Masakër në Shëngjin, vret motrën dhe kunatin dhe më pas veten

14 Korrik 2012, 08:55Politika TEMA

Shëngjini është tronditur nga një krim i rëndë brenda familjes. Një persona ka vrarë motrën, kunatin, ka plagosur nipin e tij 9-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë.

Policia bëri me dije se Aleksandër Ndoi ka qëlluar për vdekje rreth orës 06:30 minuta të mëngjesit të së shtunës, motrën e tij Dana Prendi, 45 vjeçe, kunatin e tij italian, Luigi Denicassa, 50 vjeç, si dhe ka plagosur nipin e tij, Deni Denicassa, 9 vjeç. Më pas Ndoi është vetëvrarë me armën e krimit.

Mësohet se Ndoi punonte si efektiv në burgun e Shën Kollit dhe krimi është kryer me pistoletën e tij të shërbimit në banesën e tij.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë.

11 komente në “Masakër në Shëngjin, vret motrën dhe kunatin dhe më pas veten”

  1. balzac says:

    Metastaza te medha ka mare krimi ne gjithe Shqiperine.

    1. jimmi says:

      eje jeni droguare ju albanezet me ne krye kriminelin salije berisha

    2. coku says:

      motivet! kapire ne sherbim dhe shkoi ne shtepi e i vrau. malok hesapi!

  2. ora says:

    Qe te mbaje vendin e punes si nepunes shteti kjo qenie duhet te imitoje shefin tij, te ngreje 2 gishta lart dhe te vrase, grabise, dhe shese njerezit e vete, popullin e vet. Ke ka kryeminister ky dykembesh me fytyre njeriu. Mire te na behet deri sa durojme.

  3. mali says:

    Gjergji keni te drejte. Ne forum futen dhe njerez qe flasin pa pergjegjesi dhe padashur cojne uje tek mulliri i saliserbit apo dhe horrave te tij nga jugu qe e duan kete popull te perçare se keshtu e sundojne me kollaj.
    Nuk duhet te ngatrohet emertimi maloke per te treguar njerzit qe kane jetuar ne keto zona dhe kane perbere rreth 70% te popullsise,me emertimin “malok” per te treguar njerzit e pa civilizuar qe veprojne si ata te shpellave.

  4. beni says:

    Gjergji si pak pa kuptim ky komenti yt,por gjithsesi ti ke mendimin tend,duhet te lexosh me shume historine dhe ti mos i bjer shkurt,se ketu nuk kane qene vetem turq por edhe austriak ,hungarez,italian gjerman rus grek, e shume te tjere,Krimi eshte krim dhe ndoll kudo me kete jam me ty por nuk e kemi shum per tradite nje gje te tille sepse familjen e kemi te shejte.

  5. mali says:

    Do ta ketë vrarë për nder.Se andej nuk të falin.Janë trima dhe respektojnë traditat dhe kanunin.Janë gjaknxehtë dhe të ashpër por të drejtë.

  6. Liberal says:

    keto pune jane pak me te thjeshta ,ne cdo 4 njerez ne Shqiperi 1 eshte psikopat sipas statistikave dhe psikopatet jane ne te gjithe teritorin dhe ne te gjitha shtrest e shoqerise SHqiptare,jane aq shume sa eshte e pamundur te kontrollohen,a nuk ju duket dhe Saliu si psikopat?

  7. Bujari says:

    O qeviri e ulte e pafytyr.

  8. Ky vend,e ky popull,eshte ne depresion total.I pa shprese.Nuk i ngjan aspak europes.

  9. Pajtohem me berisha I cmendur says:

    Berisha me qeverisjen e tij e ka futur popullin ne nje depresion, qe une mendoj nuk e ka pare ndonjehere historia boterore. Ka pasur varferi me te medhaja po jo kesi lloj depresioni dhe stresi qe pi kalojne shqiptaret. Ne veri po ndodhin me shume krime se varferia eshte shume e madhe. Nuk duhet ti shajme. Ndersa I vetmi malesor qe e meriton fjalen malok vazhdon e zgerdhihet me ate fytyre skicofreni. Mos I shani makesiret se jane bllokuar nga skamja dhe kane pak dalje ne emigracion per te perkrahur familjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje