Skandali i rrugës Levan- Vlorë: Kunata e Balliut është paguar 4.2 milionë euro pa u miratuar kredia nga Kuvendi

12 Korrik 2012, 18:08Politika TEMA

 

Në fund të dhjetorit 2006, Lulëzim Basha, Sali Berisha dhe një ekskavator i biznesmenit Gëzim Kolaveri, nënkontraktor i një filiali serbo- shqiptarë të kompanisë Alpine në Tiranë, u shfaqën ne ekranet shqiptare për të njoftuar nisjen e segmentit rrugor Levan- Vlorë. Ceremonia e bërë me ngut ishte një përpjekje për të nisur fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale, të cilat u shtynë për në muajin shkurt 2007.

 

Kunata e Balliut, 4.2 milionë euro në mënyrë të paligjshme që në fillim

Segmenti Levan- Vlorë, i cili u përurua në fund të vitit 2006, do të ndërtohej me një kredi të dhënë nga BERZH, termat teknikë të cilës Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar në 26 dhjetor 2007, pra gati një vit fiks pas përurimit të fillimit të punimeve nga kryeministri Berisha dhe gjashtë muaj nga lidhja e kontratës mes kompanisë Alpine dhe qeverisë shqiptare, e cila është bërë më 31 maj 2007, pra 7 muaj para vendimit të Kuvendit.

Në një raport të KLSH thuhet se rruga është tenderuar pa u ratifikuar marrëveshja e huasë në Kuvend, madje punimet nisen pa para.

Prokurimi i rrugës ka nisur në korrik të vitit 2006 pas një urdhri të nxjerr nga ministri i asaj kohe, Lulëzim Basha. Në bazë të kontratës së punimeve të ndërtimit, Drejtoria e Rrugëve duhet t’i paguajë firmës së ndërtimit vlerën prej dhjetë përqind të projektit, i cili ishte i gjithi 42 milionë euro. Pra, firma nënkontraktore ku ishte administratore kunata e Fahri Balliut duhet të merrte 4.2 milionë euro paradhënie. Këtu lind dhe problemi pasi kontrata për fillimin e punimeve është nënshkruar 7 muaj para ratifikimit nga Kuvendi të kësaj kredie me BERZH. Për të kënaqur klientin e vet, kryeministri Berisha është investuar personalisht përmes një VKM, nr. 621, datë 24.09.2007, për pagesën e nënkontraktorit me vlerën dhjetë për qind të projektit. Pra, tre muaj para ratifikimit të kredisë, janë paguar paret nga qeveria shqiptare. Kjo është një vepër penale për të cilën Kontrolli i Shtetit gjen fajtor Lulëzim Bashën, ministrin e atëhershëm të Transportit.

Kjo shkelje flagrante qysh në fillimin e këtij projekti ka bërë që gjatë gjithë periudhës të ndryshohen kostot dhe projekti përfundimtar, të shtyhen afatet e përfundimit dhe për rrjedhojë të kemi një shtesë fondesh prej 18 milionë euro në përfundim të saj.

 

 

Vlera e projektit është shtuar gjatë rrugës

 

Konkretisht, edhe pse rruga nisi para afatit të livrimit të fondeve, e gjitha kjo shërbeu vetëm që partneri lokal i ALPINE, një kompani me administrator një serb dhe kunatën e Fari Balliut, të merrnin 4.2 milionë euro dhe të përdornin ato për punët e tyre për dy vjet. Në vitin 2009, sipas raportit të Kontrollit të Shtetit, kur kjo rrugë duhet të mbaronte, ajo ishte bërë vetëm 29 për qind dhe afati i përfundimit të saj u shty për 15 qershorin e vitit 2010. Por edhe gjatë vitit 2009 ritmet e punës ishin skandaloze dhe kompania realizoi vetëm 13 për qind të projektit duke e çuar rrugën në 42 për qind të saj.

Sivjet është viti 2012 dhe rruga nuk ka përfunduar akoma. Përveç kësaj, qeveria shqiptare ka miratuar një fond shtesë 18 milionë euro duke marrë dhe një kredi të re prej tre milionë euro për të.

Sipas hetimeve, shkak i vonesës ka qenë ritmi i ulët i punës së nënkontraktorit shqiptar, klient i qeverisë, dhe ndryshimet e vazhdueshme të projektit. Janë 12 urdhra mes ndërtuesit dhe porositësit, të cilat janë miratuar nga Drejtoria e Rrugëve që kanë devijuar tërësisht kostot e projektit duke i çuar ato në 18 milionë euro më shumë.

 

 

Skandali: Këmbët e urës janë zhytur duke krijuar pragje të rrezikshme

 

Një skandal i ri në këtë rrugë është dhe dështimi i urës mbi Vjosë. Kushdo që ka udhëtuar për në Vlorë kohët e fundit ka parë se në dy prej pesë segmenteve të urës mbi Vjosë, ka një rënie të nivelit të trarëve të urës dhe për rrjedhim krijimin e pragjeve të rrezikshëm në pikat e bashkimit të urës që po shkaktojnë aksidente të rënda dhe dëme të konsiderueshme materiale tek veturat që mendojnë se kanë hyrë në një rruge të re dhe rrisin shpejtësinë. Rënia e nivelit t këmbëve të urës dhe krijimi i pragjeve mes trarëve të dy urave është një defekt i pastër inxhinerik, i cili korrigjohet në themel vetëm duke i riprishur urat. Drejtoria e Rrugëve, nën presionin e Berishës dhe klientëve të tij, po përpiqet ta anashkalojë këtë defekt të rëndë, i cili kërkon në fakt rindërtimin e urës. I njëjti konktraktor ka ndërtuar plot defekte mbikalimin e hyrjes në Tiranë, në të cilën një qytetar ka vdekur vetëm nga valëzimet e rrugës dhe rënia e horizontalitetit të mbushjes me shtuf të mbikalimit.

 

 

Kush është nënkontraktori serbo- shqiptar i Berishës në Vlorë

 

Më poshtë është ekstrakti i nënkontraktorit serbo- shqiptar të kompanisë Alpine, që ka fituar rrugën Levan- Vlorë, Fratar Tepelenë dhe mbikalimin në hyrje të Tiranës. Siç shihet, bashkëadministratorë të këtij filiali janë serbi Slobodan Markoviç dhe Blegina Kodra (Agolli), motra e gruas së Fahri Balliut, ish- kryeredaktore e gazetës 55.

Kompania është regjistruar në korrik të vitit 2007 dhe është paguar në shtator me 4.2 milionë euro nga paret e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që kontrata për rrugën është miratuar në dhjetor të vitit 2007. Adresa e regjistrimit është një pallat i Gëzim Kalaverit, një ndërtuesi që u përdor si nënkontraktori i tretë shqiptar në këtë biznes dhe që më vonë pati probleme me Balliun dhe u largua.

 

Data e regjistrimit Ndryshimi i të dhënave të regjistruara

1. 24/07/2006 Numri i Vendimit:38950, Gjykata:Tiranë

Lista e Dokumenteve:

2. Emri i Subjektit ishte ( “ALPINE MAYREDER BAU GMBH” ) u be ( “ALPINE Bau Gmbh, Filiali Tirane” )

Data e Themelimit ishte ( “24/07/2007″ ) u be ( “13/07/2007″ )

Kohëzgjatja Nga ishte ( “” ) u be ( “13/07/2007″ )

Objekti ishte ( “” ) u be ( “Ne fushen e ndertimit” )

Vlera e Kapitalit ishte ( “0″ ) u be ( “100.000,00″ )

Numri i Aksioneve ishte ( “0″ ) u be ( “100,00″ )

Vlera e Aksionit ishte ( “0″ ) u be ( “1.000,00″ )

Eshte Aktiviteti i Pergjithshem ishte ( “” ) u be ( “Jo” )

Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme ne Adresat e Aktivitetit:

Eshte hequr adresa: ( “Tirane” “TIRANE” “Tirane” “TIRANE” “KOMUNA E PARISIT,” “4″ )

Eshte shtuar adresa: ( “Tirane” “TIRANE” “Tirane” “TIRANE” “Rruga Komuna e Parisit” )

Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket juridik:

Eshte shtuar ortaku: ( ALPINE Bau GmbH ) ,Numri i Aksioneve “100,00″ ,Perqindja ne kaptial “100,00″ ,Kontributi ne para “100.000,00″

Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek administratoret

Eshte larguar administratori: ( SLOBOD.MARKOVIC BLEGINA KODRA )

Eshte shtuar administratori: ( Blegina Kodra ) ,Nga Data “13/07/2007″

Eshte shtuar administratori: ( Marko Dimitrijeviç ) ,Nga Data “06/09/2007″

Emri Tregtar ishte ( “ALPINE MAYREDER BAU GMBH” ) u be ( “ALPINE Bau Gmbh, Filiali Tirane” )

Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme ne Adresat e Aktivitetit:

Eshte shtuar adresa: ( “Vlore” “VLORE” “Vlore” “VLORE” “Prane Zyrave te Kripes” )

Eshte shtuar adresa: ( “Tirane” “TIRANE” “Tirane” “TIRANE” “Kthesa e Kamzes” )

28 komente në “Skandali i rrugës Levan- Vlorë: Kunata e Balliut është paguar 4.2 milionë euro pa u miratuar kredia nga Kuvendi”

  1. para kesaj VJEDHJEJE ilir mrta nuk eshte hajdut.me TAKSAT e SHQIPTAREVE ha paçe FAHRI BALLGJERI.

    1. na u be syri baker a u qivja udhet says:

      4.5 milion!Po,vecse kaq dini ju te Temes,
      se te hysh thelle,mbetesh pa mend.
      Sa 4 miljonsha e gjysem kanefluturuar or vellezer,
      sa tani vetem “therrimet”(sa Dinosauret e Jurasikut)
      kane mbetur…pako gje;
      Nafta,mineralet edhe Bregdeti.a se harova;jane edhe municionet.
      kurse me rruget eshte tjeter muhabet,
      se kemi kohe qe nuk i quajme as rruge te Kombit,
      as kombetare,por RRuget e hajduteve…

      1. ismeti says:

        nuk mundet pseudopatrioti pa shkije

  2. gazi says:

    ja ky eshte nje shembull i kapjes se shtetit nga kriminelet dhe njerezit e familjes. Kur bo leke edhe ish poeti i enver hoxhes me kunaten dhe jo pak po 4 milione euro qe cdo njeri do i kishte enderr ketu ka marre fund gjithcka nese ky i gjati edvina nuk i premton ketij populli qe keta individe do t’i fusi ne burg nese vjen ne pushtet te mos mendoje se do te marri ndonje mbeshtetje nga njerezit

  3. tourkofagos says:

    me fjale te tjera,nje bordhelo e vertete……shpresoni o te mjere se nje dite VATANI do te behet evropian………!!!!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Vetem ty nuk te kuptoj..S’je as mish as peshk…Kritikon shqiptaret, nderon grekerit..Flet per politiken shqiptare ne nje menyre se nuk behemi, por ne te njejten kohe na jep konkluzione..Nuk e di c’fare kerkon se njehere i demaskon shqiptaret si popull qe s’behemi dhe s’duhet te jemi dhe nga ana tjeter je i interesuar se c’fare bejme ne kete vend….Cila eshte ?? Ore, ne qofte se je shqiptar, merr nje krah dhe jep vlerat e tua si individ, por ne qofte se je ketu te na llapatisesh dhe ke prejardhje greke (dropullit ose ku ta di une dhe s’ka asgje te keqe) dhe flet kot sa per te turbulluar njerezit e ferkon duart, ik ore tutje na li rehat…Vatani do behet Evropjan o njeri qe urren turqit e shqiptaret bashke sepse duam te futemi tamam ne Europe..Jo si Greku (nje popull i koqe dembelit) qe u fut me shifra te rreme ekonomike sepse e dinte qe ne kete menyre do mirrte borxh te shpetonit ato pjatat e thyera qe keni bere me dekada…KOHA JUAJ MBAROJ…ULNI HUNDEN…PRANDAJ KENI PERFUNDUAR KESHTU SEPSE JENI NACIONALISTA DERI TEK PIKA QE JU DEL USHTRIA E GERTHET SI MISHNGRENESA SE C’FARE DO JU BEJNE FQINJVE…

      1. tourkofagos says:

        …..”tamam”,futesh ne Tyrkie e jo ne Evrope,ok!
        kujdes se Evropa nuk i ka shume qef ”tamam-et”….kujtoj se byrazeret turq,kane 20 vjt ne pritje[tamam edhe ata] por…. NO!

  4. PIRANJAT says:

    EDHE kockat po i bluajne shqiperise.plerat, skrapin, vetem mutit shqiptare nuk i ka dale akoma padroni.sa PER ajrin ate po e paguajme shume shtrenjte.

  5. ibrahim says:

    edhe enveri bente njete amerik e keqe,gjermanie,e keqe,perendimi i keq.dhe ju futi ne kotec pulash.apo ne zingjire si kafsh.tash kur sala kudo rregullon e nderton shqiperine klyshet e enverit rama,ruqi,peza dihet se qfare baballare kan pas. keta i sulmojne rruget,hidrocentraletz,mbledhsit e ujrave,portet etj vetem te tregojne se jemi komunista dha na vetem shajme dhe shkatrrojme.fletushkat e ps tema dhe zp jane pararoje me komisaret baze dhe dalipi por me nuk jane vetem se kan edhe griselden dhe erion velin.perpara baze.

    1. Ben Chicago says:

      nga menyra e te shkruarit te shqipes dukesh si shkja

  6. MALSORI says:

    saliu vrau ne mes te dites me 21 janar demonstruesit ne bulevardin deshmoret e kombit dhe sju be vone fare.me kriminelet qeveritare vodhi votat e shqiptareve ne mes te dites dhe ne prani te medias dhe nderkombetareve dhe sju be vone fare.ne kriminalitet ka aktivizuar femijet e tij dhe si behet vone fare.po e vjedh shqiperine me shume nga satrapi ahmet zagolli.te fala nga bostoni–malsori

  7. KOLONJA says:

    Ja dokumenti vertetoka se jane bere shkelje ligjore,jane paguar njeres pa bere punen ,jane lidhur me serbet…. e pastaj cfare do behet? Asgje si cdo raste tjeter. Do dali zdhensja e PD-se e do thote se keto jane shpifje te Edi Rames i cili nuk do qe te integrohemi ne Eurpe.Nen udheheqjen e PD-SE me ne krye Sali Berishen Shqiperia po ndryshon.Eshumta do te gjykohet nga Tomka e Sheshenka ,duke thene se ka kaluar koha e procedurave.Balliu do buzeqesh e do vazhdoi te haje pace.Populli qe eshte i pari te vazhdoi te paguajtaksat.

  8. i gjalle says:

    O IBRAHIM , leri te vdekurit e MERRU me te gjallet.

  9. drini zi says:

    na lodhet ju te TEMA-se jeni ber si agjenti 007.jo kunata jo kunati jo kusheriri ehuuuuu kodra mbas bregut,edhe kunati ime eshte pronar i nje firme te madhe ndertimi po une bashke me te tjeret vetem topet kemi perfituar ketu po ja fut vellai vellait qe i ka bere nje nene e ju flisni per kunata e kuneter.slat me soj e sorollop pa u zen ne goje njerezve.te gjith ne nje kazan zjejme me ju te TEMA-se te paret e gjith te tjeret nga mbrapa prandaj meruni me dicka tjeter se jeni bere si daulle care.

  10. ijs says:

    Ky nuk eshte skandali radhes, por krimi i radhes ne albanistanin e hicit dhe kotit! Ne fakt keta bandite, qe erdhen me dy gishta lart dhe u premtuan shqiptareve injorante parajsen pas viteve 90, ne fakt e kishin fjalen per parajsen e tyre dhe jo te shqiptareve.
    Dicka qe ja kane arritur me sukses ne nje kohe rekord, qe dhe bota e huaj habitet se si!
    Gallata e radhes, qe nuk i del kurre fundi, i ketij populli mjeran eshte, se e shet voten e tij, per pare, per miell, per vaj e makarona apo e shkemben me ndonje rruge apo ujesjelles apo cope pune, duke mos kuptuar lojen e ndyre(injoranca ska brire ne albanistan),qe ato pare (ne fakt vetem nje pjese e vogel e taksave te mbledhur, se te tjerat i fusin ne xhepat e tyre hajdutet me kollare me apo pa “shkolle”),
    qe ketij populli ja japin apo premtojne ne rast zgjedhjesh,per ti marre voten, ne fakt jane paret e tij,qe ky popull i paguan rregullisht ndermjet taksave. Me e bukura eshte, se keto taksa ky popull mjeran dhe injorant, ja delegon pushtetin ti menaxhojne hajdutet dhe kriminelat e tij,(pra ja var vete melcite ujkut ne qafe) e pastaj ben sehir apo i voton perseri keta horra,te cilet tallen me kete popull idjot,qe te vazhdojne lojen e ndyre prej 20 vitesh.
    Sot keta mafioze jane bere aq trima dhe te forte ekonomikisht( ska se si se keshtu eshte kur nuk te kerkon njeri llogari, se AI ,qe kerkon eshte Enverist apo komunist pra kriminel) i vjedhin paret e shqiptareve sheshit, ne menyre legale, pa u hyre gjemb ne kembe, nen mbrotjen e drejtesise demokratike berishiane.
    Rrofte sa malet populli shqiptar!

  11. taksa says:

    na hengret me kete fjalen”leket e taksapaguesve shqiptar”po kush nga shqiptaret paguan taksa pervec bisneseve te medha se dhe meru dridhet e perdridhet nga tatime kur eshte dita per te paguar taksat se mos gjen ndonje te njohur e paguan sa paguan nje qoske,e ketu na flet me fjale te medha e perpiqet te behet sa me i besueshem me prallat e tij.e ne te tjeret jo se i besojme po kemi nga nje telefon celular e tallim leshte neper kafe a plazhe ku jemi e komentojme sikur jemi te prekur nga kjo”situat e pa durushme”qe eshte krijuar.pordhe me rigon me pak fjal.po te isha une ne pushtet shume here me shume se keta do vidhja po ashtu dhe ju te dashur komentues zemergure qe na dilni me katolik se papa.gysmat nga ju qe ciren ketu neper komente nuk flasin me vellan ose me motren se jua kan futur ne ndarjen e prones e kane fallcifikuar firmen e babait per njr palo shtepi apo nje cop tok..

    1. teti says:

      ti paske probleme familjare me duket or vlla jo po me prona e falsifikime certifikatash. si mor nuk paguake taksa?! a blen buk ti o njeri? a blen kafe, cigare, djath, rroba, naft a ku di un cfar? nuk paguan per kto, si mir per te tjerat qenke komplet informal. ja pra kto jan parat e taksapaguesve, te miat e te tuat qe shkojn drejt e nga xhepi im e joti te xhepi i fahriut.

  12. taksa says:

    kerkoj nga ju te pergjigjeni me dor ne zemer;SA DO TE VIDHNIT JU PO TE ISHIT NE PUSHTET me masen nga 1 deri te 10.

    1. beni says:

      Une do merrja 2 per vete,. ose 1.4-1.7,por do ja merrja firmes, se dhe ata fitim do kishin, dhe tjetren do e hidhja per rrugen, po jo keshtu pa mbarim rruga, pa mbarim financimet dhe o burra,,
      Pastaj, kur te kapin me presh ne dore te kapin dhe po te kesh marre 1.0,, dhe ha burgun, keshtu e ka ligji apo jo,, dhe ne bote vjedhin, po kur te kapin ta hapin koken..dhe te lene brenda.

      Po keta po ndertojne nje burg te madh, ku po lene gjithe popullin brenda.
      Dhe kane policine , ushtrine, si sejmene,,dhe dajakun gati kur ju duhet.
      Dhe populli punon me meditje, aq merr, ndaj i en pershtypje takses se sa paguan populli i varfer taxa, e ka te mbajtur qe te rroga qe merr, andaj mos te duket ndonje ekuacion i veshtire per tu zgjidhur.
      Problemi eshte qe populli duhet te dale sa me pare nga burgu qe po behet edhe me i ngushte,.sa ka dhe pak kohe dhe ti fuse brenda berishen, me kunatat e ballinjve dhe shoke, dhe cdo aktivitet qe ka qene i paligjsshem te shqfuqizohet.
      Keto jane zgjidhjet pa vazhduar me te qara dhe psheretima.
      Plumbin krimineleve.

  13. NUK JA VLEN says:

    per TAKSEN: NUK JA vlen te te pergjigjesh, vetem kur thua qe nuk paguajme taksa. e dyta ne shkruajme qe mos te jete ‘mode’ vjedhja.keto duhet te te INTERESOJNE EDHE ty.keshille— lexo pak me shume

  14. bato says:

    Disa shkruajne ketu si ju intereson,Faji i gjithe eshte i kundershtareve,nese ka fakte qe kane vjedhur me tendera e qe kane marre para jashte rregullave te ligjit le te ngrijne padi ne gjykata nderkombetare dhe te ngrihet nje grup hetimor nga jashte shqiperise ,dhe ti vejne gjerat ne vendin e duhur po bejne llafe kot i nxjerrin njeri tjeterit kush ka vjen ma shum apo kush ka vjedh me pak,dikush ben akuze per te mbulur te vetat e dikush ben akuze se i vjen inat pse po vjedhin me shume se ai ! dhe disa budallej qe rrijne para tv e thojne jo ky ka te drejte jo ai ! Ti qe ke postuar me emerin Taksa ke shume te drejte per ato qe ke thene !

  15. Atdhetar USA says:

    Cjane keta kriminel e hajdute qe leket e shqipetareve i bejne rush e kumblla dhe nuke kane te ngopur, saliu, basha balliu dhe soje e sorollop nuke dine sa dhe si te cvatin me ligj e pa ligj vetem e vetem te cvatin miliona hero. Cben prokurorija kure ka ujkun perpara pse hesht apo kerkon te shikoje gjurmet. Parat jane te shqiptereve qe jane ne borc 2e3 breza,. prandaj nje ore e me pare u tregoni vendin ketyre balozeve qe nuke dine sa kane vjedhur dhe ku i kane, si brenda dhe jashte vendit. mjere shqiperia dhe shqipetaret ne dore te kujt jane.

  16. L.Itali says:

    Ju beni mire që denonconi këtë shkelje flagrante dhe nuk kam si qytetar vrejtje,por dhe ju u mungon objekti i qitjes dhe hidhni shashka tek një i papergjegjshëm!Nuk marr përgjegjësine t’ju mësoj sepse cdo stan ka bulmetin e vet qe e nxjerr nga grigja e cila dihet ku kullot…Por,po kullosni në një terren shkëmbor…Ju duhet të alarmoni drejtësinë,kontrollin e shtetit si po operon përpara ligjit dhe të kërkoni që opozita të shpërthejë në interpelanca gjer në protesta!I pat minatoret spanjollë?Ata i mbështeti që diten e parë shtypi qe sulmoi kryeministrin dhe nxiti opozitën!Ju nuk keni kapur mirë as moskonsensusin e predidentit kotpresident Nishani që është zgjedhur nga fiktiviteti qeveritar(zgjedhjet te kontestuara)dhe ulet turpesisht ne këtë 100 vjetor i paaprovuar minimalisht as nga opozita!Ky eshte krimi me i madh qe z.Mero,talent i vertet i publicistikes shqiptare ende nuk e sheh apo ben kompromisin e vetes nga njohja!Nuk perparohet pa levizje.Edhe trupi shkon perpara duke hedhur hapa,te cilat mund të jene te ngadalshme osé per gare…Filloni me nyjet GORDIANE qe duhen prere,pa dashur t’ju mesojme detyren tuaj te sublime!

  17. dija says:

    e keni fjalen per dashnoren e fahriut dhe jo thjeshte per kunaten ketu, apo jo???!!!! jo per gja po kte e din tan shqipnia, 4.2 milion Euro per kunate dashnoren sjan gja hic

  18. beni says:

    Ky vend duhet thene se nuk ka opozite se po te kete opozite duhen sqaruat keto akuza qe hedhin dhe te vertetohen,ne prokurori,dhe te mos lehet si qeni ne hane.

  19. fukarai says:

    a e dini o milet se kjo Blegina tashti mer rroge shteti si Kryetare e nje Komisjoni shteteror qe “ndihmon fukarenjte” qe kerkojne ndihme ligjore se nuk mund te paguajne vete avokat???

  20. fukarai says:

    ej milet kuptoni me ke keni te boni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje