Vritet ministri i Mbrojtjes në Siri. Viktimë e sulmit edhe kunati i Asad

18 Korrik 2012, 12:49Politika TEMA
Vritet ministri i Mbrojtjes në Siri. Viktimë e sulmit edhe kunati i

Ministri sirian i mbrojtjes (ne mes)

Ministri i Mbrojtjes i Sirisë, Daoud Rajiha ka gjetur vdekjen nga një sulm vetëvrasës, raporton BBC. Ngjarja ndodhi në zyrat e Qendrës për Sigurinë Kombëtare në kryeqytetin Damask.

Televizioni shtetëror bën me dije se ministri dhe zyrtarët ishin në një takim brenda në godinë në atë kohë.

Ky sulm vjen mes pretendimeve të rebelëve se kanë ndërmarrë një ofensivë të fuqishme në kryeqytet.

“Ministri i Mbrojtjes u martirizua nga një terrorist, që kishte si shënjestër godinën e sigurisë kombëtare,” deklaroi televizioni shtetëror.

Burime të sigurisë bëjnë me dije se kamikazi i dyshuar punonte si truprojë për rrethin e brendshëm të presidentit Asad.

Gjenerali Rajiha ishte ministër i Mbrojtjes prej pak më shumë se një vit. Më parë kishte punuar si shef shtabi. Ai ishte në listën e zezë të SHBA për rolin e tij në shtypjen e disidencës.

Ai besohet se është kristian ortodoks, diçka e rrallë në qeverinë dhe ushtrinë siriane, të dominuar nga alavitët.

Ndërkohë, shefat e OKB po përpiqen të bindin Kinën dhe Rusinë të pranojnë masa më të rrepta ndaj Sirisë, përpara votimit të mërkurën për vendosjen e sanksioneve.

Perëndimi kërkon sanksione më të forta në mungesë të ndërhyrjes ushtarake.

Mes viktimave ishte edhe kunati i presidentit Bashar Al Asad dhe kreu i ekipit të krizës. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë për regjimin e Asad.

Gjenerali Asef Shaukat ishte martuar me motrën e Asad, Bushra, dhe konsiderohej si një shef kryesor për sigurinë. Ai është personi më i afërt i presidentit, i vrarë që kur nisën trazirat.

Ndërkohë mes viktimave është edhe gjenerali Hasan Turkomani, ish- ministër i Mbrojtjes dhe përgjegjës për zyrën e menaxhimit të krizave.

Nga sulmi mbetën të plagosur edhe ministri i Brendshëm dhe drejtori i Byrosë për Sigurinë Kombëtare.

14 komente në “Vritet ministri i Mbrojtjes në Siri. Viktimë e sulmit edhe kunati i Asad”

  1. coku says:

    po pse vetem ministri! gjithe qeveria te ishte vrare kriminele te qelbur. nuk eshte fundi i botes po rate nga pushteti. sa mbreteri e mbreter ka pare kjo toke.

  2. Albogentivlora says:

    Ta kuptoj Arben Imami se me popullin nuk ka shaka. Le qe harrova qe ka te beje me popullin shqiptar qe vetem te haje fara di.

    1. Ne do shkojme me Muratin partizan o gjyshi i madh says:

      Mos e shaj popullin tone trim dhe krenar. Problemi qe ka populli krenar shqiptare me Benin e Imamajve eshte se Beni jo vetem qe ka lujt ne filma me partizane por dhe ne 97 ishte gjeneral i vetshpallur i jugut. Pra Beni eshte cun i pregatit per keto situata dhe jo si ministri i Sirise qe nuk kishte lujt asnji film me arme. Oho, oho, oho sa mir me ken shqiptare dhe me t’q.. Sala me gjithe Familjen. O hej, se desh harrova.

      1. Latif Dreqi says:

        Ti baftjar ishe i vogel, kur mbi tet ate shtiu Bektashi, gjyshi i Muratit!!..Murati..Murati ju ndau nga kopeja..

    2. pushka mod. 53 says:

      Ju komunistet t’i merrni te keqen Gjeneral Imam Ballajdise. Atij ju nuk i prekni as nje qime floku se Sala i ka cuar trimat e policise private Brecani, per ta ruajtur. Po te kerkoje Imami, menjehere Hamovici i srbise i con edhe cetnike trima per ta ruajtur. Imami i jep serbit bazen e Bishtpalles dhe serbi i con cewtnike per bodigarde. Rrofte Imam ballajdija! poshte komunistet!

  3. akil says:

    Po cfare flet o njeri ne 90 ishte populli qe shporri diktaturen 50 vjecare,kurse tani rezohesh me vota dhe alternativa qeverisese sa do qe te vidhen votat nuk vidhen dot 100mije vota.

  4. melesh says:

    hajde inshallah terheq kemben zvarre ketyre te taneve!

  5. zxcv says:

    po ministri yne arben imam bajalldija,a asht ne listen e zez te SHBA per persekutim dhe ndjekje joligjore te opozits?
    apo esht bashkpuntor i amerikanve ne tregtin e armve(mushjen e xhepave)

  6. nyc says:

    Terheqte kemben zvarre edhe per tonin.

  7. Shpirag says:

    Nje fat të tillë do të ketë shumë shpejt Berisha!Ju garantoj për këtë!Shitja e detit,vrasjet me 21 janar,Gerdec dhe ’97 janë arsyeja qe tejkalon trimerine e ketij heroi ne Siri,që vrau ministrin e mbrojtjes!Nje lapidar gjigand do ngrenë sirianet,ndersa shqiptaret do e derdhin ne flori njeriun që shpejt do shpërthejë tek këmbët e Berishës vrasës shqiptarësh!…E pash në endërr heroin shqiptar truprojë e nevojshme pranë kriminelit Berisha!

  8. shvejk says:

    Kane gjak ata jo raki ureje si ca te tjere.

  9. Cakalli7 says:

    e vuri nje bombe njeri te al kaedes izraili

  10. Ndoc Sukaj says:

    ,,Kush mbjell Grure korr Grure,, e ,,Kush mbjell Ere korr furtune,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje