(E PERDITESUAR)- Një i mitur vetëm 8 vjeç është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Vlorës.
Femija, babai i tij dhe i vellai ishin duke fjetur ne veranden e shtepise se tyre ne lagjen “24 Maji”, kur dy persona me arme dhe maske tentuan te hyjne ne banese. Babai i femijes tregon se si ndodhi ngjarja e rende.
“Isha duke fjetur në ballkonin e banesës time, së bashku me dy djemtë. Në orën 2.30 minuta dy persona hipën në murin rrethus të banesë, në kohën që unë i ndjeva, njëri prej tyre më tha se tani që na ndoqe do të vrasim, dhe menjëherë qëlluan dy herë në drejtimin tonë me armë automatike dhe më pas u larguan. Dola për t’i parë se kush ishin por nuk i njoha. Konstatova së të dy personat ishin rreth 20-22 vjec, njëri kishte një kapele dhe tjetri ishte veshur me të zeza. Pasi ndezëm dritën pamë që djali nuk po ngrihej dhe shkova afër dhe pash se djali kishte një plumb në kokë dhe një pjesë e truve i kishin dalë në divan“, tha Albert Lukaj, babai i fëmijës së vrarë.
Familjaret thone se kane patur ndonje konflikt, ndersa policia ka nisur hetimet per te identifikuar autoret./TCH
na rujt zoti…,keta te vrasin dhe ne gjume !!
Hetoni pak dhe jepni më shumë të dhena rreth kësaj ngjarje, sepse është shumë i turbullt lajmi. Duket si shumë e çuditshme kjo ngjarje.
Ajo që më vjen në mendje me kaq të dhëna është: “Trafik organesh”!
Uroj që mos të jetë kështu!
Po ku jetohet aty more !!!
bobobobobo çfare lajmi, te rrengjethet mishi kur e degjon.
Sa keq po me vjen per ate engjell te vogel.
Mallkuar qofshi o njerez qe e moret ne qafe ate vogelush.
mallkuar qofshi o kafshe me fytyre njeriu,ngushellime te thella familjes zoti na ruajte se per shtet qe kemi me mire mos kemi fare .
meqe na ndoqe do te te vrasim….boboboboooo sa jane trashur nga trute…Po ai s erdhi te ndoqi ne shtepine tende,i vajte ti ne shtepi o plehre…
ngushllime familjes se voglushit 8 vjeç,
une per vete jam i shokuar
se sa vrasja dhe hakmarrja e sa gjera te tmerrshme
po ndodhin ne shqiperi cdo dite,
Ja se deri ku shkon “shqiptaria” e shqiptarit, sa te vras edhe femiun shqiptar 8 vjeç, Allahu Fuqiplote i shkaterrofte zullumqarët dhe faren tuaj e zhbefte nga faqja e dheut, inshaAllah! AMIN! Paqe!
Ngushllimeprindër, për dhimbjen e madhe që ju shkakto, vampirizmi i atyre qënjeve gjaksore. Fli i qetë o ëngjëll se zoti do i dënojë këto pantera. Ata do paguajnë rëndë.