Basha kërcënon me tatimorët e vet gazetën “Shqiptarja.com”. Ka vetëm 9 muaj që botohet

12 Korrik 2012, 16:28Politika TEMA

Redaksia e gazetës Shqiptarja.com ka reaguar ndaj një njoftimi të Bashkisë së Tiranës, e cila i ka kërkuar gazetës nisjen e procedurës për hetim tatimor lidhur me pagesat fiskale vendore. Gazeta i referohet një shkrese të Drejtoreshës së përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës, Andia Pustina, e cila ka vënë në dijeni fillimin e kontrollit tatimor nga pushteti vendor i kryeqytetit ndaj një tjetër media kritike.

Vështirë se mund të gjendet një justifikim i arsyetimit për ndërmarrjen e këtij kontrolli, në një kohë kur gazeta ka filluar aktivitetin e vet në nëntor të vitit të kaluar dhe ende nuk ka mbushur një vit, ndërkohë që Berisha flet për një sistem tatimor që mbështetet mbi vetëdeklarimin. Po të qëndrojmë gjithnjë në kërkesat e këtij ligji, Neni 80, pika 4 përcakton se “Zgjedhja e tatimpaguesve, që kontrollohen, bëhet në bazë të analizës së vlerësimit të riskut, të kryer nga administrata tatimore, për të identifikuar tatimpaguesin, i cili ka më shumë rrezik për ta shkelur legjislacionin tatimor”.

Kjo është një pikë, që duket se administrata tatimore në Shqipëri nuk e merr kurrë për bazë, pasi në shumicën e rasteve kontrollohet bëhen jo tek ata që dyshohen për evazion më të lartë, por me qëllime të tjera. Shumëkush e di se në vendin tonë ka subjekte evazorë që i detyrohen shtetit dhjetëra miliona euro dhe ky borxh rritet nga dita në ditë, por mjafton lidhja e kapove të tyre me njerëzit pranë Berishës apo Bodes, që të shmanget çdo lloj kontrolli apo të griset çdo lloj procesverbali ndëshkues.

Një subjekt me një CV kaq të shkurtër në kohë, që punëson një numër të kufizuar punonjësish, që ende nuk realizon fitim, zor se duhet të hyjë në objektivat e kontrollit tatimor të Bashkisë. Administrata tatimore kontrollon saktësinë e të gjitha dokumenteve, që kanë të bëjnë me statusin ligjor, rezidencën, veprimtarinë ekonomike, pagesat dhe detyrimet tatimore, si dhe çdo dokument tjetër me rëndësi për përcaktimin e detyrimit tatimor. Por, në Tiranë ajo ka shumë subjekte për të kontrolluar, sa që vendosja e përparësisë tek një gazetë e porsahapur, të le të kuptosh se fjala është për një kërcënim financiar nga ana e Bashës, sikurse ka ndodhur në të kaluar me mbylljen e gazetës “Tema” apo vendosjen e gjobave stratosferike ndaj Top Channel-it.

22 komente në “Basha kërcënon me tatimorët e vet gazetën “Shqiptarja.com”. Ka vetëm 9 muaj që botohet”

  1. gjon says:

    Ne lagjen time kafenete pa leje , restorantet e ndyra,lokalet e koruptuara te basteve(gjithmone I shikon bosh), te gjitha keto,shto edhe tavolinat(dhe makinat)mbi trotuare,pra te gjitha keto kane mbire si kepurdhat mbas shiut. Kriteret e “mbirjes” se tyre , funksini
    min e tyre sipas ligjeve i ka kontrolluar ndonjehre bashkia??!

    1. Valon Vokshi, Prizren says:

      I kon kry tan punt e tjera dhe i tash kan shkue me ba presion tek Albanskom.com journall.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/fruta-zarzavate-dhe-plehra-tirana-2012.html

    2. lulbyça says:

      Po ca keni pse me bini mua?
      Apo doni tju leshoj Florin ketu me mes tuaj.
      Kafshon fort ai, mua desh ma shkuli njonen.

  2. mali says:

    Pushti e ka prere bileten, çfaredo qe te bej nuk i falen mekatet e krimeve dhe pastaj dihet, kur zhytesh ne krim nuk te ben pershtypje me asgje.

  3. Esen says:

    Pse nuk e regjistron kompaninen jasht legjislacionit te tij, psh ne Durres? Aty le te regjistrohen edhe bizneset e tjera, ne menyre qe Luli te ngelet t’u veje gjoba vetem bizneseve te Oborrit, ne ja mbajti!

  4. geno says:

    Vete bashkia e Lulezime Basha eshte kioske pa leje, me vota te vjedhura

  5. ibrahim says:

    po qfare shqiptarja.com kjo gazet mir eshte te quhet serbja.kom.gazetare ma tull ska kund,kur ishte ne gazeta shqiptare qiti rrenen se policia ja konfiskoi gazeten qe doli se ishte rren e madhe si ajo e griseldes me erion velija.paguaj tatimin dhe nuk te nguc kush,sepse edhe po te dale lakuriq nuk besoj se i afrohet ndonje mashkull kesaj lope hogja a si e ka emrin.

    1. Ben Chicago says:

      ik ore torobell meso shqip pastaj shkruaj ketu

      1. ibrahim says:

        shqip po flas jo gjuhen e enverit,po te shqiptarve autokton ne kosov .kush u ka faj derrave qe kuptojne vetem greqishten.

    2. lelo says:

      Qenke dobet me shqipen Brace!!!!

      1. ibrahim says:

        une vetem te folurit e enverit nuk e flas.apo gjuhen e braqes,majkos,milos,keta flasin serbishte se edhe emrat i kane te tille.ti lelo apo lolo i rames meso kete se jo te gjith e dojne enverin.

        1. Student says:

          Sa per serbishten drejtoju familjes se berishes se aty te japin ndonje mesim. Megjithese ty ste duhet asnje mesim se me siguri e di serbishten me mire se shqipen.

  6. i BUKUR says:

    LULKA e meriton qe eshte kryetar BASHKIJE, se eshte ‘djalke’ i BUKUR.

  7. beni says:

    Normale ky pushtet mendon per vitin e ardhem pse te mos mbyse dhe nje ze i cili thot te verteten, pse basha nuk shkon per te kontrodhuar tv klanin.

  8. Edian Mece says:

    Ju te Temes po beheni patetike bashke me ata t Shqiptarja..a jeni ju qe i kunderviheni cdo dite qeversie dhe Bashes..Epo une e di qe kur akuzoj dike per dicka jam eprsoni i pare i gatshem te kontrollohem dhe t verifikohem.Dmth e akuzino qeverine per korrupsion..Po a jeni vete te paster??Qe akuzat tuaja te kene sens duhet te jeni vete njehere te gatshem per perballjen me ligjin..Problemi tjeter qe krijoni eshte ndjenja e mospagimit ne Shqiperi..Ca do me thene qe ka vetem 8 muaj jete dhe nuk duhet konrolluar??A po i kritokoni vete bizneset prane qeverise qe nuk i kontrollon njeri??Doni te beheni si idivided qe kritikoni??

  9. ciku says:

    Andia Pustina!!!! Kjo ka qene zv/drejtoreshe e pergjithshme te Albtelekomi ne 2006. motra e vet shoqja e argites, burri i motres Andi Toma drejtor i pergjithshem i rrugeve, burri i andias eshte Endri pema ish drejtor i pergjithshemi doganave ne vitet 2009-2010. Ja pra familja e lidhur me pushtetin qe leviz nga nje post ne tjetrin. tani andja na paska vajtur ne bashki drejtoreshe.

  10. john says:

    In the States IRS has its own system of auditing taxpayers but the subject being audited is randomly selected by the system, not based on human preferences. Basha is a motherfucker!

  11. alo alo says:

    po kjo do te thot se kjo gazete nuk ka paguar detyrimet dhe jose ka gje personale por kjo eshte si te flasesh sipas qefit sipas bregut

  12. lori says:

    shum mire ja ke ber kryetar!!!

  13. ela says:

    si ta bejne rezyrmen e familjes tende keta shqiptaret……..

  14. enni says:

    nuk ka paguar detyrimet nuk eshte gjeqe duhet shume buje nukkapaguar dhe kaq… shqiptare hesapi

  15. Elton says:

    Po rrini ore ju te Temes meruni nje here me hallet tuaja e rregullojini pastaj shifni e botoni lajme kunder qeverise dhe Bashkise se keni gjithe kete kohe qe vetem ankoheni. Kur te jeni vete brenda rregullave atehere merruni me akuza e kritika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje