Fyle përshëndet marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe kërkon heqjen e imunitetit sipas standardeve europiane

13 Korrik 2012, 12:37Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përmes një deklarate për shtyp ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore mes PD dhe PS. Fyle thotë se marrëveshja ka rëndësi për integrimin dhe për zgjedhjet e ardhshme. Komisioneri për Zgjerimin kërkon heqjen e imunitetit, në përputhje me standardet evropiane.

 

“Qoftë mazhoranca dhe opozita duhen vlerësuar për këtë marrëveshje, ashtu si dhe puna e mirë teknike e përfunduar. Nëse Kodi Elektoral miratohet javën e ardhshme siç është planifikuar, kjo do të përbënte një hap të rëndësishëm përpara për përfundimin e marrëveshjes politike të nëntorit. Reforma elektorale nuk është vetëm një nga prioritetet kyçe të opinionit të KE, por është edhe esenciale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2013.

Mazhoranca qeverisëse dhe opozita duhet të ndërtojnë mbi këtë zhvillim të mirë dhe të thellojnë më tej dialogun politik dhe bashkëpunimin për të përfunduar punën e nisur në prioritetet e tjera kyçe të opinionit të Komisionit Europian dhe të arrijnë një masë të konsiderueshme rezultatesh brenda vjeshtës. Reformat ne sundimin e ligjit përbëjnë një faktor kyç për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE. Në këtë kuadër votimi për heqjen e imuniteteve në përputhje me standardet europiane do të ishte një element i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Inkurajojmë të gjitha palët që të kontribuojnë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim dhe të tregojnë një qëndrim konstruktiv,” thuhet në deklaratën e Fyles.

5 komente në “Fyle përshëndet marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe kërkon heqjen e imunitetit sipas standardeve europiane”

  1. nje kinez says:

    ik ere mashtrus!
    shko mush xhepat nga sala se po te iken koha..
    pataj mund te blesh ndonje shtepi vile andej nga majami apo australija..
    plehra te perndimit te perndu…

  2. mira says:

    Ti mor zoti fyle e di mire se ketu nuk jemi ne Europe, se salishpellar-serbi e perdor heqjen e imunitetin per te filluar gjuetine e shtrigave dhe ndoshta nuk i burgos deputete e PS por i ben te flasin me vehte dhe mos kene koker truri per tu marre me gje tjeter
    Pse nuk reaguat me standartet europiane me qeverine vrasese Shqiptare mbas 21 janarit? Do lejonit ju ne europe te vriteshin njerez te pafajshem dhe qeveria te sillej sikur kishte bere ndonje trimeri te madhe.

    STANDARTET EUROPIANE MESOJINI NJEHERE PER VEHTE SE NUK I DINI MIRE PASTAJ HAJDE DHE TREGOJANI SHQIPTAREVE!!

  3. Neritani says:

    O nderkombetar Grate dhe Motrat ku ti keni ju po talleni me qe nga viti 1945

  4. teuta says:

    z.Fyle hidheni vallen si te doni per deri sa na keni vene ne krye nje bande te mirepergatitur.

  5. ILIR KRIMI says:

    Shqipetare u marte e liga,njehere ma hypet e 20 here au hipa,me 8 kushte e 12 pika.Fyle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje