Balla: Berisha është i implikuar vetë në skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, që i rrezikojnë karrigen

14 Korrik 2012, 16:20Politika TEMA
Balla: Berisha është i implikuar vetë në skandalet e

Deputeti i PS tha se procedurat për kontrollin parlamentar ndaj Ministrisë së Mbrojtjes kanë nisur që në shkurt. Balla tha se Berisha e Topalli po mbajnë peng një projektligj për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve të inteligjencës. Në fund Balla tha se nëse nuk ka trafiqe, pse shefi i SHIU jep dorëheqje kur publikohen dokumente zyrtare të trafikut

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi pas konferencës për shtyp të kryeministrit Sali Berisha. Balla tha se ndryshe nga sa deklaron Berisha, procedurat për kontrollin parlamentar të Ministrisë së Mbrojtjes kanë nisur që në shkurt të këtij viti.

“Sali Berisha gënjen për bllokimin e kontrollit parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes duke dëshmuar qartë se është vetë tërësisht i implikuar në skandale që i rrezikojnë karrigen: qoftë për blerjen dhe vënien në përdorim të pajisjeve që kanë përgjuar dhe po përgjojnë opozitën dhe diplomatë të huaj në Tiranë; si dhe në trafikun e armëve nga ana e Ministrisë e Mbrojtjes, një biznes që ai dhe i biri nuk paskan hequr dorë edhe pasi vranë 26 shqiptarë të pafajshëm në Gërdec.

Më lejoni të sqaroj se procedurat për kontrollin parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes kanë filluar që në muajin shkurt, pra 5 muaj më parë, me depozitimin e kërkesës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo kërkesë ka marrë miratimin e këtij komisioni më 18 maj në praninë edhe të ministrit të brendshëm të asaj kohe Bujar Nishani edhe të ministrit të mbrojtjes Arben Imami. Më 6 qershor kryetari i komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti i partisë së Sali Berishës, Leonard Demi, i ka nisur ministrisë pikërisht vendimin që autorizon kontrollin parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes. Menjëherë pas kësaj shkrese ka pasur edhe 3 kontakte të tjera zyrtare me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes,” tha Balla.

“Vetëm 3 ditë më parë përsëri kryetari i komisionit Leonard Demi, ka dërguar edhe një shkresë tjetër për fillimin e kontrollit, në të cilën janë parashtruar edhe 8 nëngrupet për 8 nënçështjet që kanë bërë të domosdoshëm kontrollin parlamentar në këtë ministri, mbi të cilën rëndojnë, e përsëris, dyshime të forta për trafik armësh dhe përgjime të paligjshme. I kujtoj Sali Berishës se kontrolli parlamentar mbi ekzekutivin garantohet nga Kushtetuta dhe nga rregullorja e Kuvendit, përkatësisht nenet 18, 36 dhe 102.”

Po ashtu, Balla tha se Berisha po mban peng një projektligj për mbikëqyrjen e institucioneve të inteligjencës.

“Më lejoni të bëj publik gjithashtu një fakt të ri që përbën në vetvete një skandal tjetër shumë të rëndë në keqpërdorimin e Kuvendit dhe të kryetares së Kuvendit nga Sali Berisha. Ka më shumë se 1 vit që në sirtarët e Jozefinës mbahet peng një projektligj i përgatitur nga ekspertë britanikë, në kuadër të një projekti të posaçëm të financuar nga OSBE, për mbikëqyrjen parlamentare të institucioneve të inteligjencës. Sali Berisha duhet të sqarojë se përse ai dhe kryetarja e Kuvendit mbajnë peng miratimin e këtij projektligji që përbën një domosdoshmëri në kuadër edhe të angazhimeve që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s. Më lejoni t’i kujtoj prezencës së OSBE në Tiranë që edhe ky mision diplomatik t’i kërkojë qeverisë shqyrtimin e këtij projektligji të hartuar me mbështetjen dhe asistencën e vetë OSBE-së,” tha Balla.

“Sali Berishën e tradhtoi fytyra e tij sot kur u mundua të mohonte dyshimet për trafikun e armëve dhe skandalin e përgjimeve. Prandaj ai duhet t’i japë përgjigje shqiptarëve, se nëse nuk paska trafik armësh dhe përgjime të paligjshme përse drejtori i shërbimit informativ të ushtrisë Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të dokumenteve zyrtarë të lidhjes së tij dhe bashkëshortes së tij me shitjen dhe me trafikun e armëve. Sali Berisha i di mirë arsyet, sepse ish drejtori i SHIU-t Ylli Zyla është një ndër të paktët njerëz që hyn pothuajse çdo ditë në zyrën e tij në kryeministri.”

 

26 komente në “Balla: Berisha është i implikuar vetë në skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, që i rrezikojnë karrigen”

  1. edi says:

    Me shum vones zoti Balla tani te ra mendja kur armen mbaruan.

    1. Caterpillar says:

      O Sali o mashtrus si dole para mijra njerzve sot dhe mashtrove pa ta ber syri terr. Ti je pergjegjes per viktimat e gerdecit, ti je pergjegjes per 21 janarin. Rama esht i vetmi i paster nga gjith keta politikane horra ne krye. Kapuni fort pas Rames dhe virtytit qe ai percjell, se ndryshe do na djegin sic na kan djegur kta t tjeret….

    2. Rexhep Frroku says:

      Saliu jo vetem qe urren cdo njeri qe e kundershton, por injoron dhe popullin. Pastaj shan dhe Ramen, ai bashk me makutet e tij. Une them se duhet t’i japim fund mbreterimit te Saliut, s’ka me durim.

  2. Mire lloqet, po mo?
    Me Ciuciu sala o ne maje Te Plehut, ju kullosni, mire ju,
    po ne?!
    Lloqe boll, veprim presim o ballore!
    APO edvini o I zone prej koq…?!
    Boll lloqe, VEPRA !

    1. Ymer Lani says:

      Po me vepra po merren te gjithe Socialistet. Te dalesh e te deklarosh dicka nuk do te thote se njekohesisht nuk po vepron. Prej gjithmone PS ka qene e vetmja force e cila vepron ne menyre kritike per te shpetuar vendin nga beterri i Saliut.

  3. Treviso says:

    Kryetari i qeverise se plehrave tani i ka marre te gjitha ne kontroll.
    Me kontrollimin e te gjitha institucionet e plehrave,ai i ka hapur lufte te gjitheve kundershtareve, dhe neqofte se do fitoje edhe kete batalje do shpalli vehten mbret prej Viçidoli. Zevendes kok-lopa Ilir Meta.
    Sekretar i mbretit do caktohet Damir Fazlliç meqe eshte edhe avokat.
    Jozefina Topaaalli do drejtoje qeverine e plehrave,
    Kjo eshte prespektiva e vrasesit te popullit dhe kruetarit te qeverise se plehrave sali Rom Sheqere Berisha prej Viçidoli te Tropojes.
    Oj Shqipri!!!! Sa posht ke ra, dhe kur do ta ndalosh tatpjeten

  4. Meti says:

    Ore te uruar por a vertet e vini ne dyshim se nuk ka bythe njeri ne shqiperine e sotme te beje me te voglen hajni pa lejen dhe pagesen e haraçit kryeshefit a?
    Kudo qe mban ere mut, aty rrotull eshte ai dhe familja qe eshte zmadhuar shume mbas 2005.

  5. L.I.S Kryetari says:

    PSE KINI FRIKE TI THONI SHQIPETAREVE :”Ky vend nuk mund te futet as per 100 vjet me kete shkalle korrupsioni”?
    Pse nuk denonconi publikisht e ne organizmat nderkombetare ‘tog fjalet’ ‘asacim’,bashkepunim,pordhim, drogim,prostitucionim,trafikim e INTEGRIM’ SI PJESE E ANTISHQIPETARIZMIT PER TE MBULUAR KRIMIN POLITIK TE KETYRE 22 VJETEVE?NE PARLAMENT SHKONI SE U THOTE ARVIZU ,PER TE MARRE RROGEN APO PER TE KALUAR PLEQERI TE MBARE? L.I.S (lidhja integrim Skrapar9

  6. *king says:

    Me vjen keq prej ketij qyqari qe te tere ja kan lexuar librin e shpis prap ben ham hum

    1. Ben Chicago says:

      libri e shtepise ja ka lexuar sali
      po ai nuk te kruan per ate pune
      sa me shume eshte i pa zoti si mashkull aq me shume i jep gojes njeriu

  7. kelmendasi says:

    Le te lehin Balla edhe nje muaj sa te hiqet imuniteti dhe shpifja te behet e denueshme se ky mashtrues bashke Ramen e Bracen nuk i ndigjoni tu lefe ma.As gjysma e propogandes te Ps nuk do te ekzistoje mbas nje muaji.Propoganda e tyre ka qene ne parimin:Shpif shpif se dicka mbetet.
    Kjo do jete nje shkatrrim i bandes shpifse para 2013.

    1. Veron says:

      Pra ti po thua se Saliu pas heqjes se imunitetit te opozites do ta shtype gjithe opoziten duke i veshur asaj krime qe PD i ka bere vete? Doni ta beni opoziten koke turku he? Doni ta beni PS, force me e madhe se ju, te paguaje per krimet tuaja he? S’ju le njeri ta beni kete, as Europa e as Amerika, o diktatore te shpifur.

    2. Toni says:

      Ja keto qe thoni kelmendasi jane shume te shemtuara, antidemokratike. Ju te djathtet prisni heqjen e imunitetit qe te ndeshkoni Ramen. Nuk ndodh. Pikesepari nuk ndodh se Rama dhe kurrkush ne PS nuk ka bere afera korruptive. E te kishin dashur ne ndo1 kohe te benin, prap ju te djathtet e keni kapur aq keq e fort pushtetin sa s’do kishte shanse ne bote.

    3. NjeQytetarOptimist says:

      O kelmendas…Po kerpudha e Gerdecit shpifje ishte ?? Vetem kur behet hataja, atehere shkoni e mbylleni ne kotec ju…

      Domethene sipas teje shpifja duhet denuar ??

      Po kur Qeverria nuk jep transparence tek qytetaret e detyruar me ligj e Kushtetute c’fare denimi duhet tu japim zyrtareve ne ?? Ehhh PIZEVENG I VOGEL…

  8. NJIHET BOTERISHT SI ...... says:

    -Njihet ne gjithe “BOTEN” qe ne Shqiperi jeton nje nder kriminelet dhe diktatoret islamik si SADAMI, MUBARAKU, GADAFI ….. qe eshte Sali Bisha.
    -NDERKOMBETARET jane pergatitur per rrezimin, arrestimin dhe gjykimin e kesaj kafshe shpellash.

  9. kelmendasi says:

    Veron dhe Toni
    Une them qe shpifjet do te ndalen prej te gjithve.Opozita eshte bere e pa deshrueshme me shpifje.Shpifja eshte e denueshme ne te gjitha shoqerite demokratike.F,Nano mori 3 milion euro dhe u denuan 4 vete me nga 18 muej burg per nje shpifje(padrino i droges) ne Itali.
    Po sikur nje person te u thonte ju qe ju jeni kopila se e keni pase nenen putane te shpifte ca do te benitÉJam i bindun se ne se do kishi gjak shqiptari do ta vrisnit.Opoziten po nuk shkeli ligjet po nuk volli po nuk shpifi ska bire nane ti denoji.Sot nuk po i denon kur bejne jo kur sbejne gje.Vetem pse i tha genjeshtar nje kongresmen Obames u detyrue te kerkoji falje.Ai kerkoji falje se kjo fjale ishte fjale fyese ne fjalorin AmerikanKongresmeni duhej ti thonte se nuk ke mbajt premtimin sic ishte e vertet.Vini re se shpifja eshte shume me e denueshme se fjala fyese.Te gjith shqiptaret e dine bashke me ju kush eshte Balla e Brace.

  10. Drini says:

    Sa per shpifje idhulli jot ,plaku i vicidolit do ishte denuar 100 here me burg. Ne ka llapaqen me te madh ne shqiperi eshte idhulli jot i biri i sheqeres.Prandaj qepe halen e mos irrito kot njerezit.

  11. kelmendasi says:

    O Drini
    Po ti hale do te jesh more komunist.Ne dac irritoju ne dac luej menc nese ske luajtur deri tah aq me ben mua.Po kush po te merr leje me shkruej ty.
    Tregojn fjalet qe perdor edukaten tende o djalosh pensionist komunisti.

  12. Lori says:

    Z.Deputet Balla:Berisha i nderuar ka per mese 22 vjete qe bene trafikun e armeve nen urdherin e perandorise,ndaj lerini fjalet e boshta se nuk keni ç’fare ti beni jo Ju por perendia te zbrese nga qielli!A e di i nderuar deputet se nga varet ky djall;a e di i nderuar se ne ç’do vend ku jane shitur(po te ve ne dijeni se gjysmat falen e gjysmat shiten)keto arme eshte bere baterdia e jane rrezuar te gjithe ata qe nuk shkojne mire e nuk e degjojne me perandorine!Shikoni edhe ne Siri kur te behet lufte civile (me armet e Sales e te “Lales”)e perfgundimisht ta rezojne te padeshiruarin e perandorise,paçka se ku kane hedhur barut planet iu jane prishur me hypjen ne fuqi te myslimaneve.Ndaj bene mire te heshtesh e mos u merr me “Burra shteti” se jane lojra te holla keto.Lereni te qete edhe ministrin e ç’mbrojtjes se edhe ai i nderuar ka bekimin e Arvizeve e s’keni ç’fare ti beni Ju ore mjerane .Se fundemi,merruni me 21 Janarin e nxirrini fundin e lerini keto pazare se jane te rrezikshme!Behuni bura e dorezoni kartat e deputeteve e quajeni kete vend vend monist,me nje ndryshim qe kete here nuk jane te lidhur me lindjen por me perendimin.Ky eshte ndryshimi thelbesor i ndryshimit te “sistemit”.

  13. Akili says:

    Kesaj pune i thone qni leh dhe ujku pjerdh.

  14. integrim Shishtufina says:

    Ben chicago kelmendasit kane te drejte….jane te shkolluar e te ringjallin shpresen per te nderruar parlamentin e uturakeve me pleqte me alxajmer nano,sali,tavoruòi e kompani.
    Ben kelmendasi flet per komunizmin se ai jo vetem e ka studjuar vepren e marksit por edhe po studjon veprat ne perkthim ne 3 istitutet nderkombetare AMSTERDAM,sAN pjeterburg, e BERLIN.bEN KELMENDASIT E DINE QE VEPRA E MARKSIT DHE E SIMBOLIT TE KOMUNIZMIT BOTEROR SHQIPETARIT antonio GRAMSHI JANE SOT ME TE STUDJUARAT NE BOTE E AQE SA KA LEXUAR TERE PARLAMENTI I KRIMIT E KORRUPSIONIT SHQIPETAR MARKSI I KA SHKRUAR 224 VEPRA.Ben kelmendasit edhe pse nuk e kane mbaruar shkollen fillore ata kane marre diplomen kristal dhe do i nxjerin uje te zi komunizmit e jo me kot bashkepunojne me pollot bishat,berishat,bulkun nanot ngjelat etj se dine te dallojne mire se sistemi komunist edhe pse nuk u vendos ne asnje vend te botes tek ne duhet te kete qene vendosur diku ne malesine e madhe apo bathore.

  15. saliheqenefi says:

    e nga kush i rrezikohet karikja ,nga ju qurrashe qe ju vodhi dy here ne mes te dites, opozite e tredhur kur gjen mir ja bene thote vete populli

  16. Hasani says:

    Kesaj i thone hip se te vrava, zbrit se te vrava. Ish Drejtori i SHIU-t nese nuk jepte doreheqjen do ta akuzonin se po rri ne pushtet per trafik. Atij i doli emri tek gazeta Shqiptarja.com edhe dha dorheqjen. Po te ishte se futej dite per dite ne zyren e Berishes, sic thote Balla mendoni se do jepte doreheqjen??? Po meqe dha doreheqjen qe ne Shqiperi eshte gje e rrale duhet me patjeter te fshehe dicka, kshu qe Anila me Meron u hodhen ne sulm edhe prodhuan historine e pergjimeve ndaj opozites. Anila Balla bashke me Habion Hasanin duhet te kerkojne falje publike dhe pergjenjeshtrojne lajmin e botuar nga ata per blerjen me 400.000 euro te lap-topit “CDMA Interceptor” qe na pergjonte deri 300 meter larg dhe qe gjoja me kete pajisje ShIU paska pergju deputetet e politikanet. Nga nje kerkim i thjeshte doli qe kjo pajisje nuk funksionon me rrjetet telefonike ne Shqiperi qe perdorim sistemin GSM dhe CDMA.
    jane bere keto gazetat si kafene pleqsh, vec me llafe e thashetheme merren, asnje fakt nuk publikojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje