AK, takime me emigrantet: PS dhe PD ua kanë mohuar votën për 22 vite

15 Korrik 2012, 15:00Politika TEMA

Nga qyteti bregdetar i Durrësit, ku nisi turin e takimeve me emigrantet, kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, akuzoi dy forcat e mëdha PD dhe PS se ne këto 22 vjet ua kane mohuar te drejtën e votës shtetasve shqiptare qe jetojnë jashtë kufirit. Spahiu garantoi emigrantet se forca politike qe ai drejton ka marre mbështetjen e 14 deputeteve te parlamentit britanik ne këtë nisme, e cila synon t’i trajtoje te gjithë shqiptaret ne mënyrë te barabartë. Spahiu tha me tej se interesat e emigranteve si dhe te qytetareve shqiptare janë tradhtuar nga dy forcat politike dhe veçanërisht nga qeverisja aktuale.

“Aleanca KuqeZi i ka kthyer sytë tek emigrantët shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria gjatë 22 viteve të tranzicionit, jo me qëllim për t’i marrë atyre votën një muaj përpara zgjedhjeve, por sepse Aleanca KuqeZi është vetmja forcë politike që shqiptarët i trajton pa ndasitë që politika 22 vjeçare e dështuar është mësuar t’i trajtojë ata” – deklaroi kryetari Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu përpara qindra shqiptarëve të emigruar që ishin mbledhur në mbështetje të nismës së Aleancës KuqeZi.

Me tej kreu i AK u ndal tek dështimi në themel i kontratës që PS dhe PD duhet të zbatonte me qytetarët e saj brenda dhe jashtë vendit. “Ka ardhur koha që të gjithë t’i ktheni sytë nga Shqipëria, nga toka jonë e cila po dergjet, shitet dhe copëtohet për interesat personale të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Sot më shumë se kurrë ju duhet të kuptoni që politikat e PS dhe PD kanë dështuar dhe këto dy forca politike duhen ndëshkuar. Duhen ndëshkuar me votë për qëllimin e vetëm për t’i dhënë Shqipërisë një faqe të re në historinë e saj moderne, ku zhvillimi, integrimi dhe prosperiteti të mos ketë as ngjyrën blu e as atë rozë por të mbajnë vulën kuqezi, vulën e shqiptarëve kuqezi” – deklaroi Kreshnik Spahiu.

Për Aleancën KuqeZi vijoi Kreshnik Spahiu forca e bashkimit dhe fuqia e zërit të arsyes do të bëjë të mundur që shqiptarët të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga kjo klasë politike e shitur tek Serbi dhe Greku. “Ju jeni larguar nga vendi juaj, familjet dhe të afërmit tuaj për një jetë më të mirë. Paguani taksa në vendet ku jetoni dhe jeni sërish të huaj. Ju trajtoheni si qytetarë të dorës së dytë sepse politika e Sali Berishës dhe Edi Ramës ka bërë që imazhi i Shqipërisë të rrënohet vit pas viti duke vënë në vështirësi kombin shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve. Kjo epokë e errët e politikanëve të dështuar dhe klientelistë duhet të marr fund” – deklaroi Kreshnik Spahiu.

Lideri i kuqezinjve vuri theksin tek e drejta e votë së emigrantëve e cila prej 22 vitesh është mohuar pasi sipas tij Berisha dhe Rama e dinë mjaft mirë që vota e emigrantëve është votë ndëshkuese sepse ata arrijnë ta bëjnë diferencën midis një politike zhvilluese evropiane dhe një politike klienteliste si e Rames dhe Berishës. “Ju e keni parë dhe dëgjuar që Aleanca KuqeZi ka zhvilluar protesta nëRome, Bruksel, Londër, Gjenevë dhe Uashington për të drejtën e votës e cila është një e drejtë kushtetuese që i takon të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve. Por kjo e drejtë iu është mohuar nga burracakët e politikës shqiptarë që i tremben votës tuaj të drejtë. Aleanca KuqeZi është zotuar dhe do të qëndrojë e palëkundur në të drejtën tuaj për të zgjedhur politikën qeverisëse për të afërmit tuaj në Shqipëri. Ndaj, unë sot këtu në mesin tuaj dua të bej publike një nismë të jashtëzakonshme të përfaqësuesve të Aleancës KuqeZi në Britaninë e Madhe. Dega jonë në Londër ka arritur të marrë firmat e 14 deputetëve të parlamentit britanik të cilët i drejtohen shtetit shqiptar me një apel të qartë: Mos i mohoni të drejtën e votës komunitetit shqiptaro-britanik. Mohimi i kësaj të drejte është themeli i ndërtimit të shtetit demokratik” – deklaroi Kreshnik Spahiu.

Turi i takimeve të Aleancës KuqeZi me emigrantët shqiptarë që kthehen gjatë sezonit verorë do të vijojë në të gjitha qytetet bregdetare të Shqipërisë.

36 komente në “AK, takime me emigrantet: PS dhe PD ua kanë mohuar votën për 22 vite”

  1. Enedi Orikum says:

    Nuk po vepron mire o Kreshnik. Tani e majta duhet te jete sa me kompakte dhe e bashkuar se kurre, ndersa ti brockullis genjeshtra kunder PS. Para tre ditesh ishte Rama ne Selanik e Athine, dhe emigrantet e duan, ai i do emigrantet, te gjithe jemi vellezer. Pse i krijon keto dasi?

    1. Nertil Peshi says:

      Rrini o ju te aleances beterrzi bejini masazh Saliut se e pasekni qejf. Ju duhet te ishit ata qe do te perforconit ndryshimin qe do te sjelle Rama dhe PS, por ju po dilni juda e tradhtare jo vetem te politikes se majte por edhe gjith kombit. PS do triumfoje edhe pa ju gjithsesi, sharlatane.

      1. twitter says:

        Edi rama ben pazare me Berishen, dhe ju beni gam gam.
        kur jeni kaq te sigurte per fitoren,pse ja keni friken AKZ????

      2. 100% Shqip says:

        Pse more djale kur e ke degjuar ti qe AK do perforconte idealet e PS………AK i ka qendruar besnike pozicionit te saj sepse nuk mund te bashkohet me humbesin ne asnje moment.

    2. Borici 22 says:

      E vetmja gje me mend qe ka thene rrufjani, hajduti dhe krimineli Berisha eshte shprehja “aleanca faqezi”. Kjo aleance eshte nje shaka e natyres, gjen probleme qe nuk qendrojne dhe akuzon socialistet. Ne qafe paci veten, duhen diskutimet brenda te majtes o te mjere, jo percarjet. Bashkohuni me socialistet ose ikni zyrtarisht te Saliu, se ai ka qejf tju beje skllever.

      1. Arianit says:

        Aleanca Kuq e ZI nuk mund te bashkohet me anije qe po mbyten nga llumi i injorances, korrupsionit dhe kriminalitetit. Bravo AK!

    3. Visi says:

      Kreshnik palla….

    4. Fred says:

      Shoku Orikum,,,,,, nuk ka ma vlere as ps e as PD te dyja jane parti hajdutesh dhe komunistash Edi Rama eshte legen dhe hajdut si te tjeret ma mire ta marr do njerze qe nuk merren dhe nuk njihen ne politike se ps e PD asht nje fjale e urte popullore hekja Lenes ,e venja Prenes ,,, me nderime orikum

      1. Anduen Pasho says:

        Kjo esht strategjia e re Berishiste he? Te thone “te dy jane njesoj” qe elektorati i majte te stepet. Jo mor jo nuk jane njesoj te dyja palet, se Saliu eshte e shkuara, AKZ patetikja, Partia Socialiste eshte ne kete moment e vetmja alternative qe sjell energji dhe vitalitet.

    5. Jona says:

      Nje gje nuk kuptoj une cdo te thuash me termin “e majta duhet te jete sa me kompakte”. Aleanca Kuq e Zi asnejhere nuk ka qene per asnej minute te vetme as e majte dhe as e djathte por i ka qendurar besnike parimeve te saj. Nese as PS as PD ne gjiteh keto vite nuk kane levizur as gishtin per te drejtat e emigranteve per te votuar AK dje paraqiti firmat e 14 deputeteve te parlamentit britanik te cilet i drjetohen shtetit shqiptar shuem qarte: te mos mohojne te drejten e votes se emigraneve. Une ketu them: Respekte Aleanca Kuq e Zi!

  2. Ymer Lani says:

    Kreshnik Spahiu tradhtar i ceshtjes kombetare shqiptare. Ku ishe ti mor kur Socialistet dhe Edi Rama mbronin me thonj e me dhembe kufijte detar qe Sala donte te shiste? Ku ishe ti qe ta ngrije zerin? Pas pilafit dalin sa nacionalist te duash ti, po une dhe shum shqiptar vetem Edi Ramen njohim per mbrojtes te vertet te interesave kombetare.

    1. raimondi says:

      Edi mbronte kufijte detare ? hahahahaahahahahaahaahahaa

      I mbronte nga Selaniku ? loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

      Ai qe mbronte kufijte detare eshte ne Parti te Kreshnikur–apo nuk e ke vene re kete fakt

    2. taku says:

      i nderuar Ymer Lani
      Mendoj se ishte ish koloneli ne pension MYSLYM PASHA ai qe e ngriti i
      pari ceshtjen e kufirit bregdetar, edhe socialistet shume mire
      vepruan qe e derguan ne gjykate kushtetuese, por po te kishte ndodhur
      e kunderta qe PS te kishte heshtur(kush hesht aprovon)do te ishte
      bashkfajtore me PD,Por te mos harrojme qe AKZ ka bere nje beteje
      tjeter qe eshte per tu pershendetur, ajo e rregjistrimit te popullsise
      ne baze etnike.

    3. Sin says:

      Më duket se ishte i nderuari Myslim Pashaj ai që bëri të mundur mbrojtjen e nderit të vendit tonë. PO mos të ishte ngritur ai PS me siguri do ta kishte pranuar në heshtje dhurimin e detit.
      Sa për dijësim, Myslim Pasha është anëtar i AKZ-së!

    4. Holger says:

      Tradhtaret e kombit demokratet kan bler AKZ-ne qe te percajn te majten. Mos u genjeni e t’i pergjigjeni me vote kesaj partie!

      1. edi says:

        ik o vlla se nuk jane per ty keto muhabete……..mos shiko endrra diten per diell

  3. Gimi says:

    Duhet te mbeshtesesh socialistet more Kreshnik, cfare i ke keto pallavra te genjeshterta, mos fillo te sillesh si Sali Berisha se na mori lumi…

    1. Jona says:

      Aleanca Kuq e Zi nuk duhet e mbeshtese asnej pervecse popullit

  4. Tanja Berat says:

    Me permend nje fakt o tradhtar spahiu ku e ka tradhtuar edi rama 1 emigrant te vetem!!!!! doni t hidhni balte mbi partin me t madhe opozitare por jeni amatore e ne argumenta.

  5. Veteran says:

    Saliu ua ka mohuar voten, Partia Socialiste me Ramen nuk kane lidhje me ket muhabet. Para disa ditesh vete Rama me stafin e tij ishin ne Greqi dhe u premtuan emigranteve se ishte hera e fundit qe ata do te mundoheshin deri ne Shqiperi per te votuar, pasi kur te vije ne pushtet PS do te thjeshtezohet ky proces votimi. Dhe kjo na intereson, keto gjera praktike qe per momentin vetem PS po i jep.

  6. Aleanca koqezi says:

    Aleanca koqezi eshte krijuar nga sala per te mos lejuar elektoratin qe eshte zhgenjyer nga pilirika e tij antipopullore dhe antikombetare te votoje per te majten. Njerezit e aleances koqezi jane ose te blere nga sala ose re mashtruar si ai ushtaraku.

    1. Ina says:

      DHe ti qenke nje kokrra e budallit

  7. Caterpillar says:

    E shiti dhe Kreshniku shpirtin, i ka then Saliu sulmo Ramen se ia kam friken mos fitoj pushtetin me vote popullore……

  8. Delli USA says:

    Me duket se ky Kreshniku po e tepron me Edi Ramen,duke vene shenjen e barazimit me Saliun ai po e con ujin ne arat e Vicidolit.Kreshniku per nje kohe te gjate i ka bere fresk Saliut,nuk e di aresyen e prishjes por per mua veprimet e fundit te tij hedhin hije dyshimi.

  9. Doktorri rufjan says:

    Doktoei rrufjan
    Kryeminister sharlatan
    Krijoi aleancen koqezi
    Per te vjedhur perseri
    Spaska dert ky faqezi
    Si plak si I ri
    Mjere kush I ben karshi
    Se te vret me bresheri

  10. Slayer blood line says:

    AK po u munduat te na zhgenjeni ne te lodhurve do ta hani sa dyfishi i pd e ps…..ok?????

  11. CHELSEA says:

    ….PO VOTUAN DHE EMIGRANTET….DO EKSPORTOHET IMAZHI ME I KEQ I SHQIPERISE NEPER VENDET E BOTES….O KRESHNIK EMIGRANTET JANE ME TY TANI QE NUK VOTOJNE SE PO VOTUAN ,DO NDAHEN NE DY PJESE DHE FATKEQSISHT TY O KRESHNIK I BIE TE MARRESH ATE TE MESIT…

    1. Liam says:

      Po nuk jane emigrantet si puna jote ore djale. Ti po ti je imazh i keq po shume i keq. Bravo AK jeni ne rrugen e duhur

  12. Joni says:

    Po rama dhe berisha ju kan braktisur perj vitesh o popull, tani vetem po pasurojne fisin e tyre ne kuriz te ketij vendi! Hapini syt o te mjere

  13. Arseni AL says:

    Kreshnik! shqiptaret do te ndjekin gjithmon vetem nqs qendron LARG Rames e Berishes, mos degjo ca shqiptar qe ju eshte bere gjaku uje dhe sndahen dot prej tyre

  14. brace says:

    partia komuniste e plakut,nga vicidoli,dhe ajo socialiste,jane 2 parti,mashtrues,e poshtruese,ndaje shqiptarve per 21 vjete,shikoni jane po te njejtit persona,bijte e bijat e komunistve e spiujve,qe vetem losin rrenash,ne kurrize te popullit,frikac e te fjetur.Mose ju besoni me ktyre hajdutve,jane nji lloje komunistat e socialistat,1 koktej i ndyre,i dalur nga kto dy parti qe nuke gelltitet me.AK eshte ajo parti qe do sjedhe DEMOKRACINE e verte,do ndertoje shtetin,me zbatueshmerine e ligjeve,do largoje perfundimishte,kto plehra qe kane ndyre,e infektuar edhe brezat e ri.

  15. enea says:

    Kreshniku ka hallet e tij dhe ju i thoni se po percan te majten.Te majten po e percan Edi dhe ju jeni kaq te verber sa nuk shikoni.Mire Kreshnuku,Iliri ,Nano dhe te tjere jane percares po Edi pse nuk i bashkon?Nuk i bashkon se eshte Berishe e vogel.Shembelltyra e Berishes qe i do te gjitha vete.Kryetar Bashkie,Kryeminister,Kryetar Partie dhe cdo gje duhet te jete ky skicofren psiqik.Hapni syte dhe shikoni realitetin se ju ka shkare mendja te gjitheve.

  16. Albi says:

    Ore une cuditem me komentet ketu. Pse cuditeni qe Kreshniku sulmon Ramen?

    AKZ eshte parti e pavarur, nuk eshte ne koalicion me asnje tjeter. Ajo lufton qe te marri votat e saj. Ca duhet te thote nje parti e pavarur sipas jush, “ne jemi te mire, po edhe PS eshte e mire”????

    Nqs jeni te merzitur qe Kreshniku sulmon Ramen atehere ju nuk do votoni AKZ gjithsesi, kshuqe Kreshniku nuk flet per ju. Ai flet per te tjere qe besojne se Berisha po e po, po edhe Rama e ka mbushur kupen.

    Mos harroni, njeriu qe mbroi kufirin detar sot eshte ne AKZ jo ne PS. Rama fali te gjitha zullumet e Metes kur shkoi ne Lalz per te bere pazar. Pse duhet ta besoj une me ate njeri? Per te mos folur me per njerezit qe ka marre ne PS, ca laca e te forte injorante si puna e atij kryetarit te bashkise se Kavajes qe eshte nje turp per te gjithe qytetarin e ketij vendi.

    1. E verteta says:

      AKZ-ja parti e pavarur? Hahahahahahaha.

      Ka nje thenie e cila thote: ” Botes nuk i ka ardhe e keqja nga ata qe nuk dine, por nga ata qe mendojne se dine “.

      AKZ-ja eshte nje parti e pavarur, po aq sa eshte edhe PR-ja e Fatmir Mediut.

      Per ata qe nuk e dine, misioni i AKZ-se, e cila u krijua dhe financua nga Sali Berisha, eshte qe te marre 2 ose 3 deputete ne zgjedhjet parlamentare te 2013-es (koalicioni me te eshte pjese e marreveshjes sekrete). Neqoftese kjo e ndihmon Sali Berishen qe te qendroj ne pushtet, Kreshnik Spahiu merr nje post ministror shume te majme per te zhvatur. Por edhe neqoftese Sali Berisha nuk arrin qe te mbaj kryeminstrine pas 2013-es, prape Kreshnik Spahiu merr nje shperblim te madh nga Sali Berisha, duke llogaritur faktin se keta deputete do te jene nje kal troje brenda ne parlament, per te sabotuar votimin e ligjeve, ose ndonje mocion per perballjen e deputetit Sali Berishes me drejtesine, ne te ardhmen.

  17. daja says:

    Une kam nje mikun tim se sa here dele i papune nga regjimi i berishes iken ne vendet perendimore per te punuar qe te mbaje femijet me buke . Per kete dua ti beje disa pyetje ketij Spahiut:
    Kur ju dolet i pa pune ku i gjeni leket per te bredhur ne mbare boten nen siglen e akz?
    Ku je ti i pakoruptueshmi nenkryetari i KLD???
    Na trego te ardhuart tuaja ?
    Kush financon per alencen gjoja tenden ,duhet transparence apo jo?
    etj,etj,??? jo vetem dengla apo vije sjellje si i thuhet ne gjuhen e konspiracionit.

  18. beni says:

    Po kush te tha ty se nuk votojne emigrantet, ata votojne nje me nje te gjithe por jo duke qene prezente,atyre ju kursejne dhe parate e biletave, te avionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje