120 gjyqtarë, të cilët janë anëtarë në Unionin e Gjyqtarëve deklarohen pro kufizimit të imunitetit, por në mënyrë kategorike kundërshtojnë heqjen e plotë të imunitetit.
Pas përfundimit të një takimi për çështjen e imunitetit, kryetari i Unionit të Gjyqtarëve Ervin Metalla thotë për Top Channel arsyet se përse kundërshtohet heqja totale e imunitetit të gjyqtarëve dhe çdo të thotë propozimi për kufizim imuniteti.
“Heqja e imunitetit do ta ekspozonte gjerësisht pushtetin gjyqësor ndaj risqeve që cenojnë pavarësinë e tij, ndërhyrjes së pushteteve të tjera. Ndërsa kufizimi i imunitetit për veprat penale që lidhen me detyrën, mundet të krijojnë ekuilibrin e nevojshëm. Kur flas për kufizim të imunitetit kam parasysh, që për disa vepra penale, për një kategori të caktuar të veprave penale, siç është korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, ndjekja penale ndaj gjyqtarëve të mund të fillojë pa qenë nevoja për autorizimin paraprak të KLD-së. Kjo do të thotë që autoritetet proceduese, të mund të kryejnë veprime hetimore, me përjashtim të atyre veprimeve që cenojnë lirinë e gjyqtarit dhe paprekshmërinë e banesës,” tha Metalla.
Aktualisht, gjyqtarët kanë imunitet të përgjithshëm ose thënë ndryshe pacenueshmëri personale, që do të thotë se ndaj tyre nuk mund të fillojë një procedim penal, pa marrë fillimisht një autorizim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Koncepti i imunitetit për gjyqtarët hyri për herë të parë në vitin 1992 gjatë ndryshimeve në dispozitat përkatëse, ku dhe u parashikua në nenin 10, se gjyqtaret e Shkallës së Parë dhe të Apelit kanë imunitet dhe se lëvizja e tyre nga detyra mund të bëhet vetëm nga organi kompetent.
Ndërkohë që ndryshimet e fundit për imunitetin e gjyqtarëve janë shënuar në 2008, në të cilin përcaktohet se Gjyqtari i Shkallës së Parë dhe ai i Apelit mund të ndiqet penalisht, por me kushtin që autorizimi për fillimin e procedimit penal të miratohet nga KLD. Mes të tjerash, në këtë ligj është shtuar dispozita në të cilën thuhet se gjyqtari mund të ndalohet apo arrestohet vetëm nëse kapet ne kryerje e sipër të një krimi, apo menjëherë pas kryerjes së tij./TCH
E GJITHE e keqja e shqiptareve FILLON TEK gjykatat.
E doni imunitetit,qe te mbroheni nga PUSHTETI MAFIOZ QEVERISES I RADHES!!!
PO NE,POPULLI,QE NUK KEMI IMUNITET,KUSH DO TE NA MBROJE???
A JENI JU PER”TE GJITHE TE BARABARTE PARA LIGJIT”???
KUSH JENI JU,QE DONI IMUNITET DHE PERSE E DONI ATE???
JU KEMI PARE SE CFASRE KRIMESH KENI BERE DUKE PATUR IMUNITET,PRA E KENI SHPERDORUASR ATE!!!
Me imunitet ju i SHERBENI VETEM QEVERISE E JO LIGJIT DHE TE DREJTES!!
JU NUK KENI DHENE DREJTESI,POR KRIM!!!
Po prandaj u mundesua prodhimi me urgjence i tyre tek “Plepat” ne Durres!!!
unioni i gjyqetareve ka te drejte, imuniteti mund te kufizohet por jo te hiqet, nese hiqet imuniteti atehere pushteti i sotem sidomos, mund ta perdhose ket sistem gjyqesor, qe eshe keshtu ka shume presion nga pushteti ekzekutiv
Po pse ky presion kaq i madh,prej pushtetit sipas jush,vetem i pasuron gjyqtaret???????? Ik ore pirdhu me mendjen tende!.
Deri me sot keto mender imunitete kane futur ne karantine opinionin publik, per t’i lene rehat ne kararin e kuserimit politiken dhe pushtetin gjyqesor.
po populli thjesht qe eshte pa pike imuniteti si ju duket ju gjygjtarve plera……?
po te mos beni pislluqe ne emer te postit skeni pse keni frik nga heqja e imunitetit o ju kenofsha listen e dasmes deri te me i vogli…..
Cfare imuniteti kerkoni ju ,qe keni shitur shpirtin tek SHEJTANI???
TE GJITHE GJYQTARET DHE PROKURORET E SHQIPERISE,QE KANE QENE TE PUNESUAR KETO 22 VJET,JO VETEM,QE DUHET TE SHPORREN NGA KJO PUNE E NDERUAR,POR TE HETOHEN TE GJITHA DOSJET GJYQESORE TE TYRE PER DHENIE DREJTESIE!!!
FAJTORET,T’I JEPEN GJYQIT!!!
DREJTESIA NUK DUHET TE KETE IMUNITET,SE PASTAJ I NENSHTROHEN VETEM PUSHTETIT,QE I KA NE DORE O\IMUNITETIN,SIC VEPROI BERISHA KETO VITET E FUNDIT!!!
E doni imunitetin,qe ti MERRNI VENDIMET SIPAS URDHERAVE POLITIKE APO INTERESAVE TUAJA???
PAS SALI BERISHES,JU JENI NJEREZIT ME TE ZINJ,QE KA SHQIPERIA!!!
DUHET TE SHPORRENI NGA KJO PUNE ,QE KERKON NJEREZ E JO KAFSHE!!!
PO keta perse e duan imunitetin per te vjedhe e rjep njerzit.Keta per politikanet thone na pengon imuniteti po per vete pse e duan?
Tu hiqet imuniteti se atehere nuk e denojne 2 vjet per vrasje djalin e Luiza Xhuvanit.Keta gjygjtare me vetura lluksoze me vila e pushime ne plazhet e botes duhet te mos kene imunitet.Kerkojne imunitet te kufizuar qe te mos i pyes njeri si i kane bere pasurite.Keta jane kanceri shqiptar keta jane sida e ketij populli.Po u hoq imuniteti ketyre shpeton populli dhe shteti.Keta jane maskarenj.
Duhet hequr imuniteti dhe duhen fut ne burg ,por me keto legenat qe kemi ne shqiperi dhe me ato gjygjtare qe kemi ne shqiperi qe fusin dhe masen e qenin ne burg po i dhe para nuk behemi ndonjehere !
gjyqtaret jane te paret ne korrupsionin dhe te keqen e ketij vendi. Me mire tu hiqet imuniteti dhe keshtu dote kene frike qe te japin vendime qe as ne kohen e enver Hoxhes nuk jepeshin dhe te pakten qytetaret shqiptare do te kene pak drejtesi te munguar dhe hequr prej tyre dhe do te kene pak mbrojtje nga njerezit qe meren me lloj punesh te pista dhe qe jane burim te mirash materiale per keta pisa gjyqtare sa njerezit te humbin durimin dhe te bejne vetegjyqesi duke filluar nga kete gjyqtare pisa, por atehere do te kemi nje 97 tjeter. Nese nuk dergohet para ligjit qofte edhe nje numer i vogel i tyre atehere nuk kemi asnje gje. Ata nuk kane pasur dhe nuk kane frike , kane dhene vendime te cilat u kane kushtuar edhe jeten njerezve te varfer dhe ndershem, kane tjetersuar prona kane dhunuar, bashke me dhunuesit pronen private duke shkelur keshtu Kushtetuen e vendit dhe te drejten per prone te qytetarit. Gjyqtare si Zamir Poda me shoke duhet te japin llogari para ligjit.
Te gjithe ata qe kane punuar dhe punojne ne Drejtesi qe nga 1991 e deri me sot jane te denuar,nga Zoti. Ky denim eshte dhene nisur nga 1 dhe vetem nje aresye. E cila eshte: Per manipulim te legjislacionit ne fuqi, me pasoje shkaterimin e rendit demokratik liberal, dhe mireqenien materiale dhe shpirterore te mijera familjeve shqiptare, nepermjet shfrytezimit te postit zyretar, me mjete koruptive materiale dhe morale.Personazhe tipike jane prokurori Nishani ne Durres dhe gruaja e tij ne Hipoteke. Mjeshtra te fallsifikimit te dokumentave, presionit, gojembylljes, perdhunimit, tjetersimit te prones etj., me bashkepunim me disa nga policet e Durresit. T’iu heqesh imunitetin eshte pak, me ato gjema qe keta njerez i kane bere dhe vazhdojne ti punojne ketij populli. Kembanat kane filluar te bien. Toka po dridhet. Po afron koha kur Dielli do ti ngrohe te gjithe thuajse njelloj.
Une kur i pashe ne TV te mbledhur te gjithe bashke ,m`u duken si banda kriminale me e rrezikshme per Demokracine
Ndersa tek e tek ,me duken si njerezit me te pamoralshem pjelle e katrahures Demokratike Made in Albania
Imuniteti duhet ti hiqet per nje far kohe te pa percaktuar deri sa te rifitojne respektin ne popull.Gjykatat deri me sot kane faforizuar grupet mafjoze. Kane faforizu vrasesit, hajduterit, perdhunuesit. Kan faforizu qeverine mafjoze.
Heqja e imunitetit per nje far kohe te pa percaktuar do seleksionoje
kursantet e Plepave te Durresit qe sot kane spostuar gjykatesit e vertete dhe vendosin ligjin e maliqit.Gjykatesit e vertete rrine strukur se i pushojne nga puna se nuk jane politik.Zyrtaret e sotshem pa parti ne Shqipri jane vija e pare e sulmeve dhe keshtu ndjehen te rrezikuar per buken e gojes.
JAM I SIGURTE QE NQS NUK DO TE EKSISTONIN GJYQTARET,NUK DO TE KISHIM NEVOJE PER TA.