Arben Imami, 300 milionë lek Frangajt nga reparti ushtarak nr. 6660

17 Korrik 2012, 18:27Politika TEMA
Arben Imami, 300 milionë lek Frangajt nga reparti ushtarak nr. 6660

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i ka paguar agjencisë publicitare Promo shpk mbi 300 milionë lek për spote publicitare. Për shkak të kufizimit të buxhetit dhe parregullsisë në prokurimin e tyre, Imami e ka bërë pagesën në emër të një reparti ushtarak me nr. 6660.

Gazeta Tema ka siguruar urdhër pagesat nga Thesari i Shtetit për kompaninë e Frangajt, të cilat provojnë se ai ka marrë 310 milionë lek sipas urdhër pagesave të mëposhtme.

Reparti ushtarak nr. 6660 ka paguar spot publicitar kompaninë e Frangaj, promo me urdhër pagese nr. 680, datë 27.04.2012, për njoftimin nr 5827/1, datë 15.05.2012, kontratë nr. 524, datë 28.05.2012, me urdhër ministri nr. 810, datë 17.05.2012 dhe faturë nr. 55, datë 18.06.2012, seri 42678005.

Urdhër xhirimi është bërë në adresë të kompanisë PROMO në vlerën 31.070.000 leke, në datë 03.07.2012, e cila është ekuivalente me 227 mijë euro.

Shuma marramendëse e paguar nga Imami në adresë të një medie, e cila është simboli i trafikut të influencës pranë qeverisë për biznesmenët që e financojnë atë, tregon qartazi politikën e qeverisë për median e lirë në Shqipëri dhe financimet e pista në emër të taksapaguesve shqiptarë për klientët e qeverisë.

Nga hetimet tona, spoti për të cilën është paguar është tërësisht joprofesional dhe me asnjë vlerë informative apo profesionale, përveç arsyes që Frangaj të merrte 227 mijë euro si shpërblim për përdorimin e medies së tij nga pushteti dhe interesat e ndërsjella mes tyre.

Urdher pagesa nga Thesari i Shtetit

25 komente në “Arben Imami, 300 milionë lek Frangajt nga reparti ushtarak nr. 6660”

  1. gjergji says:

    Sa bukur i bëjnë ca lekët !

    1. durresstar says:

      kshu eshte kur nuk ka popull,kta legena te degjenerum jane duke

      tall bythen,me kte popull sa budalla,kaq dhe injorant.

      se opozit nuk ka qe te ngrej popullin ne kembe

      kshu,qe i bjen meros, te organizoj kete popull qe fle gjume.

      taman si k,,, me gjyslyke je o imam kurva.

    2. zefi says:

      Per deri sa Shqiperia ka nje OPOZITE TE QULLET,qe trembet nga ambasadoret,keshtu do veje halli yne!!!
      Vetem po te dalin lidere TRIMA DHE IDEALISTE do te zgjidhet fati i shqiptareve!!
      Ndryshe Berisha do te mbreteroje tere jeten!!
      JEMI BERE SHTET FASHIST ME TE GJITHA NORMAT,QE KISHTE HITLERI NE KOHEN E VET!!!

  2. Korcari vip says:

    KANE TE DY NJE HALL ISHIN KURVAT E SALES, E TRADHETUAN NGA PAK DHE U KTHYEN PRAPE NE HAREMIN E TIJ

  3. po frangaj nuk eshte i saliut?????PSE PA leke do i sherbeje AI…PASTAJ LEKET keta te PD i qarkullojne se keshtu INTEGROHEN TE GJITHE nga ‘PAK’

  4. Latif Dreqi says:

    personalisht jam per reduktimin minimal te ushtrise..gllaberon shume me teper para sesa bujqesia…Keta shkojne dhe i vjedhin tani..Mire e bejne!me 200 mije euro kjo mut ushtri, kishte blere nje borepastruese, qe kur bllokohen rruget te mos i pastrojne me traktor me thike..

  5. edhe lulzim bosha do paguaje spotet publiçitare per prerjet e pemeve, tek KLANI se ky televizion i bene me ‘dhjame ‘ reklamat

  6. 666 says:

    666—KY NUMER eshte numri i SATANASE—SHEJTANIT…

  7. Albogentivlora says:

    Te shikojme se c’do bej Edi Rama me keta kriminela. Mos te harrojme se shume ish zyrtare te larte te vendeve te tjera, kane perfunduar ne burg se kane shperdoruar detyren. Mos te harrojme Ivo Sanaderin qe ishte kryeminister dhe u arrestua. Keta duhen hetuar dhe futur ne burg.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Ja ky “konspiratori”…

  9. me keto leke do paguar shkrimari i madh BLENDI VEFZIU, QE NA SHKRUAN per te shkuaren, dhe haron diktatorin e sotem.

  10. vetetima says:

    Do te besonim sikure te ishte e vertete, por dhe kjo do te jete si mijera genjeshtra te tjera per te shpifur kunder rivalit politik. Sot nuk ka njeri me turp se vjen e nesermja dhe vertetohet krejt ndryshe, shume njerez besojne se duke shpifur qofte dhe per nje moment demtojne kundershtarin politik. Gabojne sepse te gjitha jane te mire monitoruara ne menyre te persosur nga opinioni. Ndryshe do te perfundoni si Spathiu i Aleances Zeze.

  11. bjondi says:

    frangaj eshet fytyra e dyte e dhier mbas berishes,prandaj tv klan ben koncerte te medha se ika leket lume nga korrupsioni i qeveris.

  12. Besmiri nga Luari says:

    Per sa kemi pare, po shohim e po degjojme ne kete jete ne Shqiperi, nje gje eshte e vertete: Komunistet vetem na kane rjepe, vrare, poshteruar dhe me ne fund kush eshte denuar? Udenua E.Hoxha, apo S.Berisha e F.Nano? Keta kur vijne ne pushtet vetem nje gje dine te bejne: Te mos merren me te shkuaren se e quajne kohe te humbur por te mbushin xhepat e vete dhe me djersen e popullit paguajne nderkombetaret ku keta te fundit ti quajne burra shteti dhe ti mbajne ne pushtete. Shikoni sa bukur trumbetohet demokracia ne Shqiperi: Pushteti duhet marre me mjetet demokratike dhe mbahet me mjetet e dhunes. Eh çpasrsadoks. Presim nga Edi Rama te na mbroje dhe te rrezoje qeverine hajdute te S.Berishes, kush pra ai qe vodhi sa deshi per sa qe ne krye te Bashkise se Tiranes dhe tani ne i varim melçite (shpresat) ujkut ne qafe. Nuk e kuptoje por kjo qe ndodh ne Shqiperi çdo gje mund te jete por demokraci jo. Ne po na poshterojne te gjithe si tanet ashtu dhe nderkombetaret, me perjashtime te MADHIT AMBASADORE TE HOLLANDES. ATIJ POPULLI SHQIPTARE DUHET TI BEJE NJE PERMENDORE PER SE GJALLI SE PO NA TREGONE RRUGEN DHE TE VERTETEN POR JO AMBASADORIT AMERIKANE QE KRIMINELIN E QUAN BURRE SHTETI. Nje gje e theme me plote gojen qe gjithshka e keqe Shqiperise tani per tani po i vjene nga fuqite e medha. Ndergjegjesohu o popull frikacak dhe qeroi hajdutet me hu se shkopi thote muslimani ka dale nga xheneti.

  13. Slayer blood line says:

    ………………………………666……………………………..

  14. une says:

    666 the number of the beast

  15. acari says:

    Ed Roma do me marreveshje me PD, a si vidhen parate e shqiptarve – cilki eshte mbyllur – Qeveri-Ministri-KLAN TV-QEVeRI

    Asnje merreveshje me plakun Mere pa treguar se pse jane bere pergjimet
    perse vidhen parate, pse nuk u prania linja e interkonjeksionit Kosove Shqiperi (Thac sumkapuci se hapi nje here gojen asnje burre ne Kosove TURP)

    Ed nuk varet nga PS ajo qe thote plaku mere !!!!

  16. Stef Staku says:

    ANAlIZE : Une nuk jam kunder nje media e cila ka vendos per interesa te saja te mbeshtese Berishen !!! Tesh i vie radha per ta pagu kete gje mos u beni merak !!!
    Eshte per te ardhur keq qe parate e nje populli te varfer perfundojne ne kete menyre. Ky fetyre idioti qe quhet Imam Bajalldi duhet sulmuar ne rruge me domate te prishura nga antaret e partise se AK !!!
    Kjo eshte Qeveria qe BE i ka dhuru Shqiptarve nepermjet OSBE !!!
    Kjo eshte Qeveria qe Miku i Im Etore Sekui nepermjet Mafies Italiane kane vendose ne Shqiperi duke i mohu te drejten e votes popullit ….

  17. dritani says:

    Quhet “gazetari investigative” por me siguri fajin qe s’e kupton e kane komunistet qe ne male hapen shkolla tete vjecare dhe te mesme dhe nuk hapen universitete.

  18. gjon says:

    Ku eshte kontrolli i larte i shtetit? KU eshte kryetari i keshillit te larte te Drejtesise? Ku eshte kRYEPROKURORJA e REPUBLIKES? Me keta hajdute do perfaqesohemi ne EUROPE? Mjere ne nga kushe drejtohemi.

  19. era says:

    Sa bukur ka dale Nano ne fotografi””!! Si president……..!

  20. Blendi F says:

    Arben Imami te detyrohet nga gjykata te paguaje kete shume prej 221 mije euro dhene per TV KLAN nga xhepi i tij, jo nga fondet publike!!!!

  21. elinofagos says:

    A ka prokurori ne kete vend, apo jo? Francezet, banore te nje vendi te pasur çuan ne gjyq nje ish-President potent, si Chirac, vetem se kishte hapur nje pune fiktive kur ishte kryebashkiak i Parisit, kurse ne, brekeçjerret e perjetshem falim qe milionat te ikin nga thesari i shtetit qe mbahet me parate e taksapaguesve shqiptare dhe qe askush te mos pergjigjet para gjyqit per kete.
    Dakord, e morem vesh qe Prokurori nuk ka, po opinion publik, qe te ngrihet dhe te kerkoje Drejtesi per taksat e veta, ka apo jo? Frika nga nje 21 janar i dyte nuk justifikon kete pasivitet. Perkundrazi, na ben te dukemi frikacake dhe te pavendosur, qe dime te bejme llogje neper kafene, por qe kemi frike te kerkojme, qofte edhe duke vdekur te drejtat tona. Arabet, me ate vendosmerine e tyre, po rrezojne diktatura qe mbrohen dhe perkrahen nga gjigande te tille si Kina dhe Rusia, kurse ne dridhemi si minjte nga plumbat e disa policeve qe ne rastin me te mire jane thirrur ne sherbim duke i sjelle nga Baldushku.

  22. leta says:

    Kjo eshte praktike e vjeter tashme e “shokut Promo”. Keshtu kerkonte te bente (sic kish bere me drejtore te tjere me pare)edhe me Drejtoreshen e Agjensise Kombetare te Turizmit (FP), te merrte para pa tender dhe te merrte sa kishte qejf. E detyruan drejtoreshen te jape doreheqjen, se ministria kerkonte me detyrim ti jepeshin parate “shokut Promo”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje