Diplomatët, apel për heqjen e imunitetit. Arvizu: I kënaqur për reformën zgjedhore

14 Korrik 2012, 12:03Politika TEMA
Diplomatët, apel për heqjen e imunitetit. Arvizu: I kënaqur

Pas arritjes se marrëveshjes për reformën zgjedhore, diplomatët e huaj në Shqipëri apelojnë njëzëri edhe për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë, raporton Vizion Plus. Nga Gjirokastra, ku ndodhet për një vizite dyditore, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, u shpreh qartë se nëse nisma e ndërmarrë nga partitë nuk konkretizohet, atëherë ky do të ishte një zhgënjim i madh për Shtetet e Bashkuara. Ndërsa ambasadorja gjermane, Carola Holtkemper, nga Dardha e Korçës, shpreson që ku veprim të ndodhe, pse jo edhe përpara datës 6 gusht, kohë kur parlamenti pritet të finalizojë miratimin.

“Mendoj se kjo është jetike dhe mjaft e rëndësishme, sepse ka gjyqtarë të mirë, ka parlamentarë të mirë, por gjithashtu ka edhe hajdut mes tyre, kështu që me çështjen e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor, atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Presim që më 6 gusht të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka, sepse nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë,” është shprehur Arvizu.

“Me sa di unë drafti është formuluar ne baze te rekomandimeve te EURALIUS dhe po shoqërohet me debate te mëtejshme. Mendimi im është se drafti mund te kaloje ne parlament ne një sezon special para datës 6 gusht dhe le te shpresojmë qe kjo te ndodhe,” ka deklaruar ambasadorja gjermane.

Më tej diplomatët janë ndalur edhe tek marrëveshja për reformën zgjedhore dhe riformatimin e KQZ-së, një institucion ky që, sipas Arvizu, pati shume probleme në zgjedhjet e kaluara.

“Jam veçanërisht i kënaqur që palët kanë arritur një marrëveshje për kodin elektoral. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, sepse në thelb të tij ka qenë KQZ-ja dhe duke parë performancën në të shkuarën të KQZ-së, është e qartë që ishte e nevojshme për një mekanizëm të ri që t’iu jepte besim njerëzve. Ndaj jam i kënaqur që ka një format të ri për këtë,” shprehet diplomati amerikan. “Ne jemi interesuar se kodi zgjedhor është riformuar brenda afatit te përcaktuar, edhe pse një dite para afatit te fundit. Qëllimi është qe ky kod te jete i barabarte për te gjitha forcat politike, megjithatë, është e kuptueshme qe partitë e vogla kane patur ankesa. Sipas mendimit tim, këto ankesa edhe mund te diskutohen me vone por e rëndësishme është qe te ketë baza me te qëndrueshme për te zhvilluar zgjedhjet e ardhshme ne vitin 2013 edhe kodi përmban disa kontrolle edhe pika te cilat bëjnë ose mundësojnë që zëri i popullit te përfaqësohet ne një barazi me të madhe,” deklaron Holtkemper.

Ky është apeli i radhës i diplomatëve në Shqipëri, pas thirrjes që bëri pak ditë më parë ambasadorja çeke për heqjen e imunitetit. Kuvendi ka përcaktuar datën 6 gusht, si ditën kur do të miratoje draftin për heqjen e imunitetit për zyrtarët.

22 komente në “Diplomatët, apel për heqjen e imunitetit. Arvizu: I kënaqur për reformën zgjedhore”

  1. LILOLABJA says:

    Ja kush i ben kodet zgjedhore dhe marrveshjet ne ate vend.Ky ua ve vulen te gjithave ,tani qe thote dhe ky qe eshte ” sukses” prape “burrrin e shtetit ” paska zgjedhe Amerika dhe per 5 vite te tjera .C’fare fatkeqesie duam te festojme dhe diten e Pamvaresise .Ma gezofshi “Rregjimin e Ambasadoreve” te dashur bashkombas.
    Flini gjume te qete se asnje vote nuk ju vidhet tani qe ka vene dore ambasadori .Se mos kuturisni e ngriheni ne protesta nuk keni asnje arsye ,tani punet tuaja i ka marre ne dore Ambasadori.

    1. Bolja says:

      Njesoj ky do perfaqesonte edhe lukunine e majmuneve, po te kishin ambasade ketu ne vendin e afrikaneve lekurbardhe.

    2. raimondi says:

      CFARE IDIOTE JE TI MOJ DREQ ?

      Ambasadori nuk ka faj fare per kodet tuaja , APO PSE KENI NJEREZ DEFICENTE NE KRYE TE PARTIVSE SUAJ Te PJERDHUR PS

      –Por natyrisht kur nje shtet si ky i joni eshte ne vend tE pare ne bote per koruptsjion patjeter
      qe duhet te hiqet imuniteti i depudeteve

      Nga ana tjeter , Saliu i ka bllokuar te gjitha shtigjet sepse ai trapi ne krye te PS-se ndryshoi menyren e zgjedhjes se Presidentit dy vite me pare
      duke bere autogol-
      DHE tani Sala ka ne dore edhe Gjykatat, edhe prokurorine , edhe drejtesine, sepse Edi vete e ndihmoi kur bente makinacione per ndryshimin e kushtetutes ne zgjedhjen e presidentit

      Mirpo tani imunitetin do e heqesh , se ne te kundert bije ne sy per keq ,
      nderkaq qe Sala depudetet e tij i ka te mbrojtur dhe depudetet e PS-se jane te pa mbrojtur-

      Porse depduetet e PS-se duke qene te gjithe sherbetore te politkes greke , nuk i gjen gje ,se Sala nuk i ben dem spiuneve te grekut

      Por mos akuzo AMbasadorin amerikan –se ky amabasador po punon ne favor te PS-se me shume edhe se vete kryetari juaj , i cili sa i fershelljene nga Athina ….kercet e iken andej –Jo per gje por ngaqe ka takime internacionalja ;……loooooooooooooooooooooooooooooooooool

      Ikni more me gjithe ate PS- qe eshte e krimbur nga spiune te Greqise —

      Ne fillim kishit gjithe Klanin e Fatos Nanos me Nanon ne Krye , spiune te deklaruar te Greqise,
      tani perseri me spiune te grekut e drejtoni PS-ne …..

      Edhe kerkoni votat e shqiptareve ju me ate qelbesire kryesi ku te gjithe jane ne gare kush ti sherbeje me shume Greqise

      I thoni Edit te qendroje ne Selanik, te mos vije me ne Shqiperi ,
      se na hapi barkun

      PS-ja eshte si kafshet e mitologjise –trupin e ka shqiptar ndersa koken e ka , koke gjarperi grek

      1. fatmiri says:

        Veshtro mos te te hapet ndonje vend tjeter ty, se Athines detin e Vlores e te Sarandes ja fali Saliu dhe jo Edi, por ca nga ju jeni kthyer ne viça te Saliut.

  2. amani bre says:

    BISHTI I SALI BERISHES!!!!Perfaqesuesi me i keq i shba ne shqiperi.Ky dhe dy te tjeret (po sidomos qoftexhiu i osbe)duan te na mbushin menjen se cilet burra shteti kemi-dhe per me te mirin na prezantojne nje vrases.

  3. verdhacuku says:

    Une dua ta di nga ky eskimezi,ne amerik ata kongresmene apo deputet qe kane atje pa imunitet i kane?Ne cdo vend te botes qe fut hundet ambasada amerikane ka veten varferi dhe lufte ,shif vendet afrikane, shqiperia kosova.

  4. usa men says:

    kur une qe jam qytetar amerikan ndjej neveri per kete abasadorin tim qe jo vetem po tallet me shqiptaret por dhe eshte i inkriminuar me vrasjet e 21 janarit.
    nqs do kishte pak gjak duhej te kerkonte vete largimin vete nga shqiperia sepse sa here qe shikoj kete fytyre me kujtohen jetimet e tyre. i lutemi atyre qe emrojne ambasadore te mos mos dergojne njerez me fytyra te shpifura dhe shpirt te zi.
    deklarata e tij dikur qe ne shqiperi ka celula antiamerikane eshte ofendimi me i madh i bere shqiptarve per te gjithe kohrat..
    thjesht nje kapterr i podestave dhe tom ridgeve te miqve te serberishes dhe fazllicit..act now -pridhu now

    1. Ben Chicago says:

      Usa men,si komunist kokbosh i ’41,nuk e meriton te jetosh ne Amerike,dhe eshte fatkeqesi qe je shtetas amerikan,duhet ta mbyllesh sqepin se po e morren vesh Emigration qe je kaq bolshevik,minimumi eshte Deportimi,edhe amerikan edhe komunist nuk shkojne,dhe lere politiken se nuk eshte per ty.

      1. usa men says:

        per Ben Chicago
        -dukesh qe jeni nga ato ish boleferkues i diktatorit jene kthyer sume ferkues te ambasadorit.
        -ato deportimet qe thua mor zotni kryheshin ne kohen e hitlerit me hebrenjte dhe ajo kohe ka perenduar.
        -ka shume skiftere ketu ne amerike qe akuzojne obamen per komunist dhe bolshevik.Nuk ma merrte mendje se nje zgjebaruk nga lufi pukes qe paska pushtuar chikagon do bohej mbrojtesi i amerikes.
        -or zotni mos e ngaterro kombin shqiptar as me kapitalizmin as me socializmin apo komunizmin.
        -as hetuesit e enver hoxhes ,as naziskinet e gestapos hitlerit as dhe antaret e ku-klus-klanit nuk flasin ne kete gjuhe qe flet ti i pa nderuar.
        MOS E NGATERRO PUNEN E NJE ADMISTRATE DHE TE CA BURROKRATEVE
        ME SHTETIN DHE KUSHTETUTEN AMERIKANE.

      2. Claus says:

        ben bathorja, verej qe ne cdo replike vetem fjalet komunist dhe bolshevik lexoj. Si duket aq te ka dhene Zoti dhe aq shkruan.
        Te shajne, te fyejne, te injorojne por nuk do t`ia dish o frymor, te eshte bere lekura sholl kepuce.
        Shume i merr neper goje bolsheviket, por nuk ke faj, se bolsheviku nga Vicidoli te ka sjelle nga ndonje katund Lume ne Bathore. A ke ndonje dy dynym toke per te punuar? Eshte kohe korrjesh, por c`ti besh, as per te mbjelle nuk jeni dhe as per te korrur, dhe nuk keni se si.
        Jeten e keni patur te veshtire, pavaresisht bolshevikut tjeter, Enver qe donte te barazonte fshatin me qytetin dhe jo solli dy libra dhe dy fletore per te mesuar shkrim dhe kendim, por edhe ate nuk e arriti dot. Kontrasti ishte teper i madh.

        P.S. “Emigracion” dhe “Deportim” shkruhen me shkronje te vogel, o frymor, se nuk jane emra te pervecem. Kete leksion te shkurter gjuhe po t`a jap falas, ashtu sic keni marre “falas” tokat ne Tirane nga Shaban Memia.

        1. Ben Chicago says:

          nuk jam nga luma por nga lufi i pukes
          mos ja fut kot

  5. revolucionari says:

    nuk besoj qe te ket shqiptar qe te mos gezohet qe me ne fund shqiperia te futet si antare e BE,por….bejne mire ato langaraqet e BE-se qe ti shikojne mire pikat qe kane kerkuar per statusin,prandaj mos harrohen qe krahas pikave politike qe i vjen per shtat atyre ,te kerkojne dy me jetiket qe populli po i vuan cdo ore e minute te jetes vet,e para,korrupsioni i jashtezakonshem qe po kalb shtetin dhe e dyta 21 janari,zbardhja komplete dhe te denohen shkaktaret kryesor dhe jo beni gjyqe fallco duke denuar nje gjynafqar qe ka frike te tregoje te verteten,inxhinjerin e kamerave Kasaj,…kurse lul kerraba bredh i lire bashke me sal shpellarin qe i nxiu syrin ndreut nepermjet skejes!Nqse BE do i anashkaloj keto pika dijeni se ne shqiperi do filloj vetgjyqsia!

  6. Na flet brother arvizuja: aty dele, vetem bebebe…
    Une arvizuja i Shtate, do vijoj Te tall leshte me ju dele (e fundit: ‘act now’
    Kujtese
    Kjo ‘now’ mbetet gjithnje: ‘Sot dele, Neser deledash!’
    Gjuuuume dele/ act ‘now’ (ashtu si thashe, dele, Mos u natarroni, sali-edvin meritoni!))

    Per mbyllje:-kush e ka fajin dele?

  7. spika says:

    Turp dhe per zonjen Amerik kush e perfaqeson.

  8. Kushtetuta ne duart e Maliqit says:

    Me i rendesishem se imuniteti eshte pavarsia e pushteteve ne Shqiperi.
    Vetem nje mundesi i eshte dhene maxhorances,denimi per shpifje,mbi 10 deputet opozitar jane denuar me gjoba te renda.
    Gjyqet kana mbaruar ne kohen e duhur,ne favor te maxhorances.
    Po pa imunitet sa do jete abuzimi?
    Vetem Berisha nuk do “abuzoi”!!!

  9. Emigranti_UK says:

    A eshte Sali Millosheviqi akoma burre shteti zoti Ambasador??

  10. 'zeri i Afrikes' says:

    DO PROFEROJA TE MBANJE SHENIME EDHE SIKUR TE FLISTE EDHE AMBASADORI I AVGANISTANIT.
    O AMBASADOR,Me sa perqind te shqipetareve qe kane te drejten e votimit brenda e jashte ketij vendi ‘drejton’ qeverrija BERISHA ne keto 22 vjet ‘NE EMER TE POPULLIT’? PO QE SE E DI ,NE EMER TE KUJT POPULLI E MBESHTESNI TI DHE ADMINISTRATA JUAJ KETE ‘QEVERR’?

  11. besniku says:

    Ndersa ky flet, si gjithnje, sic i thote Berisha (sa turp te jesh sherbetor i nje komunisti nga Vicidoli), populli shqiptar mban frymen dhe pret te degjoje elokuencen e shkelqyer te ketij ambasadori. Mendoni se cfare mund te thote ky, bashke me ate tjeret, kur dhiten ne brek nga kryeministri yne. Nuk e kuptoj perse e kane kaq shume frike?

  12. kalaja says:

    O Kelysha te kuq Ambasadori ua ka fajin tani ??? Apo ai karagjozi i gjate qe ben pushime neper evrope dhe ju larot beni gam gam Hiqni imunitetet dhe lerini brockullat e Erionit e Taulantit se na i shpifet

  13. mira says:

    Po pse mor zoti Arviziu nje zhgenjim me pak apo nje me shume ka shume rendesi per SHBA? Kur ne Albanistan qeveria -salikrimineli i serbise- vrau shtetasit e vet te paarmatosur ne mes te bulevardit dhe ti i ferkove shpatullat dhe i the “burre shteti” a u zhgenjye shume Amerika??!! Kete nuk na i ke thene ndonjehere.
    Mos ti numeroj krimet e tjera qe ka bere kjo qeveri, çfare ka menduar amerika? Sigurisht qe nqs nuk i plas fare, le te na leje ne hallin tone se mbase na vijne mend dhe ja bejme dermanin vehtes.
    Nqs i plas, trute i plaçin, te mos mbroje tradhetaret e vendit te tyre, hajdutet dhe kriminelet.

    ps.Akoma s’e ka kuptuar se eshte bere i padesherueshem per shqiptaret?!

  14. Vali says:

    Zoti ambasador Arizu më habit fakti që në ambasadën tuaj në Tiranë, keni të punësuar aktualisht shumë komunistë dhe sigurimsa të Enver Hoxhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje