LETRA/ Gjermanët që financojnë linjën e interkonjeksionit, dyshojnë për vullnetin e qeverisë shqiptare

18 Korrik 2012, 16:39Politika TEMA
LETRA/ Gjermanët që financojnë linjën e interkonjeksionit,

Financuesja e projektit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë, Banka gjermane KFW, është e shqetësuar për vonesën e shpalljes së fituesit të këtij tenderi dhe përpjekjet e qeverisë për ritenderim.

Tenderi për linjën u zhvillua në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate ‘Dalekovod’. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve, duke u shprehur se çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dytë.

Qeveria tentoi të zëvendësonte fituesin për ta lidhur kontratën me kompaninë boshnjake “Energoinvest”, që hasi bllokadën e KFW-së. Banka gjermane ende nuk ka marrë një përgjigje se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare, ndaj së fundmi i kërkon në letrën e radhës drejtorit të OST-së, Arben Ibro dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode, të marrin një vendim përfundimtar nëse do e pranojnë fituesin e tenderit.

KFW i rikujton edhe një herë qeverisë shqiptare se tenderi ishte transparent dhe në përputhje të plotë me rregullat e rëna dakord më parë nga Operatori Shqiptar i Transmetimit, ai i Kosovës, si dhe nga vetë banka.

“Në këtë kontekst do të donim të nënvizonim faktin se nëse qeveria shqiptare do të vendosë ritenderimin e linjës, kostot e saj do të jenë edhe më të mëdha nga tenderi i parë,” thuhet në letrën e fundit që dy drejtues të lartë të bankës gjermane i dërgojnë ministrit të Financave Bode dhe drejtorit të OST.

Më tej banka i bën të ditur qeverisë se nëse opsioni i saj i vetëm është ritenderimi, ajo do ta pranojë anulimin e tenderit të parë vetëm kundrejt disa kushteve.

Kushti i parë i vendosur nga gjermanët është ai që anulimi i tenderit të kërkohet nga të dy palët e përfshira, si OST-ja shqiptare, ashtu dhe operatori i transmetimit të Kosovës, duke shpjeguar dhe arsyet përkatëse. Por, pala kosovare e ka cilësuar tenderin si të rregullt, duke i pranuar rezultatet e tij, çka mund të rrezikojë të shtyjë vonesat pafund të ndërtimit të linjës.

Kushti i dytë i kërkuar nga KFW është që të dy operatorët e sistemeve të transmetimit të bien dakord për metodën që do përdoret për vlerësimin e kostove që ka procesi i ritenderimit.

Gjithashtu, një tjetër kusht është ai i moscenimit të standardeve teknike. “KFW nuk mund të bëjë kompromis në këtë çështje dhe të lejojë uljen e standardeve teknike,” thuhet në letër.

Ndërsa kushti i fundit lidhet me garancitë që banka kërkon nga qeveria shqiptare se nuk do të bllokojë sërish edhe një tender të dytë të mundshëm. “Ne kërkojmë një deklaratë zyrtare nga pala shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe OST, ku të pranohet se procesi i ritenderimit do të zhvillohet sipas standardeve të KFW-së do të pranohet nga OST pavarësisht kostos së fituesit”.

Kjo deklaratë është e nevojshme përpara se të rihapen procedurat për një tender të dytë, theksohet në letrën që dy drejtuesit e lartë të bankës gjermane i dërgojnë palës shqiptare. Këto parakushte, thuhet në letër, i janë bërë të njohura edhe kryeministrit Sali Berisha nga vetë ambasadorja gjermane në Shqipëri në datën 7 maj të këtij viti. Në fund, duke bërë të ditur se ky vendim i KFW për parakushtet i është komunikuar edhe qeverisë gjermane, banka nxit edhe një herë OST dhe Ministrinë e Financave të marrin vendimin përfundimtar për të vazhduar më tej bashkëpunimin e ngushtë.

5 komente në “LETRA/ Gjermanët që financojnë linjën e interkonjeksionit, dyshojnë për vullnetin e qeverisë shqiptare”

  1. xha temja. says:

    he more sh.Sali si do te besh apo do haoesh shalkat e dhjera.

  2. LORA says:

    Ky eshte nje lajm qe me kenaqi.Ja keshtu, me keto kushte te kopsitura mire nga ana e bankes KFW,nuk ka per tu perdredhur me katunari Bode nen hyqmin e dr.dhjeramanit.,,,,,E paskan kaluar ne skaner, gjermanet,anulimin e tenderit te pare.Me ja lumsha.

  3. DuaPune says:

    Terhiquni nga tenderi dhe lereni shqiperine ne erresire ashtu sic e meriton. Nuk do nxjerrni ndonje fitim, shikoni ce ka gjetur CEZ-in.

  4. Mentari says:

    Mbrapa kompanise Gjermane jane miliarderet e edvinit prandaj ajo kompania Gjermane kurrren e kurres nuk ka per te marre ate kontrate,pa lere qe ajo kompani kerkon me dhjetera milione Euro me shum sesa kompanite e tjera te rajonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje