Edi Rama: Kjo qeveri ka tradhtuar interesat kombëtare për klientët e pushtetit

13 Korrik 2012, 18:19Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar me qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Selanikut. Rama në fillim të fjalës së tij ka vlerësuar fort të rëndësishëm kontributin ekonomik të gjithë këtyre viteve të emigrantëve, dhe ka kërkuar që ata të jenë kontributorë të drejtpërdrejtë të ndryshimit në vend duke votuar masivisht në vendlindje.

Kryetari i PS u angazhua për emigrantët se kjo do jetë hera e fundit që ata do të vijnë për të votuar, pasi vitin e ardhshëm kur PS të jetë në qeverisje do të bëjë të mundur që emigrantët shqiptarë të votojnë aty ku ata jetojnë dhe punojnë.

Kryetari socialist i ka hedhur poshtë me forcë tezat e propagandës së qeverisë e cila synon të barazojë të dy palët, duke vlerësuar në fjalën e tij se çdo qeveri vlerësohet me votë dhe se pushteti aktual e ka grisur tashmë kontratën me shqiptarët: “Një gjë është e sigurt që nuk mund të lihet më qeveria e sotme të vazhdojë të grabisë dhe të mbysë Shqipërinë me argumentin që ‘po këta të tjerët çfarë do të bëjnë?’. Në fund të fundit kontratën populli e ka me ata që qeverisin. Janë ata që qeverisin që duhet të japin përgjigje një më një për çdo pikë të shkelur të kontratës. Kjo qeveri e ka grisur kontratën me popullin dhe për këtë arsye populli duhet ta flakë me votë në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që pa asnjë dyshim duhet që qeverinë e re ta gjykojë vetëm përmes provave dhe në rast se edhe qeveria tjetër nuk i përmbush pikat e kontratës me popullin, populli përsëri e ndërron. Kjo është edhe ajo që e bën demokracinë të funksionojë, mundësia për ta ndryshuar qeverinë kur qeveria nuk respekton kontratën me popullin.”

Edi Rama është ndalur në faktin se kryeministri dhe qeveria e tij janë tradhtarët realë të Shqipërisë, pasi ata kanë tradhtuar çdo interes kombëtar për interesat e klientëve të pushtetit: “Realisht besoj që kjo qeveri dhe kryeministri i saj kanë tradhtuar popullin, kanë tradhtuar interesat kombëtare, kanë tradhtuar interesin publik, kanë tradhtuar gjeneratën e re, kanë tradhtuar të moshuarit, kanë tradhtuar ish të përndjekurit, kanë tradhtuar pronarët, kanë tradhtuar sipërmarrjen, kanë tradhtuar të rejat dhe të rinjtë që shkojnë në universitete dhe në vend të diplomave marrin letra pa vlerë, kanë tradhtuar çdo shqiptar e shqiptare që meriton të jetojë në një Shqipëri të denjë brenda Bashkimit Europian dhe që fatkeqësisht jeton në një Shqipëri të kapur për fyti për shkak të interesave të një grushti njerëzish që janë oborrtarë dhe klientë drejtpërdrejtë të kryeministrit.

Ky është realiteti dramatik i vendit tonë dhe për ta ndryshuar këtë realitet duhet pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje e çdo shqiptari e shqiptareje në procesin politik që me votë ne ta largojmë këtë flamë dhe t’i hapim rrugë një Rilindjeje Shqiptare.”

Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të shqiptarëve që jetojnë në Selanik Edi Rama ka përsëritur angazhimin se PS do të bëjë transparencë të plotë dhe do të prapësojë të gjitha aferat korruptive mbi pasuritë e vendit.

51 komente në “Edi Rama: Kjo qeveri ka tradhtuar interesat kombëtare për klientët e pushtetit”

  1. faktet says:

    per fronin saliu ben c’do gje.

      1. ciu ciu says:

        ciu ciu ciu

        Në qoftë se Edi Rama, pavarësisht udhëtimeve të shpeshta në Selanik, apo në takime të tjera të ngjashme të Internacionales Socialiste në një moment të vetëm do të kishte çuar nëpër mend “termin” bazë të kësaj Internacionale, “solidaritetin”, atëherë, dje të paktën, si dëshmi më e freskët, nuk do të kishim dëgjuar të ankoheshin krerët e partive aleatë të Edi Ramës për mungesë “solidariteti” prej tij (Edi Ramës), më e pakta kjo, por edhe për zhgënjim, tradhti.

        1. raimondi says:

          Po pse ka tradhetuar interesat kombetare kjo qeveri e Sales ?

          Greqia nuk po e peson per shkak te Sales ….!!!???lol

          1. Urani says:

            Saliu eshte nje kriminel i pashprese, i cili nje dite do te provoje gjykaten e hages per krime ndaj njerezimit, per kete jam i bindur. nuk mund te shkojne te pandeshkuara vrasjet masive qe ai ka bere, tragjedite masive qe ai ka shkaktuar ne Shqiperi. Eshte momenti te votojme majtas, te votojme per Edi Ramen, sepse ai dhe vetem ai mund ta sjelle ndryshimin qe ne presim dhe duam.

          2. Eri Eranda says:

            Negociatat per reformen zgjedhore jane nje pike me te cilen opozita duhet te krenohet, se i hapen rruge integrimit te shqiperise nepermjet sakrifices se vetes se tyre. Ky eshte shembulli qe duhet dhene e duhet marre. Bravo!

        2. Antigona says:

          Rama eshte treguar shume solidar me demokracine ne rastin e reformes zgjedhore. Po tani partive te vogla nuk u pelqen se duan te kene pushtet, dhe nuk u intereson shume fitorja e demokracise mbi Saliun sesa te mbushin xhepat me ca para. Prandaj une them lerini budalliqet dhe bashkohuni me Ramen te hedhim Saliun, qe te triumfoje me ne fund nje model i mire demokracie.

        3. Bruna Sr. says:

          Ka shume rendesi te thuhet se konsensusi per reformen zgjedhore ishte kriteri kryesor per statusin e vendit kandidat ne BE. Per t’u siguruar ne kete gje, shkoni ne google dhe shikojeni vete se cilat jane keto kritere. Rama thjesht sapo permbushi nje kriter, duke e ditur se do te kryqezohet prej partive te vogla dhe nje pjese te opinionit publik. Por ai kete e beri ne te mire te vendit dhe te zgjedhjeve te lira, ku ai do ta munde me ne fund Sali Berishen.

          1. Ferdinand El. says:

            Jam shume dakord kur thuhet se konsensusin per reformen zgjedhore Edi Rama e kreu per te ndihmuar vendin drejt integrimit ne europe. Ishte nje levizje shume e pjekur, dhe ai tregon se eshte politikan i pjekur. Gjithe Shqiperia me Edi Ramen!

    1. Anja Tr says:

      Rama eshte i vetmi njeri qe meriton te jete kryetar i ketij vendi. Pse? Sepse ka treguar se eshte i pjekur si politikan, i forte si lider. Negociatat per reformen zgjedhore e forcojne kete qendrim. Eshte ne te mire te vendit dhe integrimit ajo qe beri Rama, pra kompromisi me Berishen, dhe kjo duhet te kuptohet drejt.

    2. Veteran says:

      Problemi i vetem eshte se shqiptaret duhet te distancohen prej te menduarit se E. Rama beri c’beri me Berishen vetem sepse nuk i intereson gje tjeter vec pushtetit. Perkundrazi. Ishte e vetmja menyre qe te mos kete me ngerc politik, ishte nje zgjedhje totalisht demokratike.

    3. jimmi says:

      ike ore edi se e le namin qe u takove me skraparliun pune hajdutesh

      1. Nertil Peshi says:

        Rama ka per detyre qe te siguroje votat per te mposhtur diktatorin Berisha ne 2013. Nuk ka kohe per te humbur per kete gje, dhe cdo percarje i vjen per shtat Berishes. Eshte turp te percahemi, ndersa Rama dite per dite po na tregon se duhet te jemi bashke.

      2. Rexhep Frroku says:

        Saliu do t’i humbe zgjedhjet e 2013 dhe Edi Rama do i fitoje, kjo sepse Rama dha shembullin se sado urrejtje mund te kesh per nje politikan tjeter per vrasje dhe krime qe ky i ka bere popullit, te mos negociosh me te per hater te demokracise dhe kombit do te thote te japesh dhe ti kontribut ne vrasje te tjera, ne varferi me te gjere. Pikerisht per te mbyllur kete cikel vicioz tragjedish Edi ka vendosur se nevojitet nje negociate. Kjo s’do te thote qe ai i bashkohet Saliut, por se ai do ta munde Saliun gjithsesi.

      3. Shefqet Cela says:

        Rama e ka deklaruar, me sinqeritet, qe “nuk jam politikan”. Ne vend te sensit politik, kishte iniciativen, vendosmerine dhe perkushtimin per ndryshime pozitive te Shqiperise. Kete e manifestoi ne Tirane, qe ja ndroi fytyren, duke e bere nje qytet modern; megjithse duhet akoma shume e shume pune, sidomos per ambientet e gjelbera.
        Perballe nje “politikani te pa skrupull” ne veprimet antishqiptare dhe antipopullore, i qendroi dhemb per dhemb. Ne te njejten kohe u poq si politikan, duke u çveshur nga tendencat perjashtuese.
        Tani ka treguar se di te beje koalicion, di te pranoje “mendimin ndryshe” dhe mbi te gjitha di te negocioje edhe me forcat politike kundershtare, kur eshte rrasti qe e kerkojne interesat e vendit.
        Une nuk kam qene dakord qe nuk ka negociuar me ekstremistet majtiste, duke ja dhene votat e Hysni Milloshit, ne pjate Lulit.
        Shume debate ka per takimin e tije me Meten. E quajne kunder produktiv. Nuk eshte ashtu! Dihet surrati politik i Ilir Metes dhe nuk shpresohej gje nga ai. Megjithate, prapa tije jane shume votues me brumin e tije karrieriste e te pa ngopur per vjedhje; por akoma me shume jane naivet, qe duhet tu hapen syte per batakun qe kane perpara. Keeshtu behet politika!
        Gjykuar politikisht, duhet percaktuar kush eshte e keqja me e madhe e ketij vendi, pra kryedjalli. Kunder tije duhet te bashkohen te gjithe, qofte edhe djajte, ose te neutralizohen keta te tipit “Ilir Floriri”.
        Ne kete prizem, hapat e Edi Rames jane ne drejtimin e duhur. Shpresojme dite me te mira nen drejtimin e tije te forcave opozitare dhe me gjere.
        Rrespekt!

    4. jimmi says:

      me tradhtare se ty nuke ka u takove me koke lopen qe u be shkaku i vrasjeve te 21 janarit politikane leshit per karrken luftoni mjere ato njerez qe ju vijne nga mbrape

    5. Ymer Lani says:

      Rama eshte e ardhmja e ketij vendi bashke me popullin opozitar. Nje fryme optimizmi e ka mbeshtjelle gjithe opoziten pas diskutimeve per reformen zgjedhore. Ne i pranojme Berishes reformen zgjedhore te modifikuar, per shkak se ne e duam integrimin ne europe, por nga ana tjeter me te njejtat mjete ne do ta mundim salen me cdo kusht.

    6. Rondo says:

      Gjithkush duhet te distancohet nga modeli kriminal i ofruar prej Sali Berishes. Eshte koha qe te votojme per ndryshimin, nje ndryshim qe nuk e sollem dot ne Shqiperi para 4 vitesh. Prandaj le t’ia japim Edit nje shans qe te tregoje se ai eshte vertet ndryshe nga Saliu, se ai vertet e do Shqiperine dhe ndryshimin. Une them se do ia dalim.

    7. Manushi says:

      Qeveria vertet i ka tradhtuar interesat kombetare. PD eshte kthyer ne nje parti klienteliste, dhe keto tipare i ka theksuar akoma me shum pas fitores se mandatit te dyte. Nese i japim edhe nje mandat te trete, une nuk e shikoj dot shqiperine si nje rreze shprese, por si nje vater lufte dhe fryme diktatoriale. Le te rigjenerohemi nepermjet Rames, pasi ai vertet e meriton besimin tone.

  2. qeveria E SALI BERISHES nuk e meriton te iki me votime… JO. kjo qeveri duhet te detyrohet te jape dorheqje, kete meritojne.

    1. Shefqet Cela says:

      SE ç’MRITON SALI BERISHA E DI MIRE TI.

  3. Eni says:

    Te doli rakia qe pive ne gji te lalzit?? Po shija e ngjalave tu hoq nga goja? Nuk mund te flasesh me per Ilir Meten, dhe as per qeverine,o opozitar kulisash dhe marreveshjesh te ndyra. Tradhtove gjakun e 21 janarit, per marreveshje me Ilir bllokun.

    1. Marko says:

      Eshte e turpshme te thuash “tradhtove gjakun e 21 janarit”. Rama kurre nuk i ka harruar viktimat, kurre, por eshte e nevojshme te ecin perpara demokratikisht dhe menyra e vetme per kte, sic e dini, jane negociatat dhe konstruktivizmi…

    2. adi_bonn says:

      O ENI o palle …mos u merr me Edin po merru me ate Balozin tat…mer tyt

      1. Eni says:

        Me Ramen do merrem, se ne 21 janar mezi merrja fryme nga gazi lotsjelles. Dola ne proteste qytetare, per te zhdukur perfundimisht Meten dhe Berishen, jo per te pare si darkojne kurvat bashke ne gji te lalzit. Kuptove o PALLE?

        1. Nylon Smile says:

          Kush po darkon ne gji t lalzit mo aman se na hoqet mendjen. A e kupton ti pse po negocion Rama me keta? Qe te mos kete me zgjedhje te turpshme, qe te mos i hidhet me faji opozites dhe popullit opozitar se po pengojne demokracine ne vend. Ja mo po negociojme, po i degjojme propozimet e mazhorances, e prape do i mundim e drejtesia do te vihet ne vend.

  4. Eni says:

    Rilindje kombetare me Ilir meten do i ofrosh shqiptateve z. Rama?

  5. Diktatori says:

    Kurse ti zoti RAMA ke tradhtuar popullin opozitar, me marrveshjet
    qe ben me baca SALIUN.

    1. Tanja Berat says:

      S’eshte tradhti, eshte perbetim ndaj proceseve te drejta per popullin. Ku e sheh ti marreveshjen me saliun, s’ka marreveshje me saliun. te biesh dakord me rregullat e lojes nuk do te thote se do ta humbesh lojen, perkundrazi, do te thote se do te luftosh fort.

  6. mister x says:

    sala e vrau shpirtin opozitar me 21 janar. ti pallosh duhet ta ringjallesh, po nuk je shume i zoti o edi rama.

    1. Caterpillar says:

      Ku e di ti qe nuk esht i zoti Rama, ti s’e ke provuar ende ta votosh ate. Ideologjia berishiane e paska mbytur kete vend………

  7. taku says:

    Zoti Rama kush ka me shume rendesi per ju pushteti apo drejtesia dhe demokracia
    ne qofte se ka rendesi pushteti nuk komentoj fare, se nuk ja vlen, por
    ne qofte se ka rendesi drejtesia, demokracia, e ardhmja e shqiperise,
    dhe vota vullneti i popullit per tu shprehur ne menyre gjithperfshirese,
    per te mos patur monopol politik PD-PS, por te fitoje me i miri,
    ju nuk duhet te kishit bere nje marrveshje elektorale te njeanshme,
    duke tradhetuar aleatet me te cilet firmoset per ndryshimin e kodit
    zgjedhor,,un shpresoj qe te fitoje PS ne 2013, por ne qoftese ndodh
    e kunderta cfar do ti thoni popullit opozitar.

    1. Bertrandi says:

      Ne 2013 Partia Socialiste do te fitoje dhe partite e vogla aleate do te shperblehen per kontributin e tyre. Modifikimi ne procesin zgjedhor thjesht e ben me kompakte voten per PS, qe te konfirmohet edhe njehere si partia me e madhe ne vend por ne kete rast te fitoje. Nuk ka me vend Shqiperia per Sali Berishen dhe pafytyresine e tij. T’i japim shkelmin me ne fund te shkuares vdekatare me kete njeri, prandaj duhet te bashkohemi te gjithe, si demokratet si socialistet per te hedhur poshte diktatorin.

  8. Xhozi Plehra says:

    cituar nga Edi: “jo qeveri e ka grisur kontratën me popullin dhe për këtë arsye populli duhet ta flakë me votë në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që pa asnjë dyshim duhet që qeverinë e re ta gjykojë vetëm përmes provave dhe në rast se edhe qeveria tjetër nuk i përmbush pikat e kontratës me popullin, populli përsëri e ndërron”

    Goxha bukur, dmth nje mandat vjedh njeri, e nje mandat vjedh tjetri. Po hajdutet kush i denon ? Kush jua sekuestron pasurite e vjedhura ? Kush i kalb ne burg hajdutet e popullit ?

    te dhjefsha “politiken e re”

    1. Visi says:

      E paske keqkuptuar citimin qe sapo bere. Ajo qe po thote Rama eshte se nevojitet nje riciklim, qe mos leme Saliun ne pushtet; Rama po i kerkon gjithe popullit, qofte ky opozitar apo jo, qe t’i japin mundesine te tregoje ate qe vertet mund te beje ne krye te ketij vendi, ate qe vertet mund te ndryshoje. Une i besoj ketij ndryshimi te Rames, ketij perafrimi me demokracine. Prandaj le t’i besojme te gjithe, se Saliun e pame se c’eshte, pra nje kriminel…

  9. acari says:

    Po po Ed Roma shko edhe ne Himalaje per tu fol shqiptareve te Shqiperise. Bravo te Lumte he burre. Me duket se ti je dhjaksi me i madh i PS dhe vete popullit.

    1. Timo says:

      Pra ti po thua se Rama nuk duhet te shkonte ne Greqi per te takuar emigrantet shqiptare, ata baballare e nena te cilet nga hallet qe u ka sjelle Saliu, nga fatkeqsite, kane ikur larg vendit te tyre? Pse u ka pelqyer emigranteve te vuajne ne vende te huaja? Po atje ama vuajtja eshte me e vogel se ne shtetin autoritar te Saliut. Pra e keqe eshte qe Rama ngrihet dhe shkon degjon keta njerez te mire? A e ben kjo Ramen te keq? Une them se duhet t’i japim nje shans ketij lideri qe te na prije perpara drejt demokracise, mendoj se eshte i pari politikan shqiptar qe vertet e meriton kete mundesi.

  10. twiter says:

    CIU,CIU,CIU Po flas me twiter nga geerrqia ciu,ciu,ciu
    Kesaj i thone me bere opozite ne distance.

  11. ibrahim says:

    Pash greket e dules qe po i brohorasin rames.ku ka shqiptare qe e don ramen.ramate birin e vet e flaki fhe e la pa buk deri sa mbushi 18 vite,pastaj kur ai u be i zoti doli ne foto rama me te birin duke i then te birit qe ti do me ruash mua se kame nevoje per 3000 euro droge ne muaj siq tha shoku i rames prifti.kishin dal grekte e zerves dhe drogagjijte e athines ta presin,kryedrogistin rama,me siguri i kane gjetur edhe ndonje qunak per tu argetua rapo ndoshta nuk ka pas nevoj sepse kishte me vete tezen erion velija.

    1. Ryhmet says:

      Ti i paske bere inventarin Rames o kone e Saliut? Ju qenie te shpifura te PD jeni mesuar si lideri juaj te abuzoni me politiken duke shpifur ne planin personal. Prandaj duhet qe demokracia me mekanizmat e saj tju zhduke nga pushteti. Per kete arsye populli opozitar dhe Rama do te punojme fuqishem qe t’ju mundim, me cdo kusht.

  12. hajriu says:

    Po ky nuk dika pune tjeter veçse te shkoje ne greqi nje here ne dy muaj???? Kot qe nuk e merr edhe lejeqendrimin .

    1. Celik says:

      Une them se emigrantet meritojne respekt shume te madh per sakrificat qe kan bere. Ata kane zgjedhur te ikin prej vendit totalitar te Berishes. Ata meritojne te shkosh t’i takosh kurdo, pa numeruar. Jane nje nder i kombit keta njerez, sic eshte edhe Partia Socialiste qe i mbeshtet.

  13. Din Kruja says:

    Ed Rama ka marre persiper detyren e kryetarit te PS-se me misionin per ta groposur kete force politike. Rama asnjehere nuk ka qene i majte, ai e urren PS-ne. Ai eshte nje megalloman dhe me deficenca morale dhe i dependuar nga Athina. Edhe Nano prandaj ja dorezoi partine gjatovines pasi jane te te njejtit kallep.
    Elektorati i majte do te kete forca per te promovuar nga gjiri i tij politikane te rinj, atdhetare dhe me vizione realiste, te afte per te organizuar nga themelet nje parti me te vertete socialdemokrate.

    1. Mizerabel says:

      O njeri banal, s’ke guxim ta identifikosh veten si kelysh i Sales. Vota jote eshte e ndotur, se ti nuk beson te askush pervec fitimit ne para. Ti nnuk ke ideale, nuk ke zemer, si shume e shume miq te tjere te tu te djatht. Prandaj eshte koha qe te pastroni veten, ti hiqni lidhjet makabre me Saliun. Rama eshte ndryshimi.

  14. xhemal says:

    rama kerkon qe te votojme per ps po kur beri reformen zgjedhore pse nuk mendoi per emigrantet qe te votonin vitin tjeter atje ku jetojne e punojne por gjithmone politikanet shqipetare thone brockulla e genjeshtra.emigrantet duhet te votojne atje ku punojne e jetojne ne zghedhje e ardheshme e jo kur thote rama i cili eshte kethyer nje oportonist ka humbur orientimin e ka lene punen ne mes megjithese shume njerez te thjeshte kane sAKRIFIKUAR edhe jeten per liri paqe drejtesi barazi shkolle e dituri .ne shqiperi nuk ka demokraci por regjim e me regjimet nuk ka dialog e bashkepunim por cdo dite lufte per ta shporrurr ne njerezit e thjeshte nuk u besojme me fjaleve e premtimeve boshe si ajo me jepni pushtetin tua zgjidh te gjitha hallet pushteti fitohet nuk dhurohet e fitohet me pune e sakrifica e ne radhe te pare nga njerezit qe kane synim politiken

  15. lulmetahajdutpdfashizem says:

    ciu crrrrrrrrrrrrr ciuuuuuuuuuuuu crr crrr crrrr ciu ciu ciu ciuuuuuu crrrrrrrrrrrr jam ramaaaaaaaaa do rezoj salen ciuuuuuuuu ciuuuuuuuuuuu sal je i rezuar o popull po boj opozit . jo/ ciuuuuuuuuuuuu ciuuuuuuuuuu zagar rama kali trojes ne ps

    1. Qato As. says:

      Super banal. Prandaj PD do i humbe zgjedhjet ne 2013. PS ka brenda saj njerez te kulturuar, qe kane me shum vizion sesa ju. Banal.

  16. teuta says:

    Partitë e vogla të opozitës ndihen të tradhtuara e të zhgënjyera nga qëndrimi që Partia Socialiste mbajti për reformën zgjedhore dhe mbi të gjitha për faktin se braktisi kërkesën e tyre për korrektim të sistemit zgjedhor.
    PS në një farë mënyre është fajtore për sa i takon kodit zgjedhor. Faji i saj i parë është që në mënyrë të njëanshme në vitin 2008 e morri ajo iniciativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për fatin e keq po të njëjtët njerëz që përsëritën këto gabime sërish, vazhdojnë të prodhojnë demokraci duke u përpjekur që të jenë të pafajshëm në sytë e aleateve të tjere politike apo dhe të opinionit opozitare.

  17. albani says:

    O Z. Rama, meqe je andej, bli ndonje kuti me vazeline ta kesh per zgjedhjet e 2013! Deri tani e ke kaluar mire, por ne 2013, nuk behen shakara me Z. Berisha, sepse ai e pa rrezikun ne vitin 2009, se bente vaki qe ai te humbiste zgjedhjet, te cilat ne fakt i humbi, ku, ku, si do te perfundonte ai. Poshte ndonje ure apo ne tubat e ujrave te zeza, si Gadafi.

    1. Gresa Durres says:

      Berisha prap do tentoj te vrase e te prese si diktator qe esht, po ne nuk do ia lejojme kesaj rradhe. Rama dhe populli opozitar duhet ta prijne kete vend, per te mire te demokracise dhe integrimit europian.

  18. M says:

    Ju Z.Rama se pari ju tradhetuat aleatet tuaj per reformen zgjedhore ,dhe se dyti nuk ke zemer ,qe po e more pushtetin ,ta dergojsh saliun ne banken e te akuzuareve.Populli nuk ka kohe te te provoje dhe 4 vite stafin tend,ti shkele mbi gjakun e deshmoreve te 21 Janarit.Jam qe te shporet Saliu,por ju nuk i keni vetite e liderit qe i duhet popullit!Ju u trembet nga nje paralajmerim qe te beri Saliu ,besoj nuk e ke haruar me 22 Janar !

    Pergjigjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje