Ilir Meta do vazhdojë të jetë vasal i Berishës?

14 Korrik 2012, 12:33Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Dy parti të vogla qeveritare, PR-ja dhe PDIU-ja, e kritikuan ashpër dje marrëveshjen PD-PS për reformën zgjedhore. Dhe është i kuptueshëm ky reagim, duke patur parasysh se ato nuk do të kenë komisionerë të tyre në qendrat e votimit dhe numërimit. Në zgjedhjet e fundit lokale, si PDIU-ja edhe PR-ja patën pretendime se votat e tyre, në numërim, iu transferuan padrejtësisht LSI-së, partnerit më të madh të PD-së. Për më tepër, moskorrigjimi i sistemit i penalizon ato në përkthimin e votave në mandate. Për shembull, PR-ja mori mbi 30 mijë vota në 2009-ën, por rrezikonte të mos merrte asnjë mandat.

Po LSI-ja çfarë ka thënë rreth marrëveshjes PD-PS për reformën zgjedhore?

Ylli Manjani, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në LSI, në një intervistë në Top Channel, e quajti marrëveshjen PD-PS për reformën zgjedhore  një “lajm të mirë politik për këtë vit, sepse kjo shkon përshtat me plotësimin e njërës prej tre reformave të mbetura për sa i takon marrjes së statusit të vendit kandidat”.

Asnjë fjalë, pra, për ato që thuheshin në marrëveshjen LSI-PD të 2009-ës… Konkretisht, në atë marrëveshje lexojmë: “Koalicioni është i angazhuar për një seri reformash institucionale dhe reformën zgjedhore, në të cilën nuk do të ketë persekutim me ligj apo diskriminim me ligj të faktorëve të rëndësishëm të jetës politike shqiptare, siç ndodhi në këto zgjedhje.”

Dhe cili ishte faktori politik që u diskriminua më shumë nga ligji zgjedhor në 2009-ën? LSI-ja, e cila kishte vota mjaftueshme për të marrë 7 mandate kuvendore në rang vendi, por me zor fitoi 4. Për këtë arsye, në marrëveshjen LSI-PD të 2009-ës, të dy partitë zotoheshin për “reformimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim eliminimin e çdo diskriminimi që cenon barazinë e konkurrimit politik”.

Por reformimi i Kodit Zgjedhor, për të cilin është rënë dakord së fundi, nuk eliminon asnjë diskriminim që cenon barazinë e konkurrimit politik. Përse atëherë LSI-ja nuk po e akuzon PD-në për prishjen e marrëveshjes qeverisëse?

Ndoshta Ilir Meta ka vendosur të vazhdojë të mbetet vasal i Berishës, dhe mandatet që në fakt i takojnë, t’i marrë falë koalicionit me të dhe jo nëpërmjet konkurrimit politik të barabartë…

http://respublica.al/artikuj/2012/07/14/ilir-meta-do-vazhdoje-te-jete-vasal-i-berishes

21 komente në “Ilir Meta do vazhdojë të jetë vasal i Berishës?”

  1. loni says:

    eshte e kote,,ky kok lopa nuk ngre me kok larte,,le te beje cfare te doje,,te gjithe thone me kurve parti eshte vetem ajo qe quhet LSI,,eedhe simpatizanet e sales ashtu thone,,asnji ne shqiperi nuk e do kete LSI,,saliu nuk eshte budalla ti japi vota ketij kok lopes se nuk u cmen,,si ai kallami i gjate edi rama qe i dha kater deputete dhe hengri rrocken me ne fund,,o popull votoni ke te doni,,vetem kete parti jo LSI,,le te shkojne ne hale ne 2013 LSI bashke me ilir hajdutin..

    1. habitem dhe vete cfare fjalesh folen ketu.
      ORE ESHTE E THJESHTE me fole me gjuhen e fshatarit pa keqkuptime se the vete fshatar jam. pa LSI ne sdo kishim viza sot as levizje te lire se ketej ne europe nuk besohet asnjeri pol,thjeshte LSI ben balancin midis PD-PS dhe i mban nen kontroll, jo se ehste njeri super ilir meta po duhen pare gjerat me mendje te holle ,keto te socialistes pa plasin, 100 here me mire te punosh me meten se me gjinushin,obobobobobobobobobobobob gjinushe dhe ndoka hale ne sy jane

      1. 8 maji says:

        Ka nji gabim trashanik ketu zoti Zaloshnja, ai e quan LSI-ne si partia me e diskriminuar ne zgjedhjet e kaluara sepse nga 7 deputete morri 4. Nderkohe qe jane disa parti te tjera te vogla qe nga 3 deputete morren 0. Kush eshte diskriminim me i madh? Nga 7 te marresh 4, apo nga 3 te marresh 0. Zaloshnja te ndahet nga tezat e LSI-se qe e paraqesin si me te diskrimuaren nderkohe qe s’eshte dhe ketu po harrojme hajdutin Meta qe paguan per cdo vote per LSI-ne. Sidomos nje njeriu te statistikave nuk i lejohen keto gabime.

        1. Dean says:

          Po Zaloshnja asht prej Skraparit,ene duhet me qene pak miqsor kur ”kritikon” Kollovarin e Mones,Lilin.
          Jane patriota,prandaj ene 3 me pak te LSI-se jane shume here me shume se 3 me pak te nje partie tjeter.Muhabet katnaresh.

        2. statistike politike says:

          8 maji e ka kapur mire kete lapsus te zaloshnjes. ne fakt partia e gjinushit (s’eshte cudi qe 8 maji te jete vete gjinushi :-))mori aq vota ne 2009-en sa mund te merrte 3 deputete ne shkalle vendi, por s’fitoi asnje. partite e tjera qe nuk u futen ne kuvend maksimumi mund te merrnin nga 1 mandat ne shkalle vendi. sidoqofte, e rendesishme eshte se ilir meta i ka aktualisht votat ne kuvend qe ta detyroje saliun te beje korrektimin kombetar te sistemit, ndersa gjinushu s’ka asnje. dhe ishte meta ai qe u perbetua se do ta kishte korrektimin e sistemit si kusht te domosdoshem per bashkeqeverisje me saliun…

    2. jimmi says:

      keto dy plehra e moren ne qafe nje kombe pore ky kombe pa sy e tru eshte nje cope mishi me dy sy ngelen nga keta kriminele e ju bejne sehire . vdekshin njeore e me pare

  2. metes says:

    meta beri greve per te ndryshuar kodin beri nje sjellje prej rrugaci ne parlament dhe tani nuk flet por behet pjese e berishes njeriu qe ka lindur si nje hajdut person qe qartazi eshte nje vasal jo i berishes por i interesave te familjes se vete. dhe pr me pdiu po vasale jane me qenese shikojne nje kod te parregullt te dalin nga kuacioni qeveritare por te gjithe jane turrur pas parase dhe nuk kane asnje parim sa per meten shikoni se cfar niveli ka mezi artikulon nje fjali kampjoni i korrupsionit

  3. Erzen Kazhani says:

    habitem dhe vete cfare fjalesh folen ketu.
    ORE ESHTE E THJESHTE me fole me gjuhen e fshatarit pa keqkuptime se the vete fshatar jam. pa LSI ne sdo kishim viza sot as levizje te lire se ketej ne europe nuk besohet asnjeri pol,thjeshte LSI ben balancin midis PD-PS dhe i mban nen kontroll, jo se ehste njeri super ilir meta po duhen pare gjerat me mendje te holle ,

  4. I-liri says:

    Faktikisht as Mediu dhe Idrizi, nuk i kane seriozisht ato qe thone. Perndryshe, kercenonin me dalje nga qeveria. Ata ne vend qe ti bejne presion qeverise, kritikojne PS. Hajde meri vesh.
    Persa i perket LSI, ajo tashe e ka fiksuar pozicionin e saj. As me bosht te majte as te djathte. E vetmja ideologji e saj eshte, PARAJA. Kjo i bashkon te gjithe njerezit rreth saj. Shiko si i nderron ministrat. Boll hengre ti, e ka radhen tjetri. Hajt pasurohuni shpejt. Por populli thote:- Tahmaja e madhe, bela per te zotin. Shpejt do te vije dita qe LSI, do te degjohet vetem si histori…Na ishte nje here nje parti, po hajdute ama, por kur themi hajdute, hajna fare, klepsa, rrjepsa, vjedhacake, pa din a pa iman…

  5. financieri says:

    Superpasaniket e tranzicionit i lith pasuria mbi rogen qe ju takon,mos ubeni naive,rafshoni kete pasuri te shkeputin lidhjet.

  6. Din Kruja says:

    O Edi e ashtuquajtur reforme zgjedhore si me korektim dhe pa korektim pjell nje sistem zgjedhor ku lulezon “Dushku”, pra deformon voten. Te dy partite kryesore u moren vesh per t’ja futur partive te reja, ndersa partiçkat egzistuese u mbetet qe te futen ne parlament me pazare dhe jo me konkurim real. Pazaret kryesore jane PD me LSI dhe PS me Dulen dhe Milon.
    Per kushtet ku eshte Shqiperia dhe bazuar ne historine e zgjedhjeve te zhvilluar me pare, mendoj se sistemi propocional kombetar eshte me i pershtateshmi. Ne rast se behen pak hilera eshte e vetmja peshore qe çmon partite ne tregun politik shqiptar. Mbyllet nje here e pergjithmone historia e koalicioneve para zgjedhore te PD-se me partine e romeve apo te PS-se me partine e Milos.
    Per dy partite kryesore shqiptare ne qershor 2013 problem perbejne partia e SPahiut dhe dhe ajo e OKetes. Ketu dhe synuan ne marreveshjen e fundit per te ashtuquajtur reforme zgjedhore.

  7. lleshie says:

    Vetem ajo qe i bashkoj mund ti ndaj >MONIKA<

  8. agim says:

    Diversioni qe ben Zaloshnja eshte shume naiv. LSI nuk i interesojne 7 mandate sepse me 4 mandate eshte force percaktuese.

    Zaloshnja naiv i propozon LSI te sillet si parti e vogel nderkohe qe LSI duke patur 4 deputete eshte force nga e cila varet nga shkon pushteti. Kete gje Meta e di dhe nuk mund ta genjeje Zaloshnja me diversionin e tij naiv.

    LSI eshte dhe do te qendroje ne koalicion me PD sepse Meta mund te ndertoje marreveshje me Berishen dhe Berisha i jep te gjithe garancite qe e mban kurse LSI nuk mund te beje marrveshje me PS sepse Meta nuk ka besim qe Rama e mban marrveshjen me te.

    Se fundmi i gjithe ky diversion naiv i Zaloshnjes duhet shpreblyer me pyetjen: Po Zaloshnja do te vazhdoje te jete vasal i Rames? Zaloshnja duke qene vete naiv kujton se Meta apo Mediu e Idrizi jane naive dhe do te bien prehe e analizave dhe keshillave naive te Zaloshnje Rames. Te tilla analiza mund te mashtrojne vetem Milon e kompani, bile ato nuk i ha as Gjinushi…

  9. Emigranti_UK says:

    Ilir kollovari eshte nje byth lepires i Sali Millosheviqit

  10. L.I.S Kryetari says:

    SHKRIMET E ZALOSHNJES ‘HORIZONTE PER DEMOKRACI’-‘KOMENTUESIT’ NE LOJRAT E FEVzinjve numurojne pasurite e bemat 22 vjeòare te DUN BI Uve shqipetare me emrin ‘ILIRJANE’-HYR NJE DELE E DIL NJE DELE’
    Me keto lloj informacionesh do presim te na dale bishti.L.I.S(lidhja integrim Skrapar.

  11. kristo says:

    fotoja tregon momentin kur te dy sapo kane dale nga ceremonia martesore.sapo i kane dhene besen njeri tjetrit se do te duhen ne te mire e ne te keq etj etj dhe presim momentin historik torten dhe puthjen e embel ne buze.te na trashegohen e te na pjellin ndonje mysybet qoft larg.

  12. kelmendasi says:

    Proporcional kombetar me pragun 5 % e ka gjithe europa.Por partite e vogla shqiptare qe kane antare vetem familjet e tyre e kerkojne korrektim kombetar me pragun dikund rreth 1,5 %.Ky eshte problemi.
    Se dyti nderkombetaret e kane thene para dy vitesh ;Harrojeni korrektimin kombetar se sdo ju lejojme.Kete e thone se e dine se do kishte destabilitet te politikes pasi ne krye te partive te vogla jane te gjithe ngatrestaret dhe karrieristet e pa nivel politik si
    Gjinushi,Ndoka,Ngjela,Milo,Dule,Apostoli e co.
    Austria ka rreth 180 parti por ne parlament per arsye te sistemit hyne jo me shume se4 apo 5 edhe gjermanet kane shume parti por as ne koalicione nuk i fut njeri se ma ne parlament jo ma shume se 6 dhe ato ne koalicion.Rreth 20 parti te vogla ne Gjermani marrin nen 5 %.
    Ndershon puna ne zgjedhjet lokale.Zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet politike nuk jane te njejta,

  13. kristo says:

    flm tema per publikimin se balli pacja nuk na publikom komentet megjithe permbajtjen sa i perket etikes por keta po na mbytin ne perseri pak themi se keta duan djegur te gjalle.

  14. elda says:

    O zot si eshte e mundur dy fytyra te tilla te turturojn nje popull.Mir popull dhe opozit nuk ka po zoti ku esht vall.

  15. sadiku says:

    ILIR META le te mbetet vasal i BERISHES, ATIJ i duhen PARA dhe keto ja merr BERISHES.A e shikoni se duke filluar tek ILIRI qe vodhi me shumic me ZE e FIGURE me miliona,po keshtu MInistrite dhe Drejtorite qe u drejtuan nga LSI-ja u kapen me vjedhje e korrupsion. Po keshtu AI ka sigurue jo 10% por 20-30 % te pushtetit.SALA nuk ja prish ILIRIT mjafton tja ruaje karriken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje