Takimi BE- Shqipëri, Brukseli: Kërkojmë rezultate konkrete të mëtejshme

12 Korrik 2012, 20:27Politika TEMA

Nga Arta Tozaj

 

Lajmi për reformën zgjedhore u prit mirë në Bruksel, por gjatë takimit ndërparlamentar u evidentua se mbetet ende shumë punë për marrjen e statusit.

Debati u karakterizua nga vetëlavdërimi i mazhorancës, qortimet e opozitës dhe nga kërkesa e përsëritur e Komisionit Europian për rezultate konkrete, në të gjitha fushat.

 

Reforma dhe zhvillimet parlamentare

Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin: “Po, reforma elektorale u finalizua, por vetëm pjesa e procesit për bërjen e ligjit dhe Komisioni e vendet anëtare na kanë thënë se duhet të matim progresin në termat e zbatimit real, me ndikimin që ka tek jeta e qytetarëve, e jo me numrin e ligjeve apo të vendimeve që miraton Këshilli i Ministrave”.

Fatos Beja, bashkëkryetar i Komitetit PE-Shqipëri: “Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në të gjitha fushat që përmenden këtu, si në konsolidimin e demokracisë, të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut”.

Ditmir Bushati: “Ne kemi bërë disa hapa, por ende mbesim jashtë të ashtuquajturës masë kritike rezultatesh. Por përsëri apeloj: Status kandidat? Po. Unë dua madje të nisin bisedimet e anëtarësimit e bëj thirrje për çeljen e negociatave. Si anëtar i opozitës, unë dua që në tryezë të hapen kapitujt 23 dhe 24, sepse jam i bindur që kështu do të kishte edhe më shumë nxitje për opozitën shqiptare, por jam i sigurt edhe që për një vit ne do të fitojmë zgjedhjet, e ne do të donim Shqipërinë me status kandidat të fituar e që të vijonim me bisedimet e anëtarësimit e kështu me radhë, sepse kjo do të kishte ndikim në jetët e përditshme të shqiptarëve”.

Fatos Beja: Nëse themi se nuk kemi rezultate te prekshme për reformat në prioritetet kyçe, unë do thosha se kjo vështirë të besohet, sepse ne kemi shënuar hapa para për të gjitha prioritetet”.

Stefano Sanino, drejtor i përgjithshëm për Zgjerimin në KE: “Gjatë konsultimeve tona të rregullta me autoritetet shqiptare ne po shohim disa progrese në disa fusha, por është e dukshme se kërkohen rezultate konkrete të mëtejshme në javët dhe muajt që vijnë. Dhe në veçanti funksionimi i shtetit të së drejtës, depolitizimi i administratës publike, reforma në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të gjitha këto përbëjnë sfidat kyçe për Shqipërinë”.

Eduard Kukan, bashkëkryetar i Komitetit PE-Shqipëri: “Shumë kohë është harxhuar tashmë, ndaj Parlamenti tani duhet të punojë vërtetë në mënyrë eficente. Reformat e tjera si ajo për rregullat e procedurës së Kuvendit dhe reforma e gjyqësorit janë po ashtu reforma kyçe”.

 

Gjyqësori

Saimir Tahiri, PS: “Unë jam një nga dhjetë deputetë të Partisë Socialiste, që janë sot të dënuar ose në procese gjyqësore në gjykatat e Shqipërisë, për shkak të deklaratave në funksion të detyrës dhe ushtrimit të rolit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Sot që flasim ka 18 çështje gjyqësore ndaj dhjetë deputetëve të Partisë Socialiste, tre prej të cilëve janë këtu, dhe dënimi i kërkuar prej nesh kapërcen shumën 1 milion euro. E fillova kështu për të treguar se sot në Shqipëri janë dy standarde, edhe pse të dyja janë pjesë e të njëjtës sëmundje: mungesës së pavarësisë së gjykatave, politizimit të gjyqësorit, nënshtrimit të gjyqësorit ndaj presionit politik dhe pushtetit të parasë. Këto janë dy standarde, nga njëra anë sistemi i pandëshkueshmërisë nëse je zyrtar i lartë, deputet apo ministër, njeri me lidhje familjare, nuk dënohesh nga gjykata edhe kur kryen krime dhe korrupsion. Ndërkohë, nga ana tjetër, në qoftë se drejton gishtin ndaj atij që kryen një krim në detyrë, mund të dënohesh pse i denoncon. Mund të shohësh në televizor një ministër që kërkon favore seksuale nga një studente që kërkon punë dhe nuk dënohet ministri por televizioni. Mund të shkruash artikuj kritikë ndaj qeverisë, por të djegin makinën, të mbyllin gazetën, të rrahin publikisht, dhe këto janë fenomene të cilat ne po i jetojmë”.

Arenca Trashani, PD: “Nuk do të doja të bëja polemika me kolegun parafolës por më duhet ta them se është personi i vetëm që nuk duhet ta bëjë këtë, me një konflikt interesi me qëndrimin që mbajti, sepse ju zoti Tahiri jeni një person i paditur për shpifje dhe fyerje në gjykatën civile të Tiranës. Reforma në gjyqësor është bazuar dhe orientuar në parimet bazë si pavarësia e gjyqësorit, përgjegjshmëria e gjyqtarëve, transparenca dhe absolutisht një kriter shumë i rëndësishëm është besimi i qytetarëve në këtë pushtet”.

16 komente në “Takimi BE- Shqipëri, Brukseli: Kërkojmë rezultate konkrete të mëtejshme”

  1. tourkofagos says:

    …..qe ne shqip do te thote; -Behuni njerez ,qe tu pranojme ne gjirin tone……se koken ne Buxelles e zemren ne Instambul nuk ka!

    1. Lumturia ndertohet mbi germadha! says:

      Lumturia ndertohet mbi germadha!
      Duhet te vdese nje here ky, pastaj …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html

      1. tourkofagos says:

        zakonisht,mbi germadhe mbizoteron gjithmone vuajtja…..sidomos kur germadha eshte 500vjecare……!!!!
        ushqimi me iluzione eshte nje luge boshe…..

        1. Lumturia ndertohet mbi germadha! says:

          @ turkofagos –
          gabimi yne ishte qe ricikluam komunistet e para 90′ sepse sistemi konunist i kishte prere rruget e se ardhmes.
          Kjo s’do te thote se duhet te pranonim te udhehiqeshim nga Berisha & Co.
          E gjithe klasa politike shqiptare duhet te permbyset, ndryshe nuk ka prosperitet per femijet tane.

          1. tourkofagos says:

            fatkeqesisht kjo eshte e VERTETA,por ajo qe me habit eshte se;
            -pse kemi kaq shume injorante,dembele,pa kerkese per jeten,pa shqetesim per te ardhmen e femijeve te tyre,thjesht i bjen ne jete dhe i lene ne meshiren e fatit…..!!!!!kjo duket edhe ne aspektin social,shkon djali 20vjec apo vajza 17vjc prinderit kerkojne ti martojne,pavaresisht se ata nuk kane idene e jetes!!
            akoma me keq edhe kur martohen,jetojne ne kope,bashke me prinderit e djalit,saqe ne 3muaj martese fillon ”lufta” per ndarje…..!!te zgjidhura keto me,vetvarje,fotoxine madje dhe hedhje nga ballkoni.
            duke pare shoqerine shqiptare ne total,nuk mund te pretendosh per politikane normale,sepse ne nje fare menyre ata jane pasqyre e kombit shqiptar,qe fatkeqsisht ka 500+45+22vjt me koken poshte e bythen lart…..dhe kjo do te pakten 200vjt te ndryshoi!

        2. Shefqet Cela says:

          Njihesh si antishqiptar, ti “shqiptar me gjak te shprishur! Leh per grekerit qe te paguajne, por harron historine.
          Ne pamvaresine e Greqise, ishin shqiptaret, sidomos Suljotet, qe dhane ndihmesen me te madhe. TE TILLE ISHIN HERONJTE KRYESOR
          Nuk po te permend Ali Tepelenen, qe ishte faktori kryesor, per pamvaresine. E tradhetuat me ne fund.
          Sa per ate “germadhe 500 vjeçare”, ju ishit te vidhisurit e pare, bile tek greket nuk kishte nje komb kompakt, por fise te perziera. Faljuni Evropes, qe u dha ndjenjat e kombesise. Eedhe MEGALIIDHEA NUK LINDI NE GREQI, POR POR NE KRIME, NEN SQETULLAT RUSE.
          Emrin Fagos e keni zgjedhur rrastesisht mire,por u mungojne dhembetper te kafshuar. Te ka ngelur gjuha per llomotitje.

          1. eleYΘeriskepsi says:

            Kush ishte zoteri Ali Pasha Tepelena ? Turkalvanos dhe heroi juaj ishte.
            http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/06/26/aliu-tepelenes-i-pari-shef-spiunazhit-shqiptar/

            Lezoni te informoheni se injoranca juaj nuk paskerka kufi!!
            Indipendenca e Greqis i dedikohet Filikis Eteria>

            http://en.wikipedia.org/wiki/Filiki_Eteria

            Lezoni te kuptoni sesim bashkepunonin shtetet ne ate kohe.

            http://en.wikipedia.org/wiki/Ioannis_Kapodistrias
            Dhe mbi te gjitha shkeputuni nga perrallat qe keni mesuar deri me sot aty.

            1. Arben says:

              Le Saliu nuk na le rehat,por na ngatrrohen neper kembe edhe keta kokpalaret greke.Po ikni o ju mbyllte te mendjes,shikoni hallet tuaja,na lini rehat,po ju na jepni mend neve,ju jeni bere gazi i botes,ikni boll na u ngatruat si ato prostitutat,,,

            2. NjeQytetarOptimist says:

              EleStrufja…Ke kuptuar mbrapsh ate website qe ke dhene per Ali Pashen…Lexoje prape, me ngadale dhe po te duhet ndonje perkthyes me i mire, pyet turgofagosin se po i kupton mbrapsh gjerat…

            3. Shefqet Cela says:

              Duke pare si kercen perpjete, duke pare si justifikohesh me argumaente te rreme, me website jangellesh, formoj bindjen qe paskam qelluar ne shenje.
              Me permend organizaten e fshehte Filikis Eteria, por neglizhon lidhjet e forta qe kishte Ali Tepelena me te.
              Se kush ishte Ali Pashe Tepelena, e tregon vete mbiemri i tije. Fakti: ju e tradhetuat ne dite te veshtira, gje qe e kini zakon.
              Tani te parapergatis te kercesh edhe nje here perpjete me nje fakt:
              Me ardhjen e turqve, shume shqiptare (arvanitas) populluan Morene.
              Me neneshtrimin edhe te Greqise, emigruan perseri drejt Italise, se bashku me greket vendes.
              E di si i vajti filli me tej? Rraca shqiptare eshte edhe sot e gjithe diten e tille, me gjuhen e zakonet e veta, si me pare. Rraces greke i ka humbur nami e nishani. E kupton diferencen zoteri? Kemi te bejme me vitalitetin e kombeve.
              Nuk them se mungojne konvertimet tek ne. Plehrat e ketij kombi, gjithenje jane konvertuar. Dikush edhe per nje palo pension. Apo je konvertuar xhaba, me qe ke gjakun e shprishur.
              Me vjen keq qe e ndyn gjuhen e bukur shqipe, duke e perdorur!

  2. fallco dhe konkrete says:

    NJE VRIME NE UJE.
    ju pordhacet PD-PS
    s’u velet njezet vjet
    si gomari kur pellet
    me renat gjithe siklet?
    perendoi,ngordhi ajo kohe
    c’do surat ne Parlament
    gjithe Evropa e mesoi
    ju njohu ju konceptoi
    vjellje ju shkaktoni
    sa here me ta bisedoni
    me nuk ju durojne
    me fjale ti mashtroni
    duan vepra konkrete
    ti shohin ti prekin
    kur ju i zbatoni
    boll jo
    kur mashtroni
    dredhia
    me s’pi uje
    per binjaket
    PS o PD
    tani s’ben buje
    Ajo ngeli
    si nje vrime
    ne uje.

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Rezultate konkrete nga Berisha per Brukselin ???
    Te tjera viktima !!!

  4. jugu says:

    kurse greku stomakun ne bruksel e gjermani e zemren ne rusi e serbi siri apo jo ti qe te ha mu… fort

  5. hajdar says:

    Ke te drejte,do i fitosh,se gjithmon me pall i keni fituar o shpellar,se ky popull vetem di te ha bar.

  6. ibrahim says:

    po ku shkon ne be shqiperia duke quar ne bruksel tahirin dhe griselda.asgje nuk ishte enveri kunder fares se re qe ka mbire siq jane farerat rama,ruqi,tahiri,balla,velija,braqe e te tjer.kjo pjell e keqe apo fare e keqe mund ti kete rrenjet vetem te stalinit,turkofogas,apo serbofogas e grekofogas sepse te gjith jan mutidisa.

  7. Todo Gjinomadhi says:

    Turpi i gjithe asaj mbledhje qe Saimir Tahiri i cili djale i ri qe pretendon qe eshte arsimuar ne perendim nuk dinte dy fjale ne anglisht por foli shqip. Ja cilet na perfaqsojne neper komisione njerez injorant qe sdine as komunikimin minimal ne anglisht. Turp 100 here turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje