Guvernatori vë alarmin: Bankat e huaja po destabilizojnë Shqipërinë

12 Korrik 2012, 19:32Politika TEMA
Guvernatori vë alarmin: Bankat e huaja po destabilizojnë

Guvernatori i Bankës Qendrore, Adrian Fullani, u bëri thirrje bankave që operojnë në Shqipëri të zhbllokojnë politikën e mosdhënies së kredive, pasi rrezikojnë destabilizimin e ekonomisë shqiptare. Në një fjalim në një takim organizuar nga “Joint Vienna Institute”, Fullani tha se viti i kaluar dhe gjysma e parë e këtij viti treguan se kriza që filloi në vitin 2008 ka arritur në fazën e saj më akute, e karakterizuar nga një lidhje e ndërsjellë midis borxhit sovran dhe krizës së sistemit bankar. Duke përkufizuar vatrën e rrezikut me të cilën po ndeshet sistemi bankar, Fullani tha se stabiliteti mikrofinanciar është i ekspozuar ndaj disa rreziqeve prej aktivitetit të dobët ekonomik, i shoqëruar nga papunësi e lartë, presione të ulëta inflacioniste dhe rritje të nivelit të kredive me probleme.

“Të gjitha ekonomitë po operojnë nën potencialin e tyre, kryesisht për shkak të rritjes anemike të kredisë, humbjes së besimit në ekonominë e brendshme dhe aktivitetit të dobët ekonomik në BE. Dhe të fundit, por jo më pak të rëndësishmet, humbja e konkurrueshmërisë dhe ngadalësimi i reformave strukturore po veprojnë si barriera për rritjen ekonomike në periudhën afatgjatë,” tha Fullani.

Fullani theksoi se “që prej fundit të vitit 2011, krahas këtyre presioneve, po përballemi me një problem të ri, ekspozimit të grupeve të huaja bankare ndaj borxhit privat dhe atij publik, duke ndërprerë kreditimin dhe duke mos marr pjesë në blerjen e bonove të thesarit të qeverisë”.

Sipas Guvernatorit ky zhvillim negative ka ardhur prej direktivave të bankave “mëmë” nga jashtë dhe jo nga realiteti i filialeve të tyre në Tiranë. “Të gjitha këto implikime negative mund të cenojnë më tej stabilitetin financiar dhe atë fiskal”, paralajmëroi Guvernatori.

“Ky jo-proporcionalitet është më i madh në ato vende me ekonomi në tranzicion ku ndërmjetësimi financiar është mbështetur pothuajse ekskluzivisht në burime të brendshme. Për shembull, në fund të vitit 2008, stoku i përgjithshëm i kredisë për ekonominë në Shqipëri mbulonte vetëm 62% të totalit të depozitave.

Stoku i kredisë në valutë u financua pothuajse tërësisht nga totali i depozitave në valutë, ndërkohë që linjat e kredisë nga bankat mëma për filialet dhe degët e tyre kanë qenë në nivele të papërfillshme. Në parim, ndërmjetësimi financiar është financuar gjithmonë në tregjet e brendshme. Ai nuk ka imponuar kufizime financiare në bilancin e bankës mëmë, por megjithatë, ne na u desh të mbanim një barrë që duket e padrejtë.

Ulja e ekspozimit ndaj letrave me vlerë të borxhit të qeverisë nuk përkon me një rritje të ngjashme të ekspozimit ndaj kredisë për sektorin privat, duke kontribuar në një rritje më të ulët të kredisë. E gjithë kjo vjen në një kohë kur mekanizmat e mundshëm absorbues (në drejtim të hapësirës fiskale) dhe besimi i publikut në ekonomi janë ulur, duke mos lënë hapësira shtesë për stimuj të shtuar ekonomikë,” tha Fullani.

Guvernatori deklaroi se masat antikrizë të ndërmarra nga Bashkimi Europian, që detyrojnë banakat të regullojnë bilancet e kredive në raport me kapitalet e tyre, po dëmtojnë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

“Si rezultat i interpretimit të rregullores së EBA-s, një nga bankat e huaja që operon në Shqipëri e uli ekspozimin ndaj borxhit të qeverisë shqiptare me 3 pikë përqindjeje të PBB-së brenda një periudhe tremujore. Këto veprime shkaktuan zhbalancime në nivelin e likuiditetit në tregun ndërbankar, të cilat nuk mund të zgjidheshin në një kohë të shpejtë për shkak të problemeve strukturore”, deklaroi Fullani.

“Këto zhbalancime u shoqëruan me rritje të normës së interesit për letrat me vlerë të borxhit të qeverisë, duke kufizuar mekanizmin e transmetimit të politikës monetare. Ulja e ekspozimit ndaj letrave me vlerë të borxhit të qeverisë nuk përkon me një rritje të ngjashme të ekspozimit ndaj kredisë për sektorin privat, duke kontribuar në një rritje më të ulët të kredisë”, vijoi ai.

24 komente në “Guvernatori vë alarmin: Bankat e huaja po destabilizojnë Shqipërinë”

  1. Elita 55 says:

    ha ha ha ha ha ha ha ha!
    Po trap mbete a derebardhe! Ti je nje pike uji ne oqeanin boteror financiar …
    Mos u merzit, e rregullon Bode kete ngaterrese!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html

    1. Bolja says:

      Full-hani eshte nje fullish ose me sakte nje TRAP

  2. As says:

    keshtu ndodh kur cdo gje shqiptare ja u shet jo shqiptareve por te huajve. Dale Fullan se sa ka filluar shtrengimi i lakut.

  3. Ben Chicago says:

    ta regullon sali ty qe thua ka krize

  4. ijs says:

    Zoti Fullani na hape barkun duke dale si “prift” e duke i rene daulles per gjemen e re shqiptare, qe po e perjetojme kudo ne cdo fushe ne albanstanin e sotem, ashtu dhe ne sektorin financiar.Tani eshte per tu habitur kjo thirrje e juaja kur dihet perfundimi,pasi gjema financiare eshte programuar me kohe pas viteve 90 nga vete ju banditet me kollare te ketyre 20 vjeteve, qe pasi shitet cdo gje kombetare, duke perfshire dhe bankat e vendit,bankave te huaja,kujtoni se mund ti beni presion te huajve me teorine qe funksionon vetem shqiptaret mjerane ” Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete”
    Zoteri bankat e huaja kane per vete probleme madhore, se ndodhen para nje kolapsi boteror dhe albanistani yt mocalor jo vetem qe nuk afron asgje, por ne cdo pikepamje eshte risk i madh per investimet ekonomike, prandaj bankat e huaja,qe te japin uje ne bisht te luges, e shikojne shume mire se cilet injorante dhe bandite e drejtonjne kete popull majmun dhe sa shance ka ky popull mjeran me keta bandite ne krye te realizoje ndonjehere ndonje zhvillim ekonomik.
    Keshtu eshte bota kapitaliste Zoteri ku ti kerkon te marresh pjese, eshte bote e ashper, e eger e profitit maximal , ku konkurrenca e fut te dobtin nen toke, sidomos popujt injorante me ty si perfaqesues.
    Qe te matesh me boten duhet te kesh kurriz thote gjermani prandaj lutjet e tua prej lypesi do bien gjithmone ne vesh te shurdher.
    Mjere ky popull thuaj, se raca juaj kanibale i mbushi xhepat mire e mire dhe mund te jetoje shume mire me pasurine e vjedhur te shqiptareve ne perendim, pasi bankat e huaja nuk ju harrojne kurre ate nder te madh, qe ju i bete duke i falur pasurite e shqiptareve.

  5. Zekthi says:

    Ah ne te gjoreve gjithmone fajin te huajt na e kane. A thua nuk rikthyem me vote, ke larguam me pushke e me 3000 te vdekur?
    Jepi Sali, hidhi ne ere paret e shqiptareve edhe njehere, po kesaj here nuk eshte faji yt, por eshte i atyre qe te shiten shpirtin edhe njehere. Dikush e beri sepse i mbytur ne mediokritetin e tij, te gjeti ty si shpetimtarin e jetes mizerabel te tij, duke qene se njihet universalisht c’preference ke ti per mediokret. Dikush tjeter te perzgjodhi ty, sepse servilizmi eshte e vetmja menyre jetese qe njeh. E dikush tjeter e hodhi voten per ty, dhe qelbesirat e tua, sepse me naivitet i besoi perrallave me mbret qe ti derdellis sa here ke mundesi. Kur e ke koken me cepa e ke prejardhje nga mali, kjo ndodh lehtesisht.
    Kur te na shkaterrosh serish, me kot do te te hakerrehemi kunder teje. Faji nuk eshte me yti, faji eshte i kategorive njerzore qe rendita me pare, qe edhe kur ti te zbresesh nga fiku, do te ngrene ne piedistal ndonje funderrine tjeter si puna jote..si puna e tyre…

    1. Dean says:

      Shume respekt per gjithcka qe the mesiper.Nuk do t’i hiqja as1 presje.
      Dhe here tjeter mos u ”konflikto” kot me se koti,se si e shikoj une Bledin,pasi e njoh personalisht.

  6. Claus says:

    Po sipas Berishes Shqiperia ka patur nje rritje ekonomike ne kater vitet e fundit prej 18%!!!!
    Te kesh rritje ekonomike 18% duhet te kesh patur nje akumulim kapitali qe as per kater kriza nuk te dridhet qerpiku.
    Tani na jep alarmin Fullani qe kriza eshte shtruar kembekryq ne Shqiperi.
    Me nje kryeminister senil, me nje minister financash debil dhe me nje shef banke me fakultet ekonomik ku gjithe kohen ka mesuar “mbi perparesite e sistemit socialist mbi ate kapitalist” s`eshte aspak cudi qe ne kete gjendje do te perfundosh. Le qe ka ka patur kriza Shqiperia, ajo eshte gjithnje ne krize permanente. Kjo qe vjen tani nuk eshte krize por mizerje.

  7. Koz says:

    Ky ndyresire e qelbur ka guxim te thote sesi bankat e huaja ne Shqiperi nuk kreditokan regjimin dhe marrezite e Malokut dhe nuk po I blekan bonot e dhjera te thesarit. Ky maskar duhet te perfundoje pas hekurave per te gjitha pehlivanlleqet qe ka bere per te mashtruar shqiptaret. E mban I mend sesi ky zgjebarak bleu Dajtin per te mbushur qesen e regjimit.

    Valle a do te paguaj ky qen per ato qe ka bere ???

  8. dumdum says:

    Fullani theksoi se “që prej fundit të vitit 2011, krahas këtyre presioneve, po përballemi me një problem të ri, ekspozimit të grupeve të huaja bankare ndaj borxhit privat dhe atij publik, duke ndërprerë kreditimin dhe duke mos marr pjesë në blerjen e bonove të thesarit të qeverisë”.

    Ahahahaha, sa kam qesh. Dmth bankat e kanë kuptuar se po filluan te blejnë bono thesari do të përfundojnë si firmat e ndërtimit të cilave qeveria u ka borxh miliona euro.

    Ja ku e tha dhe ky padashje se qeveria ka falimentuar. Është e afërt dita djema kur do ta shohim Saliun të dhjerë nga qeveria-piramidë që ka ndërtuar, duke ikur nga sytë këmbët.

    1. Dean says:

      E di se kush eshte pjesa me e bukur, o dumdum?!
      Atje kur thote ”…dhe duke mos marr pjesë në blerjen e bonove të thesarit të qeverisë….”.
      Ka gallate me te madhe se togfjalshi,”Thesari i qeverise”??? A thua se Shqiperia eshte e vlersuar AAA dhe po habitet Guvernatori i Leshit per indeferentizmin qe po tregojne bankat perkundrejt ketij vendi te Pasur dhe te Shendosh ekonomikisht.
      Jemi komb gallate ne.Se mos del e thote troc,Guvernatori Lolo i mender BQ-se se Shqiperise,se Qeverise i kan ra Poturret ne fund te kembeve,por na e thote larg e larg duke ”akuzu” praktikat e bankave,te cilat s’po bejne asgje te keqe vecse nuk duan te ekspozohen.
      Ja kur t’u sulen e te akuzojne edhe Bankat tani se jane kunder zhvillimit te Shqiperise,ashtu sic akuzojne Opoziten per bizneset e Ben Struges(atij Ushtarit ”Trim” shqiptar qe u vodhi nendetset Ruseve) qe sot quhet Minister i Mbrojtjes.
      Ne jemi shkemb Graniti ne brigjet e Adriatikut….lol

      1. dumdum says:

        Qeveria është vlerësuar AAAA++++ (katër A, katër plus) nga agjencia Fazlliç mor çun. Bankat patjetër duhet ti blejnë pa fund bonot e thesarit.

        Pa shaka, kjo tregon se qeveria e ka fundin e afërt sepse nuk ka më as të paguajë rrogat.
        Fullani është aq idiot sa ta pranojë padashje diçka të tillë publikisht.

        Pa lek e pa rroga nuk paguan dot për fitore në 2013 Saliu, prandaj duhet një goditje e fundit pa dallim feje, krahine a ideje për ta shporrur diktatorin. Kësaj radhe prapë do të mundohet ti fitojë zgjedhjet me dhunë Saliu sepse nuk i fiton dot me lek.
        Duhet rezistencë!

        1. Denis says:

          sigurisht qe valutat cohen ne banka me te medha nderkombetare. Banka qendrore pranon derdhje cash vetem ne parane vendase qe pret vete, pra ne rastin tone ne lek. Banka nuk mund te mbaje valute pafundesisht cash por i fut ne llogarine e saj, sic ta shpjegova. Dhe sa here i duhet cash banka i terheq nga llogaria e saj, njesoj sic ben ti dhe une. Eshte parim pune nderkombetar por kur flasin injorantet si bubi s’ke c’ben. Meqe keto banka nderkombetare jane jashte kuptohet qe transporti behet sipas rregullave dhe parimeve nderkombetare te sigurise.

        2. Denis says:

          me falni qe ju pres hovin revolucionar por po merrni kot. Nuk ka lidhje fare rating i shqiperise dhe sa per dijeni ishte vetem 1 banke qe u terhoq nga blerja e bonove dhe pjesen e saj e zuri nje banke tjeter. Mos shikoni enderra me sy hapur.

  9. PIRAMIDA E 97 DO TJU DUKET LULE says:

    ha ha, Fullani tha se stabiliteti mikrofinanciar është i ekspozuar ndaj disa rreziqeve prej aktivitetit të dobët ekonomik, i shoqëruar nga papunësi e lartë…… cfare thua kujdes se kjo qe thua eshte ne kundershtim me ato cfare thote BACA.
    PER INTERESAT E MAMES SERBI SHQIPERIA DO TE DIGJET NE CDO 10 – 15 VJET. KY ESHTE OBJEKTIVI I BACES.

  10. LORA says:

    Kam ndjesine se ky informacion serviret vetem per ne Shqiperi;sepse se pari fullani eshte nje super idiot,pa minimumin e profesionalizmit, ne sherbim te qeverisjes me kriminale dhe antikombetare te 100 vjetve te ketij shteti dhe se dyti, ai nuk vjen i ri ne kete mandat qe nuk mbaka pergjegjesi per cfare eshte bere ne sistemin bankar.
    Ky mender fullani eshte guvernator i llogarive te dr.dhjeramanit dhe jo i financave te shqiptareve.Ky,bashke me pushtetin gjyqesor meritojne skuestrimin dhe me pas tritolin.

  11. bubi says:

    Z Fullani ka te drejte kur fajin e moskreditimit e kane bankat meme psh banca intesa sanpaulo meme ka nje debit prej 80 miliarde euro dhe sa here ka nevoje per kesh ju drejtohet filialeve te saj,po nuk besoni shikoni levizjet e valutes ne rinas ,keshtu edhe ato greke.bankat shqiptare kane rezerva valutore por sipas porosive te bankave meme nuk japin .

    1. dumdum says:

      bubo, po kujt do ti japin bankat kredi, Taçit, Zamirit apo Kunatit? Dhe të dalin piramidë qysh nesër…
      Nuk të jep njeri kredi pa i dhënë një garanci solide se do t’ia kthesh paratë, dhe sot në Shqipëri asnjë nuk e ka të sigurt investimin, mjafton një kapriçio e Salës dhe i humb të gjitha.

    2. Denis says:

      Bubi,

      Qenke vertete bub… ti pastrues ne Rinas punon o injorant? Kur ti ke Euro a shkon i derdh ne banke ne llogarine tende? Po pastaj a e vret mendjen ku i derdh banka gjithe keto Euro qe i mblidhen cash? I derdh ne llogarine e saj (dhe jo te memes) dhe llogarite ne valute te bankave ne Shqiperi mbahen kuptohet jashte vendit. Pra bankat ne Shqiperi valuten cash e transportojne dhe e derdhin ne llogarite e tyre ne bankat nderkombetare te cilat zakonisht NUK jane bankat mema. Sipas llogjikes tende bankat ketu duhet te merrnin me qera disa kate vetem per te ruajtur cash-in ne valute qe mbledhin nga veprimtaria?!?!?! E kupton o budalla sa paradoksal je?

      Nuk ka si te te jape njeri ty kredi me keto koncepte qe ke. Bankat nuk funksionojne per te financuar ata qe jane gjynaf sepse banka jep kredi leket e tua si depozitues apo as kete nuk e kupton dot? Banka financon aty ku e konsideron me risk jo te larte dhe nuk pezullojne kreditimin. Z. Fullani para se te merret me ekspozimin e Raiffeisen ben mire te jape llogari perse reagoi aq ngadale me politiken monetare dhe perse qeveria po rrit edhe me tej borxhin, tashme edhe ne valute. Z. Fullani te mos beje spektakel para gazetareve se per ne qe i dime gjerat sic jane realisht behet edhe me qesharak sesa eshte.

      1. Claus says:

        Denis, me sa kuptoj une nga replika qe ke bere me bubin, kemi te bejme me kalime cash te parave neper aeroporte!!!!
        Mire kur ke akumulim dhe nuk te mjaftojne hapesirat per depozitat e grumbulluara, por kur bankes bije i duhen para, duhet t`ia sjellin perseri me avjon?
        Deri tani dija qe administrimin e parave cash e kishte Banka Qendrore, ndoshta e kam gabim.

        1. Denis says:

          claus pergjigjen e ke me lart te dumdumi se kisha prbl me faqen

  12. matematika says:

    NJE PLUS NJE.
    Or fullan or shejtan
    s’kalohet jeta
    nen
    jorgan

    vjen ora
    dhe shperthejne
    esapet mbi uje
    pellacin me shume buje

    mbretershen matematike
    s’ka burre ta mashtroje
    mjer kush futet ne te
    dhe kerkon t’i dredhoje

    nje plus nje s’bejne tri
    e shohin gjithe ata sy
    ndaj dhe nuk e dredhin
    pranojne qe bejne dy.

  13. Moj kasolle ku na mblodhe says:

    Fullan,posta shqiptare po shet bono thesari ,ne ke vend te botes e kini marre kete eksperience.
    Mos u merzit se do ti blejne qytetaret.
    Arqile Gorea po i shiti ta emrojme Governator te bankes

  14. celsi dollapit says:

    ky fullani si kryekamarier i nje restoranti medioker, ketu ekonomia i la shku per lesh dhe nuk po ndihet, tani ka hallin e borxhit te qeverise qe po i rritet interesi.

    Po ngele tek halli i Saliut a derebardhe….. mosk ki merak se dhe ti do e hash bashke me salen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje