I ati merr hakun e djalit 9-vjeçar, vret babain e autorëve të krimit

19 Korrik 2012, 09:55Politika TEMA

Vrasjet për gjakmarrje vazhdojnë që të trondisin vendin. Gjatë mëngjesit të sotëm, policia e kryeqytetit ka bërë me dije se është vrarë 70-vjeçari Mark Shkreta.

Viktima është babai i Altin Shkretës, i cili vrau më 5 qershor një 9-vjeçar nga Mamurrasi dhe plagosi xhaxhain e tij, gjatë një atentati.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur tek rruga ‘Hoxha Tasim’ në Tiranë, pranë farmacisë 5, ndërsa dyshohet se autori i ekzekutimit ka qënë Jetmir llanaj, babai i Indrit Llanajt, 9-vjeçarit të vrarë në pritë.

Tashmë policia ka nisur kërkimet për të dyshuarin si autor të vrasjes, i cili vetëm një muaj më parë humbi të birin.

 

12 komente në “I ati merr hakun e djalit 9-vjeçar, vret babain e autorëve të krimit”

  1. denis says:

    po cfare hakut more po si mundte te behet baraz nje femi 9 vjecar qe as jeten nuk e kish filluar akoma ishte nje krim i rende shume vrasja e 9 vjecarit si ka mundesi te barazohet nje djale 9 vjec me nje plak 71 vjec plaku ashtu kshtu do kishte vdekur vet shpejt se e ka ngren ket jet per 71 vjet po djali i gjore iku 9 vjec
    cfare u thote truni ketyre njerezve te barazojne djalin 9 vjec me plakun 71 vjec nuk e kuptoj

  2. dumdum says:

    Vend tragjik!
    Në mungesë të drejtësisë së përbashkët, njerëzit bëjnë drejtësi vetë dhe përfundojnë të gjithë në arrati ose në burg.

  3. Andreas says:

    E kuptoj dhimbjen tende, po nuk do arrij te kuptoj kurre idiotesine prej shqiptari qe te karakterizon. Barazove jeten e nje femije me vdekjen e nje plaku. Idiot burre! S’keni per te kuptuar kurre sa vlen nje jete njeriu. As dhimbja me e madhe qe mund ti vije nje prindi, nuk te beri njeri.

    1. Ton says:

      Shko mor kurve. A ke femije vet?

      1. Latif Dreqi says:

        Ton perse e fyen ate, apo ngaqe te duket si i huaj, si grek? Ai ska fyer kend, ka thene dicka, e cila ha debat..prindi ka dhimbje, dakord, femija si 5, si 9, si 39 vjec, te dhemb po njesoj. Tani u qetesua ky prindi? Mori hak, dhe eshte i qete tani?do i kthehet djali ne jete? Ai plaku, ka mundesi se ka dite fare se cben femija, sic nuk e di im ate se cbej une apo tjetri e tjetri. Problemi eshte tek mentaliteti. Une jam i sigurte qe ai do vriste dike, plakun ne kete rast, edhe sikur ti ishte vrare, vellai,gruaja, kusheriri, dhe jo femija sikunder fatkeqesisht ndodhi..ska faj as femija as plaku..as Andreas!

  4. agjenti says:

    Denis dua te them dy fjal mbi ket ngjarje me pas shtet nuk ishte vra as djali 9 vjec as ky burri 71 te dy viktimat jan te pa fajshem.Babait te Djalit nuk i cuditem cka do te kite ber edhe ma shum se i kan plas zemren ku jan ata burra per ta ndal vrasjen e gjak marrjen po a mendojn se jan tue qit mbi vdhazer te vet a jem Shqiptar apo anadollas kujdes e ngritnju per pajtim.pajtimi asht besa dhe asht me bekim ne qoft se ka ma shqiptar ne ate vend.

  5. luan says:

    Une jam prind vete dhe nese do mi ndodhte gje femijes, as 1 miliarde “Andreas” nuk do mjaftonin…

    1. Andreas says:

      Eshte fatkeqesi qe ti je prind dhe ky fakt nuk te ka rrezuar akoma bishtin.

  6. Loshi says:

    E ca fitoji qe vrau kete plak,femija nuk i vjen me por dhe ky vete do bej nje 16she burg tani dhe do i fusin plumbin kur te dali si te tjeret.Puna eshte mos ta marri vesh njeri ca ben jo te behesh material per gazete.

  7. kaloresi says:

    Babai nuk duhet te denohet! Perderisa nuk jane denuar vrasesit e 21 Janarit askush nuk ka te drejte te denpje ne kete vend plus perderisa shteti nuk mbron qytetaret eshte e drejta e qytetareve te zgjidhin ceshtjet etyre sic dine ata.

    Shqiperia eshte xhungel me ne krye bishen Sali.

  8. aldo says:

    nese Dretjesia shqiptare do kishte bere punen e saj,dhe do i kishte dhene denimin qe meritonte Jetmir Llanajt per vrasjen para dy vitesh te nje djaloshi 22 vjecar te rruga e Elbasanit,keto tragjedi nuk do kishin ndodhur.Zoti nuk vonon,i iku gjeja me e shtrenjte femija 9 vjec,dhe per cfare sepse babai donte te bente te fortin.Qe do jeten me ai person.Vjen dita qe te has sharra ne gozhde,te vret ai qe sta merr mendja.Gjynah per plakun e gjore…

  9. aldo says:

    si ka mundesi qe shteti nuk e ka marre ne mbrojtje familjen Shkreta,e ka per detyre apo jo?Por vetem sa i shpernguli nga mamurrasi ne Tirane,turp per shtetin shqiptar.Dhe shteti ka gisht ne kete pune…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje