Basha si Berisha: Kanë garuar investitorët dhe ka fituar firma përkatëse. Aq më mirë nëse pronari ka qenë militant i një force politike
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka thyer heshtjen dhe ka folur për projektin e zgjerimit të Rrugës së Elbasanit. Basha foli në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e cila nisi me debate në lidhje me sulmet e Florenc Hoxhës, kreut të Policisë Bashkiake ndaj një këshilltari të majtë. Kreu i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, tha se Basha duhet të kërkojë falje. Por kryebashkiaku tha se këto janë mashtrime e shpifje.
Në lidhje me Rrugën e Elbasanit, Basha deklaroi se tenderi është bërë online dhe projekti ka qenë aty për 45 ditë. Basha tha se është i hapur për informacion, edhe pse ka disa javë që Bashkia ka mbyllur dyert ndaj atyre që interesohen për një gjë të tillë.
“Ai segment rruge është rrugë kombëtare dhe gjendet në territorin e bashkisë. Është hapur tenderi për ndërtimin e kësaj rruge, pas miratimit të projektit nga këshilli i rrugëve. Shkalla e transparencës ka qenë maksimale, projekti ka qenë aty për ditë të tëra dhe tenderi u krye online. Sa për shpronësimet, bashkia bisedoi një për një me çdo familje”, tha Basha.
Kryebashkiaku më pas lexoi si një nxënës shkolle një deklaratë për shtyp të Bashkisë, lëshuar ditën kur nisi prerja e pemëve se ato do të zëvendësohen 10-fish në zona të tjera. Basha tha se prishja e murit të Pallatit të Brigadave nuk është ndonjë tabu, pasi edhe monumente të tjera kulture janë zhvendosur.
“Qeveria ka ofruar të financojë dhe për çdo cent që hedh jemi mirënjohës. Projekti pasi ka kaluar në këshillin teknik i është dërguar drejtorisë të përgjithshme të rrugëve. Sipas ligjit drejtoria ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës. Tenderi është shpallur online ku të gjitha të dhënat e rrugës, itenerari dhe plani vendosës ishte transparent për të gjtihë. Projekti ka qenë i afishuar 40 ditë në internet. Kanë garuar investitorët dhe ka fituar firma përkatëse. Aq më mirë nëse pronari ka qenë militant i një force politike,” tha Basha.
Kryebashkiaku nuk la pa përmendur edhe faktin që ambasadori amerikan është përfshirë në këtë debat. Ai tha se po përpiqet që në këtë debat të tërhiqen ambasadorë të nderuar, të cilët janë më të informuar se ata që ankohen për mungesën e projektit.
Basha tha se zgjerimi i rrugës ka qenë kërkesë e qytetarëve të juglindjes së vendit. Ai nuk shpjegoi se ç’vlerë ka zgjerimi i rrugës, e cila më pas do mbyllet si hinkë tek ambasada amerikane.
projekti na qenka SEKRET i bashkise??????????
Mashtrus ordiner!
Njeri i paskrupullt dhe hajdut ordiner.
kaq trap te jesh sa nuk e kupton se sa thelle je zhytur ne krime kunder atdheut tend?!!!
Un nuk e kuptoj,a e kuptuni se midis projektit dhe vendimit per zbatimin e tij jan du gjera krejtesisht te ndryshme.Ti mund te besh shum prijekte, por per ti zbatuar ato duhet nje vendim,dhe pyetja eshte a ekziston nje vendim i tille dhe nga kush eshte mare?!
foli me ne fund edhe lulkaaaaa.
Ore serisht nuk mora vesh nje gje nga te gjitha borckullat qe tha Luli transparenti. A ka apo jo leje ndertimi per kete rruge dhe per prerjen e pemeve. Nese jo pse nuk ka dhe kush mban pergjegjesi dhe prokuroria mos te rrije e te beje sehi.r Po nag instituti i monumenteve per spostimin e murit te Pallatit te Brigadave? Apo eshte mjaftuar me shembullin e egjiptit dhe hajde o burra. Po mire po Zogun e Zi perse e prishi Lulka pse nuk na thote tani???
Na more ne qaf o xhaxhi ENVER me kte pjelle qe ke len mbrapa.
Opozita e leshit! Ndertimi i kesaj rruge NUK ka marre LEJE MJEDISI. Kete te kerkoje opozita. Te kujtoje qe per sheshin Skenderbej< per kete u bllokua projekti i Rames.
Sa perpara ka ecur shqiperia tani e tutje cdo tender do behet on line se kursehet kohe,epo cfare nuk po na degjojne veshet e shohin syte.SHqiperia me keto politikane cvates te parave te popullit do 20 vjet te filloje te behet nqs populli nuk voton politikanet e vjeter.
Nuk do shume mend qe te kuptohet se Ristani dhe Basha i kthyen perkatesisht reston ambasadorit, per aq sa ambasadori i vleresoi ne 8 maj 2011. Une do te flas sot per KQZ i tha ai Risanit, ndersa ti dil neser. Po e njejta gje edhe me Bashen. Une sot, ti neser. Skeme naive, lexohet kollaj. Dhe keshtu, edhe ne keto dy raste te fundit – Ristani dhe Basha – i sherbyen ambasadorit per te “permiresuar” imazhin e vet te dhjere, por jo te Amerikes. Kesaj ai i ka bere vetem dem, ne vendin tone. Mbani mend.Kete perfundim mund ta ndjeje dhe shperfaqe vetem pasardhesi i Arvizuse.Sepse ai do te ballafaqohet me pasojat.Cilat do te jene pasojat? Ftohtesia, fytyrat e mllefosura,mungesa e gatishmerise per te bashkepunuar, mosbesimi,mosinformimi,etj.
O Luan po ti jeton dhe ne Londer mo vlla duhet te kesh marre pak informacion rreth tenderave online se nuk eshte per here te pare qe aplikohet, duket qe je mbrapa me kohen, si thua ti te rrime akoma me kohen e “xhaxhit” neve meqe te benka habi ty sa para qe ka ecur Shqiperia. Na u bete qe te gjithe te mencur, tju shohim juve se cdo benit po tju caktoheshin poste te tilla.
ehh mire mire ne vend te jemi pozitiv konstruktiv ne jemi ordiner skeptik ofendues militant cfare uk jemi o popull kujdes sesi po flisni
jo keta do na ndrisin neve po te jene ne poste te tilla do na nderojne…
po rrine ne punen tuaj o popull
Po qe se ka Prokurori, duhet ti kerkoj Lulit.
Inventarin e rugeve te bashkise
Projektuesit e ruges
Vleren e projektit
Oponencen e projektit(Mendimin kunder,ose c`fare duhet permireuar ne projekt).
Lejen e ndikimit ne Mjedis(Kujtoj qe per kete leje u prish mbikalimi te Zogu i Zi, qe ja nxin faqen atyre qe e bene)
Miratimin e projektit ( Vendimi nr. Date .)
Fondin limit te percaktuar per zbatimin e projektit
Firmat pjemarese ne tender,me vlerat e ofruara
Firma fituese
Por me qe kemi te bejme me prishjen e nje Monumenti kulture duhet Vendimi i Miratimit per prishjen e tij nga organi qe e ka percaktur si te tille.
Ngate gjitha keto Lulka ka vetem xhepat per ti mbushur me para te thata te pa lagura nga djersa.