Pas partive të vogla, pakënaqësi për ndryshimet në kodin zgjedhor kanë shfaqur edhe gratë. Me anë të një letre të hapur, Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, shpreh shqetësimin për diskriminimin e grave dhe vajzave në politikë.
“Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, po ndjek me shqetësim punimet dhe rezultat e Komisionit të Reformës Zgjedhore, lidhur me kuotën gjinore në Kodin e ri zgjedhor. Ne kemi përshëndetur të gjitha arritjet që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka pasur në muajt e fundit, por nuk mund të rrimë pa përmendur me keqardhje zhgënjimin tonë teksa shohim se po i njëjti Komision po diskriminon haptazi politikisht gratë dhe vajzat në Shqipëri.
Në ditët e ardhshme përpara jush do të paraqitet projekt-Kodi Zgjedhor, i cili nuk arriti të bëj pjesë integrale të tij dhe të garantojë, të drejtën e grave dhe vajzave për të qenë kandidate të barabarta në zgjedhje, njësoj si edhe burrat. Për më tepër Kodi ka tendenca që t`i diskriminojë në mënyrë të hapur gratë dhe vajzat, për shkak se nuk iu garanton atyre të drejtën për të qenë kandidate të barabarta në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
Sipas të dhënave që ne kemi siguruar, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore deri tani ka vendosur që të bëjë vetëm dy ndryshime në projekt-Kodin Zgjedhor, të cilat në parim, në vend që të forcojnë zbatimin e kuotës gjinore, të përcaktuar në Kodin aktual, minojnë edhe ato pak arritje që gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë gëzuar pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Sa për dijeni, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në botë në lidhje me përfaqësimin e grave në drejtimin e Bashkive/Komunave, ku thuajse 98% e të gjithë drejtuesve janë burra dhe vetëm 2% janë gra. Në të njëjtën kohë, në Kuvendin aktual vetëm 16% e deputetëve janë gra, ndërkohë që 84% janë burra, gjë që e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për pjesëmarrjen e grave në politikën lokale dhe kombëtare.
Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme, Komisioni i Reformës Zgjedhore jo vetëm që nuk i ka marr në konsideratë këto kërkesa të prezantuara përpara tij në një seancë dëgjimore në muajin Shkurt 2012, por në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar të na presë në një seancë tjetër dialogu dhe për më tepër nuk i është përgjigjur letrave dhe interesit tonë për tu informuar lidhur me hapat që ai ndërmerr për ndryshimet në Kod për kuotën gjinore”, thuhet në letrën e dërguar deputetëve të Kuvendit.
Gra si ju qe jeni ne foto dhe si ajo qe drejton Parlamentin sot ,mos paçim kurre deputete,ju humte fara per gjithe jeten.Ashte fatkeqesi te jeni ju ne politike
Kush tha se keto ne foto jane gra?
Elita Grate e PeDe
Ketyreve 2 grave qe jane ne foto nuk i duhet poplitka sepse nuk jane as edhe per pastruese.
fotoja nuk i pershtatet fare artikullit, ju lutem , jini serioze!
Mos u merzisni ka pune dhe per ju. Krasisni dhe pastroni deget e palmes qe te jene sa me te shendetshme.
Injorant..Te te kisha para te jipsha nje dru ta mbaje mend edhe ne arkivol…
Ne politike duhet te ecesh vete dhe jo te perfitosh nepermjet perqindjeve,ju gra kerkojani lidereve tuaj dhe jo komisjonit te reformes zgjedhore,Ju e dini shum mire se kush e ka ne dore tu zgjelle kandidate per deputet dhe per qeverisjen vendore,se ne qoftese vazhdohet ne kete forme politika do te behet dhe me pak cilesore, perqindja e pjesmarrjes ne politike nuk ka lidhje me sa gra do te marrin pjese ne drejtimin e institucioneve,kjo gjithmone do te lidhet me aftesi e cilesi ne pergaditjen profesionale te gjithe se cilit se sot ne shqiperi nuk ke njeri qe nuk ka marre nje shkolle te larte por ama se cfare ka mesuar ne ate shkolle nuk e di mbaron per mjek dhe je minister i mbrenshem, je gazetar dhe je minister transportesh,mbaron per aktor dhe je minister i mbrojtjes,kjo ndodh vetem ne kete vend qe quhet shqiperi dhe prandaj punet na ecin kaq mire dhe qe i mbyll te gjitha eshte kryeministri yne i nderuar qe i di te gjitha profesionet.
Duke pa xhozin , me mire te mos kete gra fare ne parlament.Ndoshta kjo qe gjeja me pozitive e kesaj marreveshjeje rrumpalle.
PER NDERSHMERI
*********************
Ju gra te Shqiperise
ala s’dini se ku roni?
qeverite e injorancise
ju mashtrojne sa here doni
jemi vent per cmirezinjte
mendjefylet si kallinjte
c’fare thone mos degjoni
c’fare bejne ate shikoni
kodoshet burra politikane
grate Shqiptare
e dine c’jane
nga shkembi hidhen
per ndershmeri
ndaj ju urejne ata tani
tek grate tona
s’kane besim
qe ju shikojne
me percmim
te vjedhin me ju
s’jane te qete
qe ju mashtrojne
sa te kete jete.
jo koment…
po emigrantet a do votojne valle??
22 vjet mohuar jane…30% ne prlament na takon te vime ne!