Biberaj: Bamir Topi, pjesë e FRD-së

18 Korrik 2012, 10:08Politika TEMA

Bamir Topi do të jetë në strukturat e partisë Fryma e Re Demokratike. Një javë para se të mbyllë detyrën në krye të shtetit shqiptar, një prej themeluesve të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, deklaroi gjatë intervistës në edicionin e lajmeve në Ora News se Bamir Topi do t’i bashkohet FRD.

Kjo është deklarata e parë publike që bëhet për angazhimin e Bamir Topit në këtë forcë politike, ndërsa vetë kreu i shtetit pak kohë më parë ka deklaruar se pas presidencës do t’i kthehet jetës politike.

“Zoti Topi gjykoj se po mbyll një pesë vjeçar të suksesshëm. Ka treguar se është një president mbi palët, është një politikan me vlera. Jam i bindur se do të jetë aset shumë i rëndësishëm për Frymën e Re Demokratike. Pra zoti Topi do të jetë pjesë e FRD-së”, tha Biberaj.

Aleksandër Biberaj ka komentuar edhe mbylljen e reformës zgjedhore. Sipas tij është arritur marrëveshje vetëm për dy forcat e mëdha politike dhe nuk është realizuar ndonjë ndryshim në kodin zgjedhor.

“Është një marrëveshje për interesa personale të liderëve dhe interesa partiake. Ne si parti jemi të përgatitur për këto ndryshime. PS dhe PD luftojnë gjatë ditës dhe flenë bashkë natën”, deklaroi Biberaj.

Ndërsa ka mbetur më pak se një viti nga zgjedhjet parlamentare të 2013, Aleksandër Biberaj deklaron se kjo forcë politike nuk mendon për aleanca parazgjedhore me partitë politike pasi aleanca e vetme do të jetë me qytetarët shqiptarë.

7 komente në “Biberaj: Bamir Topi, pjesë e FRD-së”

  1. HA HA HA HA says:

    Fryma e Dembelve tani po merr krye dembelin. Fillojne fushatat me dreka fergese. Po 5 tropojanet e kryesise se FRD kur do i largoni? 5 tropojanet jane garancia qe do ktheheni serish te berisha

    1. anti - grek says:

      ej ej ej paskeni rrjedhur komplet me kete parti. Futuni te gjithe sic jeni ne aleancen kuq e zi se nuk do keni asnje shprese per tu futur deputet. Vetem fryme nuk keni krijuar dot

  2. edi says:

    Pardje Besnik Mustafai ishte duke darkuar me Sali Berishen. Hajde Fryme e re hajde

  3. G.Kajo says:

    MBANI PREMTIMET.
    FRD eshte shpresa e shqiptareve per nje demokraci te vertete dhe jo fallco si ajo qe mbollen binjaket PS-PD njezet vite, ku Nr1 kishin dhe kane pasurimin e tyre personal.

    1. Tepelenas says:

      FRD ka gjasa te jete loje e Berishes,po Rama di gje apo kujton se Berisha eshte piktor?
      http://www.youtube.com/watch?v=cIpcUc1L-GY

  4. kadeti says:

    Ca thu mer? Une mendova se ishte te LZHK-ja, Bamiri.

  5. Bashkimi says:

    Ndoshta Boberaj eshte i derguari Berishes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje