fetus në fetus” dhe është shumë e rralle. Ndodh kur fetusi i njërit binjak ngec në fetusin e tjetrit duke u rritur brënda tij. Fetusi i ngecur mund të jetojë për disa kohë edhe pas lindjes deri sa rritet aq shumë sa i shkakton probleme binjakur mbartës, pikë në të cilën ndërhyjnë mjekët.

Shoichi Yokoi ishte një luftëtar i ushtrisë perandorake Japonese në vitin 1941. Ai u dërgua në një vend të quajtur Guam në ate kohë. Në vitin 1944, mbasi forcat amerikane pushtuan ishullin, Yokoi u fsheh.

Në 24 Janar, 1972, Yokoi u zbulua në një vend të fshehtë nga dy banorë të ishullit. Ai kishte qëndruar i fshehur për 28 vjet në një shpellë pasi kishte frikë të dilte edhe mbasi kishte gjetur njoftime se lufta kishte mbaruar. “Nuk duhet të isha kthyer gjallë.Ky është një turp,” tha ai ndërsa kthehej në Japoni duke mbajtur akoma në krahë armën e tij.

Mehran Karimi Naseri, është një i arratisur Iranian i cili jeton në një aeroport të Francës që prej 8 gushtit, 1988. Mbasi në vendin e tij u arrestua dhe torturua në vendin e vet, ai kërkoi azil politik në shumë vende të Europës, por pa sukses.

Në kohën që vendosi të shkonte në Angli, ai pretendonte se ishte sulmuar dhe i kishin vjedhur çantën e shpinës ndërsa priste në aeroport për të udhëtuar drejt Anglisë. Naseri arriti që të hipte në atë avion, por kur arriti në Angli nuk kishte asnjë document identifikimi me vete. Policia e aeroporti atje e ktheu mbrapsh në Francë dhe duke qenë se nuk kishte se si të identifikohej, u dërguar në zonën e pritjes së aeroportit, zonë për kalimtarët që nuk janë të pajisur me dokumenta.

Naseri është bërë edhe burim frymëzimi për një film i cili quhet “Terminali”. Ai mund të largohej lehtë bashkë me turmën për të dalë nga aeroporti, por duke e njohur të gjithe aty, do binte në sy shumë shpejt.

Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez shumë i çuditshëm, i cili beson se ai ështe Zoti, Krishti. Sipas tij, ai do të bëjë gjykimit e fundit të njerëzve në tokë, ashtu si Krishti, por mënyra se si do të realizohet kjo është tërësisht brënda ligjeve të vendit. Hapi i parë i tij si shpëtimtar është të caktohet kryeministri i Japonisë. Pastaj do të riformojë shoqërinë japoneze për të marrë më vonë oferte nga Shtetet e Bashkuara për tu bërë sekretari i përgjithshëm. Jezus Krishti Matayoshi pretendon se do të sundojë botën si nga ana shpirtërore dhe nga ajo politike.

Ka kandiduar gjithashtu në shumë zgjedhje, por nuk ka arritur të fitoj ende. Fushat e tij të çuditshme e kanë bërë atë mjaft të njohur sepse në disa prej tyre ai u bën thirrje kundërshtarëve të tij të kryhen vetëvrasje me hara-kiri.

Lal Bahiri ( lindur më 1961 ) është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi. Ai është deklaruar zyrtarisht i vdekur nga 1976 deri më 1994. Bahir ka themeluar Shoqatën e të Vdekurve në Indi. Ka luftuar burokracinë e qeverisë vendase për 18 vjet që të mund të provonte se ishte gjallë. Kur Lal Bihari provoi të aplikonte për një kredi bankare në 1976, ai zbuloi se ishte delaruar zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij kishte paguar një zyrtar të qeverisë për ta rregjistruar ate zyrtarisht të vdekur pasi në këtë mënyrë mund të merrte pronat e tij.

Bihari më vonë zbuloi se kishte të paktën edhe 100 persona të tjerë që ndodheshin në situatën e tij, kështu që vendosi të hapë Shoqatën e të Vdekurve. Që prej asaj kohe shumë njerëz i janë bashkuar shoqatës së tij. Tani shoqata ka rreth 20’000 anëtarë. Në vitin 2004 ata arritën të shpallin 4 te gjallë anëtarë të tyre. Bihari gjithashtu kandidoi më vonë për një post ne parlamentin e Lal Gani’it, Indi.

David Icke është një ish-futbollist profesionist, prezantues sportive në BBC si dhe zëdhënëshi Partisë së Gjelbër në Angli. Që prej 1990 ka qenë ashtu dhe sic e quan ai veten“një hetues me kohë të plotë i atyre që kontrollojnë botën në të vërtetë”; zvarranikëve. Ai pretendon se bota drejtohet nga një grup i quajtur “Elita”: një rracë zvarranike e njerëzve e quajtur në kohët e lashta si “Vëllazëria Babilonase” dhe se shumë njerëz me pushtet si: George W. Bush, mbretëreshë Elizabeta II etj.. e kanë prejardhjen nga ata. Beson gjithashtu se ky grup dallohet nga ngacmimi I të miturve dhe satanizmi. Ka shkruar 15 libra me pikëpamjet e tij. Në vitin 1999 ka mbajtur një fjalim në universitetin e Torntos ku dhe është vlerësuar shumë nga turma.

David Allen Bavden ( lindur më 1959), është një qytetar amerikan i cili është zgjedhur si “Papa Mikaeli I” nga një grup prej 6 vetësh Konklavist ose Katolikë post-Sedevakantist, duke argumentuar se zgjedhja e 6 papëve të fundit nuk është e drejtë sepse ata janë të gjithë modernista.Sedevakantistët argumentojnë se nëse Kolegji i Kardinalëve nuk ose nuk mund të zgjedhë një papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjne këtë nën parime e “Epikeia” (paanësi). Kështu që duke zbatuar këtë parim, David Bavden u zgjodh papë nga 6 persona ( përfshirë veten e tij dhe prindërit) më 1990. Ai është akoma në këtë detyrë.

Yoshito Nakamatsu ( lindur më 26 Qershor, 1928), është një shpikës japonez i cili pretendon se mban rekordin botëror për numrin më të madhe të shpikjeve me mbi 3’000 të tilla, që nga disketa(floppy disk) e deri te këpucët “PyonPyon” . Ai ka filluar të analizojë e fotografojë çdo ushqim që ka konsumuar në një periudhë 34 vjeçare ( akoma vazhdon ). Qëllimi I Nakamatsu’t është të jetojë 140 vjet.

Mikel Lolito ( lindur më 15 Korrik, 1950) është një sipërmarrës francez. Lolito u lind në Grenoble dhe është i famshëm sepse konsumon gjëra që nuk mund të treten. Gjithashtu njihet si z. Ha çdo gjë. Ai mund të konsumojë metal, qelq, gomë si dhe objekte si biçikleta, televizorë dukë gëlltitur me copa të vogla. Ky njeri është i famshëm edhe për gëltitjen e një aeroplani të tërë. Ngrënja e aeroplanit zgjati 2 vjet, 1978-1980. Që kur ishte fëmijë filloi të hante materiale jo të zakonshme dhe ka dhënë shfaqje në public që prej 1966-ës.


Lolito nuk ndjen asnjë shqetësim, edhe pse dieta e tij janë gjëra të patretshme. Stomaku i tij është dy hërë më i trashë se një njeri normal dhe acidet që ndodhen në të janë vërtet të forta, aq sa arrijnë të tretin dhe një pjesë të metalit që mund të ketë ngrënë.

http://lajmeroze.com/10-njerezit-me-te-cuditshem-ne-bote/

8 komente në “10 njerëzit më të çuditshëm në botë”

  1. Mungon kryesori says:

    Sali yne duhet te ishte i pari ne listen e te cuditshmeve. Ndoshta nuk kane dashur te ofendojne popullin trim dhe krenare shqiptare qe nuk e kane vendosur ne vendin e pare Salen tone?!

    1. EdiRuci says:

      Saliu eshte supernjeri qe u ka kalle daten te gjithe sallakeve……..

  2. Slayer says:

    Keni haru dhe nji Shqipetar te cuditshem e famkeq qe e njeh i gjith kombi…!

    1. BALKAN RANKING says:

      I kane ngrene hakun ?
      Ky, minimalisht duhet te jete ne vendin e trete!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/gjeni-dicituren-who-is.html

  3. gazetari pa liri says:

    KRISHTET E TIRANES.
    Kur kokat tona politike,enver,nano,sali,meta,etj,kerkojne te jene ne sundimin politik mbi 8 vjet,kane semundjen e Japonezit Mitsuou qe e quan veten Zoti Krisht.Keta lapanxhot tane i kane vene nje emer vetevetes, tjeter se nuk e deklarojne,realisht ata me pa ngopesine e sundimit jane teper te dashuruar me veteveten,kane friken ne palce per c’kane bere aqsa sa sundimin e mbyllin kur ngordhin.Frika qe kane ne bark dhe tru i ben te kryejne ate qe s’ta pret mendja,diet sundimi i stergjateur braktis rrugen e ndershmerise.
    Realisht ne Shqiperi komunistet apo kelyshet e tyre nuk mund te harmonizojne popullin shqiptar derisa s’pranojne mekatet apo nuk hapin te vertetat qe mbulojne.Shqiperia mbi gjithecka ka domozdoshmeri purifikimin e c’do shqiptari qe nga kokat ne drejtim vecan te PS-PD,ku fshihen komunistet dhe intrigantet me te medhenj.
    Ngordhi koha te mesojme kush qenka Presidenti i ri,pasi mer fronin.Ky jo vetem s’eshte per popull por as populli nuk e do.Shoikoni nanon a nuk e di vetem Krisht qe ala kerkon sundim,ai ende kuiton se eshte i pa zevendesushem,si Krishti qe s’e zevendesn askush,kete gangrene ka dhe saliu byrazeri i nanos.

  4. Gysi says:

    Ky serbi ione eshte i 11-ti, nuk e paska kapur lista. Por dhe nje vit dhe do shkoj ne te parin

  5. i 4erti says:

    Gjynah tourkofagos qe ka kaq vjet qe jeton be aeroport.

  6. skifteri says:

    ate shkronjen C e keni fut pak si shpesh te ky artikull, hidhni nje sy artikullit, jo vetem copy paste more gazetare se po na zhdukni gjuhen shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje