“Shtëpia në shitje, burri na la për një 22 vjeçare” (FOTO)

17 Korrik 2012, 18:25Lifestyle TEMA
“Shtëpia në shitje, burri na la për një 22

Një grua në SHBA, e shpërfillur dhe e hidhëruar pasi i shoqi e la për një 22 vjeçare, mësuese joge, nxori shtëpinë në shitje. Tabela e reklamës lexonte: “Bashkëshorti na la ne për një 22 vjeçare. Shtëpia del në shitje nga pronarja e shpërfillur, e hidhëruar dhe sërish single”. Ndërsa më poshtë theksohet se ata që bëjnë tradhti nuk mund të aplikojnë për blerjen e shtëpisë.

Elle Zober, 37 vjeç, e nxori shtëpinë me tre dhoma gjumi në shitje për 190 mijë dollarë.

Martesa dhjetëvjeçare e çiftit u prish në prill, kur Zober zbuloi mesazhet telefonike të së dashurës së burrit të saj.

Nëna e dy fëmijëve thotë se reklama e saj ka nxitur reagime të ndryshme, që nga ata që i thonë se përse nxjerr në shesh të palarat e shtëpisë e deri tek ata që i thonë se përse nuk e ka varrosur në oborr të shoqin.

Elle e informoi edhe të shoqin tradhtar për reklamën dhe ai mendoi se ishte një ide gjeniale, që të shkrinte gazit.

2 komente në ““Shtëpia në shitje, burri na la për një 22 vjeçare” (FOTO)”

  1. mali says:

    ndodh vetëm në amerikë.

    1. Ana says:

      nrm.. atje te gjithe e kane nga nje derrase mangut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje