Halimi: Qytetarët flenë të qetë, bandat janë në burg. Edhe Jurgeni po flinte i qetë zoti ministër!

13 Korrik 2012, 10:55Politika TEMA
Halimi: Qytetarët flenë të qetë, bandat janë në

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke folur gjatë një konference të titulluar “Praktikat më të mira në drejtësinë kriminale”, ka thënë se Shqipëria nuk është më një vendstrehim për bandat dhe krimin e organizuar.

“Sot falë policisë shqiptare, vendi ynë nuk është më strehim për krimin e organizuar dhe bandave. Është detyrë e çdo qeverie që të hartojë paketa ligjore për të luftuar krimin e organizuar dhe të fitojë betejat me të”, tha Halimi.

“Pak vite më parë miratuam një nga ligjet më të rëndësishme, ligjin antimafia, opozita e kundërshtoi me orë të tëra, por qeveria ishte e vendosur, duke e cilësuar betejë me tolerancë zero këtë betejë ndaj krimit të organizuar dhe bandave. Që të luftosh krimin duhet ta godasësh atje ku i dhemb më shumë, tek pasuria. Vetëm vlera e pasurive të sekuestruarave nga Krimet e Rënda është mbi 20 milionë euro, dhjetëra apartamente banimi të sekuestruara çdo vit, njësi tregtare, biznese, troje, automjete luksoze që përbëjnë rezultatet e luftës ndaj krimit të organizuar”, tha ai.

“Sot kam kënaqësinë që një trupe gjyqësore t’i drejtohem me një falënderim për punën, përkushtimin në të mirë të drejtësisë në luftën e pareshtur ndaj krimit. Jemi jashtë hartës problematike të krimit të organizuar, qytetarët e bëjnë gjumin e qetë, bandat janë brenda kangjellave të burgjeve”, vijoi më tej Halimi.

Por, jo zoti ministër, qytetarët nuk e bëjnë gjumin e qetë. Jurgen Lukaj, një fëmijë vetëm 8 vjeç, po flinte në divanin e shtëpisë mbrëmjen e djeshme në Vlorë, kur ka marrë një plumb në kokë nga dy grabitës që donin të vidhnin banesën e tij. Ky fëmijë nuk e bëri gjumin rehat zoti ministër, sepse e vranë pikërisht në gjumë. Për të mos përmendur rastet pa fund të vrasjeve të fundit, që nga Maria 16-vjeçare, e cila u vra në mes të ditës duke punuar në arë, apo vrasjet e pazbardhura të gjykatësit, deputetit, kryekomunarit. Apo keni zbardhur këtë serinë e vrasjeve të grupeve mafioze në Tiranë?

23 komente në “Halimi: Qytetarët flenë të qetë, bandat janë në burg. Edhe Jurgeni po flinte i qetë zoti ministër!”

  1. Vlora says:

    faleminderit z.halimi,per sihariqin.

    pa na thuaj, banden qe vrau Skerdilad Konomin, ne cilin burg e keni futur ???????!!!!!!!!!!

    1. sali says:

      Kriminelet dhe bandat s’do kur Eduart Haleja te mos jete me ne ate karrike dhe mase i bien koke ketij ato qe i ndodhin perdite qytetare

    2. daku says:

      folen shurraaaaaat,,,,,,,,normale

  2. teni says:

    qe ky burravogla fle i qet s’e ve ne dyshim un. po na sqaro pak sa qet flene te tjeret. na thuaj pak o minister sa te qet duhet te flen njerezit me nga 2-3 vrasje ne dit, me nga nje mori grabitjesh e vjedhjesh ne dit. apo duhet te flem te qet sepse na eshte trashur lekura?

  3. Ben Chicago says:

    keta jane shakaxhinj te gjithe si padrinua i tyre sali’

  4. vlora 1 says:

    Naten e mire Halimo.Rrofsh ti qe rri zgjuar dhe populli fle i qete.Kjo eshte merite e qeverise se Saleh Ramovic Vicidolit

  5. 100 vjet shtet says:

    Bandat mezi i pati luftuar Enver Hoxha qe pati diktaturen me te forte se kurre, jo ti luftosh ti me ate surrat qe ke dhe me ate paaftesi qe reflekton. Korrupsioni ka mberthyer te gjitha deget e shtetit.

  6. melo says:

    ky ka nje fytyre idioti ..tamam si fshatar i pagdhendur…..puuuuuu cfare niveli te ulet kemi rene………me qindra vajza e djem te pergatitur si jashte e brenda vendit kemi kete monster …

  7. Bashkimi says:

    Zoti mart hak te kjo qeveri ju zortrinj politikan jeni te shitur te agjenturat e huaja mjafton per ju te jetoni ne lux dhe te hani buke turpi.

  8. mali says:

    Zoti Halimi ka te drejte kur thote qe bandat jane pas hekurave,por ai nuk tha pas cileve hekura.Bandat jane brenda hekurave te kryeministris e minstrive.Mos i bini kot ne qafe ketij skllavi te varfer, se ky skllav mund te beje c’far do shpellari por bandat s’i fut dot ne burg se i duhen prape dhe kur te mbarojne pune do ti eleminoj por jo me burg.

  9. lungara limaj says:

    no koment minister or mi ha…….sh

  10. tini says:

    personalisht se shoh dot me sy kete nuk e di pse kam nj lloj urejtje per ket.servil karierist tipik.shih cfytyr te uryer qe ka pooo sa i poshter duhet te jete.te lutem tema mos ma nxir me ket se behem keq.jane ca lloji suratesh ne parlament qe eshte e pamundur mos ti urresh me ne krye disa femra.po ku i kane gjete mor? si i zgjedhin? me konkurs?

  11. mali says:

    Kjo eshte nje menyre qe SERBI sali te injoroje popullin shqiptar(urdher i sherbimit sekret serbi).Ti ore popull qe ke kete lloj surati per minister drejtesie ( jo se ministart e tjere nuk jane keshtu) mere me mend se si je ti!!.
    Ca te beje i shkreti shepllar i vuçidolit, duke pare suratin e vet ne pasqyre, sado qe i pleqen vetja, zgjedh suratet me te peshtira dhe idiote per ministra.
    Por dhe ne u mesuam me keta plehra dhe nuk po na ben pershtypje asnje gje. Do na mallkojne brezat qe do vijne ashtu si u tallem ne me prinderit tane qe nuk paten guxim te ngriheshin kunder diktatures!

  12. Treviso says:

    Zoti minister,kur kjo qeveri te perfundoje pas hekurave,atehere populli shqiptar do fleje i qete.
    Banda me e madhe dhe me e rrezikshme eshte qeveria qe punon kundra popullit pastaj vijne bandat e tjera.

  13. behar says:

    plehre e vertet.. skishte brek ne byth dhe me qendrimin barkas ndaj sales beri miliona duke u bere presion gjyqtareve.. nje thuthuq i peshtire qe ka filluar te lyej floket me xhel e te zere dhe dashnore pale …

  14. shqwiptari says:

    BRISKU I RI.
    flet halimi blla,blla,blla
    pina pordhet e medha
    or halim or katraure
    c’jane gjithe politikane
    pasurite nga i kane?
    ti halim ke pasuri
    permbi rogen qe mer ti?
    na trego ne je burre
    ndryshe saliu kure
    s’te mer prane ne fron
    pervec pasi, te embelson
    me pozite pasuri
    le mos kesh fare aftesi
    prinderit halim
    i kishe komuniste?
    qe sherbenin
    si nje grifshe
    ndryshe saliu ne fron
    s’te afron por te largon
    halim e di se c’je?
    brisk i ri ne pozite
    qe kujtdo i ben prite
    mjafton urdheri nga saliu
    ta zbatoje halim haliu.

  15. fieraku4u says:

    Epo kur u be dhe ky thuthuqi vogel Minister i Drejtesise. Po ky tipi ka akoma frike nga erresira, fle akoma me mamin se ka frike naten te flej vetem. Cfare behet keshto mo burri dheut. Jan mbledhur te gjithe sakatet ne ministri. Eshte ministria si KEMPI.

  16. ijs says:

    Ministri marionete Halimi, kuptohet nen shembullin e mashtruesit shpirteror boteror el salihit, qe ja ka dhuruar ate karrige, mund te mashtroje shqiptaret se jane popull qe pi opium por nuk e mashtron dot boten. Italia dhe vendet e tjera ne bote te kane derguar listen me mijera Kriminele qe strehohen ne albanistanin tend dhe asnje reagim, pasi e di shume mire qe je i kapur vete si e tere politika shqiptare lapanjoze nga krimi. Keta plehra sdine as te genjejne.

  17. albo says:

    Ky personazh biblik, mund të marë vesh nga gjithçka, por në fushën e kriminilogjisë dhe drejtësisë është pykë më diell. I rroftë shkolla! Shqipëria e këtij leshmionistri renditet mdi mesataren europiane pësa i përket vrasjeve, vetëvrasjeve, vdekjeve aksidentale, krimeve të rrugës etj, etj. Ky ndoshta nuk i di këta tregues se aq kulturë ka, por në se i di dhe mashtron opinionin publik nuk duhet të jetë më jo Ministër, por as qytetar shqiptar!

  18. baro Corrogjafi says:

    PO.PO ! “QYTETARET TA BEJNE GJUMIN TE QETE …!” MINISTER HALIMI THA PER QYTETARET, NUK THA PER FEMIJET. PERSE JA MERRNI PER TERS.KUR THOT HALIMI , E KA THENE SALIHI.BANDAT JNE NE BURG . pO,PO ! JANE NE BURG ,,POR JO ATO TE SHTETIT:NUK JANE NE BURG BANDAT QE VRANE FATMIR XHINDIN, NUK JANE NE BURG ATO QE VRANE KRYEKOMUNARIN KUKSIAN, NUK JANE NE BURG ATO QE VRANE SKERDILAJD KONOMIN , NUK JANE NE BURG ATA QE VRANE DEMONSTRUESIT ME 21 JANAR,FLINI TE QETE, O POPULL, SE JU RUAN SHTETI,ME MINISTER EDUARD HALIMIN ! MOS E BESONI PO DESHET ! MASKAT PO RINGJALLEN,VRASJET PO SHTOHEN DHE MINISTRI ME SHTATSHKURTER TALLET ME POPULLIN E TIJ !!!

  19. jurgeni says:

    hahahahahah eshte bere edhe shakaxhi ky halimi , nga njera ane thote se sistemi i drejtesise eshte i korruptuar dhe nga ana tjeter i falenderon per bandat qe kane futur ne burg . tani ndaje mendjen mire o halim , jane te korruptuar apo te paster.

  20. diaspora says:

    Po para 1990 ku ishin keto banda e mashtrues qe kene koruptuar gjithe shqiperine qe ska me siguri, pune, uje, pasterti, etj ????? Mendohuni cfare keni humbur qe mungojne keto kushte minumim per jetese!! Dhe te gjithe ata qe jetejone jashte Shqiperie bejne nje pyetje A ja vlen te shkosh e te rezikohesh per pushime ne shqiperi????????? Ku dhe ata qe drejtojne vendin zhduken per pushime nga Shqiperia!!!!! Ne 2012 nuk ka me budallenje qe te paguajne per te vujtur per pushime!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje