Një kompani e afërt me Ministrin Imami po gllabëron çdo tender në Ministrinë e Mbrojtjes qyshkurse ai është bërë ministër në vitin 2009. Një burim i rëndësishëm brenda Ministrisë së Mbrojtjes i tha gazetës Tema se kompania D&E është një kompani e superfavorizuar në çdo tender të kësaj ministrie qysh kur zoti Imami është bërë ministër.
Presioni është rritur së fundmi kur kjo kompani është paraqitur në tenderin për “blerjen e uniformave ushtarake” dhe ka presion nga zyrtarët e lartë të Ministrisë që flasin në emër të Ministrit për ta shpallur fituese. Bëhet fjalë për tenderin e fundit “Blerje uniforma ushtarake” që u zhvillua në datën 09.07.2012.
Në këtë procedure u paraqit edhe kompania D&E me administratore znj. Alba Çaushi, e cila rezulton të jetë renditur e treta nga oferta ekonomike dhe ka një diference te madhe me firmat përpara, por është rekomanduar si fituese nga drejtuesit e lartë të Ministrisë.
Kjo kompani është paraqitur për herë të parë te Ministria e Mbrojtjes ditën kur Arben Imami u bë Ministri i saj, dhe duke filluar prej atëherë ka marrë të gjitha tenderimet e kësaj ministrie.
Burimi i gazetës Tema në Ministri saktëson se komisioni është urdhëruar që në shumë raste t’ia japë tenderët kësaj kompanie “me negocim, pa shpallje” duke lidhur direkt kontratat. Serioziteti i kompanisë lë për të dëshiruar pasi veprimtaria themelore e saj ka qenë pastiçeri, sipas burimit. Por përveç kësaj, kompania ka krijuar probleme serioze me cilësinë e mallrave, ose duke bërë hyrje fiktive e duke detyruar oficerët të heshtin.
Presioni që kjo kompani të rishpallet fituese e tenderit të uniformave duket se ka rritur shqetësimin në komisionin e tenderit, i cili nuk gjen mbështetje ligjore për vendimin pasi diferenca në çmim me ofertat e tjera mund të jetë 1 milionë dollarë. Dhe pavarësisht se kur vjen fjala për klientë të qeverisë, ministri Bode thotë nuk ka rëndësi çmimi, por cilësia, në këtë rast ngado që ta kapësh është keq.
Renditja sipas ofertës ekonomike me te ulet është kjo:
1)EURO 2001 ME CMIM 1.151.984.432 LEKE PA TVSH.
2)FABRICA D ARMI PIETRO BERETA SPA ME CMIM 1.159.408.150 LEKE PA TVSH.
3)D&E SHPK ME CMIM 1.240.172.050 LEKE PA TVSH
4)UNIFORM SRL ME CMIM 1.245.342.608 LEKE PA TVSH
5)ILIRIA ACCESSORI SHPK ME CMIM 8.740.106 EURO PA TVSH.
6)KOAN SHPK ME CMIM 1.271.942.390 LEKE PA TVSH.
7)ODET BROSH ME CMIM 1.313.561.174 LEKE.
Këta janë 7 konkurrentet dhe dokumentet e tenderit janë përgatitur që firma D&E ta ketë më të lehtë fitimin e saj në mënyre që asnjë firme vendase mos të afrohet. Kjo është arritur përmes një kushti formal për një certifikatë formale që kjo kompani ka siguruar dhe e ka shtuar përmes influencës së saj në ministri në kushtet e tenderit për të zhvlerësuar konkurrentët e tjerë.
Zyrtarëve të komisionit të tenderit u është bërë e qartë se dy kompanitë e para duhet të s’kualifikohen pavarësisht çmimit të ulët.
Skema e shpalljes së fituesit është të shpallet kompania e tretë, ose kompania Uniformë SRL, e cila është kompani mbështetëse e saj dhe ka hyrë në garë për ta bërë më të sigurt marrjen e tenderit prej kompanisë në fjalë.
Firma D&E e ka zanafillën ditën kur për herë të parë Arben Imami u bë titullari i Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo mund të verifikohet lehtësisht dhe nga Buletini i Prokurimit Publik. Misterioze është historia e tenderit të skrapit, pas të cilit qëndronin të njëjtit njerëz dhe që sipas disa burimeve komisioni është detyruar të deklarojë vetëm gjysmën e sasisë së hekurit që ishte gjendje kur u bë tenderi.
bravo imam vetem keshtu pasurohesh
por ha si miu jo si ariu
tani qe i plotesuam 4 milion turistet ne sezon (premtimi ikryeministrit Berisha) po eksportojme turiste neper bote.
Dje ne Turqi, sot ne Kenia!
Uellkom turist ui spik Berish!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/kenia-albania.html
pore edhe ky kryetari i bandave te 97 qenka bere miser e hengerte dreqi ate vende kushe drejtojne me ne krye kodoshin Salije berisha
Shkoni pyesni Petritin, pronarin e qendres argetuese Blur,sekseri i Imamit,se kush eshte znj Alba Caushi.
Kaq i rrezikshem te jete Petriti i Blurit????? Ai si derdemen duket, si i palare. Apo humb leke pa fund ne kazino dhe duhet ti rikuperoje. Po Alba Caushi??????????Kjo qenka e c’qenka……..
http://www.youtube.com/watch?v=I59Dlpk1ZXQ
Sot ne doganen e Elbasanit eshte zhdoganuar nje sasi shume e madhe municioni.Kontrolloni o media se te derguarit tuaj pine birra me qofte.
me pyesni dhe mua gruan e ben imamit se jua them une kush eshte alba, pse vetem argita dhe liria do te vjedhin????!!!!!
te lumte IMAM djali ke ec edhe ti me tenderat mos ngelsh mbrapa Faro bukuroshit dhe Lul vajzes. Ky eshte ANTISHTETI i II-te i Plakut Mere.
Ministrat ktyetaret e bashkive etjere luftojne te emerohen e te zgjidhen vetem per bonus qe fitojne jo vetem nga tenderat por dhe nga shitja e pasurise te popollit qe administrohet nga shteti qe e kane ozurpuar hajdutet me familjen e krye spiunit sali ram berisha dhe serbes slobodaaanga tanga.
imami nuk vjedh per vehte por per doktorr haxhi dajaku nuk e dini qe ai te rreh vodhe s,vodhe.
Ja nje arsye e ,,vlefshme,,perse duhet bere ,,mbrojtja,,e pushtetit me pushket e shtetit.
Pis si ky , ne bashkepunim me te tjeret dhe te mbeshtetur nga populli teveqel, shkatuan tragjedine e viteve 97′ vetem per te marre pushtetin e per te vjedhur sa munden me dy duart.
Imam bajalldi, te doli boja more bythmadh. Bej gati ndonj vend azili se to ta hash, per koken tende do ta hash.
Alba Caushi eshte vajza e Agron Caushit, dhe mbesa e Shpetim Caushit, amabasadori jone ne Serbi, mik i ngushte i Fazllic. KAQ !! Kjo eshte nje tarallake qe ka punuar ne permanent, thjesht i perdorin emrin, smerr vesh hic nga lidhet gomari, eshte divorcuar nja shtate here, pronarin e BLUR e ka daje !!
Ministria e mbrojtjes kishte hequr nga siti i APP dosjen e prokurimit te uniformave. 10 miljon euro per 2400 uniforma = 4166 euro nje uniforme. Personeli total i forcave te armatosura ushtar, oficer e nenoficer eshte gjith e gjith 12000 vete, qe edhe po ti vishte te gjithe me uniforma oficeri serish shifra shkon 1000 euro nje uniforme, kjo eshte vjedhje. Sa per modelet ato jane nje diskretitim i papare i paraqitjes estetiko-ushtarake te FA te Republkes se Shqiperise.
Qepjani dokumentat dhe I protokolloni ne prokurori, dikur do te paguaj.
kjo procedur eshte vjedhja e rradhes qe po ben benka dhe petriti i blurit qe e kan bere min e mbrojtjes si prone te tyren, e coptuan si te ishte placke turp turp per ty o ben pisi o hajdut,ore po opozita car ben
z.Arvizu…fjala jote = veper……VEPRO TANI….HAJDE ME DUAR TE PASTRA…HETIM E GJYKIM DHE NE FUND SEKUESTRO E DENIM…
POPULLI PO JU SURVEJON SE SI PO NDIHMONI…PARULLEN E DALE NGA JU..
VEPRO TANI………ja ka plot fakte..prokuroria mos hesht se drejtesia me ministrin e padrejtesise kane vendin ne banken e te akuzuarve….
VEPRO TANI ,kaluan shume ditye e muaj…fjalet po shkruhen ne median e shkruar…valle a i lexoni…se kjo arme na ka mbetur me komunikuar me ju….”shpresojme,jemi pritje kur ti shohim para drejtesise….”sepse kerkojne ”tuu….u hiqet imunikteti…vertete????
Alba caushi eshte thjesht nje kukull qe perfaqeson klanin e piranjave te kryesuara nga Petriti i Blurit qe eshte bere si tutor i Z Imami.
Alba Caushi eshte thjesht nje kukull ne duart e Titit te blurit i cili eshte sekseri i Z Imami.
vetem zhurme behet per armet qe shet Ministria e Mbrojtjes, sepse kjo ministri eshte krejtesisht e drejtuar nga CIA. Nuk ja mban as Imamit e askujt tjeter te shes arme pa lejen e nenes amerike, kjo zhurme behet per qellime politike qe ta haje ky popull se keshtu i ka mesuar partia meme PPSH. Arme shet ky vend, por me lejen e asaj nones se madhe, pse nuk kritikoni ameriken, por keni gjet kete Imam bolen dhe e shanin si trafikant armesh. Shani ameriken ju gazetar investigative qe e doni shume shqiperine dhe ju dhimsen armet e shokut enver, shajeni ameriken, por kujdes se ju ben synet me sqepar, shajeni po jua mbajti pse i shet armet e teperta qe ka ky vend. Armet ben mire ky shtet qe i shet se me thene te drejten sa te kalben neper tunele me mire te marrim ca $ se na duhen per rruge e per pensione.
Ne skene ka dale Petriti,daja Albes(kjo me kohe i ka thene trunit ik e pirdhu),eshte edhe nje sekser tjeter, llapazon,Redi,bole komplet,qe i gjen ndonje goce te lezetcme Imamit per ganiture.Te shohesh Imamin si ngrefet neper tavolina,eshte komedi,i duket vetja shume i zgjut.
ke te drejte fodull i madh duket aktori mdioker
po mire imami se ka ardhur per te vjedhur po ata drejtore dhe specialiste qe vene firmat dhe drejtojne drejtorine perkatese ne MM ku do te shkojne nese pd-ja humbet zgjedhjet ????
Burgu per ata eshte ashtu sic e hongri ish shefi i shtabit kur dihet se kush e boni zullumin.
MINISTRI HEQ UNIFORMËN HISTORIKE.
DHE TENDERAN UNIFORMEN LINDORE TE LOPJUAR
Ministria e Mbrojtjes tenderon uniformat ushtarake për 4 vitet e ardhshme, kur normat e perdorimit janë 3 – 5 vjet “VKM Nr.464 02/07/2004 për kriteret dhe normat e trajtimit me uniforë të ushtarakëve të FA” faqe 221 e rregullores së veshmbathjes së FA.
Fondi i akorduar nga buxheti është 15.5 miljon $ dollarë, ose 5 herë më I madh, se fondet e mëparshëme për të njëjtën sasi mallrash, i cili ishte 3 $ miljon dollarë.
Me keto para do të blihen rreth 2 mijë uniforma për tërë FA.
15 miljon $ dollar pjestuar për 2000 uniforma, kushton 7500 $ dollar një copë.
Por edhe sikur të vishet e gjith ushtria prej 11000 vetë me uniforma gjenerali, llogaria dotë ishte:
15 miljon dollar pjestuar për 11000 uniforma; baraz 1363 $ dollar një copë.
Këtë vit janë blerë edhe 69 uniforma të tipit Rus, për Orkestrën Frymore të Ushtrisë, nga e cila kanë hequr të gjitha simbolet kombëtare dhe ceremoniale.
Ministri tha se për 100 vjetorin e pavarësisë ushtria do rreshtohet me uniformat e reja, të projektuar, miratuar e tenderuarara. Por uniformës i mungojnë shumë ksesorë, dhe elementet bazë të një uniformë dinitoze.
Megjithse pranoi se është investuar në përgatitjen e uniformës në përdorim të Forcave të Armatosura, sërish ka menduar se duhet një uniformë e re për 2012-2018. Kjo u parapri nga mungesa e theksuar e transparencës.
Qytetarët duhet ta dimë kush i hoqi të gjitha simbolet kombetare.
Kush i futi simbolet e huaja etj.
Ne deri tani dimë vetëm kush i miratojë.
Kjo uniforme, gradat, dekoraciont, shënjat bile dhe flamuj janë kopjuar nga sitet në internet “shutterstock” “Serbian armed forces” apo ”graphichive”.
Standartet e anëtarësimit për pranimin në NATO.
Nuk u respektuan, as kriteret traditat tona, apo normat e NATO-s.
Me uniformën historike që po heq ky ministër, Shqipëria u pranua në aleancën e NATOs.
VKM 503 13.07.2011 për uniformat është një turp kombëtar, ai i kthen uniformat e vitet 85. Ai është financimi dhe tenderimi një vjedhje gjigande, për blerjen e një turpi akoma me gjigand.
Është mbulese për shkeljet miljona dollarëshe në këtë sektor të Forcave të Armatosura.